zoom

Slider

Tirana mposht mes vështirësish Kukësin, perla e Beshirajt nuk mjafton për verilindorët

Tirana mposhti me shifrat 2-1 Kukësin në transfertë për llogari të javës së katërt të Abissnet Superiore.

Pjesa e parë ishte e vakët, ku rastet e rrezikshme ishin me pikatore.

Në pjesën e dytë mesfushori Ardit Hila ndëshkoi portierin Tafas duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Verilindorët kërkuan të barazonin sfidën, por në momentin më të mirë të tyre, ishte Albi Doka, i cili shënoi golin e garancisë.

Në minutën e fundit të takimit Mario Beshiraj, rihapi sfidën me një supergol, por që vlejti vetëm për statistikë.

Pas javës së katërt, Tirana qëndron në vendin e parë me 10 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit pa asnjë pikë në klasifikim. /zoom.al/

Related Posts

None found