Aplikacion
Një situatë e pazakontë u regjistrua gjatë seancës plenare në Kuvend, teksa diskutohej mbi buxhetin e shtetit për vitin 2025.
Ndërsa në foltoren e Kuvendit po fliste deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ministret e Ramës ishin mbledhur së bashku për të bërë muhabet dhe për të qeshura me njëra-tjetrën.
Bëhet fjalë për zv.kryeministren dhe njëkohësisht ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu.
Ky moment ka ndodhur teksa deputeti demokrat po dënonte aktin skandaloz të mazhorancës, e cila nuk pranoi të mbante 1 minutë heshtje në Kuvend për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani në derën e shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit në dy ditët e fundit.
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së për armëpushim në GazaShtetet e Bashkuara më 20 nëntor vendosën veto ndaj një rezolute të Kombeve të Bashkuara që kërkonte armëpushim të menjëhershëm të luftës në Gazë.
Uashingtoni tha se vendosi veto pasi armëpushimi nuk ishte i lidhur me lirimin e menjëhershëm të pengjeve që u morën nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – gjatë sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi me 14 vota për dhe 1 kundër rezolutës së sponsorizuar nga 10 anëtarë të Këshillit të përbërë nga 15 shtete, por nuk u miratua për shkak të vetos amerikane.
Rezoluta, që u nxor në votim, kërkonte “një armëpushim të menjëhershëm, pa kushte dhe të përhershëm që do të respektohej nga të gjitha palët dhe rikthesonte kërkesën për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të të gjitha pengjeve”.
Këshilli i Sigurimit në qershor kishte miratuar rezolutën e parë për një plan për armëpushim, me qëllim që t’i jepet fund luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Rezoluta e sponsorizuar nga SHBA-ja mirëpriste propozimin për armëpushim të presidentit amerikan, Joe Biden, që SHBA-ja tha se Izraeli e kishte pranuar. Kjo rezolutë i kërkonte Hamasit të pranonte planin prej tri fazash, por pavarësisht rezolutës lufta në Gazë ende po vazhdon.
Me më shumë se 43.000 palestinezë të vrarë në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, kërcënimi nga uria, veçmas në veri të enklavës, dhe pa sinjale për përfundimin e luftës, të 10 anëtarët e Këshillit vendosën që fillimisht të përqendroheshin në një armëpushim.
Ambasadorja e Gaianës, Carolyn Rodrigues, që prezantoi rezolutën në emër të shteteve të zgjedhura, tha se rezoluta “u hartua për shkak të shqetësimit të thellë të Këshillit lidhur me situatën katastrofale humanitare në Gazë, përfshirë atë që po ndodh në veri të Gazës dhe për shkak të nevojës për përgjigje urgjente për këtë situatë”.
Zëvendësambasadori amerikan, Robert Wood, tha se SHBA-ja ka punuar për javë të tëra për të shmangur veton dhe shprehu keqardhje që një gjuhë kompromisi nuk u pranua.
“Ne e kemi bërë të qartë gjatë negociatave se nuk do të mbështesim një armëpushim pa kushte që dështon të përfshijë lirimin e pengjeve”, tha ai.
Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe rrëmbeu 250 persona të tjerë. Afër 100 pengje janë ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur. Rel/
Faji nuk mbetet (në asnjë rrethanë) jetimNga Lutfi Dervishi
Për vrasjet e ka fajin TIKTOK!
Për pensionet e ka fajin biznesi!
Për korrupsionin e kanë fajin frutangrënësit!
Për shëndetësinë e kanë fajin ata mjekë që nxijnë bluzën e bardhë!
Për arsimin fajin e kanë të rinjtë që nuk lexojnë!
Për trafikun e kanë fajin makinat!
Për drogën e kanë fajin trafikantët!
Për moralin e ka fajin teknologjia!
Për mosmbarimin e rrugëve fajin e ka gjeologjia!
Për krimin e kanë fajin kriminelët!
Për përmbytjet e kanë fajin ndërtimet pa leje!
Për zjarrin e kanë fajin barinjtë!
Për çmimet e larta e ka fajin lufta në Ukrainë!
Për gjithçka tjetër që shkon keq e ka fajin opozita!/ Zoom.al
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e dy ditëve më parë në Tiranë ku u vra me thikë 14-vjeçari Martin Cani.
Kryekomisari Asllan Shytaj ka thënë në një studio televizive se autori ndodhet ende në spital pasi është plagosur.
Autori 14-vjeçar është marrë sot në pyetje, dhe nga dëshmia e tij kryekomisari tregon se nuk ka shfaqur pendesë, ndërsa deklaron se dy familjet nga Veriu janë në konflikt të hapur.
“Nuk kemi qenë prezent, por vazhdon të jetë i acaruar, jo i penduar. Konflikti do jetë i hapur mes dy familjeve. Janë dy familje me origjinë nga veriu. Atje ekzistojnë akoma këto të gjakmarrjes”, tha Shytaj.
Plutoni hyn në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, shenjat që do të ndikohenPlutoni ka hyrë në shenjën e Ujorit dhe do të qëndrojë aty deri në 8 mars 2043.
Ujori është një shenjë ajri që lidhet me inovacionin, barazinë dhe revolucionin. Kjo hap gati dy dekada kur mund të presim ndryshime të mëdha.
Më 19 nëntor, Plutoni hyri në Ujor për gati dy dekada. Edhe pse Plutoni u riklasifikua si një “planet xhuxh” në vitin 2006, ndikimi i tij drejton subjektet që nuk janë asgjë tjetër veçse të vogla. Në dridhjet e tij më të ulëta, Plutoni godet akordin e etur për pushtet që ndodhet brenda secilit prej nesh. Ajo është e lidhur me manipulimin, xhelozinë dhe një nevojë të zjarrtë për kontroll. Ai rezonon me impulset tona më të errëta, duke nxitur betejat për pushtet dhe një dëshirë të paepur për dominim. Në thelb, Plutoni është planeti që na lidh me hijen tonë dhe përballet me pyetjen – a mund të përballemi me frikën tonë?
Cilat shenja do të ndjejnë më shumë kur Plutoni të kalojë në Ujor? Për 16 vitet e fundit, Plutoni ka banuar në Bricjap dhe kalimi i tij në Ujor shënon fillimin e një prej periudhave më të rëndësishme dhe më të gjata që do të formësojë të ardhmen tonë në një nivel personal dhe global. Ky tranzit sjell një ndryshim të rëndësishëm në energji që do të na prekë të gjithëve, por veçanërisht tek Ujori, Luani, Demi dhe Akrepi. Ja si do të ndikojë tek ata…
Ujori
Udhëtimi 19-vjeçar i Plutonit nëpër shtëpinë tuaj të 12-të sjell një ftesë për shërim të thellë të brendshëm. Frika e fshehur, traumat e kaluara ose modelet e pavetëdijshme mund të shfaqen, duke ju shtyrë të adresoni çështje të pazgjidhura. Kjo mund të jetë jashtëzakonisht katartike për ju, dhe kalimi i Plutonit përmes Ujorit është një mundësi për transformim të thellë shpirtëror, duke ju çuar të eksploroni introspeksionin ose shërimin psikologjik. Hiqni dorë nga besimet kufizuese dhe modelet e vjetra nënndërgjegjeshëm dhe mirëprisni çdo mekanizëm që do të çojë në çlirimin e përsëritjeve toksike. Ju gjithashtu mund të ftoheni të përqafoni vetminë dhe introspeksionin në një moment, siç është meditimi i rregullt ose një pushim i heshtur, pasi kjo do t’ju përgatisë për një cikël të ri rritjeje dhe qartësie personale.
Luani
Plutoni në Ujor sjell një ndryshim të thellë në mënyrën se si lidheni me të tjerët. Ju mund të tërhiqni njerëz intensivë ose të përjetoni dinamikë pushteti në një partneritet. Kjo është një periudhë për të mësuar ekuilibrin midis intimitetit dhe pavarësisë dhe përqafimin e potencialit transformues të marrëdhënieve të ngushta. Nëse shfaqet një dinamikë jo e shëndetshme, ju nxit të vendosni kufij ose të lironi marrëdhënie toksike. Mund t’ju kërkohet të lejoni veten të kontrolloheni në mënyrë që të inkurajoni një lidhje më të thellë, më sensuale dhe të përjetoni një ‘rilindje’ në jetën tuaj të dashurisë. Përqendrohuni në marrëdhëniet që janë fuqizuese dhe mbështetëse reciproke. Ky tranzit ju inkurajon të mendoni për të filluar të bëni plane afatgjata me partnerin tuaj.
Demi
Plutoni në Ujor transformon qasjen tuaj ndaj karrierës dhe statusit, duke sjellë mundësi për të fituar njohje dhe për të marrë role udhëheqëse. Ambiciet mund të rriten, por gjithashtu mund të rriten betejat për pushtet në vendin e punës. Ky tranzit ju shtyn të vlerësoni se çfarë trashëgimie dëshironi të lini pas, dhe një ndryshim i madh në mënyrën se si lidheni me “suksesin” është i mundur. Nëse përballeni me sfida që kërkojnë forcë të brendshme, mbani mend se ato ju shtyjnë të refuzoni çdo rrugë joautentike të karrierës. Përdoreni këtë kohë për të ndërtuar një trashëgimi në përputhje me vlerat tuaja të vërteta, jo me pritshmëritë e të tjerëve.
Akrepi
Mund të përballeni me sekrete familjare ose të përjetoni një ndryshim në mjedisin tuaj të jetesës. Qasja juaj për mënyrën se si e shihni jetën tuaj në shtëpi apo edhe atë që dëshironi nga situata juaj e jetesës mund të ndryshojë rrënjësisht dhe ju do të jeni të hapur për të provuar zgjidhje ose alternativa novatore. Ky tranzit ju kërkon gjithashtu të shëroni çdo plagë emocionale të pazgjidhur që lidhet me rrënjët tuaja. Përqafoni mundësinë për të krijuar një themel të fortë dhe të sigurt që pasqyron me të vërtetë kush jeni. Transformimi emocional është thelbësor dhe ju ndihmon të ndërtoni një shtëpi të sigurt dhe mbështetëse.
Vendimi i SHBA-së për të dërguar mina tokësore në Ukrainë është shumë i rëndësishëm për të ndaluar sulmet ruse.
Ky është komenti i presidentit Volodymyr Zelensky, i cili falënderoi administratën amerikane për paketën e re të ndihmës ushtarake me vlerë 275 milionë dollarë.
“Një paketë që përfshin minat shumë të rëndësishme për të ndaluar sulmet ruse dhe që do të forcojë vërtet trupat tona në front”, cilësoi Zelensky.
SHBA i dha dritën jeshile Ukrainës për përdorimin e minave tokësore kundër këmbësorisë me kushtin që të përdoren vetëm brenda territorit të saj.
Një zyrtar amerikan konfirmoi për BBC se Ukraina është zotuar të vërë në funksion vetëm mina që kanë mbetur aktive për një periudhë të kufizuar kohore dhe të mos i përdorë ato në zona me popullsi të dendur.
Priten reshje të dendura/ Emergjencat Civile rrisin gatishmërinë në terrenAgjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile në terren për shkak të motit.
Gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje të dendura, kryesisht në veri të vendit.
“Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.”- thuhet në njoftim.
Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.
“Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile. AKMC u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.”- thuhet më tej në njëftimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtkes Civile.
Policia e Kosovës gjen armatim dhe uniforma ushtarake në veriPolicia e Kosovës tha se ka gjetur armatim, uniforma dhe pajisje të tjera ushtarake gjatë një aksioni në një fshat të Komunës së Zubin Potokut, në veri të Kosovës.
Sipas njoftimit, Policia ishte duke kërkuar një të dyshuar, të identifikuar me iniciale S.M, që po kërkohet lidhur me një laborator droge të gjetur në fshatin Qukiq disa vjet më parë, kur në lokacionin ku dyshohej se gjendej ai, u gjet armatim.
“I dyshuari nuk është gjetur në lokacionin ku dyshohej se mund të jetë, mirëpo në pronën e tij gjegjësisht në mal në një vend të mbuluara me dhe janë gjetur uniforma dhe pajisje tjera ushtarake”, u tha në njoftim. Policia tha se gjatë kontrollit edhe në tri vende të tjera janë gjetur të groposura edhe pajisje të tjera ushtarake.
Policia tha se gjeti uniforma ushtarake, pjesë të pushkëve të gjata, jelekë taktikë, gazmaska, një tytë të pistoletës, një palë pranga dhe 1.471 të kalibrave të ndryshëm.
Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, tha se armët që po gjenden në veri “nuk janë thjesht mbetje e bandave kriminale e terroriste, por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta”.
“Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, shkroi ai në Facebook. Rel/
Aksident në Fier/ Plagoset rëndë një personNjë 64-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të regjistruar në fshatin Petovë të Fierit, pasditen e kësaj të mërkure.
Ai po lëvizte me një motomjet kur u përplas nga njënmakinë që drejtohet nga një 43-vjeçar.
Fillimisht i moshuari u dërgua në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore por për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, 64-vjeçari u nis jme urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Ai është në gjendje kritike për jetën sepse ka humbur shumë gjak. Drejtuesi i mjetit tjetër të përfshirë në aksident u shoqërua për tu marrë në pyetje ndërsa polciia po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Nuk e do Balluku? Rama sjell Gonxhen në Tiranë, çon Ervin Hoxhën në Dibër“Dibrën time që e kam në zemër, po e lë në duart më të mira. Një tjetër dibran do e marrë stafetën për të drejtuar qarkun e njerëzve punëtorë, e njerëzve të mençur, @blendi.gonxhja.”
Kështu shkruante Belinda Balluku në fillim të shtatorit të këtij viti kur i dorëzoi stafetën Blendi Gonxhes, si drejtues i qarkut të Dibrës.
Por kanë kaluar vetëm dy muaj, Blendi Gonxhe i lau duart me Dibrën. Edi Rama ka vendosur ta heqë nga qyteti verilindor dhe ta sjellë në Tiranë. Burime të Zoom.al brenda Partisë Socialiste thonë se vendimi i Ramës lidhet me pakënaqësitë që ka krijuar Gonxhe te njerëzit e Ballukut në Dibër. Sipas tyre, prej kohësh, socialistët që kanë mbështetjen e Ballukut po e sabotojnë Gonxhen nëpër mbledhje e aktivitete të tjera.
Për shkak se përplasja mes Gonxhes dhe “grupit të Ballukut” rrezikonte përçarjen e Partisë Socialiste në Dibër, kryeministri Rama ka ndërhyrë dhe e ka zhvendosur Gonxhen në Tiranë.
Në vend të Gonxhes në Dibër drejtues qarku nga PS do të shkojë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Kjo lëvizje, sipas burimeve të Zoom.al, ka qenë sugjerim i vetë zëvendëskryeministres Balluku, e cila konsiderohet edhe një si prej mbështetësve më të fortë të Hoxhës në qeveri. /Zoom.al