Aplikacion
Ndërkohë, për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1300. Viti jubilar konsiderohet edhe një motor i fuqishëm turistik për qytetin. Ekspertët presin në Romë 30 milionë vizitorë e ndoshta më shumë.
Në 1300-tën, në Romë u shfaqën shumë pelegrinë dhe Papa Bonifaci VIII e quajti spontanisht një vit jubile, vit të shenjtë. Fillimi zyrtar nuk ka qenë në kohën Krishtlindje, siç u bë zakon më vonë, por me një dekret papnor në fund të shkurtit.
Bonifaci e shfrytëzoi situatën edhe për t’u mbrojtur kundër akuzave për herezi. Ai përcaktoi që të ketë një vit të shenjtë çdo 100 vjet. Por që në vitin 1350, kur papët e kishin rezidencën në Avignon dhe papati gjendej në krizë të thellë, pati përsëri një vit tjetër të shenjtë. Dhe pastaj që nga shekulli i 15-të çdo 25 vjet. “Aspekti financiar ka luajtur gjithmonë një rol”, thotë historiani i kishës Ernesti.
“Por e rëndësishme gjithmonë është edhe solidariteti i kishës mbarëbotërore gjatë gjithë vitit të shenjtë.”
Gjatë vitit të shenjtë ka gjithmonë një falje jubilare mëkatesh të shpallur nga Vatikani. Kushdo që bën një pelegrinazh fetar në kishat më të rëndësishme të Romës me “portat e tyre të shenjta” (që nënkupton një ecje ditore prej afro 25 kilometrash) mund të përfitojë një mëshirim të mëkateve në jetën e përtejme.
Jubileu 2025 hapet natën e Krishtlindjeve, më 24 dhjetor, në orën 19:00, me ritin e hapjes së derës së shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, menjëherë para se Papa Françesku të kremtojë meshën e mesnatës.