zoom

Aktualitet

3 herë atentat nga Greqia në Tiranë. Dalin fotot e Shyqyri Kalemit dhe djemve të tij

Shënjestra e atentatit të një nate më parë në Memaliaj ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate.

Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqyri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

I moshuari nuk arriti ti shpëtojë plumbave të kallashnikovit siç ndodhi me dy djemtë e tij që kishin arritur t’i shpëtonin atentateve të mëparshme.

Shyqyri Kalemi

Shyqyri Kalemi

 

Andrea Kalemi

Zamir Kalemi