zoom

Day ArchiveÇfarë tregon rritja e çmimit të arit për një botë të rrezikshme

Më pak se një milje larg nga aeroporti luksoz Changi i Singaporit, ndodhet një park biznesi më pak tërheqës. Në këtë zonë industriale, ndodhen selitë e disa kompanive të mallrave dhe logjistikës, dhe zyrat e disa bankave.

Një ndërtesë bie në sy më tepër se të tjerat. Pas një fasade oniksi me shkëlqim, radhëve të sigurisë dhe dyerve të rënda çeliku, ruhen më shumë se 1 miliard dollarë në ar, argjend dhe thesare të tjera.

“Rezerva” strehon dhjetëra kasaforta private, mijëra kasaforta për depozita të sigurta dhe një depo në formë shpelle, të mbushur me rafte që ngrihen tri kate mbi tokë, nëpër të cilat ruhen metale të çmuara.

Pas katër vitesh rinovim, kompleksi pothuajse ka përfunduar. Hapja e tij e shumëpritur do të vijë në një kohë të përshtatshme: ari po përjeton një rilindje të jashtëzakonshme.

Gjatë vitit të kaluar, investitorët u përqendruan shumë në këtë metal, duke e rritur çmimin e tij me 38%, në mbi 2,700 dollarë për troj ons, një rekord i lartë (shih grafikun 1).

Mania për arin e ka përhapur atë kudo, edhe në vende të pazakonta: shufrat e arit mund të gjenden edhe në raftet e dyqaneve Costco, një shitës amerikan me pakicë, dhe në dyqanet CU, një zinxhir në Korenë e Jugut.

Kjo mani për arin vjen pasi rritja e inflacionit dhe frika e luftës kanë nxitur dëshirën e konsumatorëve për siguri financiare. Bankat qendrore po përfshihen gjithashtu, pasi përçarja financiare rrit dëshirën për një aset të lashtë. Bota ka hyrë në një epokë të re të artë.

Përbuzja

Investitorët profesionistë shpesh i përbuzin metalet e çmuara, dhe kanë arsye të mirë. Ari nuk prodhon të ardhura. Warren Buffett thotë se bastet për arin lidhen nga ata njerëz që kanë frikë nga asetet e tjera dhe besojnë se radhët e të frikësuarve do të rriten.

Mes investitorëve institucionalë amerikanë që menaxhojnë më shumë se 100 milionë dollarë në asete, vetëm një e katërta raportojnë se zotërojnë aksione në Fondin e Tregtueshëm të Shkëmbimit (ETF), në formën e arit, sipas Dirk Baur dhe Lai Hoang të Universitetit të Australisë Perëndimore.

Vetëm 1.5% e aseteve të kompanive të tilla janë në ar. E gjithë kjo ndihmon për të shpjeguar pse zotërimet e arit në ETF, nuk kanë arritur të rriten, edhe pse çmimi i metalit është rritur (shih grafikun 2).

Adhuruesit më të mëdhenj të metaleve të çmuara, jo gjithmonë e ndihmojnë veten. Ata bëjnë parashikime të çuditshme për të justifikuar bastet e tyre.

Një justifikim i zakonshëm është besimi se po afron një falimentim amerikan për shkak të mosshlyerjes së borxhit. Një arsye tjetër edhe më qesharake është parashikimi se Kina dhe Rusia do të lançojnë një monedhë të mbështetur nga ari.

Por sot ka më shumë njerëz të bindur se gjërat me të vërtetë po përkeqësohen nga ana financiare, në krahasim me disa vite më parë, dhe kanë arsye më racionale për të besuar kështu.

Zyrat Familjare

Po rriten me shpejtësi Zyrat Familjare, që janë mjeti i parapëlqyer i investimit për të pasurit. Asetet nën menaxhim janë rritur nga 3.3 trilionë dollarë në vitin 2019, në 5.5 trilionë dollarë sot, dhe shumë investitorë duan të mbrojnë pasurinë e tyre nga rezultatet e tmerrshme.

Vlera e një monedhe mund të bjerë, si kundrejt të tjerave, ashtu edhe për sa i përket fuqisë së saj blerëse.

Oferta relativisht fikse e arit dhe popullariteti i tij historik, i nxit investitorët që të besojnë se ai mund t’i mbrojë kundër rritjes së çmimeve dhe politikave të gabuara.

Sipas firmës së të dhënave Campden Wealth, mbi dy të tretat e zyrave familjare investojnë në ar.

Shumë kërkesa vijnë nga Azia: Kina dhe India përbëjnë një të pestën e prodhimit ekonomik në botë, por janë përgjegjëse për gjysmën e blerjeve të arit fizik nga konsumatorët. Një indian mesatar tani është po aq i etur për ar, sa një amerikan apo gjerman (shih grafikun 3).

Për më tepër, dashuria kineze dhe indiane për arin po rritet. Në Kinë, një krizë pronash i ka shtyrë njerëzit me kapital që të kërkojnë burime gjetiu.

Blerjet e shufrave dhe monedhave të arit u rritën me 44% në vitin deri në qershor, në krahasim me 12 muajt e mëparshëm. Ndërsa India bëhet më e pasur, më shumë njerëz janë në gjendje të blejnë ar.

Një pasojë është se kreditimi i mbështetur nga ari është rritur. Muthoot Finance, një huadhënësi të tillë, i janë trefishuar çmimet e aksioneve në pesë vitet e fundit.

Por është një tjetër klasë investitorësh, ndoshta më paranojakja dhe konservatorja nga të gjitha, që ka nxitur me të vërtetë rritjen e vlerës së arit: këta janë menaxherët e rezervave në bankat qendrore.

Pjesa e arit në rezervat e bankave qendrore kishte rënë për dekada, nga pothuajse 40% në vitin 1970, në vetëm 6% në vitin 2008. Megjithatë, kohët e fundit, pjesa e tij është rritur në mënyrë të qëndrueshme, me 11% vitin e kaluar, më e larta në më shumë se 20 vjet (shih grafikun 4).

Pushtimi rus i Ukrainës dhe ngrirja e mëpasshme e rezervave ruse në valutë, ishte një çast kyç. Ajo u tregoi menaxherëve të rezervave se nëse vendi i tyre do të vihej nën sanksione, Thesaret Amerikane dhe asetet e tjera që mendoheshin si të sigurta, nuk do të ishin të dobishme.

Që nga fillimi i vitit 2022, autoritetet monetare në Kinë, Turqi dhe Indi, kanë blerë përkatësisht 316, 198 dhe 95 ton ar, sipas Këshillit Botëror të Arit, një grup industrie.

Në vend që të investojnë në ETF, bankat qendrore grumbullojnë kryesisht ar fizik dhe sigurohen që ta kenë pranë: sepse, ashtu siç asetet financiare përballen me mundësinë e sekuestrimit, e njëjta gjë vlen edhe për arin e mbajtur jashtë shtetit.

Për shembull, qeveria britanike, nuk ka pranuar të riatdhesojë dhjetëra tonë ar në Venezuelë, sepse nuk pranon të njohë Nicolás Maduro-n si një udhëheqës legjitim.

Bankat qendrore

Jo të gjitha bankat qendrore që nxjerrin ar kanë marrëdhënie të vështira me Perëndimin. Autoriteti Monetar i Singaporit ka grumbulluar 75 tonë që nga fillimi i vitit 2022.

Banka Kombëtare e Polonisë ka rritur zotërimet me 167 tonë gjatë së njëjtës periudhë, si pjesë e një strategjie për të mbajtur 20% të rezervave në ar.

Presidenti i bankës, Adam Glapinski, e sheh arin si një mbrojtje strategjike, pasi ai ka lidhje të pakta me grupet e tjera të aseteve. “Çmimi i arit, – tha ai në vitin 2021 – zakonisht është më i lartë pikërisht në periudhat kur banka qendrore mund të ketë nevojë më së shumti për municionet e tij”.

Kërkesa e bankës qendrore nuk ka gjasa të bjerë së shpejti. Një studim i investitorëve sovranë nga Invesco Asset Management, këtë vit, zbuloi se asnjë nga 51 banka qendrore nuk pret të ulë grumbullimin e arit në tre vitet e ardhshme dhe 37% presin ta rrisin atë.

Midis bankierëve qendrorë, rreth 56% besojnë se ari mundëson mbrojtje kundër “përdorimit si armë” të rezervave të bankës qendrore dhe 70% e shohin atë si një mbrojtje kundër inflacionit.

Kërkesa nga bankat qendrore, të cilat investojnë për arsye sigurie dhe jo për kthime fitimi, gjithashtu ndihmon për të shpjeguar pse marrëdhënia e arit me normat e interesit është prishur.

Ky metal zakonisht ka performancë të dobët kur yield-et reale të bonove të sigurta të qeverisë janë të larta, që do të thotë se ato mundësojnë një kthim të fortë fitimi, edhe pas inflacionit. Në të kundërt, kur kthimet e fitimit për bonot më të sigurta janë të ulëta, vlera e arit ka prirjen të ngrihet.

Në një mjedis me yield të ulët, investitorët priren që të marrin në konsideratë një aset që nuk prodhon të ardhura. Megjithatë, që nga fundi i vitit 2021, korrelacioni dikur i besueshëm është shembur.

Ari është rritur në çmim edhe pse yield-et në thesaret amerikane dhjetëvjeçare të mbrojtura nga inflacioni, u rritën nga minus 1%, në rreth 1.8%. Herën e fundit kur yield-et reale ishin kaq të larta, ari vlente rreth 1000 dollarë për troj ons, pothuajse dy të tretat më pak se çmimi i tanishëm.

Sa i dobishëm do të jetë ari në një krizë? Nicholas Mulder nga Universiteti Cornell, vëren se ai mund të shitet në sasi të vogla në Gjirin Persik politikisht asnjanës, në këmbim të një sërë monedhash.

Edhe pse Rusia u shkëput nga tregjet perëndimore të arit, për shkak të kufizimeve të vendosura kundër qeverisë dhe disa kompani janë ndëshkuar për pazaret me minatorët rusë, një rritje e dyshimtë në importet e arit nga Zvicra prej Emirateve të Bashkuara Arabe në muajt pas pushtimit të Ukrainës, tregon se Moska arriti ta tregtonte arin e saj.

Parandalimi i shitjes së një aseti që mund të qarkullohet si kontrabandë nëpër botë në sasi të vogla dhe të shkrihet është një detyrë thjesht e pamundur.

Jo frikë në treg

Investitorët shumë të pasur mund të blejnë gjithashtu më shumë ar. Por për furnizuesit e arit synimi i vërtetë janë investitorët institucionalë. Furnizues të tillë mund të jenë me fat. Banka Goldman Sachs vëren se kërkesa për ETF-të e arit priret të rritet me rënien e normave të interesit në Amerikë.

Zakonisht, një ulje e normës së interesit prej një çerek pikë përqindje, rrit zotërimet e ETF-së në ar me 60 tonë. Kritika e zotit Buffett se ari kërkon frikë dhe besim se frika do të përhapet, është e vërtetë. Sidoqoftë, tani për tani, ka shumë investitorë të frikësuar.

Pse dhimbja e shpinës përkeqësohet me kalimin e moshës! Çfarë mund të bëni

Dhimbja e shpinës është ndër ankesat më tipike që vijnë me kalimin e moshës.

Edhe pse nuk mund të parandalohet gjithmonë, të kuptuarit e shkaqeve mund t’ju ndihmojë të mbani nën kontroll shqetësimet.

Por, çfarë fshihet pas shqetësimit, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni për ta larguar atë? AgroWeb.org ju njeh me përgjigjet më poshtë.

Arsyet pse dhimbja e shpinës mund të përkeqësohet me moshën

Ekziston një listë problemesh që mund të shkaktojnë dhimbje në shpinë, shumë prej të cilave bëhen më të forta me kalimin e moshës. Disa nga shkaqet më të mundshme janë:

Dhimbje që lidhet me moshën

Pas dekadash pune të palodhur, pjesë të shtyllës kurrizore mund të fillojnë të konsumohen.

Kjo ndodh në zona të shumta të saj, duke përfshirë disqet dhe nyjet, të cilat mund të manifestohen me dhimbje shpine.

Nga konsumimi, ka shumë të ngjarë që dhimbja të shfaqet kryesisht në pjesën e poshtme të shpinës. Për shkak se kjo zonë mban pjesën më të madhe të peshës tuaj.

Rritja e rrezikut për probleme shëndetësore që mund të shkaktojnë dhimbje shpine

Konsumimi normal që ndodh me kalimin e moshës ndonjëherë mund të krijojë hapësirë për sëmundje kronike të shpinës. Disa nga shkakatarët më të zakonshëm përfshijnë:

Stenozën kspinale, ku palca kurrizore dhe nervat ngjeshen dhe shkaktojnë dhimbje të shpinës, qafës dhe dobësi në krahë ose këmbë.

Spondilolisteza, e cila ndodh kur një rruazë në shtyllën kurrizore pëson zhvendosje.

Artriti, ku kërci në shtyllën kurrizore bëhet i hollë dhe acarohet.

Një problem tjetër që ka më shumë gjasa të shfaqet është osteoporoza, ku kockat bëhen më të dobëta dhe më të brishta. Kjo mund të shkaktojë dhimbje nëse preken kockat në shtyllën kurrizore.

Mundësi më të mëdha lëndimi

Duke folur për osteoporozën, është e mundur që gjendja të shkaktojë fraktura të vogla të shtyllës kurrizore të quajtura mikrofraktura.

Këto fraktura nuk ndodhin nga një aksident si rrëzimi, por mund të zhvillohen kur kockat në shtyllën kurrizore nuk janë mjaft të forta për të mbajtur peshën tuaj gjatë aktiviteteve të përditshme.

Mikrofrakturat janë lëndimet e shumta që mund t’ju lëndojë shpinën.

Zakonet e jetesës jo të shëndetshme

Qëndrimi ulur për periudha të gjata mund t’i dobësojë muskujt e shpinës, duke ju bërë të prirur ndaj lëndimeve dhe qëndrimit jo korrekt.

Shtimi në peshë, gjë që bëhet edhe më e zakonshme me kalimin e moshës, mund të shkaktojë tendosje të tepërt në shpinë dhe të çojë në dhimbje.

Si të trajtoni dhimbjet e shpinës që lidhen me moshën

Trajtimi varet nga shkaku kryesor i dhimbjes. Ndryshimet e stilit të jetesës zakonisht mund të jenë të dobishme, por ndonjëherë mund të nevojiten trajtime të tjera si mjekimi apo edhe kirurgjia.

Të tjera këshilla janë:

‌-Kushtojini vëmendje qëndrimit tuaj. Mbani shtyllën kurrizore sa më të drejtë të mundeni.

-Jini aktiv, pasi qëndrimi ulur i bën muskujt më të dobët, duke përkeqësuar kështu gjendejn tuaj.

-Përpiquni të bëni aktivitete për forcimin e shpinës dhe fleksibilitetin, si ngritja e peshave ose joga, por kini kujdes që t’i bëni në mënyrë korrekte.

‌-Aplikoni një krem në zonën ku ndjeni dhimbje, i cili është i përshtatshëm për trajtimin e inflamacionit.

-Konsideroni terapinë fizike. Një fizioterapist mund t’ju mësojë ushtrime që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes tuaj.

-Bisedoni me mjekun tuaj për të marrë medikamente kundër dhimbjeve, që mund të lehtësojnë inflamacionin.

-Injeksionet steroide dhe procedurat invazive mund të ofrojnë lehtësim nëse dhimbjet janë shumë të forta. /AgroWeb.org

Pasuria e Mike Tyson, sa para ka fituar boksieri gjatë karrierës? Nga falimenti, tek rimëkëmbja

Dihet mirë se Mike Tyson ishte një nga boksierët që gjeneroi më shumë para në karrierën e tij, por edhe që në pikën më të lartë, ai përfundoi i falimentuar për shkak të teprimeve dhe varësive.

Iron Mike kishte një vlerë neto prej 300 milionë dollarësh, një shifër shumë larg asaj që ai fiton sot.

Nuk dihet ende saktësisht se sa para do të fitojë Tyson nga ndeshja e tij më 15 nëntor kundër Jake Paul në stadiumin AT&T në Arlington, Teksas.

Çanta vlerësohet të jetë 80 milionë dollarë , gjysma e të cilave do t’i shkonte legjendës së boksit.

Në vitin 2024, pasuria neto e Mike Tyson vlerësohet të jetë 10 milionë dollarë, shumë larg nga 300 milionë dollarët që ai arriti në kulmin e karrierës së tij. Një nga arsyet pse ai është rikuperuar financiarisht janë fitimet e krijuara nga biznesi i tij i kanabisit .

Paga më e madhe që Tyson mori për një ndeshje ishte në vitin 2002, kur u përball me Lennox Lewis në këmbim të 103 milionë dollarëve. Nga të ardhurat totale, 75 milionë dollarë erdhën nga një bonus pay-per-view.

Shpenzimet e tepërta për luks dhe mashtrimet që pësoi Tyson nga duart e ish-menaxherëve dhe promotorëve ishin faktorët kryesorë që shkaktuan rënien e tij financiare. Në vitin 2003, Iron Mike bëri kërkesë për falimentim, me disa raporte që tregonin se borxhi i tij në atë kohë ishte deri në 23 milionë dollarë.

Në vitin 2010, Tyson konfirmoi në The View se ai ishte ende duke u përballur me probleme financiare, duke deklaruar se ishte i falimentuar. Sidoqoftë, falë pjesëmarrjes së tij në shfaqje televizive, filma dhe evente, Tyson arriti të rifitonte stabilitetin ekonomik.

Një nga lukset më të habitshme që fitoi Mike Tyson ishin dy tigra të Bengalit. Secili ekzemplar kushtoi 70,000 dollarë dhe megjithëse nuk dihet me siguri se sa shpenzoi ai për habitatin që ndërtoi për ta, dihet rroga e trajnerit të tyre, e cila arrinte në 125,000 dollarë në vit.

Thirrje anti-shqiptare dhe pro Serbisë, “Dardanët” largohen nga fusha

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës u larguan nga fusha e lojës pasi nga tribunat filluan thirrjet  anti-shqiptare dhe për Serbinë.

“Dardanët”  ikën nga fusha e blertë në minutën 95-të e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht.

Rrahmani ishte i pari që udhëhoqi lojtarët drejt dhomave të zhveshjes, pasi nga tribunat filluan fyerjet dhe thirrje “Serbia, Serbia”.

Delegacioni kosovar i ka komunikuar UEFA-s që ekipi nuk do të kthehet në fushën e lojës.

Trajneri i Rumanisë, Luçesku nga ana tjetër ka komunikuar me trajnerin e Kosovës, Franko Foda dhe pastaj me lojtarët e tij, duke i nxitur që të vazhdojnë të jenë të gatshëm nëse merret një vendim i kundërt.

UEFA kishe paralajmëruar Federatën Rumune që do të përballej me pasoja nëse tifozët e saj, të cilët edhe më parë kanë dhuruar shfaqje anti-shqiptare, do të përsëritnin këto sjellje.

Kjo ndeshje vlen për Ligën e Kombeve. Ndërsa sfidën e parë në Prishtinë e fituan rumunët.

“Tronditet” Elon Musk! X ka humbur miliona përdorues

Rrjeti social X (i njohur më parë si Twitter) nuk po kalon momentin më të mirë, pasi javën e fundit ka humbur miliona përdorues.

Po kështu,  The Guardian deklaroi se nuk do të publikonte më përmbajtje në këtë platformë: “Është një mjedis toksik që nga ardhja e Elon Musk, duke inkurajuar përmbajtje shqetësuese si teoritë konspirative të së djathtës ekstreme dhe fjalime raciste.”

E gjithë kjo ka bërë bujë të vërtetë për sa i përket braktisjeve dhe Bluesky ka marrë nam si alternativë.

Në 24 orët e fundit ky rrjet social ka fituar më shumë se një milion përdorues, diçka që është ndarë nga vetë platforma. Bluesky është një opsion i decentralizuar dhe pa reklama, i krijuar në mënyrë që personalitete të fuqishme ekonomikisht, si Musk, të mos ndikojnë në publikimet.

Pas kësaj platforme qëndron Jack Dorsey, ish-themeluesi i Twitter, duke rikuperuar elementë shumë karakteristikë të Twitter-it të dikurshëm.

Mandati i dytë i Presidentit të zgjedhur Trump, mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Turqi?

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte ndër udhëheqësit e parë të huaj që uroi Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet e nëntorit.

Presidenti Joe Biden nuk e ka pritur zotin Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, megjithëse ata janë takuar në takime ndërkombëtare të nivelit të lartë dhe kanë zhvilluar biseda telefonike.

Duke folur me gazetarët që e shoqëronin së fundmi gjatë vizitave në Arabinë Saudite dhe Azerbajxhan, Presidenti Erdogan shprehu shpresën për përmirësimin e lidhjeve me SHBA-në, por shtoi se për t’ia arritur këtij qëllimi duhen takime personale dhe se Ankarasë do t’i duhet të presë të shohë se çfarë kabineti do të krijojë zoti Trump.

Të dy udhëheqësit kishin një marrëdhënie të ngushtë personale gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë. Megjithatë, marrëdhëniet dypalëshe u shoqëruan herë-herë edhe me periudha të vështira gjatë asaj administrate.

Me kthimin e zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar, analistët i thonë Zërit të Amerikës se megjithëse mund të ketë mundësi për më shumë bashkëpunim në disa fusha, ata nuk presin ndryshime të mëdha.

James Jeffrey, i cili shërbeu si ambasador i SHBA-së në Turqi në periudhën 2008-2010, e sheh Ukrainën si një nga çështjet ku bashkëpunimi është i mundur. Duke iu referuar premtimit të zotit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, zoti Jeffrey thotë se Turqia mund të luajë rol në negocimin e një armëpushimi, duke rritur gjasat “për një marrëdhënie produktive”.

Edhe Alan Makovsky, një bashkëpunëtor i lartë për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare në Qendrën për Progres Amerikan, beson se përparësia e zotit Trump për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë krijon një shans të mirë për zotin Erdogan.

Si aleate e NATO-s, Turqia ka ndjekur një balancë delikate lidhur me luftën në Ukrainë duke furnizuar Ukrainën me dronë por duke ruajtur njëkohësishte lidhjet me Rusinë në energji dhe turizëm.

Presidenti Erdogan, i cili ka mbajtur marrëdhënie të mira me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentin rus Vladimir Putin, ka thënë prej kohësh se asnjëra palë nuk përfiton nga lufta dhe ka ofruar të ndërmjetësojë negociata mes tyre.

Mosmarrëveshje për Sirinë

Një nga mosmarrëveshjet mes dy vendeve gjatë mandatit të parë të zotit Trump kishte të bënte me pakënaqësinë e Turqisë ndaj mbështetjes së SHBA-së për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të udhëhequra nga milicia kurde – Njësitë e Mbrojtjes së Popullit, të njohura si YPG në Sirinë veriore.

Pas një telefonate me zotin Erdogan më 6 tetor 2019, Presidenti i atëhershëm Trump njoftoi papritur se SHBA do të tërhiqet nga Siria. Shumë zyrtarë ushtarakë amerikanë, të cilët u gjendën në befasi nga njoftimi, nuk e mbështetën idenë.

Tensionet mes aleatëve u përkeqësuan pasi më 9 tetor, zoti Trump i dërgoi një letër zotit Erdogan, ku e paralajmëronte kundër një inkursioni ushtarak në Siri. Pas njoftimit të zotit Trump për tërheqjen amerikane, Turqia ndërmori një operacion ushtarak në veri të Sirisë duke vënë më shënjestër YPG-në më 9 tetor.

Një marrëveshje armëpushimi u arrit gjatë vizitës së Nënpresidentit të atëhershëm Mike Pence në Ankara më 17 tetor.

Disa në Ankara parashikojnë se Shtetet e Bashkuara do ta rishqyrtojnë praninë amerikane në Sirinë veriore gjatë mandatit të dytë të zotit Trump. Zoti Jeffrey, i dërguar i SHBA-së për Sirinë në periudhën 2018-2020, sugjeron se administrata e zotit Trump mund ta rivlerësojë këtë çështje.

“Kur këshilltarët arrinin ta bindnin (Trump-in për Sirinë), argumentat e tyre ishin se trupat (amerikane) atje shërbenin për një sërë objektivash të rëndësishme. Është një nga dislokimet ushtarake më pak të kushtueshme dhe me përfitime të mëdha. Po mbajmë nën kontroll Shtetin Islamik. Së dyti, jemi të pranishëm në një terren jetik, duke frenuar ambiciet iraniane, të Asadit dhe të Rusisë”, thotë ai për Zërin e Amerikës.

Uashingtoni ka thënë prej kohësh se partneriteti i tij me SDF-në është i nevojshëm për ta bërë të qëndrueshme humbjen e ISIS-it si edhe përballë kërcënimit të Iranit.

Ankaraja e konsideron YPG-në një degë siriane të PKK-së, të cilën zyrtarët amerikanë e konsiderojnë gjithashtu një organizatë terroriste.

Presidenti i zgjedhur Trump emëroi Marco Rubion, një senator republikan nga Florida, për postin e sekretarit të shtetit. Ai ishte një nga kundërshtarët më të fortë të një tërheqjeje të SHBA-së nga Siria në atë kohë.

Ai e cilësoi atë vendim si “një gabim katastrofik që do të ketë pasoja të tmerrshme përtej Sirisë”, duke i kërkuar zotit Trump që ta rishqyrtonte atë.

“Na duhet të presim të shohim nëse pikëpamjet e Marco Rubios mund të kenë ndryshuar për t’iu përshtatur më shumë atyre të Trump-it apo anasjelltas. Por cilido që mendon se zgjedhja e zotit Trump nënkupton se SHBA së shpejti do të tërhiqet nga Siria, duhet ta rivlerësojë këtë këndvështrim në dritën e emërimit të Rubios. Mendoj se kjo do të thotë që nuk do të tërhiqemi nga Siria”, thotë zoti Makovksy për Zërin e Amerikës.

Programi i avionëve F-35

Një faktor që i ndërlikoi marrëdhëniet SHBA-Turqi gjatë mandatit të parë të zotit Trump ishte blerja nga Turqia e sistemit të mbrojtjes nga raketat S-400 nga Rusia, gjë që e nxiti Uashingtonin ta përjashtonte Ankaranë nga një program i përbashkët për avionët luftarakë F-35.

“Programi i avionëve F-35 nuk mund të bashkëjetojë me një platformë ruse të mbledhjes së informacioneve të zbulimit që do të përdoret për të mësuar rreth aftësive të tij të avancuara”, tha një deklaratë Shtëpia e Bardhë në korrik 2019, duke shpjeguar vendimin e SHBA-së për ta përjashtuar Turqinë nga projekti.

Administrata e Presidentit të atëhershëm Trump sanksionoi Turqinë në dhjetor 2020. Turqia, e cila që atëherë ka kërkuar heqjen e sanksioneve i është rikthyer bisedimeve me zyrtarët amerikanë për një rikthim të mundshëm në programin e avionëve F-35. Analistët thonë se megjithëse sanksionet mund të hiqen gjatë mandatit të dytë të zotit Trump, çdo zgjidhje për çështjen e programit S-400 që nuk do të ishte e përhershme, nuk do të ishte teknikisht e pranueshme për ushtrinë amerikane.

“Një zgjidhje e përhershme do të ishte tërheqja nga sistemet [S-400], që ato t’i shiten dikujt tjetër”, thotë ish-ambasadori Jeffrey.

Zoti Makovsky e konsideron të pamundur kthimin e Turqisë tek programi F-35 në të ardhmen e afërt.

“Nëse ata heqin dorë plotësisht nga sistemi S-400, siç e kërkon ligji, mund të ketë një shans për kthimin tek F-35,” i tha ai Zërit të Amerikës.

Por ai shton se kjo do të varet nga qëndrimet e krerëve të lartë të Komisioneve të Çështjeve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit./VOA

Pogba dhe Juventus bien dakord për të ndërprerë kontratën

Paul Pogba do të largohet nga Juventusi më 30 nëntor pasi ka rënë dakord për një ndërprerje reciproke të kontratës së tij.

31-vjeçari u ndalua me 4 vjet në shkurt për dopingu, por në tetor dënimi iu reduktua në 18 muaj, duke filluar nga ndalimi i tij fillestar i përkohshëm në shtator 2023.

Burime pranë Pogba thanë për BBC Sport se ai mund të rifillojë stërvitjet në janar dhe do të ketë të drejtë të luajë përsëri nga marsi.

Mesfushori francez tani do të jetë i lirë t’i bashkohet një klubi të ri në afatin kalimtar të janarit.

“Klubi i uron Paulit më të mirën për të ardhmen e tij profesionale”, deklaroi Juventus.

Pogba tha: “Ka qenë një privilegj të vesh fanellën e Bianconerëve dhe të ndajmë kaq shumë momente të veçanta së bashku. I ruaj kujtimet që kemi krijuar. Ato jetojnë.

Edhe në momentet më të vështira të vitit të kaluar, mbështetja juaj ishte thelbësore dhe dua të falënderoj tifozët e Juves në mbarë botën për dhembshurinë e tyre.

“Mezi pres kapitullin tjetër të karrierës sime dhe të dal në fushë me klubin tim të ardhshëm”.

Para ndalimit, Pogba kishte fituar 6.9 milionë paund në vit në klubin italian me një kontratë deri në qershor 2026.

Zbulohet laborator kokaine, detaje nga aksioni te “Kodra e Diellit”! Operacioni edhe në Fushë-Krujë

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë në zonën e Kodrës së Diellit 2 në Tiranë, që udhëhiqet nga SPAK dhe autoritetet spanjolle.

Mësohet se tek Kodra e Diellit 2 është zbuluar një laborator kokaine si edhe janë gjetur sasi të mëdha droge që ka trafikuar grupi kriminal.

Raportohet se aksioni është shtrirë edhe në zonën e Fushë Krujës, ku është gjetur një sasi kokaine në një banesë në Qerekë të Fushë Krujës dhe gjithashtu kontrolle janë zhvilluar dhe në disa vila në bregdet.

Sipas burimeve, janë ndaluar disa persona, të cilët ka dyshime se kanë bashkëpunuar me grupe kriminale të huaja.

Zuri vendin e Ten Hag, trajneri Amorim zotohet ta rikthejë Man Utd atje ku klubit i takon

Trajneri i ri i Mançester Junajtid, Ruben Amorim, thotë se ka besim se do ta kthejë klubin aty ku i takon.

Amorim fluturoi në Mançester të hënën pasi u konfirmua si zëvendësuesi i Erik ten Hag.

39-vjeçari është i shtati që nga pensionimi i Sir Alex Ferguson në vitin 2013 që përballet me sfidën e përpjekjes për ta bërë Unitedin të konkurrojë sërish për trofe të mëdhenj.

Asnjë prej tyre nuk ka qenë në gjendje të krijojë një shtytje të qëndrueshme për titullin e Premier League, duke e çuar United përtej tetë të fundit të Ligës së Kampionëve.

Në komentet e tij të para publike që nga mbërritja në Mbretërinë e Bashkuar, ish-trajneri i Sporting, Amorim u tha mediave të klubit të United se ai është i vendosur të ndryshojë atë narrativë.

“Do të përpiqem të bëj gjithçka për ta vendosur këtë klub në vendin që i takon”, tha ai. “Dhe besoj shumë se do të kemi sukses”.

United ka postuar një sërë imazhe në rrjetet sociale të Amorimit duke u takuar me lojtarë, drejtues dhe disa tifozë që ishin në një turne në Old Trafford kur ai hyri në dhomën e zhveshjes.

Amorim mendon se është e rëndësishme që lojtarët të kuptojnë madhësinë e klubit për të cilin po luajnë.

“Ju i shihni trofetë”, tha ai. “E kuptoni historinë, pas rrëzimit, atëherë ne ishim kampionë të Europës. Është e rëndësishme të vendosim këtë lloj force në ekip. Kur lojtarët vijnë këtu, ata duhet të bëjnë të njëjtin turne. Është shumë e rëndësishme. Duhet të ndjeni se ky është Manchester United.”

Ndërsa lojtarët që ai takoi në fillim të javës, duke përfshirë treshen angleze Kobbie Mainoo, Luke Shaw dhe Mason Mount, ishin të gjithë duke bërë rehabilitim, do të jetë javën e ardhshme përpara se Amorim të fillojë me të vërtetë në punë.

Amorimi u premton tifozëve: “Gjëja më e rëndësishme për mua në këtë moment është krijimi i parimeve, identitetit dhe karakterit që kemi pasur në të kaluarën”, tha ai.

“Ne do të fokusohemi shumë në modelin tonë të lojës – si të luajmë, si të presim, këto gjëra të vogla. Nuk mund të shkosh 100% në çdo detaj sepse do të jetë konfuze për lojtarët. Por nëse më duhet të them një gjë, Qëllimi kryesor, synimi im i parë, është identiteti”.

Përdoruesit e X drejt Bluesky, por çfarë është dhe kush e zotëron?

Ju mund ta keni parë fjalën “Bluesky” që shfaqet në faqet tuaja të mediave sociale kohët e fundit dhe keni pyetur veten se për çfarë po flasin njerëzit.

Është një platformë alternative për X të Elon Musk dhe për sa i përket ngjyrës dhe logos, duket mjaft e ngjashme.

Bluesky po rritet me shpejtësi dhe aktualisht po mbledh rreth një milion ndjekës të rinj në ditë.

Ai kishte 16.7 milion në momentin që u publikua ky artikull, por kjo shifër ka të ngjarë të jetë rritur deri në kohën kur ta lexoni lajmin.

Pra, çfarë është – dhe pse po bashkohen kaq shumë njerëz?

Bluesky e përshkruan veten si “media sociale”, megjithëse duket e ngjashme me faqet e tjera.

Vizualisht, një shirit në të majtë të faqes tregon gjithçka që mund të prisni – kërkimi, njoftimet, një faqe kryesore etj.

Njerëzit që përdorin platformën mund të postojnë, komentojnë, ripostojnë dhe pëlqejnë gjërat e tyre të preferuara.

Për ta thënë thjesht, duket se si dukej X, i njohur më parë si Twitter.

Dallimi kryesor është se Bluesky është i decentralizuar – një term i ndërlikuar që në thelb do të thotë se përdoruesit mund të presin të dhënat e tyre në serverë të ndryshëm nga ata që janë në pronësi të kompanisë.

Kjo do të thotë që në vend që të kufizohen në të paturit e një llogarie specifike me emrin Bluesky, njerëzit mund (nëse dëshirojnë) të regjistrohen duke përdorur një llogari që ata vetë zotërojnë.

Por vlen të thuhet se shumica dërrmuese e njerëzve nuk e bëjnë këtë dhe një bashkues i ri ka shumë të ngjarë të ketë një “.bsky.social” në fund të emrit të përdoruesit.

Kush e zotëron Bluesky?

Nëse mendoni se ndihet shumë si X, nuk do të habiteni të mësoni pse. Ish-kreu i Twitter, Jack Dorsey, e krijoi atë.

Ai madje një herë tha se donte që Bluesky të ishte një version i decentralizuar i Twitter-it që asnjë person apo subjekt i vetëm nuk e zotëron.

Por zoti Dorsey nuk është më pjesë e ekipit pas tij, pasi u largua nga bordi në maj 2024.

Ai e fshiu fare llogarinë e tij në shtator.

Tani drejtohet dhe zotërohet kryesisht nga shefi ekzekutiv Jay Graber si një korporatë e përfitimit publik në SHBA.

Pse po fiton popullaritet?

Bluesky ekziston që nga viti 2019, por ishte vetëm me ftesë deri në shkurt të këtij viti.

Kjo i lejon zhvilluesit të merren me të gjitha ngërçet prapa skenave, për të provuar ta stabilizojnë atë përpara se të hapin dyert për publikun e gjerë.

Plani ka funksionuar, disi. Por stuhia e përdoruesve të rinj ka qenë aq e rëndësishme në nëntor sa që vazhdojnë të ketë probleme me ndërprerjet.

Nuk është rastësi që numri i përdoruesve të rinj të Bluesky u rrit pas suksesit të Donald Trump në zgjedhjet amerikane në nëntor.

Pronari i X, zoti Musk, ishte një mbështetës i madh i Trump gjatë fushatës së tij dhe do të përfshihet shumë në administratën e tij.

Në mënyrë të pashmangshme, kjo ka çuar në një ndarje politike, ku disa njerëz janë larguar nga X në shenjë proteste.

Por të tjerë kanë përmendur arsye të ndryshme, si gazeta Guardian e cila ka zgjedhur të ndalojë postimet atje pasi e quajti X ” një platformë toksike mediatike “.

Ndërkohë, aplikacioni i Bluesky vazhdon të rritet në mbarë botën dhe të enjten ishte aplikacioni më i mirë falas në Apple App Store në MB.

Disa të famshëm, nga këngëtarja e popit Lizzo te Greg Davies e Taskmaster, kanë njoftuar se po i bashkohen platformës dhe do të kufizojnë përdorimin e tyre – ose në disa raste duke u larguar fare – X.