Aplikacion
Një 52-vjeçar është qëlluar me armë zjarri tek rruga e Elbasanit.
Sipas informacioneve, Eduart Reci është qëlluar me plumb në kokë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një lokali në afërsi të banesës së tij.
52-vjeçari nga Dibra është dërguar tek spitali i Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 13.11.2024, rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica” është plagosur me armë zjarri shtetasi E. R., 52 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar”, njoftoi policia.
Si të përdorni limonin për rritjen e flokut
Rritja e flokut nuk ndodh sa hap e mbyll sytë, pavarësisht sa shumë e duam atë.
Shpesh ajo ngadalësohet si pasojë e ushqyerjes së keqe, stresit dhe rrethanave të tjera.
Megjithatë, ekspertët thonë se rritja e flokut mund të nxitet dhe përshpejtohet falë produkteve të duhura.
Disa prej tyre janë: hudhra, lëngu i patates por edhe produkte të tjera.
Veç tyre, ju mund të përdorni edhe limonin, një agrume e cila është përdorur prej shekujsh për shëndetin, bukurinë e jashtme dhe rritjen e shkëlqimin e flokëve.
Përse ju duhet Limoni Për Flokët?
Limoni është i pasur me vitaminë C. Kjo vitaminë e ndihmon flokun duke nxitur prodhimin e kolagjenit.
Aciditeti i limonit pengon rënien e flokut por edhe pastron skalpin e kokës nga zbokthi.
Ai është efikas edhe në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të yndyrës.
Si të përdorni limonin për rritjen e flokut?
Një mënyrë shumë e thjeshtë për të shfrytëzuar limonin për shëndetin e flokut është ta shtrydhni gjysmën e tij dhe lëngun ta përdorni për të masazhuar kokën për rreth 5 minuta.
Më pas duhet të prisni 10 minuta të tjera dhe të vazhdoni rutinën tuaj të larjes dhe zbutjes së flokut.
Kjo kurë mund të përdoret një herë në javë dhe është mëse e përshtatshme për njerëzit me flokë të yndyrshëm.
Limon me vaj ulliri
Lëngun e limonit mund ta bashkoni edhe me vajin e ullirit.
Për këtë maskë ju nevojiten:
2 lugë gjelle vaj ulliri,
1 lugë gjelle vaj kastori
4-5 pika vaj esencial limoni.
Përziejini vajrat në një enë dhe ngroheni pak.
Më pas, vajrat aplikojini në rrënjët e flokëve për 15 minuta dhe maskën mbajeni për 30 minuta të tjera.
Pas maskës, mund të lani flokët me shampo ose për të lehtësuar eliminimin e yndyrës, lyejini flokët me zbutës, mbajeni atë në flokë për 5 minuta dhe më pas lajeni me shampo.
Këtë maskë mund ta përdorni 2-3 herë në javë.
Shpëlarje e flokut me lëngun e limonit
Limonin mund ta përdorni edhe për shpëlarjen e flokut.
Për këtë ju nevojitet një lugë gjelle limon dhe dy gota ujë.
Treteni lëngun e limonit në ujë dhe përdoreni atë për shpëlarjen e fundit të flokut.
Këtë trajtim mund ta bëni një herë në javë.
Lëng limoni me aloe vera
Për këtë maskë ju nevojiten:
2 lugë gjelle xhel Aloe Vera
1 lugë gjelle lëng limoni.
Përziejini së bashku në një enë dhe më pas aplikojeni maskën në zonën e rrënjëve.
Maskën mbajeni për 30 minuta dhe më pas ndiqni rutinën tuaj të kujdesit për flokun.
Maska duhet bërë një ose dy herë në javë.
Limon dhe mjaltë
Për këtë maskë ju nevojiten:
1 lugë gjelle lëng limoni,
2 lugë gjelle mjaltë,
2 lugë çaji vaj ulliri
3-4 pika vaj esencial rozmarine.
Përziejini së bashku dhe aplikojeni nga rrënjët tek majat.
Pas 20 minutash, lajeni dhe shpëlajeni flokun normalisht.
Kjo maskë duhet përdorur një herë në javë dhe do të vëreni se floku juaj do të jetë i dendur, i butë dhe plot shkëlqim./AgroWeb.org
Reforma/ Qeveria diskuton shtyrjen e moshës për pensionin social përtej moshës 70 vjeçQeveria është përfshirë në diskutime që synojnë ndryshime në kriteret e skemës publike të pensioneve, një nga të cilat është shtyrja e kufirit të moshës për përfitimin e pensionit social.
Aktualisht personat që nuk plotësojnë kriteret përfitojnë në moshën 70 vjeç pension social, i cili ka arritur mbi 9 mijë lekë në muaj, por ndryshimet e fundit synojnë që pagesa të jepet përtej 70 vjeç.
Burimet nga grupi që po negocion ndryshimet në ligjin e sigurimeve pohuan se kjo masë synon të nxisë më tej pagesën e sigurimeve në personat në moshë pune.
Në vitin 2023 gati 40 për qind e personave që u deklaruan në punë nga Anketa e Forcës së Punës së INSTAT nuk paguajnë sigurime. Shumica janë të vetëpunësuar në biznesin e familjes pa pagë. Kjo kategori e cila merr të ardhura nga puna dhe nuk paguan sigurime është një kontingjent që nuk plotëson kushtet për pension në pleqëri.
Aktualisht burrat dalin në pension 65 vjeç dhe gratë rreth 62 vjeç, ndërsa personat që nuk plotësojnë kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme kur bëjnë 70 vjeç përfitojnë pension social.
Në vitin 2023 skema publike e pensioneve shpenzoi 188 milionë lekë për pagesën e pensioneve sociale, e cila u përfitua nga rreth 2300 persona.
Ekspertë të sigurimeve pohojnë se numri i personave që do të përfitojnë pension social do të rritet ndjeshëm në vitet në vijim pasi po del në pension brezi i tranzicionit që nuk ka kontribuar në skemë për shkak të papunësisë ose punës në të zezë.
Ideja për të shtyrë moshën e përfitimit të pensionit social përtej 70 vjeç me gjasë 75 vjeç do të bëjë jo efektive këtë politike pasi jetëgjatësia e burrave aktualisht është rreth 76 vjeç. Koha e gëzimit të pensionit social do të jetë shumë e ulët si për burrat dhe për gratë.
Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur kanë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 38 vjet periudha sigurimi dhe të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike.
Për arsye se nuk plotësojnë kriteret për pension të plotë më shumë se gjysma e pensionistëve marrin pension të pjesshëm. Pensionistët me pagesa të pjesshme lehtësojnë skemën publike të pensioneve nga rritja e shpenzimeve, por nga ana tjetër po krijohet një problem i madh social me qëndrueshmërinë financiare të moshës së tretë.
Problematikat e tranzicionit dhe informaliteti i lartë në tregun e punës po bën që pensionet e reja të dalin në vlera më të ulëta, vit pas viti./Monitor
Ikin maltezët/ Qeveria koncesion qindra milionë euro në Portin e DurrësitQeveria do të japë sërish me koncesion terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit. Pas eksperiencës së hidhur me Kurum dhe kontratës tranzitore me maltezët e Hili Company, qeveria ka vendosur që ta japë sërish me koncesion menaxhimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit.
Kapitali ka mësuar se ministria e Infrastrukturës ka ngritur grupin e posaçëm të punës, që do të përgatisë dhënien me koncesion të shërbimit. Në këtë grup ka anëtarë nga ministria dhe Autoriteti Portual i Durrësit. Madje, burime i thanë Kapitalit se këtë të mërkurë, grupi i punës ka zhvilluar mbledhjen e radhës.
Koncesion qindra milionë euro
Menaxhimi i terminalit të kontenierëve u dha për herë të parë me koncesion në vitin 2011 nga ish qeveria e Sali Berishës. Në atë kohë qeveria përzgjodhi kompaninë turke Kurum si fituese të koncesionit me afat 35 vjeçar. Zyrtarisht koncesioni u bë efektiv në vitin 2013. Kurum e shfrytëzoi koncesionin për Por Kurum nuk e gëzoi dot të gjithë kontratën.
Në vitin 2019 qeveria e përfundoi koncesionin me argumentin se Kurum nuk kishte përmbushur detyrimet e kontratës. Cështja shkoi në arbitrazh dhe qeveria e fitoi gjyqin.
Pas largimit të Kurum, në vitin 2021, ministria e Infrastrukturës zhvilloi një tender me vlerë 37 milionë euro për dhënien e shërbimit sërish tek një privat, këtë herë për afat 5 vjet. Tenderi u fitua nga kompania malteze, Hili Company, e cila që nga ajo kohë ka kryer shërbimin e ngarkim shkarkimit të kontenierëve në terminalin e Portit të Durrësit.
Por kontrata me kompaninë malteze përfundon në fillim të vitit të ardhshëm. Burime i thanë Kapitalit se qeveria ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me kompaninë malteze, por në vend të kësaj ka zgjedhur ta japë sërish me koncesion terminalin e kontenierëve.
Grupi i posaçëm i punës i ngritur për këtë qëllim do të përpilojë raportin përkatës ku do të bëjë rekomandimet mbi formën e koncesionit dhe afatet e tij.
Biznes qindra milionë euro
Kompania koncesionare e ngritur nga Kurum, Durrës Container Terminal, arkëtonte mesatisht 12 milionë euro në vit, nga koncesioni i terminalit të kontenierëve. Kurum e pati koncesionin për periudhën 2013-2019. Tashmë vëllimi i mallrave që qarkullojnë përmes portit është edhe më i madh, rrjedhimisht edhe biznesi i koncesionit.
Kapitali ka mësuar se koncesioni i ri do të ketë fuqi edhe në portin e ri që qeveria do të ndërtojë në Porto Romano. Kjo e bën atë një biznes me vlerë qindra milionë euro. Tashmë mbetet për t’u mësuar vetëm fituesi, ndonëse ai nuk do të jetë dhe shumë suprizë. Një linjë mes Tiranës dhe Kroacisë, pritet të shtierë në dorë koncesionin e ri. Një linjë kjo që kaloi më parë në një tjetër koncesion. Atë të terminalit lindor.
Trump ka kontrollin e plotë të Uashingtonit, por a do t’i arrijë ai gjithmonë qëllimet e tijNatën e zgjedhjeve, Donald Trump përsëriti frazën: “Premtime të bëra, premtime të mbajtura”.
Tani që republikanët kanë marrë zyrtarisht kontrollin e Kongresit, “premtimet” e tij u bënë shumë më të lehta për t’u mbajtur.
Në gjuhën politike të Uashingtonit, quhet “një trifecta qeverisëse”, kur partia e presidentit kontrollon gjithashtu të dy dhomat e Kongresit, Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin.
Këtë kontroll tashmë e ka tani Partia Republikane e Donald Trump. Kontrolli nga një parti ishte dikur i zakonshëm, por në dekadat e fundit është bërë më i rrallë dhe më i shkurtër.
Shpesh, partia në pushtet humbet vendet kur zgjedhjet afatmesme të Kongresit zhvillohen rreth dy vjet më vonë.
Si Trump ashtu edhe Joe Biden shijuan trifecta për dy vitet e tyre të para në Shtëpinë e Bardhë dhe të dy e panë që të kesh një kontroll të tillë nuk është garanci që një president mund të arrijë qëllimin e tyre.
Në dy vitet e tij të para, Trump miratoi një projekt-ligj tatimor të nënshkrimit, duke ulur taksat e korporatave nga 35% në 21% dhe duke ulur disa taksa për individët.
Por, plani i tij për të shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (i njohur si Obamacare) dështoi kur një senator nga partia e tij, John McCain, refuzoi të votonte për të. Ai gjithashtu nuk arriti të miratojë një projektligj për infrastrukturën siç kishte premtuar.
Në dy vitet e tij të para, kur demokratët kishin kontrollin e Dhomës dhe Senatit, Biden ia doli të miratonte planin e shpëtimit amerikan, Aktin e Investimeve dhe Punëve dhe Aktin e patate të skuqura dhe shkencës. Por atij, gjithashtu, iu desh të zvogëlonte ndjeshëm planet e tij të dërgimit dhe investimeve pas kundërshtimit nga një prej senatorëve të tij.
Një pengesë e madhe për kontrollin total për secilën palë është se projekt-ligjet e Senatit kërkojnë një shumicë prej tre të pestat, ose 60 vota, gjë që u mundëson senatorëve të vonojnë legjislacionin duke e mbajtur debatin të hapur. Kjo do të thotë se kur një parti ka një shumicë të thjeshtë në Senat, ajo duhet të arrijë në të gjithë rreshtin për të miratuar një projektligj.
Edhe me një shumicë të shëndetshme në Senat këtë herë, Trump nuk do të ketë 60 vendet magjike që do t’i lejonin atij të kapërcejë çdo përpjekje të opozitës për të vonuar legjislacionin.
Dhe të mërkurën, republikanët në Senat zgjodhën John Thune si udhëheqësin e tyre të shumicës ndaj Rick Scott të Floridës, favorit të qartë në kampin Trump, në një shenjë që disa ligjvënës mund të ripohojnë pavarësinë e tyre (Trump nuk e miratoi zyrtarisht Scott).
Thënë kështu, një trifecta, nëse menaxhohet me zgjuarsi, hap rrugën për mundësinë e nismave të mëdha legjislative.
Avantazhi i pushtetit i Trump mund të jetë kyç në përmbushjen e premtimeve të tij të mëdha, si deportimi më i madh i emigrantëve në histori, tarifat gjithëpërfshirëse për importet e huaja dhe kthimi i mbrojtjes mjedisore.
Përdorimi i legjislacionit për të arritur këto qëllime do t’i bëjë planet e tilla shumë më të vështira për t’u përmbysur në gjykata – diçka nga e cila u rrënua Donald Trump në mandatin e tij të parë kur ai përdori gjerësisht urdhrat ekzekutivë që kundërshtoheshin rregullisht dhe shpesh me sukses.
Peizazhi gjyqësor ka ndryshuar gjithashtu në favor të Donald Trump. Arritja e nënshkrimit të mandatit të tij të parë ishte vendosja e tre konservatorëve në Gjykatën e Lartë – duke çimentuar një shumicë prej dy të tretash për dekadat e ardhshme.
Ai gjithashtu vendosi më shumë se katër duzina gjyqtarë në gjykatat federale të apelit, duke kthyer disa qarqe në një prirje më konservatore.
Shumica e republikanëve në Senat ofron gjithashtu një avantazh tjetër kyç.
Trump do të jetë në gjendje që të miratojë më lehtë kandidatët e tij për postet e administratës, diçka me të cilën ai luftoi në vitin 2017, kur rezistenca e brendshme ndaj tij në Partinë Republikane ishte ende një faktor i rëndësishëm.
E gjithë kjo parashikon dy vitet e ardhshme të jenë ndoshta të trazuara. Por, siç tregon historia e fundit, këto trifekte nuk zgjasin aq gjatë. Administrata e ardhshme do të dëshirojë të bëjë një lëvizje përpara.
Në Tiranë, komisioni hetimor parlamentar për sterilizimet dhe check up-in as sot nuk mundi që të dëgjojë dëshmitë e ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj mbi koncesionin e sterilizimeve spitalore kirurgjikale prej 100 milionë euro në 10 vjet.
Prej dy ditësh debatet pro dhe kundër të deputetëve në komision pamundësuan dëshminë e zotit Beqaj, i cili kërkoi mjete audio – vizuale për të ilustruar deklaratën e tij.
Deputetët opozitarë i kërkuan Kuvendit që të thirren për të dëshmuar kryeministri Edi Rama dhe sipërmarrësja Vilma Nushi, si dhe të shtyhet afati i komisionit hetimor.
Në kërkesën e tyre thuhet se nga lista e dëshmitarëve është pyetur vetëm një pjesë e tyre, ndërsa pjesa e mbetur, që ata e cilësojnë si më e rëndësishmja, ish ministra, aksionerë ende nuk kanë dëshmuar dhe kjo e bën hetimin të paplotë.
“Nëse komisioni nuk e zgjat veprmitarinë e tij, nuk ka asnjë afat kohor për të shkruar raportin, i cili fillon pas pyetjes së gjithë dëshmitarëve, proces që minimalisht kërkon 10-14 ditë kohë, bashkë me paraqitjen e raportit për miratim në komision”, thuhet në kërkesë.
Por konferenca e kryetarëve në Kuvend rrëzoi kërkesën e 7 deputetëve të opozitës për zgjatjen e afatit të komisionit hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.
Ish ministri Beqaj, i cili është në arrest me burg për një tjetër çështje penale, u soll dje dhe sot nga policia e burgjeve me lejen e SPAK-ut pranë komisionit parlamentar për të dëshmuar mbi koncesionet në shërbimet shëndetësore, por ai ende nuk ka nisur dëshminë e tij para deputetëve.
Ai ka kërkuar që deklaratën ta shoqërojë me mjete audio vizuale, për të shfaqur foto e video dhe materiale grafike. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga deputetët opozitarë, por u shndërrua në një parakusht nga ata socialistë, çka bllokoi punimet e komisionit në ditën e fundit të afatit të vet ligjor.
Ish ministri Beqaj, ish zëvendësi ministri Klodian Rrjepaj dhe sipërmarrësi Ilir Rrapaj akuzohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përkatësisht shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrim gjatë procedurave për miratimin e koncesionit, dhe e ka përcjellë çështjen për gjykim në Gjykatën e Posaçme prej nëntë muajsh.
Gjatë punimeve të komisionit, që vijojnë prej 12 orësh me ndërprerje të shpeshta, u theksua se hetime kanë nisur edhe për koncesionin e check up-it, dhe se hetimi parlamentar është i pavarur nga hetimi penal./VOA
Bie gongu për fushatën zgjedhore në Gjermani, pritet të jetë e vështirëPas dështimit të koalicionit tripartiak në Gjermani, kancelari Olaf Scholz (SPD) dha një deklaratë në Bundestag, ku foli për zgjedhjet e reja parlamentare dhe çështjen e votëbesimit.
Në deklaratën e tij Scholz-i e mbrojti duke e quajtur si “të pashmangshëm” shkarkimin e ministrit të Financave, Christian Lindner, gjë që rezultoi me shpërbërjen e koalicionit.
Në të njëjtën kohë kancelari Scholz kërkoi që shoqëria gjermane të mos përçahet dhe bëri thirrje për vazhdimin e kompromiseve në politikë. “Rruga e kompromisit mbetet e vetmja rrugë e drejtë.”
Merz: Vendi nuk mund të qeveriset kështu
Pas Scholz-it fjalën kryetari i CDU-së dhe kandidati i unionit CDU/CSU për kancelar Friedrich Merz. Merz tha se Scholz-i nuk ka asnjë lloj autoriteti qeverisës dhe drejtues “Ju po përçani vendin, zoti kancelar. Ju jeni përgjegjës për këto polemika dhe për këtë përçarje në Gjermani. Vendi nuk mund të qeveriset kështu.”
Pas disa ditë debatesh zgjedhjet e parakohshme u vendosën të zhvillohen më 23 shkurt. Duke folur për këtë Scholz-i tha “Data e zgjedhjeve është caktuar tani në muajin shkurt dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë.”
Pritet një fushtë elektorale e vështirë
Ai do të kërkojë votëbesimin më 11 dhjetor në mënyrë që Bundestagu të vendosë për këtë kërkesë më 16 dhjetor. Nëse, sikurse edhe pritet, ai nuk do të fitojë shumicën, zgjedhjet e reja do të zhvillohen më 23 shkurt. Deri atëherë mbeten edhe 102 ditë për fushatën zgjedhore.
Deklarata e Scholz-it në emër të qeverisë dhe debati që pasoi deklaratën treguan se sa e vështirë pritet të jetë fushta elektorale./DW
Moti i keq në Spanjë, Malaga në “gjunjë”! Mbi 3 mijë të evakuuar, një spital i përmbyturNë Spanjë vijon alarmi për valën e re të motit të keq: në provincën e Malagas situata po përkeqësohet orë pas ore.
Përmbytjet nuk e kanë kursyer as Spitalin Klinik, bën me dije urgjenca. Shtëpitë në lagjen Campanillas u evakuuan si masë paraprake, pas 3000 njerëzve u larguan mëngjesin e sotëm nga zonat pranë brigjeve të lumit Guadalhorce.
Raportohet se janë përmbytur mbi 300 shtëpi, dyqane, oborre dhe garazhe. Shkollat, universitetet, parqet publike janë mbyllur dhe aktivitetet sportive janë pezulluar.
Shkollat u mbyllën gjithashtu në Valencia dhe në afërsisht 60 komuna të tjera në Komunitetin Valencias dhe në pesë rajone katalanase të Tarragona.
Për shkak të rreziqeve që lidhen me motin e keq, studentët po qëndrojnë në shtëpi edhe në Granada dhe komuna të tjera të provincës.
Detaje të reja dalin nga vrasja e dyfishtë në qytetin e Klinës ku dy të rinjte, Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova, kushërinj me njëri-tjetrin u qëlluan për vdekje në lokal.
Autor i ngjarjes dyshohet se është 19-vjeçari, Jon Hoti, djali i ish-kandidatit të LDK-së për kryetar të Klinës, Besim Hotit, raporton Sinjali.
Ai është arrestuar nga policia dhe po merret në pyetje në lidhje me krimin e dyfishtë. Fillimisht u raportua se nga të shtënat më armë humbi jetën një person dhe një tjetër që kishte mbetur i plagosur ishte dërguar në spitalin e Pejës.
Por, i riu nuk mbijetoi plagëve dhe humbi jetën në spital.
“Rast tragjik që ka marrë jetën e dy personave të ri, jemi në vazhdimësi të mbledhjes së provave, ekzaminimit të vendit të ngjarjes. Trupat e pajetë është urdhëru që të dërgohen për autopsi në IML në Prishtinë. I dyshuari edhe ai i moshës së re është arritur të arrestohet falë punës së shpejtë të policisë”, tha prokurorja Sahide Gashi.
E rëndë! U dërgua me urgjencë në spital, vdes 15-vjeçarja! Ç’ndodhi në banesëNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër ku një 15-vjeçare ka humbur jetën pasi u dërgua me urgjencë në spital.
Adoleshentja dyshohet se tentoi të vetëvarej në banesë dhe u dërgua nga famljarët në urgjencën e spitalit Shkodër.
Por e mitura nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Më datë 13.11.2024, rreth orës 20:00, në urgjencën e Spitalit Shkodër është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur rreth 15 vjeçe, e cila dyshohet se ka tentuar të vetëvarej në banesë. E mitura 15 vjeçare ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.