zoom

Aktualitet

34-vjeçarja u vetëvra bashkë me fëmijën/ Fqinja: Kishte krizë nervore, prindërit po e kërkonin

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mesditë qytetin bregdetar. Një grua 34 vjeçe, së bashku me djalin e saj të vogël është hedhur nga kati i pestë i një pallati. I mituri gjeti vdekjen në vend, ndërkohë që nëna nuk mundi t’ia dilte rrugës për në spital.

Një tjetër banore e lagjes “Pavarësia 2” në Vlorë ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë sot në Vlorë.

“Vajzë shumë e mirë. Doli Dr. Vironi në pension dhe shkuan si familje në Tiranë. Unë e takova të ëmën më tha se kam Pamelën sëmurë, ka një krizë nervore. I thashë merri ilaçet çupës dhe mos e lër vetëm. Sot erdhi dhe më pyeti: A e ke parë Pamelën? Unë e mora me mend se çfarë do ndodhte. Ka 8 muaj e ndarë dhe ka 1 muaj që kishte shfaqur shenja depresioni. Nuk e meritonin prindërit”.

Postime të lidhura