zoom

Day ArchiveNga sot! Kjo shenjë Horoskopi pëson ndryshime pozitive në jetë, në financa dhe vetëbesim

Nga 19 Nëntori 2024, dy shenja do të përjetojnë bollëk dhe fat të madh pasi Plutoni largohet ngadalë nga Bricjapi dhe hyn në Ujor.

Plutoni njihet si sundimtari i botës së krimit. Ai është i pamëshirshëm dhe priret të sundojë mbi gjërat që fshihen nën sipërfaqe. Lexoni këtu se cilat shenja preken më shumë nga ky aspekt për 20 vitet e ardhshme.

Për disa shenja, kjo ditë mund të ndikojë në dëshirat apo identitetin e tyre dhe të krijojë dëshirën për të bërë ndryshimin e dëshiruar. Për të tjerët, ka të bëjë me pranimin e të vërtetave të vështira. Plutoni i ndihmon njerëzit të zbulojnë se kush janë, gjë që mund të krijojë një ndjenjë lirie për individët për të eksploruar veten e tyre. Për Luanët dhe Bricjapët fillon një periudhë fati.

Luani
Ngjarje të admirueshme do të ndodhin me ata që kanë Diellin ose Hënën në Luan. Me hyrjen e Plutonit në Ujor, kjo shenjë zjarri duhet të presë një ndryshim drastik në marrëdhëniet e tyre. Me Plutonin mbi transformimin dhe fuqinë, individët do të detyrohen të shqyrtojnë marrëdhëniet dhe lidhjet e tyre me njerëzit. Nëse ata e bëjnë këtë, Luanët duhet të presin një transformim të madh pasi i nënshtrohen një udhëtimi kërkimi shpirtëror. Miqësitë, partneritetet, marrëdhëniet, janë fusha ku keni shumë hapësirë ​​për rritje. Megjithatë, ky transformim do të jetë i ngadaltë pasi Luani do të vazhdojë të ndryshojë gjatë 20 viteve të ardhshme.

Bricjapi
Ky aspekt ndikon në shtëpinë tuaj të dytë, që ka të bëjë me financat dhe vetëbesimin tuaj. Me Plutonin në Ujor, mund të fitoni shumë para, megjithëse do t’ju duhet të punoni për të ose të bëni një ndryshim të madh në karrierën tuaj. Pra, mbani një kufi në shpenzimet tuaja dhe shmangni teprimet. Jini të zgjuar dhe mbani mend se lumturia dhe suksesi juaj varen nga vendimet që merrni.

Prokurorët kundërshtojnë mbylljen e çështjes ndaj Trump

Prokurorët në Nju Jork janë shprehur kundër çdo përpjekje për mbylljen e rastit ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump në çështjen penale që lidhet me falsifikimin e dokumenteve, por u treguan disi të hapur të martën për shtyrjen e dhënies së dënimit deri pas mandatit të tij të dytë.

Në dokumentat e depozituara të martën në gjykatë, prokuroria e Manhatanit tha se fitorja e Shtëpisë së Bardhë nga zoti Trump nuk përbën arsye për të hequr dorë nga një çështje të gjykuar tashmë.

Por “duke patur parasysh nevojën për të balancuar interesat kushtetuese”, thanë prokurorët, “duhet të shqyrtohet” ngrirja e mundshme e çështjes deri pas mbarimit të mandatit të zotit Trump.

Zoti Trump u gjend fajtor në muajin maj nën akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllim fshehjen e një pagese për të heshtur një histori për marrëdhënie jashtëmartesore në një skemë për të ndikuar tek zgjedhjet e vitit 2016. Zoti Trump i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Shpallja e dënimi ishte caktuar më 26 nëntor. Por pas fitores së zgjedhjeve presidenciale këtë muaj, avokatët e zotit Trump i kërkuan gjykatësit Juan M. Merchan që të hedhë poshtë çështjen. Ata shkruan se çështja duhet të rrëzohet “për të lehtësuar tranzicionin e rregullt të pushtetit ekzekutiv dhe në interes të drejtësisë”. Gjykatësi u dha afat prokurorëve deri të martën për të shqyrtuar se si mund të veprohej me çështjen.

Prokurorët e Manhatanit thanë të martën se “janë të ndërgjegjshëm për kërkesat dhe detyrimet e presidencës” dhe e kuptojnë se kthimi i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë “do të ngrejë pikëpyetje ligjore të paprecedentë”. “Ne gjithashtu respektojmë thellësisht rolin thelbësor të jurisë në sistemin tonë kushtetues”, thanë ata.

Asnjë vendim nuk është marrë, ndërsa gjykatësi Merchan nuk ka thënë se kur do ta shpallë vendimin. Megjithatë, zëdhënësi i zotit Trump dhe drejtori i ardhshëm i komunikimit i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, e cilësoi reagimin e prokurorëve të martën si “një fitore totale dhe përfundimtare për Presidentin Trump” në një rast që ai prej kohësh e ka cilësuar si “gjueti shtrigash”.

“Ekipi ligjor i Presidentit Trump po punon për rrëzimin e çështjes një herë e përgjithmonë”, tha zoti Cheung në një deklaratë. Hedhja poshtë e çështjes do të eliminonte gjetjen fajtor të zotit Trump dhe mundësinë e dënimit me burg.

Gjykatësi Merchan gjithashtu mund të vendosë që ta shtyjë çështjen dhe të presë derisa një gjykatë federale e apelit të vendosë mbi përpjekjen paralele të zotit Trump për ta larguar çështjen nga një gjykatë shtetërore ose mund të zgjedhë alternativa të tjera.

Zoti Trump u gjet fajtor për 34 akuza në lidhje me falsifikimin e të dhënave të biznesit, me qëllim fshehjen e një pagese prej 130 mijë dollarësh për të fituar heshtjen e aktores së filmave pornografikë, Stormy Daniels, pak përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016. Zoti Trump ka thënë se nuk ka patur marrëdhënie intime me të dhe i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. Voa/

Disfata e Shqipërisë në shtëpi, ja verdiktet finale të Grupit B1

Shqipëria është rrëzuar nga Liga B pas disfatës 1-2 përballë Ukrainës në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve.

Skenari më i keq i mundshëm për kuqezinjtë ndodhi, me skuadrën e Sylvinhos që doli pa asnjë pikë nga “Arena Kombëtare”, duke e mbyllur Grupin B1 në vendin e fundit.

Kështu Shqipëria me 7 pikë ka rënë automatikisht nga Liga B për në Ligën C, aty ku do të luajë edicionin e ardhshëm të këtij kompeticioni.

Nga ana tjetër, Republika Çeke e mbylli grupin në vendin e parë me 11 pikë, duke u ngjitur automatikisht në Ligën A, ndërsa Ukraina si e dyta me 8 pikë do të jetë në play-off për t’u ngjitur për në elitë. Gjeorgjia e mbylli e treta me 7 pikë, e cila do të jetë në play-out për të shmangur rënien nga Liga C.

Aleksandër Vuçiç konfirmon vizitën në Moskë

Presidenti serb, Aleksandar Vuiq, ka konfirmuar të martën se do të vizitojë Moskën në muajin maj, dhe kështu mund të realizojë vizitën e tij të parë në Rusi prej nisjes së luftës në Ukrainë.

Ai i ka bërë këto deklarata në një adresim publik, pas ftesës që i ka bërë presidenti rus, Vladimir Putin për të marrë pjesë në festimet për të shënuar 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore.

“Nëse nuk vjen fundi i botës – ndonëse nuk jam i sigurt, por shpresoj që nuk do të ndodhë – do të ishte nder i madh për mua që të jem në Sheshin e Kuq për përvjetorin e 80-të të çlirimit prej fashizmit”, ka thënë Vuçiq sipas agjencisë së lajmeve AFP.

Presidenti serb ka thënë se ka diskutuar për këtë çështje edhe me kryeministrin sllovak, Robert Fico, i cili “gjithashtu do të marrë pjesë”.

Kremlini ka thënë të martën se synon që më 9 maj të vitit tjetër të shënojë “festimin më të madh në histori”, teksa tenton të çojë përpara vlera patriotike dhe ushtarake.

Në Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian në pjesën për Serbinë – vend që synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian – është thënë se ky shtet nuk ka arritur përparim në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, meqë nuk ka arritur t’i harmonizojë politikat me ato të bllokut evropian.

Mes tjerash, në raport janë përmendur shqetësimet për forcim të bashkëpunimit në mes të Beogradit dhe Moskës.

Pavarësisht thirrjeve prej Brukselit, Serbia vazhdon të refuzojë sanksionimin e Rusisë për luftën në Ukrainë, dhe Beogradi vazhdon të kultivojë lidhje të ngushta me Kremlinin.

Serbia i ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2014.

Vuçiq paralajmëron dorëheqje të reja pas tragjedisë në Novi Sad
Vuçiq, ka thënë të martën se pret dorëheqje të reja prej zyrtarëve qeveritarë të nesërmen, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Novi Sad, më 1 nëntor, kur një strehë e betonit të stacionit hekurudhor është shembur dhe ka vrarë 15 persona.

“Përgjegjësia nuk mund të shmanget. Ndonjëherë duhet të merrni përgjegjësi politike e morale edhe kur jeni plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se 15 persona nuk kanë vdekur për fajin e tyre, por sepse “dikush nuk e ka kryer punën siç duhet dhe në përputhje me ligjin”.

Ai ka thënë se në muajt në vijim do të bëhet problem fakti që projektet janë ndalur në Serbi nga “presioni dhe frika e përhapur”.

“Ka të bëjë me faktin që sot nuk mund të marrësh nënshkrimin e asnjë institucioni shtetëror për asgjë, askush nuk dëshiron të nënshkruajë asgjë. Nuk mund të kryhet as rindërtimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve në Serbi”, ka thënë ai.

Aktivistët kanë mbajtur dhjetëra protesta në Novi Sad dhe Beograd, ndërsa opozita dhe disa qytetarë janë duke kërkuar llogari nga Qeveria për tragjedinë në Novi Sad.

Aksidenti ka ndodhur pas rihapjes së stacionit hekurudhor të Novi Sadit në korrik të këti viti, pas tre vjetësh të rindërtimit.

Shqipëri-Ukrainë/ Nedim Bajrami shënon golin e parë

Nedim Bajrami ka siguruar golin e parë përballë Ukrainës me një penallti duke mposhtur portierin Trubin.

Goli i pjesës së dytë ka rikthyer shpresat për barazim në 20 minutat e fundit të ndeshjes.

Fitorja që duket ende e pamundur do t’i siguronte Shqipërisë tre pikëshin duke e renditur në vend të parë.

Video virale/ Çfarë e bëri të hidhet “pupthi” kryeministrin e Kosovës?

Një video e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti po bën xhiron e rrjetit.

Në pamjet e mëposhtme, shefi i qeverisë së Prishtinës shihet duke u hedhur pupthi në shkallët e stadiumit “Fadil Vokrri”, ndërsa luante kombëtarja e Kosovës kundër Lituanisë.

Nuk dihet nëse ky veprim i tij ka qenë në shenjë gëzimi për fitoren e Kosovës, apo ishte për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Kombëtarja e Kosovës me rezultatin e mbrëmjes së djeshme renditet e dyta në tabelë në grupin 2 në ligën C të Ligës së Kombeve.

Shuhet entuziazmi në “Air Albania”/ Shqipëria pëson dy gola

Dy gola ka pësuar Shqipëria që në minutat e para të sfidës me Ukrainën.

Golat për Ukrainën janë shënuar në minutën e 5 nga Zinchenko dhe në të 10-ën nga Yaremchuk duke i shuar entuziazmine tifozëve që kanë mbushur stadiumin.

Kombëtarja e nisi këtë ndeshje në kërkim të tre pikëve në mënyrë që të synojë vendin e parë në Grupin B1 megjithatë, një gjë e tillë duket e vështirë.

Vetëm me votat e maxhorancës, miratohet buxheti 2025

Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me 75 votat e maxhorancës Buxhetin e vitit 2025.

40 deputetë të opozitës votuan kundër, ndërsa ngritën kartonat e kuq gjatë procesit.

Në momentin e miratimit të buxhetit në Kuvend ndodheshin në total 116 deputetë.

Votimi, vonë këtë të martë ndoqi rreth 23 orë debate në seancën maratonë.

Shqipëri-Ukrainë/ Ndeshja nis me një minutë heshtje

Ka nisur me një minutë heshtje, sfida që po luhet në stadiumin “Air Albania” mes kombëtares dhe Ukrainës.

Të dyja skuadrat kanë qëndruar për disa momente në ndër të të miturit futbollist që humbi jetën një ditë më parë pas një sherri me thika pranë shkollës “Fan Noli”.

Ngjarja e një dite më parë tronditi opinionin publik dhe nxiti reagime të shumta.

Thirrje Edi Ramës: Mbyll TikTok-un! Po vriten fëmijët

TikTok-u vret! Në një rrjet që nuk ka filtra, me një “scroll” të thjeshtë mund të përballesh me individë të ndryshëm, nga ata që mundësojnë video argëtuese apo informuese dhe deri tek të tjerë që ofendojnë, kërcënojnë dhe vrasin.

Duke i dhënë hapësirë mendimi kujtdo, TikTok-u sot është kthyer në një “minë me sahat” për Shqipërinë, minë e cila shpërtheu në qendër të Tiranës, të hënën në mesditë, në shkollën “Fan Noli”. 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë në zemër nga bashkëmoshatari i tij.

“E priste nëna për drekë në shtëpi. Ku i vajti ai fëmijë? Ku i shkoi?”- rrëqethi sot përpara kamerave gjyshja e shokut të ngushtë të të ndjerit.

Fëmijë, të rritur, individë të çdo grupmoshe e gjinie shprehen pa censurë në TikTok, duke promovuar gjuhën e urrejtjes dhe aktet e dhunës, deri në fatalitet.

Një video tronditëse që qarkullon në fundmi në TikTok tregon se vrasja e radhës është pas dere nëse nuk merren masa sot!

Pasi 14-vjeçarit Martin Cani iu mor jeta, bashkëmoshatarët e tij nuk shprehen të tronditur, por madje krenohen me veprimet e autorit dhe sfidojnë njëri-tjetrin për të bërë të njëjtën gjë: për të marrë jetë njerëzish. Të mitur të etur për gjak!

KUJDES‼️ VIDEOJA KA PËRMBAJTJE TË RËNDË

Nëse dikush sot po planifikon të kryejë një krim, planin e detajuar mund ta shpjegojë lirshëm në TikTok, njësoj siç dy të rinjtë bëjnë në videon e mësipërme.

“Edhe unë o has, po nuk e thera njërin sa të vij në Shqipëri, do jem më v*rik*rsi. A do të shkojmë ta therim bashkë? Kushoja jot e bëri një therje. Do ta therim edhe ne një? Do i shkojmë bashkë o zemra, i shkojmë brenda në shkollë, i shkojmë në klasë. Unë do ta mbaj, ti do t’ia futësh me thikë.”

Ky është një paralajmërim i frikshëm, teksa asnjë organ ligjzbatues nuk merr masa, kjo për faktin se Shqipëria nuk ka një akt rregullator për përdorimin e rrjeteve sociale.

Nëse nuk merren masa sot, nesër shoqëria do të regjistrojë viktimën e radhës! Nëse nuk është as kjo videoja e mjaftueshme që autoritetet të ndërhyjnë, nesër autoritetet janë palë me autorët.

Jo më larg se ky vit, në shkurt, kryeministri Edi Rama shkoi në zyrat e TikTok-ut në Gjermani, ku u takua me zv.Drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë Theo Bertram.

Mes rreshtash, Rama premtonte marrjen e masave ndaj gjuhës së urrejtjes.

“Në zyrat e TikTok me zv. Drejtorin e Përgjithshëm të kompanisë Theo Bertram, ku diskutuam me mirëkuptim të plotë për ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe nevojën për të rritur vigjilencën kundër dhunës, shantazheve e gjuhës së urrejtjes online, si edhe u njohëm me masat që po merren nga kompania për të rritur nivelin e moderimit të mesazheve në gjuhën shqipe. Ishte kënaqësi informimi mbi nivelin e lartë të vetëdijes së kolosit social TikTok, për rreziqet që i kanosen rrjeteve sociale dhe të investimeve të kompanisë në përballimin dhe shmangien e tyre,”- shkroi Rama në Facebook. Por nga shkurti dhe deri tani, asnjë masë nuk është marrë!

Për shkak të shantazhit që kryhet në këtë aplikacion, shumë njerëz janë shtyrë edhe drejt vetëvrasjes, siç ishte rasti i Sibela Abedinit.

Raste të ngjashme, përfshirë edhe atë të 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëhelmua me fotoksinë, pasi i kishin hapur një profil denigues në TikTok solli janarin e këtij viti reagim të figurave publike shqiptare.

Arbana Osmani i bëri thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit për bllokim të menjëhershëm të platformës.

“Tmerr, vrasësit e kohëve moderne kanë “armë”, tastierat, por janë gjithmonë vrasës. Mbylleni këtë dreq TikToku. Tani!”- shkroi moderatorja, ndërsa etiketoi Edi Ramën.

Të tjerë të mitur manipulohen nga lojërat e rrezikshme që ekspozohen në rrjet dhe përfundojnë duke u vrarë. Ndërsa të tjerë, paralajmërojnë të pashqetësuar se do të vrasin dikë. A nuk duhet të jetë ky momenti që kryeministri Edi Rama të firmosë me kompaninë në fjalë për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri?

Shumë shtete në SHBA kanë ngritur padi kundër TikTok-ut dhe kompanive të tjera, teksa po rritet vetëdija kundër platformave kryesore të rrjeteve sociale dhe ndikimit gjithnjë e më të madh që ato kanë në jetën e të rinjëve. Sipas një ligji federal, që hyri në fuqi në fillim të këtij viti, TikTok-u mund të ndalohet në Shtetet e Bashkuara në mesin e janarit nëse kompania pronare e tij ByteDance, me seli në Kinë, nuk e shet platformën deri në atë afat kohor.

Po qeveria shqiptare, kur do të fillojë të lëvizë në këtë drejtim për të mbrojtur jetë? Vrasja e fëmijëve është alarm për çdo shoqëri, por vrasja e tyre nga vetë fëmijët është rreziku më i madh për fatin e një shoqërie të dhunshme si ne. Izolimi dhe bllokimi i platformës “TikTok” në Shqipëri tanimë është nevojë urgjente./ Zoom.al