zoom

Aktualitet

5 muaj pa bashkëshorten/ Përlot Agron Llakaj: Zemra jonë Kostandinë, mall i çmendur për ty

Aktori i humorit, Agron Llakaj kujtoi sot me mall bashkëshorten e tij, Kostandina, që ndërroi jetë për shkak të kancerit e gjirit.

Sot u mbushën 5 muaj nga ndarja e saj nga jeta, ndërsa Agron Llakaj bëri një reagim përlotës në Instagram, duke përmendur mallin që ndjen për të.

“Sot 5 muaj pa ty, zemra jonë Kostandinë. Endemi në lëndinën e lotëve dhe mallit të çmendur për ty”, shkruan Agron Llakaj.