Aplikacion
Fatkeqësisht, nga ky aksident humbën jetën 4 pasagjerë të furgonit dhe shoferi, i cili kishte disa vite që e bënte linjën Tiranë-Sarandë. 24-vjeçarja, Dabërdini u transportua me urgjencë në spitalin e Traumës dhe mësohet se ajo ka thyerje të krahut dhe ka kryer një operacion.
Gerta tregon se nuk ka folur për asnjë media, pasi ishte e tronditur nga ngjarja që kishte ndodhur. 24-vjeçarja kujton edhe njëherë momentin kur rreth saj kishte 5 persona të vdekur dhe në asnjë moment nuk ka dalë para gazetarëve për të shprehur lumturinë se ishte gjallë.
Mes rrëfimit të saj, Gerta thotë se nuk është kontaktuar aspak nga një familjar i shoferes që drejtonte Land Roverin, e cila është arrestuar. Sipas saj kjo nuk ka asnjë rëndësi, por thjesht që dikusj kishte mbetur gjallë.