Aplikacion
Kryeministri, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit prezantuan aspekte të ndryshme të draftit. Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ndal në disa specifikime teknike.
MATURANTËT: Kandidatët për studentë, përpara regjistrimit, ata që shpallen fitues, përpara regjistrimit në universitet do të nënshkruajnë një marrëveshje me Universitetin e Mjekësisë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit për t’u angazhuar që do të qëndrojnë 5 vite për punësim pas diplomimit të tyre në Shqipëri, në institucionet tona shëndetësore dhe diplomën do ta tërheqë pas përmbushjes së këtij detyrimi.
STUDENTËT AKTUALË: Për studentët që janë aktualisht në sistem, nga viti i dytë deri në vitin e gjashtë, përsëri në fillim të këtij viti akademik do të nënshkruhet një marrëveshje ku angazhohen që do të qëndrojnë përkatësisht: studentët nga viti i dytë deri në vitin e katërt, tre vite, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë, dy vite, punësim në Shqipëri. Dhe diploma përsëri tërhiqet pas përmbushjes së këtij detyrimi.
MUNDËSI ZGJEDHJEJE PËR STUDENTËT AKTUALË: Studentëve që janë aktualisht në sistem do t’u ofrohet edhe mundësia që, nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar.
STUDENTËT E RINJ PA MUNDËSI ZGJEDHJEJE: Ky është detyrimi që kanë studentët e vitit të parë nuk kanë të drejtë zgjedhjeje, por do që qëndrojnë për 5 vite. Pra, të gjithë ata që kanë vendosur të studiojnë për programin Mjekësi e Përgjithshme, duhet ta mendojnë që nëse zgjedhin të studiojnë në universitetin shtetërore, duhet të nënshkruajnë këtë marrëveshje dhe kanë detyrimin pesë vite të qëndrojnë të punësohen në Shqipëri. Ndërsa studentët e tjerë mund të zgjedhin mes dy alternativave.
SPECIALIZIMET: Për sa i takon specializimeve, këto në rast se janë të pambuluara nga MSHMS, pra nëse specializantët e paguajnë vetë kuotën, tarifën, do të konsiderohet periudhë punësimi, ndërsa në rast se është e mbuluar nga MSHMS, sigurisht që ata nënshkruajnë një marrëveshje me MSHMS përpara specializimit, kështu që kanë detyrimin të përmbushin ato detyrime që tashmë janë në fuqi.
LIRIMI NGA DETYRIMI PARA KOHE: Nëse për një vit nuk arrihet të plotësohet detyrimi për punësimin e tyre, atëherë të gjithë studentët, të diplomuarit do të lirohen nga ky detyrim dhe do të tërheqin diplomën e tyre.
Qeveria do të duhet ta miratojë brenda korrikut ligjin, ndërsa Parlamenti do të duhet ta fusë me procedurë të përshpejtuar, pasi në muajin gusht, të gjithë ata maturantë që duan të studiojnë programin Mjekësi e Përgjithshme, kanë provimin shtesë të digjitalizuar që do të zhvillohet në atë muaj pranë Qendrës së Shërbimeve Arsimore.
Studentët e mjekësisë e kanë kundërshtuar nismën e qeverisë dhe kanë organizuar disa protesta. /Zoom.al