zoom

Të gjitha

Rita Ora: Isha në tualet kur Will Smith goditi Chris Rock

Rita Ora është shprehur e mërzitur që nuk ishte prezentë në sallë, në momentin kur aktori Will Smith kishte goditur me shuplakë prezantuesin, Chris Rock, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars”, të dielën e kaluar në Los Anxhelos.

Këngëtarja e cila ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika Waititi, ka thënë se i vjen keq që nuk ishte në atë moment aty për të parë atë që ka ndodhur.

“Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, ka deklaruar Ora.

31-vjeçarja shkëlqeu në festën e Oscars të Vanity Fair, me një fustan të zi. Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave në mbarë botën, ishte kujdesi i të dashurit të saj, Waititi, i cili gjatë kohës sa Rita po pozonte para shumë fotografëve, ai kujdesej për pamjen e saj./L.K

/Zoom.al