Aplikacion
Deri tani asnjë nga klientët e saj nuk ka marrë përsipër shumën e parave. Për 120 mijë eurot e gjetura në fillim ka bërë kërkesë zyrtarja e lartë Alda Klosi. Mësohet se ajo ka dorëzuar në prokurori edhe disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se paratë janë nga xhaxhai i saj që jeton në SHBA.
Megjithatë prokuroria është duke i verifikuar këto dokumente. Njëkohësisht po kërkon të zbulojë se të kujt janë 400 mijë eurot e tjera. Vetë pastruesja Rozeta Dobi ka thënë se të gjitha paratë i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit. Për këtë prokuroria ka nisur të marrë në pyetje klientët e tjerë të Rozeta Dobit.
Numrat e kontaktit janë nxjerrë nga zbërthimi i bisedave në telefonin e saj. Mësohet e disa prej klientëve kanë pretenduar se pastruesja mund t’u ketë marrë bizhuteri të ndryshme, por jo para.
Të tjerë kanë thënë se nuk kanë sende apo të holla të humbura. Duke qenë se pronari i parave nuk po gjendet, Prokuroria mund të ushtrojë kontrolle edhe në banesat e klientëve të 49-vjeçares.
Po ashtu, organi i akuzës po pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare.
Pastruesja Dobi nuk ka pranuar të tregojë më shumë edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon.
Prokuroria po heton për vjedhje si dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Rozeta Dobi po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar.
Borxhi ndaj sigurimeve 240 mln euro, KLSH: Do mjaftonte për indeksimin e pensioneve për shumë vite