zoom

Të gjitha

“21 Janari”/ SPAK do të marrë në pyetje familjarët e Aleks Nikës

Një ditë pasi njoftoi nisjen e hetimeve për dosjen e “21 Janarit”, SPAK ka njoftuar familjarët e Aleks Nikës për datën se kur do të japin dëshmitë e tyre.

Ditën e hënë në orën 10:00 në SPAK është thirrur Rajmonda Nikën, bashkëshortja e Aleks Nikës në cilësinë e kallëzueses për vrasjet e 21 janarit.

Gjithashtu në të njëjtën ditë në orën 12:00, është thirrur edhe Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës.

Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin.