Aplikacion
Lajmi u bë i ditur nga televizioni Top Channel. Reme Lala mësohet se e ka dorëzuar dorëheqjen paraditen e të premtes në selinë rozë.
Motivet e largimit të saj nuk dihet ende nëse kanë të bëjnë me pakënaqësi në renditjen në listë, siç dyshohet se ndodhi me deputetin tjetër të PS, Sadi Vorpsi, i cili u tërhoq nga kandidimi.
Këto zgjedhje PS e kishte caktuar Reme Lalën të garonte në zonën e Kamzës dhe Paskuqanit.
Rema Lala erdhi në politikë si një investim i babait të saj, Ymer Lala, një person me precedent penalë, i cili figuron në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild, në një bisedë me ish -Ministrin Damian Gjiknuri.
E shkuara e babait të saj dhe fakti që ajo erdhi në parlament si investim direkt i tij mund të jenë një tjetër arsye që mund ta ketë detyruar atë të largohet, si pasojë e presionit ndërkombëtar për të mos pasur në parlament deputetë të lidhur me persona të inkriminuar apo familjarë të tyre.
Gjatë mandatit të saj 4 -vjeçar ajo mbahet mend vetëm për deklaratën e shkurtër se mandatin e fituar në Dibër nën siglën e PDIU do ta çonte te PS. ©Zoom.al