zoom

Aktualitet

39-vjeçari vrau me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas! Policia: Autori u arrestua

Policia ka dhënë detaje nga krimi në Fier ku një 39-vjeçari goditi me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas.

Sipas uniformave blu, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Ramiz Aranitasi”.

Xhuliano Miho gjatë një konflikti për motive të dobëta ka  goditur me thikë 23-vjeçarin Xhimi Bakaj, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Autori i krimit është arrestuar nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.