zoom

Të gjitha

“Kjo vajzë është e sëmurë, thërret për ndihmë”/ Fansat shqetësohen për shëndetin e Britney Spears

41 milionë ndjekësit e Britney Spears janë shqetësuar shumë për këngëtaren e famshme, pasi ajo ka postuar në “Instagram” 12 fotografi ku shfaqet e gjitha lakuriq.

“Foto nga hera e fundit që kam qenë në Meksikë, para se të kisha një fëmijë brenda meje” , ka shkruar këngëtarja shtatzënë, teksa ka publikuar tre postime me foto të ndryshme nudo.

Teksa shumë fansa i shprehin dashurinë dhe mbështetjen, kishte të tjerë që shprehnin shqetësimin për yllin e muzikës. Ata shkruanin se kjo tregon shumë për gjendjen e saj psikologjike, pasi fotot ishin thuajse të njëjta.

“Kjo vajzë është e sëmurë, thërret për ndihmë”, ka shkruar një ndjekës, ndërsa një tjetër ka shkruar: “Jam i sigurt që kujdestaria e ka fajin”./L.K

/Zoom.al