Aplikacion
Lorenc Rrapa tha gjatë një interviste se ata i kishin parë një të nxirë djalit te krahu i majtë dhe më pas, 3-vjeçari kishte rrëfyer që e kishte rrahur edukatorja.
“Momenti i fillimit ka qenë data 20. Kur u nisëm për të çuar Priamin në kopsht ai nuk pranoi. Unë vendosa ta bëja ditën pushim që të qëndronim me familjen. Në darkë kur nusja i bëri dush Priamit dhe shikon të krahu i majtë ishte pak i nxirë. Ai i tha “mos e prek vetëm puçe, më ka kapur Rudi”. Unë e dëgjova dhe e pyeta prapë kush e kishte kapur ai më tha prapë Rudi. Ai po bënte rreth 3 muaj atje. Më herët unë kam qenë në punë dhe nuk kam vënë re shenja dhunë më parë. Mendoja se e kisha lënë djalin të qetë në kopsht”, tha Lorenc Rrapa.
Pasi dëgjoi rrëfimin e të birit, Lorenc Rrapa kërkoi pamjet e kamerave të sigurisë në kopsht dhe vërtetoi dhunën e ushtruar ndaj djalit. Edukatorja më pas u hoq nga puna, ndërsa policia e ka shpallur në kërkim.