zoom

Day ArchiveLIVE/ Starton pjesa e dytë! Shqipëri-Çeki 0-0, kuqezinjtë kërkojnë fitoren

Ka startuar sfida Shqipëri-Çeki në Arenën Kombëtare, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

LIVE SHQIPËRI-ÇEKI 0-0

46′ Pjesa e dytë nis pa ndryshime

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë

45’ Jepen 2 minuta shtesë

30’ Seferi zëvendëson Asanin e dëmtuar

29’ Asani dëmtohet, lë fushën e lojës

17’ Bajrami hyn në zonë, por më pas nuk ia del

14’ Suçek ndëshkohet me karton të verdhë për faull ndaj Tucit.

13’ Predhë nga distanca e Suçek, traversa shpëton sërish portën e Strakoshës

12’ Traversa shpëton kuqezinjtë!

1’ Shkelmohet topi i parë në “Arenën Kombëtare”.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek

Stadiumit 35 mln euro i prishet ekrani! Biletat deri ne 300€, por s’kane lekë as për një ekran

Stadiumi “Air Albania” me ekran të prishur!

Siç shihet edhe në imazhet e Zoom.al, ndeshja Shqipëri-Çeki po transmetohet me ekran të dëmtuar.

Në një kohë që biletat shkojnë deri në 300 euro, duket se paratë nuk kanë mjaftuar për të rregulluar stadiumin 35 mln euro.

Sfida me Çekinë/ Shansi i artë i Shqipërisë, sa pikë mund të sigurojnë matematikisht kuqezinjtë

Barazimi mes Gjeorgjisë dhe Ukrainës i ka dhënë një mundësi të artë kuqezinjve që të sigurojnë që sot një nga dy vendet e para në grup dhe të shmangin matematikisht rrezikun për rënien në Ligën C.

Nëse Shqipëria do të mundë sot Çekinë, shkon në kuotën e 9 pikëve.

Në një rezultat të tillë çfarëdo që të ndodhë në ndeshjen me Ukrainën, do të ketë sigurinë që do të lërë Dovbik & Co pas në renditjen përfundimtare pasi ata kanë aktualisht 5 pikë.

Njëkohësisht, Çekia dhe Gjeorgjia që përballen në ndeshjen e fundit me njëra-tjetrën, do shkonin në atë sfidë të dyja në kuotën e 7 pikëve.

Ndaj të paktën një nga këto skuadra do të mbetej matematikisht gjithsesi pas Shqipërisë, në çdo kombinim të mundshëm rezultatesh.

Federata rumune: Slogani “Kosova është Serbi” s’klasifikohet si raciste

Federata e Futbollit e Rumanisë ka reaguar për incidentet që çuan në braktisjen e ndeshjes nga futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Ndeshja u ndërpre në minutat shtesë pas thirrjeve antishqiptare.

Federata rumune ka shprehur dëshpërimin me sjelljet e delegacionit të Kosovës dhe lojtarëve kosovarë, duke shtuar se veprimi i tyre ishte paramenduar.

“Ne besojmë se akuzat nga ekipi mysafir janë pa bazë dhe besojmë fuqishëm që veprimi i tyre ishte i paramenduar. FRF-ja falënderon afër 50 mijë rumunë që ishin prezent në stadium, për sjelljet civilizuese dhe që shmangën, për aq sa ishte e mundur, reagimin në sfidat nga lojtarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas federatës rumune, slogani “Kosova është Serbi” nuk mund të klasifikohet si racist, bazuar në vendimin e kaluar të UEFA-s për incidentet e vitit të kaluar në Bukuresht. Rrjedhimisht, thotë federata rumune, nuk mund të ndjeket procedura prej tre hapave.

Në federatën rumune thonë se pala kosovare i kanë ditur pasojat kur lojtarët kosovarë u janë drejtuar dhomave të zhveshjes.

“Sjellja e delegacionit kosovar, sidomos e lojtarëve kosovarë në Bukuresht, shërben si shembull se si mos të veprohet në sportin profesional. Ne presim tani vendimin e UEFA-s. Mund të jetë vetëm një rezultat, në linjë me principet e ndeshjet”, shton federata rumune.

Braktisja e ndeshjes pas thirrjeve antishqiptare! UEFA: Hetime ndaj federatës rumune dhe kosovare

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA), ka deklaruar se ka nisur hetime ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë dhe ndaj Federatës së Futbollit të Kosovës.

“Procedura u hapën pas ndeshjes së Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës. Procedurat disiplinore kanë nisur kundër federatës rumune dhe federatës kosovare, në përputhje me nenin 55 të rregullores disiplinore të UEFA-s. Informacione të mëtejshme rreth këtyre procedurave do të jenë në dispozicion në kohën e duhur”, shkruan në përgjigjen e UEFA-s për Koha Net.

Neni 55 thotë se procedurat hapen nga administrata e UEFA-s në bazë të raporteve zyrtare, kur bëhet protestë dhe me kërkesë të Komitetit Ekzekutiv, presidentit të UEFA-s apo sekretarit të përgjithshëm të UEFA-s.

Tani UEFA e cakton një inspektor të etikës dhe disiplinës për t’u marrë me rastin.

Liga e Kombeve/ Publikohen formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Çekisë

Shqipëria përballet sonte me Çekinë në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45, ndeshje e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Ndërkohë janë shuar dyshimet për titullarët pasi janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Bajrami, Asani, Tuci.

Trajner: Silvinjo

ÇEKIA: Kovar, Kufal, Holesh, Jemelka, Boril, Çerv, Suçek, Çerni, Shulc, Provod, Hori.

Trajner: Ivan Hashek

Problemi më i madh…

Nga Lutfi Dervishi

Në Shqipërinë tonë të vogël, më e madhe se dashuria për atdheun, është talenti që kemi për të bërë paqe me çdo problem.

Jemi populli që jo vetëm dimë të mbijetojmë, por dimë edhe të mos bezdisim veten duke kërkuar zgjidhje. Refreni ynë? “Selanik e tatëpjetë, siç ka qenë do të jetë”

*Trafiku*
Çdo mëngjes, në kryeqytet, në hyrje dhe dalje të tij, zhvillohet një shfaqje artistike: makina që ndalojnë, lëvizin 5 cm, ndonjëherë 10 cm dhe prap ndalojnë. Zgjidhje për trafikun? As që bëhet llaf. E kemi pranuar me filozofi stoike: “Do kemi trafik, dhe një ditë do të ketë aq makina në rrugë sa as makina s’do mund të leviz më!” Një vizion gjenial për të krijuar muzeun e parë të trafikut të përhershëm.

*Ikja*
Kemi nisur të flasim për largimin masiv të nga vendi. “Kanë ikur, po ikin dhe do të ikin,” thonë politikanet, me një buzëqeshje që sfidon edhe nënqeshjen e Mona Lizës. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është vetëm historia që përsëritet. Dikur emigronim për bukën e gojes, tani për të shkuar në një vend ku sundon ligji.

*Korrupsioni*
Korrupsioni është si rakia: e prodhojmë me bollëk dhe e ndajmë me të gjithë. “Gjithmonë ka pasur korrupsion,” thonë ekspertët, ministrat dhe analistët. Ashtu si oksigjeni, është i domosdoshëm për jetën, edhe korrupsioni është vaji që lubrifikon sistemin. Lufta kundër tij do ishte si të tentosh të ndalosh frymëmarrjen.

*Punët Publike*
Punët publike këtu janë si serialet turke: askush nuk e di kur do të mbarojnë. Por nuk ka vend për t’u shqetësuar! Refreni që dëgjojmë jo vetëm që na qetëson, por na vë edhe në gjumë: “Ska kohë për pushim.” Sigurisht, kjo nuk do të thotë që rruga do të perfundojë, është sinjal që do të zvarritet në mandatet e ardhshme. Të mos harrojmë, zvarritja është pjesë e trashëgimisë tonë kulturore.

*Pensionistët*
Me çmimet që fluturojnë në qiellin plot ré dhe pensionet që zvarriten, pensionistët po praktikojnë një jetë me më pak kalori. Ndërkohë, qeveria që e kap lepurin me qerre e gjen tak – fak fajtorin: bizneset që nuk duan të paguajnë më shumë taksa., Afermendsh, problemi s’mund të jetë sistemi. Faji është gjithmonë i tjetrit.

*Konkluzioni*
Në vend që të luftojmë për zgjidhje, kemi gjetur një mënyrë më të lehtë: paqe me problemin. Vendi është kthyer në një tokë pjellore që kultivon artin e pranimit fatalist. Dhe siç themi sa herë ndihemi keq: “E bën Zoti mirë…”

Dhe meqë punët e mëdha ja kemi lënë Zotit, derisa Ai të kujtohet për ne, ne, ngushëllohemi me trafikun, korrupsionin dhe ikjen. Pasi, ashtu si e ka thënë filozofi modern shqiptar: “problemi ynë më i madh është se ne nuk kemi problem asnje problem.”

Vetëm 27-vjeçe, Karoline Leavitt do të bëhet sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë

Donald Trump ka njoftuar se do të emërojë Karoline Leavitt, zëdhënësen e fushatës së tij, për të shërbyer si sekretare e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në administratën e tij të ardhshme.

Në moshën 27-vjeçare, Leavitt do të jetë sekretarja më e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë në historinë e SHBA.

“Karoline është e zgjuar dhe ka dëshmuar të jetë një komunikuese shumë efektive”, tha Trump.

Një vendase në Nju Hampshire, Leavitt studioi komunikim dhe shkenca politike në Kolegjin Saint Anselm, një kolegj katolik në shtetin e saj.

Ndërsa ishte ende në shkollë, ajo bër intership në Fox News dhe në zyrën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë të Trump.

Leavitt filloi të punojë për Shtëpinë e Bardhë me Trumpit menjëherë pas diplomimit në 2019, fillimisht si shkrimtare presidenciale dhe më vonë si ndihmës sekretare shtypi, sipas faqes së internetit për kandidimin e saj për Kongresin në vitin 2022.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Leavitt shërbeu si drejtoreshë e komunikimit për Elise Stefanik, një kongresmene e lartë republikane të cilën presidenti i zgjedhur Trump e ka emëruar për të shërbyer si ambasadore e Kombeve të Bashkuara.

Sulm me thikë në një shkollë në Kinë, raportohet për 8 të vdekur

Tetë persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur pas një incidenti me thikë jashtë një shkolle në Kinën lindore.

Një 21-vjeçar u arrestua në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Arteve dhe Mjeshtërive Wuxi Yixing në qytetin e Wuxi pas ngjarjes.

Në deklaratë thuhet se ai mbaroi studimet  në vitin 2024 dhe kreu sulmin pasi “nuk arriti të merrte diplomën e tij për shkak të rezultateve të dobëta të provimeve” dhe se ai ishte i pakënaqur me pagesën e tij të praktikës.

Ai pranoi krimin e tij “pa hezitim”, tha policia.

Sulmi vjen pas një incidenti të hënën ku të paktën 35 njerëz u vranë kur një shofer përplasi me makinë një turmë njerëzish një stadium në qytetin jugor të Zhuhai.

Në rrjetet sociale ka pasur diskutime për fenomenin social të “hakmarrjes ndaj shoqërisë”, ku individët veprojnë në bazë të ankesave personale duke sulmuar të huajt.

BE ende pa vendim për heqjen e masave ndaj Kosovës: Duhet miratimi i të gjitha shteteve

Përfaqësuesi i lartë i BE për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, tashmë në largim, Josep Borrell, muaj më parë kishte dhënë një rekomandim për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, por për marrjen e vendimit duhet dakordimi i të  gjitha shteteve anëtare. Aktualisht mbetet e paqartë, nëse do të ketë vendim në këtë mandat të Komisionit, ndonëse vazhdimisht po diskutohet në grupet punuese të BE-së.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano përsëriti të premten në një konferencë për medie në Bruksel se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në vitin 2023, janë të përkohshme dhe se ato mund të hiqen, varësisht prej veprimeve të Kosovës në terren, sidomos në veri të Kosovës. “Përgjigja është sikurse herën e fundit dhe ҫështja është duke u shqyrtuar në Këshill dhe do të vendoset nga vendet anëtare pa marrë parasysh se kur do të nisin mandatin institucionet e reja”, tha Stano, ndonëse nuk kishte një përgjigje, nëse masat ndëshkuese ndaj Kosovës mund të hiqen para përfundimit të mandatit të Komisionit aktual Evropian, apo do të pritet përbërja e Komisionit të ri.

Kosova: Nuk arsyetohet mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese

Nga ana e tyre autoritetet më të larta të Kosovës i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë de-eskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s’ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se “vazhdimi i masave ndaj Kosovës është i padrejtë dhe se vendi i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.

Ndërkohë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhjeje të qeverisë, se “masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. “Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen e masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.

Pse u vendosën masat ndëshkuese ndaj Kosovës

Masat ndëshkuese që BE-ja vendosi ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, një grup përfaqësuesish të vendeve anëtare të Komisionit Evropian, ka kërkuar që të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës. Ndërsa, një grup tjetër i vendeve ka kërkuar që BE-ja të ketë qasje më të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë, duke konkluduar se edhe Serbia nuk ka bërë asgjë për të sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka ndërmarrë disa veprime në veri , që janë kritikuar nga faktori ndërkombëtar si veprime të pakoordinuara. Qeveria ndaloi përdorimin e dinarit serb, ka mbyllur disa degë të postës serbe, si dhe institucione paralele të Serbisë në Kosovë.  E disa përfaqësues të shteteve anëtare të Komisionit Evropian, thonë se do të ishte kundërproduktive që të hiqen të gjitha masat ndaj Kosovës, pikërisht duke pasur parasysh se autoritetet e Kosovës kanë vazhduar të ndërmarrin masa të njëanshme dhe të pakoordinuara në veri të banuar me shumicë serbe./DW