Aplikacion
Shtetet e Bashkuara e kanë paralajmëruar Turqinë kundër mikpritjes së udhëheqësisë së Hamasit, duke thënë se Uashingtoni nuk beson se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë në rehati.
Hamasi është grup palestinez që udhëheq Gazën dhe SHBA-ja e ka në listë të zezë.
I pyetur për raportimet se disa liderë të Hamasit janë zhvendosur nga Katari në Turqi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, nuk i ka konfirmuar raportimet, por ka thënë se nuk është as në gjendje t’i hedhë poshtë ato.
Ai ka thënë se Uashingtoni do t’ia bëjë të qartë Qeverisë turke që nuk mund të ketë marrëdhënie si dikur me Hamasin.
Miller ka thënë se disa liderë të Hamasit janë të paditur nga autoritetet amerikane dhe Uashingtoni beson se ata duhet t’iu dorëzohen Shteteve të Bashkuara.
“Ne nuk besojmë se liderët e një organizate terroriste duhet të jetojnë rehat diku, dhe kjo përfshin edhe një qytet të madh të një aleati”, ka thënë Miller para gazetarëve.
Një burim i diplomacisë turke ka hedhur poshtë raportimet se Hamasi e ka zhvendosur zyrën politike në Turqi dhe që anëtarët e grupit e kanë vizituar këtë shtet kohë pas kohe.
3 shenjat më jetëgjata të horoskopit dhe arsyet përseThonë që jetëgjatësia varet edhe nga shenja e horoskopit. Ndoshta tiparet e personalitetit, humori të gjitha ndikojnë në mënyrën se si jetojmë dhe sa jetojmë.
Je kurioz t`i njohësh tre shenjat më jetëgjatë të horoskopit?
I pari më jetëgjatë është Demi. Jetëgjatësia mesatare është mbi 80 vjet. Më saktësisht 83 vjet për gratë dhe rreth 81 vjeç për burrat. Jetëgjatësia e tij lidhet me mënyrën e jetesës: pëlqen kënaqësitë e jetës dhe nuk shqetësohet shumë për çështje që rrezikojnë të dëmtojnë stabilitetin e tij. Jeton jetën.
E dyta në radhë është Peshorja
Nëse Demi është në thelb dembel, Peshorja shkëlqen në ekuilibër dhe në aftësinë për të trajtuar çdo aspekt të jetës në mënyrë racionale dhe pa u mbingarkuar nga ngjarjet. Jetëgjatësia për gratë është afër 80 vjet kurse për burrat mesatarisht rreth 77 vjeç. Të lindurit nën këtë shenjë mund të aspironin lehtësisht për renditjen në vendin e parë të shenjave më jetëgjata, nëse do të ishin në gjendje të mendonin pak më shumë për veten e tyre dhe më pak për të tjerët!
Vendi i tretë është i Virgjëreshës.
Duke hetuar në thellësi zbulojmë se gratë arrijnë mesatarisht 78 vjet, ndërsa burrat ndalen pak më poshtë. Virgjëresha është një shenjë jashtëzakonisht racionale, pothuajse e ftohtë dhe e shkëputur në shumë nga sjelljet e saj. Kjo lejon që ajo të mos mbingarkohet nga emocionet, veçanërisht ato negative. Është një shenjë që analizon, vlerëson dhe zgjedh gjithmonë midis alternativave të ndryshme midis asaj që duket qartësisht më e sigurt dhe më pak e rrezikshme. Kjo është arsyeja pse jeton më gjatë.
Brenda librit të Loredanës: Nga ndarja me Mozzik te lidhja me AdeyemiLoredana Zefi ka ndarë për herë të parë përvojën e saj me depresionin pas ndarjes nga Mozzik në librin e saj autobiografik, titulluar ‘Kur zemra ime u thye’.
Artistja ka rrëfyer se pas përfundimit të lidhjes, ka rënë në një gjendje të rëndë emocionale, duke arritur të peshojë vetëm 43 kilogramë, shkruan 20 minuten.
Pas katër vjetësh lidhje, Loredana dhe Mozzik u ndanë me marrëveshje të ndërsjellë. Ata kanë një vajzë, Hanën. “Ishte tmerruese. Kur u ndava për herë të parë për një periudhë më të gjatë nga ai, ato ishin ditët më të këqija të jetës sime,” kujton 29-vjeçarja. Për shkak të varësisë emocionale që Loredana kishte krijuar, ky vendim e ndikoi shumë atë. “Në atë kohë humba shumë peshë. Me gjatësinë time prej gati 170 cm, peshoja vetëm 43 kilogramë. Pija vetëm RedBull dhe cigare,” tregon ajo.
Rapperja shkruan po ashtu se përjetoi edhe depresion. “Edhe dushi ishte si një luftë. Pa Hanën, ndoshta nuk do të kisha mundur as të bëja një gjë të tillë. Nuk kujdesesha më për veten, por po shkatërroja veten çdo ditë,” shkruan ajo.
Artistja tregon se hezitonte t’i tregonte familjes së saj për ndarjen, pasi kjo nuk është normale në kulturën e saj. “Nëna ime nuk e dinte për ndarjen për një kohë të gjatë. Ishte tmerruese, por nuk mund ta thoja menjëherë. E dija që zemra e saj do të thyhej në mijëra copa nëse i tregoja,” zbulon ajo.
“Duhet të dini, nëna ime ka dhjetë fëmijë. Po, është e çuditshme, kam nëntë vëllezër dhe motra. Nga këta dhjetë, unë jam më e vogla. Dhe asnjë nga vëllezërit e motrat e mia të martuara nuk kanë kaluar një ndarje.” Nëna e saj e mori vesh për ndarjen nga thashethemet dhe mediat.
Babai i Loredanës vdiq pesë vjet më parë, pak para ndarjes. Në libër ajo shpreh fjalë emocionuese për të, duke shkruar se do të dëshironte një partner si babai i saj.
Prej tre vjetësh, Loredana është sërish në një lidhje. Ajo e bëri publike marrëdhënien e saj me futbollistin Karim Adeyemi (22 vjeç) në Instagram. “Nuk dua të hyj shumë në detaje për jetën time private të tanishme, nuk dua t’ju mërzis me atë që është gjithçka perfekte, se sa shumë e duam njëri-tjetrin, se si çdo moment, edhe ai më i thjeshti, është i bukur, por mund t’ju them se po dashuroj si kurrë më parë,” thotë ajo për partnerin e saj të ri.
Sekreti i marrëdhënies është që ata të dy përpiqen çdo ditë, “ashtu si në ditën e parë”. Respekti reciprok është gjithashtu kyç.
Megjithatë, Loredana thotë se iu desh kohë për ta pranuar që ishte sërish e dashuruar. “Pas të gjithave, ai është më i ri se unë, dhe kjo nuk është ‘normale’ në shoqërinë tonë. Në fillim nuk mund ta imagjinoja që një njeri me më pak përvojë jetësore se unë, mund të më kuptonte më mirë se kushdo tjetër në këtë botë. Por ai e bën.”
Një detaj që ngjan paksa i çuditshëm është momenti i botimit të librit. Pse po flet tani për lidhjen me Mozzik, kur tani është e lumtur në një lidhje të re? Pse duhet Loredana të hapë plagë të vjetra? Ndoshta kjo ka lidhje me faktin se divorci mes tyre është njohur vetëm kohët e fundit, siç tregon ajo: “Çfarë shumë nuk e dinë: Ne jemi ndarë që pesë vjet, por divorcimi është bërë i njohur vetëm kohët e fundit. Divorci është i freskët. Edhe pse për mua ka qenë një fund i përfunduar, në fillim ishte e vështirë të bëja dallimin mes ndarjes dhe faktit që ishim ende të martuar.”
Pas SHBA/ Edhe Britania e Madhe pritet t’i japë “OK” Ukrainës për armët e gjataBritania e Madhe pritet t’i japë Ukrainës raketa Storm Shadow për të goditur brenda Rusisë.
Lëvizja vjen pas marrëveshjes së presidentit amerikan Joe Biden për të furnizuar armë të ngjashme amerikane me rreze të gjatë Atacms, Kievin i cili do t’i përdorë ato amrë për të goditur thellë brenda territorit rus.
Kryeministri Keir Starmer, tha në samitin e G20 se Mbretëria e Bashkuar e pranoi se duhej të “dyfishonte” mbështetjen e saj për Ukrainën, ndërsa burimet diplomatike informuan se prisnin që vendet e tjera evropiane të ndiqnin shembullin e SHBA.
Megjithatë, Starmer nuk dha detaje të mëtejshme.
Rusia, akuzoi perëndimin për përshkallëzim dhe tha se Biden rrezikonte t’i shtonte “benzinë zjarrit” në Ukrainë, dhe ndërsa Donald Trump qëndroi i heshtur për këtë çështje, djali i tij Don Jr akuzoi kompleksin industrial ushtarak se dëshiron të marrë “luftë botërore”.
Si është gjendja e tij?/ Babai i adoleshentit të plagosur: Nuk i kam treguar për vdekjen e shokutI mituri që mbeti i plagosur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, e ka kaluar rrezikun për jetën dhe ndodhet në gjendje stabël, pavarësisht disa plagëve që ka marrë në organet jetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur babai i 14-vjeçarit, i cili ka folur për mediat.
Babi ka treguar se ka folur me të birin por nuk i ka përcjellë atij lajmin për vdekjen e shokut për shkak të situatës shëndetësore.
Më tej aika treguar djali i tij ishte goditur 4 herë me thikë. Ndërkohë që zbuloi se ditën e premte viktima isht goditur brenda oborrit të shkollës. Ai tha se djali i tij shkoi sot te shkolla ‘Fan Noli’ sot të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur.
Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin e tij dhe viktimën.
“Për momentin është në gjendje shumë të mirë e ka kaluar pjesën e parë të traumës. Tani është në gjendje normale doli nga salla. Ka kryer një ndërhyrje. I kanë vënë një tub të nxjerrë gjakun nga mushkëria. Ka 4 goditje. Më tha se shkoi te Fan Noli për një shokun e tij . Nuk e di për çfarë janë konfliktuar.. e dimë që viktima ditën e premte është goditur në oborr të shkollës.. Ish-shoku i viktimës e ka goditur ditën e premte në oborrin e shkollës, kaq di deri tani. Ditën e sotme u goditën me thika. Djali më tha se ishin dy veta me thika dhe pjesa tjetër që ishin më shumë vetë janë larguar pasi panë thikat. Ata janë kapur në befasi dhe janë goditur më pas.
Djali im më tha se shkoi te shkolla Fan Noli të takonte një shok sepse ai kishte një problem me një shok të klasës që e ka goditur. Në momentin që arriti te shkolla dy personat që ishin atje i kanë goditur me thika djalin tim dhe viktimën. Nuk e di pse janë konfliktuar. Nuk i kemi treguar për gjendjen e shokut të tij, kishte 7 vite që rrinte me të dhe nuk duam ta stresojmë duke i treguar. Djali tjetër është te drejtoria e policisë duke dëshmuar. Kemi folur me familjarët e fëmijëve të tjerë”- ka thënë babai i 14-vjeçarit për mediat.
Kuptoi që do të arrestohej/ Polici tenton të arratiset me vrap, pamjet nga kamerat e sigurisëPunonjësi i Policisë, Feim Oneja, tentoi të arratisej me vrap kur kuptoi se do të arrestohej nga agjentët e AMP-së.
Momenti kur ai vrapon për tu arratisur është fiksuar nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku është arrestuar.
Oneja, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.
Sipas AMP, Oneja dhe 5 të arrestuarit e tjerë ishin përfshirë në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojërave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Vdekja e 14-vjeçarit/ Dalin detaje, adoleshentët ishin konfliktuar edhe të premtenDetaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja që u shënua në Tiranë këtë të hënë ku mbeti i vdekur një 14-vjeçar.
Dy adoleshentët, autori dhe viktima ishin nxënës në të njëjtën shkollë “Fan Noli”.
Të dy janë përfshirë në një debat ditën e premte për motive banale. Gjatë debatit të tyre ka ndërhyrë roja i sigurisë ku i ka ndarë.
Gjatë ditës së sotme ata janë sharë sërish në banjot e shkollës. Më pas viktima ka lajmëruar shokun e tij që ishte nxënës në Sauk. Pas mbarimit të mësimit ata kanë kalë dhe janë konfliktuar fizikisht disa metra larg shkollës “Fan Noli”.
Autori ka nxjerrë thikën ku ka goditur disa herë viktimën dhe shokun e tij. Ndërkohë ka plagosur edhe veten në krah. Pas ngjarjes autori është larguar në banesë ku më pas është dërguar në spital privat.
Shpërdoruan detyrën/ Në pranga shefi i krimeve në Gjirokastër, policë dhe doganierë (Emrat)Agjencia e Mbikqyrjes policore ka ndaluar dy punonjës policie, një doganier, dy shtetas të tjerë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër punonjës të Policisë në Gjirokastër.
Bëhet fjalë për Shefin e Sektorit të Krimit të Organizuar Alfred Kondi, nënkomisarin Xhevit Dine dhe inspektorin Feim Onjea.
Gjithashtu është ndaluar doganieri i pikës kufitare Kakavijë, Bledar Mustafaraj.
Në pranga kanë rënë dhe dy shtetas; Ili Muho, Kleodor Kazo.
Sipas AMP, nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e tyre në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm.
Putin ka ftuar Vuçiç për vizitë në Moskë?!
Presidenti rus, Vladimir Putin ka ftuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të vizituar Moskën më 25 maj të vitit tjetër, kur do të shënohet përvjetori i 80-të i fitores në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Radiotelevizioni i Serbisë (RTS).
“Ju ftoj të merrni pjesë në festimet për 80-vjetorin e fitores së Luftës së Madhe Patriotike, që do të mbahen në Moskë në maj të vitit 2025”, është cituar të ketë thënë Putin.
Kabineti i presidentit të Serbisë, as nuk e ka pohuar, dhe as mohuar këtë informacion, kur është pyetur nga Radio Evropa e Lirë për konfirmim.
Mes tjerash, Putin është thënë të ketë përmendur në ftesë se ai është i bindur që ruajtja “e kujtesës së fitores së madhe do të forcojë vendosmërinë e përbashkët” për të rritur “bashkëpunimin konstruktiv, me qëllim të garantimit të paqes dhe sigurisë në planet”.
Putin e pati ftuar Vuçiqin edhe në samitin BRICS, të mbajtur në tetor, në qytetin rus, Kazan.
Megjithatë, Vuçiq nuk i është përgjigjur ftesës, duke thënë se Serbia do të ishte nikoqire e disa mysafirëve të rëndësishëm në atë periudhë.
Ato ditë, Serbia ka pritur presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye, si dhe liderë të shteteve të BE-së, në mesin e tyre, kryeministrin polak, Donald Tusk dhe kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Një delegacion i Qeverisë së Serbisë pati marrë pjesë në samitin BRICS, i cili konsiderohet si përpjekje e Rusisë për të krijuar një kundërpeshë ndaj ndikimit të Perëndimit në botë.
Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vullin, pati marrë pjesë në samit dhe më pas pati takuar edhe Putinin.
Vullin është nën sanksione amerikane, mes tjerash edhe për lidhjet e ngushta me Rusinë.
BE-ja kishte reaguar pas këtij takimi, duke thënë se të gjitha shtetet që kanë statusin e vendit kandidat për bllokun evropian, “duhet të përmbahen nga kontaktet me Rusinë dhe presidentin e saj”.
Ndonëse Serbia e gëzon këtë status, ajo është e vetmja në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për të dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë. REL/
SHBA i jep “OK” Ukrainës të godasë Rusinë/ Kremlini paralajmëron përshkallëzimNdërkohë që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës po hyn në ditën e 1000, vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara për t’i lejuar Ukrainës përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva në brendësi të Rusisë, u prit sot me paralajmërime nga Moska dhe u mirëprit nga aleatët perëndimorë të Kievit.
Vendimi i Presidentit Joe Biden për t’ia lehtësuar Ukrainës kufizimet rreth përdorimit të armëve amerikane ndaj Rusisë pas disa muajsh rezistencë, shënon një kthesë të rëndësishme në politikën amerikane, por ndikimi i tij për t’i dhënë fund luftës ende mbetet i paqartë.
Vendimi i Presidentit Joe Biden për të lejuar Ukrainën që të godasë objektiva në brendësi të Rusisë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi, erdhi në ditën kur një raketë balistike ruse goditi një vendbanim në qytetin verior ukrainas Sumy, duke shkaktuar vdekjen e 11 personave, përfshirë 2 fëmijë dhe duke plagosur 84 të tjerë.
Të hënën, dy ndërtesa banimi në Odesa, në jug të Ukrainës, u përfshinë nga zjarri pas një sulm tjetër rus me raketa. Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën.
Vendimi amerikan u mirëprit nga Ukraina, ndonëse me reagim të përmbajtur.
“Sot Rusia ndërmori njëri prej sulmeve më të mëdha dhe më të rrezikshme të luftës, përfshirë me raketa hipersonike dhe balistike… Rusia po bën të njëjtën gjë prej gati 1000 ditësh dhe është e domosdoshme të mbrohemi, të jemi të fuqishëm. Nuk duhet shpenzuar kohë për të biseduar me dikë në Moskë, por për ta detyruar Rusinë që t’i jap fund luftës”, deklaroi Presidenti ukrainas Zelensky përmes një videoje të dielën mbrëma.
Zyrtarët amerikanë njoftuan të dielën se Uashingtoni po heqë disa nga kufizimet mbi objektivat që Ukraina mund t’i godasë me armët amerikane. Ky vendim u mor pas shumë muajsh kundërshtimi nga Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve se një veprim i tillë do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të nxiste një konfrontim të drejtpërdrejtë ndërmjet Rusisë dhe NATO-s.
Mbetet e paqartë se cilat janë rregullat e reja të përcaktuara nga Uashingtoni. Ndryshimi erdhi pasi Shtetet e Bashkuara, Koreja e Jugut dhe NATO njoftuan së fundmi se trupat e Koresë së Veriut janë dislokuar në Rusi dhe se po dërgohen në rajonin e Kurskut për të luftuar kundër forcave ukrainase nga ky rajon kufitar brenda territorit rus.
Vendimi i Presidentit Biden u mirëprit si i domosdoshëm nga aleatët perëndimorë të Ukrainës.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock tha se vendimi i Shteteve të Bashkuara është vendim i rëndësishëm për përkrahjen ushtarake Ukrainës, por shtoi se ai nuk sinjalizon ndryshim të strategjisë së Perëndimit.
“Ne po japim gjithnjë e më shumë përkrahje në mbrojtje të paqes në Ukrainë, sidomos në aspektin e mbrojtjes ajrore. Vendimi i palës amerikane, që nuk është një rishqyrtim, por një intensifikim i asaj që tashmë është dhënë nga partnerët e tjerë, është shumë i rëndësishëm në këto momente. Agresioni i Putinit është sulm edhe ndaj lirisë tonë në Evropë dhe cënon interesat thelbësore të të gjitha shteteve evropiane”, deklaroi ajo.
Ministri i jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis e quajti atë vendimin e duhur.
“E pamundura u bë e mundur. Shpresoj që gjërat që tani nuk janë të mundura, siç janë garancitë për sigurinë e Ukrainës, të bëhen realitet sa më parë”, deklaroi ai.
Ministri i jashtëm i Lituanisë Gabrielius Landsbergis e quajti atë vendimin e duhur.
“E pamundura u bë e mundur. Shpresoj që gjërat që tani nuk janë të mundura, siç janë garancitë për sigurinë e Ukrainës, të bëhen realitet sa më parë”, deklaroi ai.
Në Moskë, zëdhënësi i Kremlinit Dimtry Peskov tha se një hap i këtillë “ndryshon rrënjësisht modalitetin e angazhimit të tyre në konflikt”. Ai iu referua një deklarate të presidentit rus në të cilën ai thoshte se nëse Ukrainës i lejohet të godasë Rusinë, konflikti do të përshkallëzohet dukshëm.
Zëdhënësi Peskov tha se “është e qartë që administrata në Uashington synon t’i herdhë benzinë zjarrit dhe të provokojë përshkallëzimin e tensioneve rreth këtij konflikti”.
Vendimi i Presidentit Biden vjen në fund të mandatit të tij dhe dy javë pas zgjedhjes së Presidentit republikan Donald Trump për një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti i zgjedhur Trump, i cili e fillon detyrën pas dy muajsh, ka ngritur paqartësi nëse do ta vazhdojnë përkrahjen amerikane për Ukrainën dhe është zotuar se do t’i japë fund luftës.
Analisti James Nixey, drejtor i programit për Rusinë dhe Euroazinë në institutin “Chatham House” në Londër, e quajti vendimin e administratës së zotit Biden si një hap të rëndësishëm, por sipas tij, ky hap nuk pritet ta ndryshojë situatën.
“Ky është një hap dramatik, ngaqë u jep ukrainasve mundësinë që të qëllojnë pika me të vërtetë të rëndësishme ushtarake dhe infrastrukturore në brendësi të Rusisë dhe kjo patjetër se do të ketë një ndikim në aftësinë e Rusisë për të zhvilluar luftën. Por nuk do të thotë që Ukraina do ta fitojë luftën menjëherë, ose në të ardhmen e afërt. Për ta fituar luftën Ukraina, perëndimi duhet të bëjë shumë më shumë se tani që ta shtrëngojë Rusinë”, thotë ai.
Mike Waltz, i emëruar nga zoti Trump, si këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, në një reagim për televizionin amerikan Fox News nuk e komentoi drejtpërdrejt vendimin e Presidentit Biden, por theksoi se presidenti i ri amerikan ka një vizion më të mirë për t’i dhënë fund luftës./ Zëri i Amerikës