zoom

Day ArchiveZbulohet formula për një zemër të shëndetshme gjithë jetën

Shëndeti i mirë i zemrës është një objektiv parësor që duhet ta ketë çdo njeri.

Ai nuk ka plotësisht një origjinë gjenetike dhe është në varësi edhe të stilit të jetesës.

Rrjedhimisht, njeriu mund të marrë disa masa, sado të vogla, për të bërë një ndryshim rrënjësor në shëndetin e zemrës.

Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson një ulje shumë të madhe kur njeriu heq dorë nga jeta pasive dhe angazhohet në aktivitet fizik për të paktën një orë në javë.

Ekspertët thonë se sa më aktiv të  jetë njeriu, aq më shëndetplotë është ai.

Megjithatë, sipas studimeve, një orë aktivitet i plotë fizik gjatë javës bën një ndryshim të rëndësishëm.

Studimet e fundit rekomandojnë ndjekjen e planit 5-10-8 që synon të minimizojë rreziqet e sëmundjes së zemrës dhe të garantojë një shëndet të mirë dhe afatgjatë të saj.

Gjeni më poshtë të shpjeguar në artikull formulën e jetëgjatësisë.

5 Racione Fruta Dhe Perime

Ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin e zemrës.

Në mëngjes mund të konsumoni një racion frutash dhe perimesh dhe më pas të konsumoni disa të tjerë gjatë vakteve.

Bëni një përpjekje të vërtetë dhe qëndrojini parimit të pesë racioneve fruta dhe perime në ditë.

Përzgjedhja e tyre është tërësisht në dorën tuaj.

10 Minuta Aktivitet Fizik

Ju këshillohet të kryeni çdo ditë të paktën 10 minuta aktivitet intensiv fizik në ditë.

Rekomandimet thonë që njeriu duhet të lëvizë minimalisht për 30 minuta në ditë, por 10 minuta munden të bëjnë ndryshim.

Studimet kanë treguar se një aktivitet fizik për 60 deri në 90 minuta në javë e ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 50 përqind.

Ngjisni shkallët, ecni, lëvizni në të mirë të zemrës.

8 Orë Gjumë

Cilësia e gjumit është shumë e rëndësishme për zemrën.

Garantimi i saj mund të jetë proces sfidues për ju, megjithatë është shumë e rëndësishme.

Ndonëse nevojat për gjumë të njerëzve janë të ndryshme, synoni të flini 8 orë gjumë të mirë dhe pa shqetësime.

Këto hapa mund të provohen fillimisht gjatë harkut kohor të dy javëve përpara se të bëni ndryshime madhore në stilin tuaj të jetesës./AgroWeb.org

Shpërthim në Zubin Potok, dëmtohet kanali i furnizimit me ujë nga liqeni i Ujmanit

Policia e Kosovës tha të premten në mbrëmje se një shpërthim në komunën e Zubin Potokut, në veriun banuar me shumicë serbe, ka dëmtuar një kanal të furnizimit më ujë nga liqeni i Ujmanit në zonë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për mediat lokale se “është dëgjuar një shpërthim në kanalin e ujit dhe ekipet policore janë duke punuar që sa më shpejtë ta ndriçojnë rastin”.

Kompania rajonale e ujësjellësit “Mitrovica” njoftoi se ka ndërprerë furnizimin me ujë të pijes për shkak të dëmtimit të një pjese të kanalit furnizues. Kompania që furnizon me ujë të pijes të dy komunat e Mitrovicës, Vushtrrinë, Skenderajn dhe Zveçanin, u bëri thirrje qytetarëve “të sigurojnë rezerva të ujit të pijes”.

Shpërthimi u dënua menjëherë nga Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës, e cila tha në një deklaratë se ky sulm ka rrezikuar furnizimin me ujë të qytetarëve.

“Duam të theksojmë qartë se ky akt është absolutisht në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim të menjëhershëm lidhur me të”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj tha se sulmet e fundit në veri të vendit tregojnë, sipas tij, politikat e gabuara të qeverisë.

“Institucionet e sigurisë të punojnë ngushtë me KFOR dhe prezencën amerikane! Naivitieti dhe mosnjohuria me esencën e problemit nga ana e zyrtarëve politikë të qeverisë po rrezikon infrastrukturën strategjike të Kosovës”, shkroi ai.

Liqeni i Ujmanit që serbët e quajnë Gazivodë, është ndërtuar në vitet e 80-ta dhe një pjesë e tij shtrihet në Serbi. Ai ka rëndësi për furnizimin më ujë të termocentraleve të Kosovës dhe në muajt e verës edhe të disa komunave të vendit, përfshirë kryeqytetin. Liqeni është një nga pikat e nxehta të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Në qershor të vitit 2021 Shtetet e Bashkuara u dorëzuan qeverive të Kosovës dhe Serbisë raportin e Departamentit amerikan për Energji, mbi menaxhimin e ujit të liqenit të Ujmanit, që ishte pjesë e zotimeve në marrëveshjen ndërmjet të dyja vendeve për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë në praninë e ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Shpërthimi i së premtes në kanalin furnizues me ujë nga ky liqen ndodhi pak orë pasi policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në tërë vendin me qëllim të, siç thuhet në njoftimin e saj, “parandalimit të incidenteve të natyrave të ndryshme”.

Policia tha se do të ketë veprimtari të shtuara për të ofruar më shumë siguri në gjithë Kosovën, duke përfshirë veriun e saj, ku brenda tre ditësh u raportua për dy sulme me granata dore.

Autoritetet njoftuan sot se të enjten vonë persona të panjohur kanë hedhur një granatë dore në ndërtesën e komunës së Zveçanit në veri të Kosovës, duke lënë pas vetes dëme materiale, po pa pasoja në njerëz. Ndërkaq të martën e kësaj jave persona të panjohur hodhën dy granata dore në oborrin e stacionit policor në këtë komunë.

Policia i vlerësoi rastet si “sulme serioze kriminale”, ndërsa ato u dënuan fuqishëm nga autoritetet e vendit./VOA

Olsa Muhameti humb njeriun e shtrenjtë: Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim

Producentja e Big Brother Vip Kosova, Olsa Muhameti ka humbur nënën e saj.

Ajo ka dhënë lajmin e trishtë në një postim në rrjetet sociale, ku ka zbuluar se e ëma është ndarë nga jeta.

Olsa Muhameti i drejtohet nënës së saj me fjalët “luftuam kaq shumë o ma”.

Ndërsa thekon se bashkë me mamanë e saj, i iku edhe një copë shpirti.

“Luftuam kaq shumë, o ma! Ike ti bashkë me një copë të shpirtit tim.”

FOTO/ Pëfshihet nga flakët fabrika e këpucëve në Kurbin

Një fabrikë këpucësh në Kurbin është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme.

Në foto shihen flakët që kanë mbuluar fabrikën e “Alba Shoes”, ndërsa forcat zjarrfikëse tentojnë të shuajnë zjarrin.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar për ndihmë 3 mjete zjarrfikëse nga bashkia Tirana dhe 1 mjet zjarrfikës nga bashkia Krujë.

Nuk dihen ende se cfarë e ka shkaktuar zjarrin në fabrikën e këpucëve.

Propozimi i Zelensky-t për t’i dhënë fund luftës në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka lënë të kuptohet se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet në luftën me Rusinë nëse territoret ukrainase do të futeshin “nën ombrellën e NATO-s”.

Kjo, sipas tij, do t’i mundësonte atij që të negociojë kthimin e territoreve të mbetura më vonë “në mënyrë diplomatike” .

Kjo është hera e parë që Zelensky përmend një marrëveshje që do të përfshinte kontrollin rus të një pjese të territorit ukrainas. Sot Rusia mban rreth 20%-25% të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

Deri më sot, Zelensky ka këmbëngulur se nuk do t’i dorëzojë kurrë territoret e pushtuara Rusisë dhe as Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga shkurti i vitit 2014. Siç shpjegoi ai, kjo nuk lejohet nga Kushtetuta e Ukrainës dhe se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është të bien dakord që banorët e rajoneve të shkëputen.

Në një intervistë me Sky News, presidentit ukrainas iu kërkua t’i përgjigjet raporteve të mediave se një nga planet e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës mund të ishte që Kievi t’i lëshonte Rusisë territoret që Moska ka marrë, shkëmbim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Zelensky u përgjigj se anëtarësimi në NATO duhet t’u ofrohet pjesëve të lira të vendit për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë të luftës”, për sa kohë që ftesa e NATO-s njeh kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.

Në fakt, siç komenton Sky News, ai dukej se pranonte që pjesët lindore të vendit të pushtuara nga Rusia do të liheshin për momentin jashtë një marrëveshjeje të tillë.

“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet të marrim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë”, tha ai për rrjetin britanik. Ai shtoi se “duhet ta bëjmë shpejt. Dhe pastaj territoret [të pushtuara] të Ukrainës, Ukraina mund t’i marrin ato përsëri diplomatikisht.”

Sipas liderit ukrainas, armëpushimi është i nevojshëm “për të garantuar se Vladimir Putin nuk do të kthehet” për të pushtuar më shumë territor ukrainas.

Ai madje i kërkoi NATO-s që të “mbulojë menjëherë” pjesën e Ukrainës që mbetet nën kontrollin e Kievit.

Në pyetjen e Sky për Presidentin e zgjedhur Trump, ai tha se “Unë dua të punoj drejtpërdrejt me të, sepse ka zëra të ndryshëm nga njerëzit përreth tij. Dhe kjo është arsyeja pse ne nuk duhet të lejojmë askënd përreth të shkatërrojë komunikimin tonë.”

Për diskutimin që patën shtatorin e kaluar, Volodymyr Zelensky tha se ishte “shumë i ngrohtë, konstruktiv, një takim shumë i mirë dhe një hap i parë i rëndësishëm. Tani duhet të përgatisim disa takime”.

U vra me thikë, familja e Martinit apel për ndihmë financiare: Ai la pas vëllain me autizëm

Familja e Martin Canit ka bërë apel për ndihmë financiare pas vdekjes së djalit të tyre të mitur, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë.

Ata shprehen se ikja parakohe nga jeta e Martinit i ka shkatërruar, duke u shprehur se për ta ishte një rreze dielli.

Prindërit e të miturit shprehen se ai ka lënë pas vëllain e vogël, Henry, i cili është me autizëm.

Ata theksojnë se përballen me sfida të mëdha për të siguruar mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor të specializuar për Henryn.

KLIKONI KETU PER TE DHURUAR PARA

Deklarata e plotë:

Familja Cani është thellësisht e pikëlluar për të ndarë humbjen shkatërruese të djalit të tyre 14-vjeçar, Martin Cani, i cili humbi jetën tragjikisht në një akt të pakuptimtë dhune. Martin u godit për vdekje me thikë në një incident në shkollë që na ka lënë të shkatërruar.

Martin nuk ishte vetëm një djalë dhe vëlla; ai ishte një rreze shprese dhe gëzimi për të gjithë ata që e njihnin. Gjithashtu, Martin ishte një futbollist i ri shumë premtues. Ai lë pas një familje të pikëlluar, duke përfshirë vëllanë e tij më të vogël, Henryn, i cili përballet me sfida të tjera si pasojë e Autizmit.

Përveç përballjes me këtë dhimbje të paimagjinueshme, po përballemi me sfida të mëdha për të siguruar mbështetje psikologjike dhe kujdes mjekësor të specializuar për Henryn. Po kërkojmë mbështetjen tuaj gjatë kësaj kohe tepër të vështirë.

Çdo kontribut, sado i vogël, do të ndihmojë në lehtësimin e kësaj barre. Nëse nuk mund të kontribuoni, ju lutemi shpërndani historinë tonë në Facebook dhe Instagram për të ndihmuar që të arrijmë te të tjerët. Ju falënderojmë për mirësinë dhe dhembshurinë tuaj ndërsa përballemi me këtë tragjedi.

Me respekt, Florina dhe Angel Cani

Një “vakt” 6 milionë dollarësh! E bleu në ankand, manjati kinez konsumon bananen

Manjati kinez Justin Sun e trajtoi veten me një “vakt” prej 6.2 milionë dollarësh.

Kjo është shuma që ai shpenzoi, më 20 nëntor, për të blerë “The Comedian”, veprën e famshme dhe të diskutueshme të artistit Maurizio Cattelan, bananen e ngjitur në mur me shirit ngjitës.

Dhe në momentin e blerjes së frutit, në një ankand në Sotheby’s në Nju Jork, manjati deklaroi synimin e tij për ta ngrënë bananen. Dhe kështu bëri.

“Është shumë më e shijshme se shumë banane të tjera”, tha Justin Sun.

Duke paguar 6.2 milionë dollarë në Sotheby’s, koleksionisti kinez, i cili është edhe themeluesi i platformës Tron, mundi gjashtë konkurrentë të tjerë për të fituar veprën e krijuar në vitin 2019 nga artisti paduan.

“Nuk është thjesht një vepër arti”, tha Sun për Sotheby’s.

Manjati, i cili ka një Giacometti 78 milionë në koleksionin e tij të blerë në vitin 2021, ndoqi ankandin nga Hong Kongu dhe kishte paguar në kriptovaluta.

Sapo i ra në dorë “Komediani”, ai tha se donte ta hante “si pjesë e kësaj eksperience unike artistike, duke nderuar rolin e tij si në historinë e artit ashtu edhe në kulturën pop”.

Van Nistelrooy emërohet trajner i Leicester City-t

Leicester City ka emëruar ish-trajnerin e PSV Eindhoven, Ruud van Nistelrooy si trajnerin e tyre të ri.

Holandezi zëvendëson Steve Cooper, i cili u shkarkua fundjavën e kaluar pas vetëm 12 ndeshjeve të Premier League në krye të Leicester.

Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027 në King Power Stadium.

Emërimi i Van Nistelrooy vjen dy javë pasi ai la rolin e tij si trajner i përkohshëm në Manchester United pas ardhjes së Ruben Amorim.

Deputetët votojnë projektligjin që lejon “vdekjen e asistuar” 

Deputetët britanikë kanë votuar në favor të një projektligji për legalizimin e “vdekjes së asistuar” në Angli dhe Uells, me 330 vota pro dhe 275 kundër.

Ai u propozua nga depuetja e Partisë Laburiste Kim Leadbeater. Kundërshtarët e këtij projektligji, ndërkohë, thanë për BBC-së se janë “të tmerruar dhe plotësisht të tronditur” që kaloi.

Ishte një votim i lirë, që do të thotë se partitë nuk u thanë deputetëve të tyre se si duhet të vendosnin. Shumica e partive të mëdha u ndanë në mbështetjen e tyre për projektligjin.

Projektligji tani do të shkojë në fazën e komisionit, ku do të bëhet një shqyrtim i detajuar. Deputetët mund të paraqesin ndryshime të mundshme në legjislacion gjatë kësaj faze.

Është vendosur të përballet me një shqyrtim të mëtejshëm dhe do të merret për votim si në Dhomën e Komunave ashtu edhe në Dhomën e Lordëve, që do të thotë se çdo ndryshim në ligj nuk do të bihet dakord deri në vitin 2025.

Ai do të bëhet ligj vetëm nëse Dhoma e Komunave dhe Dhoma e Lordëve bien dakord për formulimin përfundimtar në dokument.

Kim Leadbeater, një deputete laburiste dhe bashkësponsor i projekt-ligjit, ka sugjeruar se një shërbim i asistuar për vdekjen nuk do të funksionojë për rreth dy vjet të tjera nga momenti i miratimit të ligjit.

Si funksionon lufta hibride e Rusisë? Metodat po bëhen më të sofistikuara

Një aeroplan posteqë  i përket koncernit gjerman të paketave postare, DHL rrëzohet në Lituani, dy kabllo komunikimi u dëmtuan në Detin Baltik. Në Rumani,  një ekstremist pro-rus i krahut të djathtë arrin çuditërisht deri në balotazhin e zgjedhjeve për presidencën. Të treja njoftimet janë të kësaj jave, gjë që të bën të mendohesh.

Edhe pse asgjë nuk është vërtetuar ende, disa politikanë perëndimorë dhe shërbime sekrete dyshojnë se pas të gjitha këtyre ngjarjeve fshihet e njëjta forcë shtytëse: Rusia.  Rreziqet që vijnë nga e ashtuquajtura “luftë hibride” me origjinë tek Kremlini nuk janë të reja; Por ekspertët paralajmërojnë se ato janë rritur në mënyrë kërcënuese që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

“Lufta hibride” është zgjerimi i operacionit të pastër luftarak me mjete të shtuara të spiunazhit, sabotimit, sulmeve kibernetike, ndërhyrjeve në zgjedhje, propagandës ose fushatave dezinformuese me qëllim dobësimin dhe destabilizimin e armikut nga brenda. Rusia, paralajmërojnë ekspertët, ka zgjeruar vazhdimisht arsenalin e saj të aftësive të luftës hibride në vitet e fundit. Një përmbledhje:

Spiunazhi

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës,  shtetet evropiane kanë dëbuar rreth 500 diplomatë rusë. Shërbimi sekret britanik MI5 klasifikon të paktën 400 prej tyre si spiunë. Në shumë ambasada dhe konsullata të përgjithshme ruse thuhet se është instaluar teknologji moderne e komunikimit dhe spiunazhit. Kjo nuk mund të vërtetohet plotësisht, ndërtesat e ambasadave konsiderohen si territor sovran rus dhe gëzojnë statusin e mbrojtjes diplomatike. Shërbimi sekret holandez paralajmëroi gjithashtu se Rusia po u siguronte spiunëve dokumente false dhe po i kontrabandonte në institucionet perëndimore të maskuar si biznesmenë.

Rregullisht ka njoftime, ku Rusia akuzohet për spiunazh. Qofshin këto bisedimet e përgjuara bisedat e Bundeswehr-it për sistemin e mbrojtjes raketore Taurus, dronët e dyshuar rusë mbi bazat ajrore evropiane dhe zonat industriale apo anijet e supozuara kërkimore që lundrojnë në detet e Evropës Veriore dhe dyshohet se kanë lokalizuar aty infrastrukturën kritike në shtratin e detit për akte të mundshme sabotimi.

Sabotazhi

Javët e kaluara, thuhet se një anije mallrash kineze e drejtuar nga një kapiten rus me gjasë ka dëmtuar dy kabllo nën det me një spirancë të zvarritur përgjatë shtratit të detit. Ky rast i kësaj jave të kujton një incident të ngjashëm në tetor 2023. Muajin e kaluar pati një sulm me zjarr në një magazinë në Londër që ruante ndihma për Ukrainën. Në korrik, një paketë që supozohej të dërgohej me avion shpërtheu në flakë në qendrën logjistike të DHL në Leipzig.

Në këto dhe shumë raste të tjera dyshohet për sabotim rus. Megjithatë, asgjë nuk është vërtetuar ende. Por shërbimet evropiane të inteligjencës paralajmërojnë se numri i akteve të sabotimit dhe zjarrvënieve në BE dhe Britaninë e Madhe është rritur në mënyrë dramatike gjatë vitit të kaluar.

Sulme kibernetike

Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit paralajmëron se situata kërcënuese në hapësirën kibernetike është “më e lartë se kurrë”. Spiunazhi dhe sabotazhi lulëzojnë në internet. “Para sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, grupet sulmuese të lidhura me Rusinë ishin veçanërisht aktive në Gjermani me spiunazh kibernetik dhe sulme të motivuara financiarisht me ransomware. Që nga lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, spektri i kërcënimeve është zgjeruar”, thotë BSI.

Për shembull, “numri i sulmeve DDoS nga haktivistët pro-rusë” është rritur ndjeshëm: faqet e internetit ose serverët institucionalë goditen me viruse të dëmshme deri sa arrijnë në atë pikë sa nuk mund të veprohet më për shkak të mbingarkesës. Edhe sulmet e hakerëve që synojnë të depërtojnë në rrjetet e mbrojtura të kompanive apo institucioneve janë gjithashtu në rritje.

Disinformim dhe propagandë

Një fushë tjetër kryesore e veprimtarisë së luftës hibride është përpjekja për të ndikuar në opinionin publik në vendin e vënë në shënjestër. Për këtë qëllim, shpërndahen informacione të rreme dhe narrativa pro-ruse apo anti-ukrainase, qoftë nëpërmjet të ashtuquajturave fabrika trollësh në mediat sociale apo përmes mediave të huaja ruse.

Në fillim të vitit 2024, Ministria e Jashtme zbuloi 50,000 llogari të rreme të përdoruesve që përhapnin raportime të rreme dhe opinione pro-ruse në rrjetet sociale dhe më pas të lidhnin me faqe interneti të rreme, disa prej të cilave ishin shumë të ngjashme me ato të mediave të njohura të lajmeve – veç që edhe aty përhapeshin lajme të rreme.

Ndërhyrja në zgjedhje dhe procese politike

Një qëllim kryesor i këtyre fushatave dezinformuese është të ulin mbështetjen popullore për Ukrainën. Një tjetër është të minojë stabilitetin politik në vendin e synuar (demokratik) duke forcuar partitë ekstreme dhe kandidatët e tyre. Kjo ndodh, për shembull, përmes mbështetjes financiare.

Në prill, inteligjenca çeke zbuloi një faqe interneti propagandistike të quajtur “Zëri i Evropës” që dyshohet se financohej nga Moska dhe që përdorej për t’u paguar ryshfet deputetëve të ndryshëm evropianë. Ndër të tjera, eurodeputeti i AfD-së, Petr Bystron, dyshohet se ka pranuar pagesa të tilla. Ai vetë i mohon akuzat.

Në duzina zgjedhjesh në Evropë dhe Amerikën Veriore dhe Jugore, shërbimet sekrete perëndimore akuzojnë Rusinë për ndikim të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në zgjedhje. Transmetuesi i huaj rus RT thuhet se ka prodhuar video gjatë fushatës zgjedhore presidenciale në SHBA mbi tema të diskutueshme në opinion si ndihma për Ukrainën, migracioni apo ekonomia, të cilat nga ana e tyre u shpërndanë nëpërmjet blogerëve të krahut të djathtë amerikan.

Të ashtuquajturat sulme hack-and-leak janë gjithashtu pjesë e repertorit të luftës hibride: politikanët apo partitë hakohen posaçërisht dhe dokumentet konfidenciale, ndonjëherë edhe të përziera me dokumente të tjera të falsifikuara, publikohen pak para zgjedhjeve. Kjo ndodhi, për shembull, në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 ose në fushatën e zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017.

Vrasje të qëllimshme

Vrasjet me qëllim të liderëve nga opozita, janë po ashtu pjesë e luftës hibride. Fakti që presidenti rus Putin nuk i shmanget as sulmeve jashtë vendit, e tregoi edhe vrasja në kopshtin zoologjik në Berlin e një ish-komandanti çeçen, i cili thuhet se ka luftuar kundër Moskës në luftën e dytë çeçene – ose sulmet e kryera në Britaninë e Madhe kundër kritikut të Kremlinit, Alexander Litvinenko në vitin 2006 ose agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në vitin 2018.

Deri më tani, ishin qytetarët rusë kryesisht viktima të sulmeve të tilla. Megjithatë, në korrik 2024 u bë e ditur se pas një atentati të planifikuar kundër Armin Papperger, drejtorit ekzekutiv të kompanisë gjermane të armëve Rheinmetall, fshihej Rusia. Kremlini i mohoi të gjitha akuzat. Rheinmetall furnizon Ukrainën ndër të tjera me tanke Leopard II.

Çfarë mund të bëhet?

Rusia aktualisht po godet në forma të ndryshme në Evropë, thekson Sönke Marahrens, oficer i Bundeswehr-it dhe ekspert për sigurinë hibride, në një intervistë për tagesschau.de. “Operatorët rusë po provojnë gjëra shumë të ndryshme në shumë vende evropiane që madje bëhen të përshtatura individualisht për secilin vend: masat hibride që funksionojnë në Poloni nuk funksionojnë në Gjermani; ajo që funksionon në Gjermani nuk do të funksiononte në Finlandë.” Prandaj, duhet “pritur një spektër shumë i gjerë sulmesh edhe në të ardhmen”, është i bindur Marahrens. Por edhe fleksibiliteti me të cilin duhet të reagohet ndaj sulmeve të tilla duhet të jetë përkatësisht i lartë.