zoom

Lajme

4 vite burg për Alqi Bllakon

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të martë që të dënojë me 4 vjet burg ish-deputetin e PS, Alqi Bllako për aferën e inceneratorit të Tiranës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ish-ligjvënësit socialist do t’i duhet të vuajë 2 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Bllako u shpall fajtor për dy episode korruptive të lidhura me çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Për këtë çështje, Bllako u mor i pandehur nga SPAK në Nëntor të vitit të shkuar. Prokuroria e Posaçme kërkoi 5 vite heqje lirie dhe 5 vite jashtë funksioneve publike, për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Alqi Bllako dyshohet se ka përfituar 119 mijë Euro në mënyrë të parregullt. Sipas SPAK, këto para i ka përfituar në dy raste pagesash.

Postime të lidhura