Aplikacion
Prendushi humbi jetën një ditë më parë në spital, pas disa ditëve që ishte nën kujdesin e mjekëve.
Gazetarja Aida Topalli deklaroi se shkak për konfliktet mes çiftit ishte papunësia e Kolë Manajt.
Sipas saj, 34-vjeçari i merrte para Prendushit dhe i shpenzonte në lojëra fati.
“Gjithë problemi ka nisur kur Anila Prendushi ka kërkuar të ndahej nga i dashuri i saj. Ky i fundit, i papunë dhe i varur ekonomikisht nga Anila, e ka refuzuar ndarjen dhe ka kërcënuar se do të vriste veten nëse nuk do të takohej me të. Kjo ka çuar në një takim fatal, ku 34-vjeçari ka qëlluar Anilën me plumb në kokë, vetëm 15 metra larg vendit të punës së saj.
34 vjeçari ishte një njeri i cili nuk punonte. Fillimisht kemi të bëjmë me një krisje ekonomike. Anila ishte e vetmja që punonte në bashkëjetesën e tyre dhe duhet të mbulonte të gjitha shpenzimet. Përveçse nuk punonte, 34 vjeçari shkaktonte edhe probleme duke marrë paratë e bashkëjetueses, duke luajtur edhe lojra fati”, tha Aida Topalli në Vizion Plus.