zoom

Bota

U rrëmbye për 13 ditë, baba i futbollistit pas lirimit: Ishte kohë e vështirë për mua

Luis Manuel Díaz, babai i sulmuesit të Liverpool, Luis Diaz, ka folur publikisht për herë të parë që kur u lirua nga një grup gueril kolumbian.

Díaz deklaroi se ishte detyruar të ecte për një kohë të shumë me pak gjumë, ndërsa mbahej në një zonë malore.

“Nuk do të doja që askush të ishte në atë mal në situatën në të cilën isha unë”, u tha ai i përlotur gazetarëve.

Díaz u rrëmbye më 28 tetor në qytetin e lindjes, në Barrancas, Kolumbi dhe u lirua pas 13 ditësh.

Në një konferencë për shtyp, 58-vjeçari tha se ato ditë kishin qenë një kohë “shumë e vështira” për të.

Policia kolumbiane thotë se katër persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përgjegjës për rrëmbimin e Luis Manuel Díaz, sipas mediave lokale.

Policia thotë se pas një përpjekjeje të koordinuar mes autoriteteve kolumbiane dhe britanike, një grup kriminal i quajtur “los primos” u çmontua.

Díaz u mbajt peng deri më 9 nëntor, kur anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) ia dorëzuan atë zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara dhe Kishës Katolike.

Policia fillimisht kishte thënë se më shumë gjasa për rrëmbimin ishte një bandë kriminale.

Por një delegacion qeveritar tha më vonë se kishte informacione zyrtare se rrëmbimi ishte kryer nga “një njësi që i përkiste ELN”.

Nëna e futbollistit të Liverpool, Cilenis Marulanda, e cila u rrëmbye me armë së bashku me Díaz, u lirua brenda disa orësh.

Ndërsa babai i tij mbahej nga ELN, futbollisti i Liverpool me origjinë kolumbiane bëri thirrje vazhdimisht për lirimin e tij.

Ditë përpara lirimit të babait të tij të enjten, Díaz shënoi një gol kundër Lutonit dhe ngriti fanellën e tij ku ishte shkruar në spanjisht “liri për babin”.

Ndërsa banorët e qytetit Barrancas mbajtën një marshim me qirinj të ndezur duke kërkuar lirimin e Diaz.