zoom

Aktualitet

34-vjeçari hidhet nga kati i pestë i pallatit, por shpëton për mrekulli

Një 34-vjeçar ka tentuar që të hidhet nga kati i pestë i një pallati, por ka shpëtuar për mrekulli. Mësohet se 34-vjeçari me inicialet R. Ç., është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit në rrugën “Niko Avrami”, ku ka marrë disa plagë në trup dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ai është me probleme të shëndetit mendor.

“Me datë 02.02.2022, në rrugën “Niko Avrami”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit, shtetasi R. Ç., 34 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.