zoom

Aktualitet

(FOTO) Identifikohet viktima e parë e aksidentit tragjik, ky është shoferi i furgonit me pasagjerë

Është identifikuar një nga viktimat e aksidentit tragjik në Qafë Muzinë. Ai është drejtuesi i furgonit që ra në greminë, Bardhi Proda, 51 vjeç, ky që shihni në këtë foto të siguruar nga Zoom.al

Shoferi humbi tragjikisht jetën, së bashku me katër pasagjerë në mjet. Janë nxjerrë nga furgoni pesë viktima, ndërsa dyshohet që mund të jetë edhe ndonjë trup të pajetë poshtë mjetit.


Shkak i aksidentit është bërë një mjet Fuoristradë tip “Land Rover”, që drejtohej nga një grua, e cila ka qenë duke ecur me shpejtësi dhe është futur në parakalim të gabuar në kthesë, ku është përplasur me furgonin, i cili ka përfunduar në greminë.

Shoferi 51-vjeçar kryente shërbimin e linjës Sarandë-Tiranë-Sarandë me furgon, ku nisej herët në mëngjes rreth orës 04:00 nga Saranda për në kryeqytet, dhe në orën 11:00 bënte kthimin. Ai kishte vite që punonte si shofer dhe bënte pikërisht këtë linjë.