Aplikacion
22-vjeçari shkoi në spital 6 orë pasi piu pijen me gaz dhe u ankua për dhimbje të mëdha dhe stomakun e fryrë. Ai u tregoi doktorëve se kishte pirë Cola-n për t’u freskuar prej motit të nxehtë. Por kjo shkaktoi mbledhjen e shpejtë të gazrave në organet e brendshme të cilat prej presionit shkaktuan dëme në mëlçi.
Kjo shkaktoi dëme me pasoja fatale. I riu nuk kishte pasur probleme të tjera shëndetësore. Mjekët i gjetën sasi të madhe gazrash në zorrë. Edhe pse mjekët u përpoqën që të ndërhynin menjëherë, i riu ndërroi jetë pas 18 orësh.
Burimi: Tv Klan