zoom

Lajme

Gaz Paja i jep zemër Veliajt: Kurajo vëlla!

Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj të hënën me urdhër të SPAK.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, aktori dhe njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak, ka ndarë një “selfie” me Erion Veliajn, duke treguar kështu mbështetje për kryetarin e bashkisë.

“Kurajo vëllai im. Thjeshtë një pengesë më shumë”, ka shkuar Paja bashkëngjitur me foton.

Bashkë me Pajën, një numër i konsiderueshëm artistësh kanë reaguar në mbështetje të Veliajt, përfshirë Noizyn, Ilir Shaqiri, Ermal Meta etj.

Postime të lidhura