Aplikacion
“Fillimisht foli njëri nga dy avokatët e Veliajt, ai kërkoi shfuqizim të plotë të masës, sipas tij nuk ekzistonte asnjë rrezik që Veliaj të largohet jashtë vendit, sipas tij nuk ishte asnjë rrezik nga ana e Veliajt që të shkatërronte provat. Garanci pasurore në vlerën 50 mln euro të vjetra. Kur përfunduan avokatët ishin prokurorët për të dhënë deklaratat e tyre.”- ka thënë Lala.
Ajo deklaroi gjithashtu se kryeprokurori Altin Dumani, ka këmbëngulur që Veliaj të vijojë të qëndrojë në të njëjtën masë sigurie pas provave të reja.
“Dumani 1 orë e 30 minuta ka këmbëngulur që Veliaj të qëndronte në të njëjtën masë sigurisë, se sipas SPAK ka prova dhe edhe prova të reja që e rëndojnë pozitën e Veliajt. Seanca ishte shumë e gjatë. Provat e reja janë vënë në dispozicion vetëm avokatëve të Veliajt.”- tha gazetarja.
Sipas Lalës të dhënat e reja janë kryesisht kontrata të lidhura nga kompanitë e Ajola Xoxës.
“Konsiderohen kontrata të lidhura në mënyrë fiktive dhe më pas të shoqëruara me transaksione bankare fiktive që mendohet që e shtojnë edhe më shumë skemën e pastrimit të parave. Veliaj implikohet në këtë skemë jo vetëm se është bashkëshorti i Xoxës por ka përfituar përmes saj edhe për shkak të funksionit që ka patur si kryetar i bashkisë. Ka patur po ashtu të dhëna që kanë të bëjnë me fatura të sekuestruara në kompanitë e Ajola Xoxës por po ashtu të arra nga institucione të treta.”- është shprehur gazetarja.
Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit që nisi rreth orës 10:00 dhe zgjati deri në 17:30, është shtyrë për ditën e mërkurë.