zoom

Aktualitet

4 shqiptarë arratisen nga rajoni i policisë, ishin arrestuar për vepra të rënda penale

Katër shtetas shqiptarë dyshohet se janë arratisur nga rajoni i policisë në Hania të Kretës.

Sipas medieve lokale, këta shtetas janë të dënuar për vepra të rënda penale.

Ata ishin dërguar në ishullin e Kretës dhe pritej të çoheshin këtë të hënë paradite në burgun e Ajias në Hania, por në rrethana ende të paqarta mundën të largohen nga rajoni i policisë.

Menjëherë autoritet kanë nisur një operacion kërkimi, por deri tani nuk është bërë e mundur të ndalohet ndonjëri prej tyre.

Mediat greke nuk kanë bërë publik derimë tani identitetin e shqiptarëve.