zoom

Day Archive“Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Korenë e Veriut në këmbim të forcave të saj”

Moska furnizoi Korenë e Veriut me sisteme të mbrojtjes ajrore në këmbim të dislokimit të forcave të saj për të mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës, deklaroi të premten një zyrtar i lartë i Koresë së Jugut.

Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe Ukraina thonë se Koreja e Veriut dërgoi mbi 10,000 forca ushtarake në Rusi në muajin tetor, disa prej të cilave së fundmi janë angazhuar në luftime në vijën e frontit. Dislokimi i trupave të Koresë së Veriut po kërcënon të përshkallëzojë luftën dhe çështja se çfarë mund t’i ofronte Rusia, Koresë së Veriut në këmbim ishte burim i spekulimit të gjerë në nivel ndërkombëtar.

Zhvillimi më alarmant për Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara do të ishte nëse Rusia do t’i dërgonte teknologji të sofistikuar armësh Koresë së Veriut, që do të shtonte kapacitetet e saj për të sulmuar rivalët me raketa bërthamore. Shumë ekspertë, megjithatë, e përjashtojnë mundësinë që Rusia të bëjë një gjë të tillë në këtë fazë të dislokimit të trupave nga Koreja e Veriut.

Shin Wonsik, këshilltari për sigurinë kombëtare i Presidentit të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, në një paraqitje në televizionin SBS tha të premten se Koreja e Jugut ka zbuluar se Rusia i ka dhënë raketa dhe pajisje të tjera Koresë së Veriut, për ta ndihmuar të përforcojë sistemin e mbrojtjes ajrore në kryeqytetin Phenian. Zoti Shin nuk dha detaje se për çfarë lloji raketash bëhet fjalë.

Eksperti Lee Illwoo nga Rrjeti korean i Mbrojtjes në Korenë e Jugut, tha se Rusia ka mundësi të ketë dërguar raketat tokë-ajër S-400, me rreze të gjatë veprimi dhe sisteme radari. Ai tha se Koreja e Veriut mund t’i ndërtojë vet raketat tokë-ajër me rreze më të shkurtër veprimi.

Raketa S-400, me rreze veprimi prej 400 kilometrash, konsiderohet si njëra prej armëve më të avancuara të Rusisë kundër avionëve luftarakë. Por eksperti Lee shprehu dyshimin se sa në fakt këto raketa mund të përforcojnë sistemin e mbrojtjes ajrore të Phenianit, duke thënë se sistemet e mbrojtjes ajrore ruse kanë dështuar të ballafaqohen në mënyrë efikase me sulmet e dronëve ukrainas.

Shumë vëzhgues thonë se Koreja e Veriut duket se ka parë nevojën për të përforcuar kapacitetet e saj të mbrojtjes ajrore pasi muajin e kaluar akuzoi Korenë e Jugut se kishte lëshuar dronë mbi Phenian për të shpërndarë fletushka me propagandë. Ushtria e Koresë së Jugut nuk ka konfirmuar nëse qëndron prapa tyre.

Eksperti ushtarak Kim Dae Young pranë Institutit Hulumtues korean për Sigurinë Kombëtare thotë se është e mundur që në mesin e sistemeve të mbrojtjes ajrore që Koreja e Veriut mori nga Rusia të ketë pajisje kundër dronëve.

Ai thotë se do duhen vite për përmirësimin e sistemit të vjetruar të mbrojtjes ajrore të Phenianit dhe ndoshta edhe ndihmë nga vendet tjera për të përballuar superioritetin e forcave ajrore të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.

Eksperti Shin thotë se Rusia duket se i ka dhënë ndihmë ekonomike Koresë së Veriut dhe teknologji të ndryshme ushtarake, përfshirë ato që i duhen Phenianit në përpjekje për të rindërtuar një sistem të qëndrueshëm të vëzhgimit në hapësirë. Ai nuk tha nëse Rusia tashmë i ka dhënë teknologji të ndjeshme bërthamore dhe raketash Koresë së Veriut.

Gjatë takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un vitin e kaluar, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ishte e gatshme ta ndihmonte të ndërtonte satelitë. Koreja e Veriut dërgoi satelitin e saj të parë për vëzhgim në hapësirë në nëntorin e vitit të kaluar, por ekspertët e huaj vënë nën dyshim nëse ky satelit mund të prodhojë imazhe të rëndësishme ushtarake. Koreja e Veriut dështoi në përpjekjet e saj për të dërguar një satelit të dytë në muajin maj.

Koreja e Veriut dhe Rusia po rrisin nivelin e bashkëpunimit së tyre ushtarak dhe në fusha të tjera përballë konfrontimeve të tyre të ndara me Shtetet e Bashkuara dhe me aleatët e saj. Muajin e kaluar, agjencia e zbulimit të Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut i ka dërguar mbi 13,000 kontejnerë me armë artilerie, raketa dhe pajisje të tjera Rusisë që nga gushti i vitit 2023 për të kompensuar municionet e shpenzuara. Shërbimi Kombëtar i Zbulimit tha të mërkurën se Koreja e Veriut së fundmi i ka dërguar sisteme shtesë artilerie Rusisë.

Në fillim të kësaj jave, Koreja e Veriut dhe Rusia arritën një marrëveshje të re për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik pas bisedimeve të nivelit të lartë në Phenian, sipas mediave shtetërore të të dyja vendeve. VOA/

Pjellat zvarranike të reformës në drejtësi

Nga Andi Bushati

Zakonisht regjimet autokratike mbështeten në dy grupime njerëzish: tek kamikazët, që janë gati të hidhen në zjarr për ti shërbyer dhe tek skuthët të cilët i përkrahin në heshtje, duke qenë njëkojësisht të turpëruar që ta bëjnë publikisht këtë.

Në kontekstin tonë aktual, këto dy profile individësh i rinxori në sipërfaqe reforma në drejtësi.Të parët përfaqësohen nga spakistët, ushtarë të bindur të idesë se Shqipërisë i duhet një sistem me zgjedhje farsë, me opozitë të masakruar dhe me kryeministër mbi ligjin, që presupozohet të veprojë për të gjithë njësoj.

Veçanësia qëndron tek të dytët. Përditë e më shumë konfigurimi i tyre po merr tiparet e fytyrës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Shumica të paaftë deri në kufijtë e injorancës, të pa karakter deri në përçudnim, meskinë, aq sa të mos ngrihen përtej halleve të tyre të vogla, ata simbolizojnë arketipin e qytetarit amebë që promovoi reforma euro atlantike. Një provë për këtë e dhanë së fundi edhe me mënyrën si u sollën në procesin e Sali Berishës. Kur pas orësh të gjata diskutimesh, në një sallë të mbyllur, vendosën të komunikojnë vendimin që kishin marrë, ata ngjallën më shumë paqartësi dhe konfuzion. Në media rrodhën lajmet e para se kushtetuesja i kishte dhënë pjesërisht të drejtë liderit të opozitës. Se ajo e kishte quajtur gabim kufizimin për sekuestrimin e pashaportës, ndërkohë që e konsideronte të arsyeshme masën e detyrim paraqitjes. Aq e turbullt ishte situata sa një reportere e spikatur e kronikës e përcaktoi këtë vendim si “as mish, as peshk”. Madje në momentet e para, disa gazetarë, pyetën të habitur njëri-tjetrin, se mos për Berishën po përfundonte arresti. Në media u shfaqën titujt e parë se gjykata i paskësh dhënë atij të drejtë për gjysmën e pretendimeve.

Vendimi i Kushtetueses: Berisha të mbahet i izoluar

Në fakt, realiteti ishte krejtësisht i ndryshëm. Verdikti qe i qartë se, lideri i opozitës duhej të mbahej në izolim dhe se procedura e ndjekur nga SPAK dhe GJKKO, për të shmangur lejen e parlamentit në rastin e kufizimit të lirisë së një deputeti, qe ajo e duhura.

Pra, nëse do i përgjigjeshe në mënyrë të vulgarizuar pyetjes së një qytetari nëse ia mbajti apo ia hoqi kjo gjykatë masën Berishës ajo do të qe: e la në arrest.

Atëhere pyetja shtrohet: po si qe e mundur që nga një vendim kaq i thjeshtë u krijua një paqartësi kaq e madhe? Këtu dalim sërish tek karakteri prej zvaranikësh i anëtarëve të kushtetueses. Tek truku i komunikimit që ata ndoqën për të shitur të zezën si të bardhë. Po të lexosh dizpozitivin e vendimit që bënë publik, të shkruar enkas me një gjuhë hermetike, aty i jepej më shumë prioritet një çështjeje anësore të procesit, si ajo e proporcionalitetit të masave ndaj liderit të opozitës, dhe jo thelbit të kërkesës së tij, që mëtonte të dinte, nëse arrestimi ishte apo jo në përputhje me kushtetutën.

Duke përdorur këtë legenllëk në komunikim ata arritën të krijojnë konfuzion, ndërkohë që në realitet, kishin marrë një vendim krejtësisht kundër Berishës. Madje për të realizuar urdhërin që po zbatonin, arritën deri në asurditete të tilla sa të rishkruajnë kushtetutën, për të interpretuar se lëvizja e lirë nuk bën pjesë në liritë e njeriut.

Nejse, pa hyrë në detaje, askush nuk priste të ndodhte ndryshe nën në një regjim ku po fiket privilegji për të vepruar dhe për tu sjellë sipas bindjeve që ke. Përveç naivëve që vetëm fizikisht jetojnë në këtë vend, të gjithë e dinin fatin që e priste Berishën. Anëtarët e kjshtetueses, që qëndrojnë në profesionalizëm dhe dinjitet shumë më poshtë paraardhësve të tyre tashmë të nxjerrë nga sitemi (që i zbrapsën me dhjetra ligje dhe PD dhe PS kur ishin në pushtet), kanë dëshmuar se janë thjeshtë masha të qeverisë. Si në çështjen Xhaçka që e shtynë në kalendat greke për të mos e zgjidhur kurrë, si në ankimin e ⅕ të deputetëve opozitarë për imunitetin e Berishës, që refuzuan ta shqyrtojnë edhe tek Butrinti apo tek pakti Rama-Meloni, ku i njollosi me turp krahasimi me vendimet e drejtësisë italiane, ata janë sjellë po njësoj.

Mandati i Berishës kthehet pas në Gjykatën Kushtetuese

Por, thënë këtë, sërish ka një paradoks që mbetet pa spjegim. Pse kur dihet botërisht se janë të tillë, sërisht reken të maskohen? Çfarë iu shërben hipokrizia e pavarësisë, kur i nënshtrohen për gjithçka qeverisë? Pse duhet të mundohen në lojra prej skuthësh, kur s’ka njeri që se di që, në fund, do mbrojnë Xhaçkën dhe do fundosin Berishën?

Përgjigjja e kësaj pyetje na kthen tek fillimi i këtij shkrimi, tek dy tipologjitë e grupimeve mbi të cilat ngrihen autokracitë. Nëse disa gjyqtarë dhe prokurorë të posatshëm i kanë vënë fytyrën dhe i kanë treguar gjoksin instalimit të këtij regjimi, këta të kushtetueses kanë përzgjedhur të mbulojnë surratin dhe të fshehin menderen, duke u hequr sikur nuk e kuptojnë dëmin që po bëjnë.

Ata luajnë shejtan budallain gjoja pa kuptuar se e keqja nuk triumfon vetëm falë kamikazëve, por edhe si pasojë e butakëve që i duartrokasin.

Ata kanë vendosur të mos kenë as minimumin e egos, asaj për ti vënë krimit emrin e tyre.

Në këtë kuptim, ata janë specija më e neveritshme që i ofroi kësaj shoqërie reforma në drejtësi, që predikoi se do forconte pavarësinë dhe dinjitetin e trupave e të reja, por polli këto qënie pa shtyllë kurizore. Falë krijesave të tilla regjimet ashpërsohen dhe prandaj Hannah Arendt i renditi ata në kategorinë specifike të banalitetit të së keqes.

Operacion policor në Tiranë/ Kontrolle të shumëta nga Fresku në Kamëz

Policia e Tiranës po zhvillon një operacion kundër lojërave të fatit.

Burime bëjnë me disa se po ushtrohet kontroll në disa pika në kryeqytet ndërkohë që janë edhe disa persona që janë kapur nga policia.

Meësohet se kontrollet jamë bërë në disa zona të Kryeqytetit, si Fresk, Bllok, Mëzez, Kamëz, Astir etj
Kontrollet jane bere ne disa lokale, edhe ne Kombinat.

Detaje të mëtejshme pritet të bëhen të ditura nga vetë autoritetet.

E fundit/ Gjendet thika që u përdor për vrasjen e Martin Canit

Policia ka gjetur thikën me të cilën dyshohet 15 vjeçari vrau 14 vjeçarin, Martin Cani pranë shkollës Fan Noli.

Arma e ftohtë është gjetur në qendër të Tiranës, në afërsi të Gjykatës së Apelit.

Përveç thikës është gjetur edhe çanta e adoleshentit të dyshuar për kryerjen e krimit i cili ndodhet aktualisht në një spital privat.

Martin Cani u vra pak ditë më parë pas përfundimit të mësimit nga adoleshendeti tjetër për motive ende të paqarta.
Një adoleshent tjetër i plagosur gjatë sherrit të të miturve ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës.

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për autiorin e dyshuar, në një seancë që u zhvillua në ambientet e spitalit ku adoleshenti po merr mjekim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes.

Këto janë shenjat më xheloze të Horoskopit

Le ta pranojmë! Të gjithë nga ne është bërë xhelozë xheloz të paktën njëherë.

Megjithatë sipas astrologëve, këto janë shenjat e zodiakut që bëhen xhelozë më lehtë se të tjerët!

Dashi

Dashi kryeson listën si një nga shenjat më xheloze të horoskopit dhe kjo sepse ata janë në konkurrencë me të gjithë, madje edhe miqtë e tyre më të afërt. Me sundimin e Marsit në shenjën e tyre, kjo e bën Dashin të vrapojë më shpejt, të jetë më i/e zgjuar dhe të ketë më shumë sukses se të gjithë miqtë e vet. Por, dukshëm kjo nuk i pengon ata që të xhelozojnë për çdo arritje apo zhvillim në jetën e miqve të tyre.

Binjakët

Si një shenjë Ajri, Binjakët nuk mund të mos kenë xhelozi kur një mik/e jep një lajm të mirë. Nëse u shkruani atyre për një promovim në punë ose për një partner/e të re, mos u habisni nëse ata nuk reagojnë fare. Një Binjak ndihet vërtet i/e lumtur për ju, por ata do ta krahasojnë veten me ju në të njëjtën kohë. Për këtë shenjë të horoskopit, jeta është një garë dhe nëse nuk janë në vendin e parë, ata mund të humbasin interesin për gjithçka dhe për këdo.

Luani

Si një shenjë e sunduar nga dielli, Luanit i pëlqen kur bota rrotullohet rreth tyre. Kur janë jashtë me miqtë, kjo shenjë flet me tone të larta, qesh shumë, ndan histori të çmendura dhe kënaqet me gjithë vëmendjen e mundshme. Nëse ka një tjetër Luan në grup, ose dikush tjetër po merr më shumë vëmendje, ata mund të fillojnë të bëjnë komente direkte si një mënyrë për të “fituar” bisedën dhe për të dalë në krye. Nga këndvështrimi i një Luani, ata janë thjesht vetja e tyre, edhe kur kanë doza xhelozie për miqtë.

Bricjapi

Nëse i tregoni një Bricjapi për një arritje në karrierë, ai/ajo patjetër do të ndiejë xhelozi, edhe nëse jeni miku i tyre më i ngushtë. Kjo shenjë krenohet me veten se është më e mira nga më të mirët, ndaj nuk i bëjnë përshtypje arritjet e të tjerëve. Një Bricjap mendon se është më i miri nga të gjithë, ndaj mund të kuptohet pse është një shenjë xheloze.

Moti i keq përfshin edhe Gjirokastrën/ Disa fshatra mbeten në errësirë

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe qarkun e Gjirokastrës.

Si pasojë, disa fshatra prej oresh kanë mbetur pa energji elektrike.

Ndërkohë që reshjet e shiut kanë bërë qe zona e quajtur Ura e Lumit të përmbytet dhe të veshtirësohet qarkullimi i automjeteve.

Pavarësisht situatës së rënduar që pren orëve të pasdites, nga ana e bashkisë nuk është marë asnjë masë për këtë segment.

Nuk ndalet Putin/ Paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketën e re balistike

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raketa e re balistike me rreze të mesme veprimi e shtetit të tij, e cila është e aftë të bartë koka bërthamore, do të vazhdojë të testohet, përfshirë edhe në kushte luftuese, siç ndodhi më herët gjatë javës kur Rusia e sulmoi me këtë raketë Ukrainën.

“Ne do të vazhdojmë këto testime, përfshirë edhe në kushte luftuese, varësisht nga situata dhe natyra e kërcënimeve të sigurisë që po krijohen për Rusinë”, tha Putin më 22 nëntor gjatë takimit me zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe zyrtarët e industrisë ushtarake.

Rusia e ka përdorur të ashtuquajturën raketë hipersonike, Oreshnik, kundër Ukrainës më 21 nëntor, kur sulmoi qytetin Dnipro.

Putin tha se ky sulm ishte pjesë e kundërpërgjigjes së Moskës kundër sulmeve ukrainase me raketat amerikane, ATACMS dhe atyre britanike, Storm Shadow.

Ditë më parë është raportuar se Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë dhënë leje Kievit që të përdorë këto sisteme raketore për të goditur territorin rus.

Zyrtarët ukrainas fillimisht kishin akuzuar Rusinë se kishte përdorur një raketë balistike ndërkontinentale. Por, Putin më pas njoftoi se sulmi ishte kryer me një raketë të re balistike me rreze të mesme veprimi.

Putin tha më 22 se raketa e re nuk është ndonjë përditësim i armatimit të mëhershëm, të dizajnit sovjetik. Rel/

Mesazhi i Evis Berberit që “fundosi” Benet Becin

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci po hetohet nga SPAK për një tender energjie të bërë në kohën kur ai drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Beci dyshohet se është implikuar në aferë, duke bashkëpunuar me ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, bashkëshortja e të cilit në vitin 2020 kryente detyrën e kryetares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave të tenderit në KESH.

Pas sekuestrimit dhe zbërthimit të celularëve pas arrestimit të Evis Berberit, prokurorët kanë gjetur mesazhe të shkëmbyera mes tij dhe Benet Becit.

Në një bisedë, ata flasin për tenderin me vlerë 832 mijë euro të zhvilluar nga KESH për kontraktimin e një studimi për strategjinë e sektorit energjetik.

Studimi do të kryhej në bashkëpunim me profesorë të Harvardit dhe Berberi e orientonte Becin me mesazhe si duhej ndarë fondi.

“500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë euro për ne me dy klasë shkollë”, i shkruan Evis Berberi, Benet Becit.

Të dhënat më pas tregojnë se prokurimi u krye siç e la porosi Berberi.

Shembje dherash e gurësh, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Arbrit

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Si pasojë e vërshimit të ujërave, ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve.

Dhjetëra automjete kanë mbetur bllokuar në të dy anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.

Ndërkohë, kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.

Thuajse të gjithë fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka krijuar probleme thuajse në të gjitha fshatrat e Bashkisë Shkodër.

Sipas komunikimeve me banorë të zonës mësohet se probleme janë regjistruar nga Njësia Administrative Shalë deri në atë të Anës së Malit.

Aktualisht pa energji elektrike janë fshatrat e Njësive : Shalë, Shol, Pult në zonën e Dukagjinit, të gjithë fshatrat në Njësinë Rrethina. Fshatrat e Njësisë Administrative Bërdicë dhe rreth 70 % e fshatrave në Velipojë dhe e gjithë zona në njësinë administrative Guri i Zi.

Sipas të dhënave pranë OSHEE, bëhet me dije se shkak i mungesës së energjisë elektrike ka qënë era e fortë që ka dëmtuar disa linja të furnizimit me energji elektrike në këto zona.