zoom

Lajme

3 vite burg për Jorgo Goron, konfiskohet edhe prona e strategjikut Artan Gaçi

Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himërës akuzuar për shpërdorim detyre në dy episode.

Dënimi zbret në 2 vite e 20 ditë për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë me vendim gjykate është konfiskuar toka, ku do të ndërtonte ish deputeti socialist Artan Gaçi, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria.

Janë rreth 10 mijë metra katror në total në zonën e Dhërmiut që kalojnë në favor të shtetit. Ndërkohë apartamenti i sekuestruar sipas GJKKO, i kthehet biznesmenit Gentian Sula.

Për zyrtarin e Bashkisë së Himarës, Jerasimo Basho, GJKKO caktoi 3 vite burg, ndërsa me gjykim të shkurtuar, ai do të vuajë vetëm 2 vite.

Togat e zeza dënuan edhe juristin e Bashkisë, Vezir Gjikoka me 2 vjet burgim. Pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, Gjikoka do të qëndrojë në qeli, 1 vit e 4 muaj.

Postime të lidhura