Aplikacion
“I lumshin duart nipit dhe t’i japin armën që të vrasë familjen e tyre”, deklaroi gjyshja për “Shqipëria Live”.
Më tej vijoi:
“Nipi erdhi në shtëpi, mori thikën dhe u largua pa thënë asgjë. Florenc dhe Mikel Kovaçi po shfrytëzonin mbesën time, e përdornin si prostitutë.
Dy vëllezërit e drogonin vajzën dhe e shfrytëzonin. Pasi i jepnin drogë, vajza nuk vinte për 3-4 ditë. E kam denoncuar rastin në polici mbi 100 herë”.
Ajo shtoi se askush nuk e ka dëgjuar.
“Jeta ka qenë me halle, herë me bukë, herë pa bukë. Vajza është në klasë të tetë këtë vit, e la shkollën fare. Djalit i lumshin duart, edhe policisë i thashë më jep armën sepse do t’i vras të gjithë si familje”, përfundoi gjyshja.