zoom

Aktualitet

4 vdekjet ende mister! Tragjedia në Qerret, mediat ruse: Çfarë dyshohet…

Mediat ruse kanë publikuar të tjera detaje nga vdekja e katërfishtë në Qerret të Kavajës.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e të premtes, rreth mesnatës, ku viktima janë Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, dhe Ekaterina Burenkova 31 vjeçe.

Sipas mediave ruse, 58-vjeçarja vuante nga kanceri dhe për këtë arsye nuk është futur në saunë.

Po ashtu për ngjarjen kanë folur edhe të afërmit e viktimave, sipas të cilëve asnjëri prej tyre nuk konsumonte alkool ose lëndë narkotike. Shkaku i vërtetë i vdekjes pritet të përcaktohet pas rezultateve të autopsisë.

Ekaterina Burenkovaa dhe i fejuari i saj, i cili po ashtu u gjet i vdekur do të martoheshin pas pushimeve që çifti kishte nisur prej disa ditësh me prindërit e të resë.

Ekzistojnë disa dyshime lidhur me ngjarjen: ndonjë helmim nga ushqimi, ventilim i pamjaftueshëm i hotelit apo uji i pishinës.

Edhe pse njëra prej pistave hidhet poshtë për faktin se rusët nuk kanë konsumuar ushqim në hotelin ku rrinin.

Postime të lidhura