Aplikacion
Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.
Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi deri në 8m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore1 deri 16°C
në zonat e ulëta 2 deri 23°C
në zonat bregdetare 9 deri 23°C
Zv/Presidentja dhe kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, ka bërë një ndalesë të papritur në selinë e partisë së saj në Uashington kur kanë mbetur edhe disa orë nga mbyllja e orarit zyrtar të votimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Harris është takuar me mbështetësit dhe stafin e saj.
Kamala Harris foli edhe me qytetarë të ndryshëm, për t’u siguruar që kanë votuar ose t’i nxiste për të votuar nëse nuk e kanë bërë.
Kjo është pjesë e punës së vullnetarëve që telefonojnë qytetarë të ndryshëm për t’i nxitur të dalin në votime.
Pasi u bëri thirrje votuesve për të marrë pjesë në votime, Kamala Harris iu bashkua grupit të vullnetarëve të angazhuar pranë selisë së demokratëve.
SHBA voton sot mes Donald Trump dhe Kamala Harris për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit.
Kaos në Serbi/ Thyhen xhamat e bashkisë, Vuçiç “kërcënon” protestuesitGjatë mbrëmjes së sotme në qytetin serb të Novi Sadit ka nisur një protestë lidhur me fatkeqësinë e ndodhur gjatë javës së kaluar, ku humbën jetën 14 persona.
Protestuesit kanë arritur deri te bashkia e qytetit, ku janë thyer xhamat dhe kanë gjuajtur me gurë në këto ambjente.
Sipas mediave serbe, demonstruesit kërkojnë dorëheqjen e strukturave qeverisëse.
Ministri i Ndërtimit në Qeverinë e Serbisë, Goran Vesiç, sot në mëngjes ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen të cilën e ka bërë të ditur në konferencën e mbrëmshme për media.
Ndërkohë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar nga zyra me thirrje ndaj protestesve.
“Ju keni të drejtë të jeni të pamoralshëm, por nuk keni të drejtë të rrezikoni të tjerët. Mesazhi im është që policia po tregohet shumë e përmbajtur, por mos mendoni se dhuna është e lejuar. Të gjithë ata që kanë marrë pjesë do të ndëshkohen dhe do të ndiqen nga shteti”- shkroi Vuçiç.
Policia lëshoi një sasi të madhe gaz lotsjellës mbi protestuesit, ku disa prej tyre edhe kanë pësuar lëndime.
“I ka bërë Rusia”/ Kërcënim me bombë në disa qendra votimi në SHBAByroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.
Së paku dy qendra votimi në shtetin e Xhorxhias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët.
Por, ato u ripahën pas rreth 30 minutave, dhe tani autoritetet po presin një vendim të gjykatës për ta zgjatur kohën e votimit përtej kohës gjithëkombëtare të mbylljes së votimit në orën 19:00, për ta kompensuar kohën e humbur gjatë evakuimit.
Brad Raffensperger, sekretari i Shtetit i Xhorxhias, tha se prapa kërcënimeve me bombë qëndron Rusia.
“Duket se ata kanë filluar të bëjnë ligësi. Ata nuk duan që ne të kemi zgjedhje të mira, të drejta dhe të sakta dhe, nëse ai dalin të na nxisin të luftojmë kundër njëri-tjetrit, atëherë këtë e llogarisin si fitore”, tha Raffensperger për gazetarë.
FBI-ja tha në një komunikatë se asnjëri nga kërcënimet nuk është i besueshëm.
Vetëm Xhorxhia i ka pranuar më shumë se dhjetëra kërcënime të rreme me bombë në ditën e zgjedhjeve, tha një zyrtar i FBI-së për Reuters.
Më herët gjatë ditës, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë e akuzuan Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese, që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet e tensionuara presidenciale.
Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar më 4 nëntor nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës.
Kur do ta dimë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA?Gjithçka varet se si do të shkojnë gjërat. Katër shtete që konsiderohen vendimtare, Arizona, Nevada, Pensilvania dhe Wisconsin kanë proedura që mund të marrin deri në disa ditë për shpalljen e rezultatit.
Por, nëse njëri nga kandidatët ka fituar bindshëm shtetet e tjera kyçe, kjo do të mjaftonte për të shpallur fituesin.
Megjithatë agjencitë e lajmeve, pritet ta bëjnë të ditur fituesin më herët se rezultati final. Mediat i përcjellin menjëherë publikut Presidentin e ri në momentin që është bërë e qartë nga qendat e numërimit rezultati matematikor i votave të numëruara.
“Standardi ynë është siguria absolute,” tha David Scott, kreu i strategjisë dhe operacioneve të lajmeve në Associated Press. “Ne nuk shpallim një fitues derisa të jemi 100% të sigurt se kandidatët pasues nuk mund të arrijnë.
AP dhe organizata të tjera lajmesh gjatë natës së zgjedhjeve si CNN, NBC, ABC dhe Fox News mbajnë një “tavolinë vendimmarrjeje” dhe përdorin një model për të projektuar se si do të zhvillohet numërimi i votave, shtet pas shteti.
Kur dolën rezultatet e zgjedheve të vitit 2020?
Joe Biden u shpall fitues të shtunën më 7 nëntor, katër ditë pas zgjedhjeve. Presidenti e kaloi pragun e votimit elektoral atë ditë kur mediat bënë bilancin për Pensilvaninë dhe Nevadën. Michigan dhe Ëisconsin u shpallën të dy një ditë pas zgjedhjeve, por Arizona nuk nxori asgjë deri më 12 nëntor, Karolina e Veriut deri më 13 nëntor dhe Georgia më 19 nëntor, pas një rinumërimi.
Kërcënim ndaj Trump/ FBI arreston dy persona në MichiganAgjentët e FBI-së kanë arrestuar dy persona në Michigan të akuzuar për kërcënime në ditët e fundit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.
Një prej tyre, një burrë kalimtar që hetuesit thonë se la të kuptohet për një komplot vrasjeje dhe ishte i lidhur me kërcënimet që synonin ish-presidentin Donald Trump.
Burri kalimtar, 25-vjeçari Isaac Sissel, u arrestua në një hotel në Canton Toënship pas një hetimi që filloi muajin e kaluar me kërcënime që synonin Trumpin të postuara në rrjetet sociale.
Në çështjen e dytë penale të zbardhur të martën, Christopher Clay Pierce, 46 vjeç, i Jackson akuzohet për kërcënime kundër një komiteti të veprimit politik të paidentifikuar (PAC) të lidhur me demokratët gjatë dy viteve të fundit.
Pierce thuhet se ishte paralajmëruar më parë nga FBI se ai mund të akuzohej për një krim nëse vazhdon të postonte kërcënime në internet, por vazhdonte të ngacmonte grupin e lidhur me Demokratët.
Aksident në Vlorë, plagosen dy persona (Pamjet)Një furgon “Benz” është përplasur me një automjet tip Golf në Jonufër të Vlorë.
Si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesi i Golfit dhe pasagjeri. Pasagjeri ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pasi është bllokuar brenda mjetit.Është dashur ndërhyrja e kalimtarëve dhe policisë për ta nxjerrë nga automjeti.
Rruga ka qenë e bllokuar për disa minuta, ndërsa të dy të plagosurit janë transportuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje mbërriti grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes, GallantKryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka shkarkuar të martën ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke thënë se nuk i beson atij për menaxhimin e operacioneve të tanishme ushtarake të Izraelit.
“Midis luftës, më shumë se kurrë, nevojitet besim i plotë mes kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes”, tha Netanyahu.
“Fatkeqësisht, megjithëse në muajt e parë të fushatës kishte besim të tillë dhe punë shumë të frytshme, gjatë muajve të fundit, ky besim, mes meje dhe ministrit të Mbrojtjes, u thye”, shtoi ai.
Në ditët e para të luftës, udhëheqësit e Izraelit paraqitën një front të bashkuar duke iu përgjigjur sulmit të 7 tetorit 2023 nga Hamasi – grupi i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Por, derisa lufta vazhdoi dhe u përhap edhe në Liban, në sipërfaqe dolën dallimet e mëdha politike mes tyre. Derisa Netanyahu ka bërë thirrje për vazhdimin e luftës kundër Hamasit, Gallant ndoqi një qasje më pragmatike, duke thënë se ushtria ka krijuar kushtet e nevojshme për një marrëveshje diplomatike që mund të sjellë lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant në Gazë.
Gallant, ish-gjeneral që ka fituar respekt publik me personalitetin e tij të ashpër dhe serioz, tha në një komunikatë: “Siguria e shtetit të Izraelit ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet gjithmonë misioni i jetës sime”.
Gjatë luftës, Gallanti e ka veshur një këmishë të thjeshtë ngjyrë të zezë, si shenjë pikëllimi për sulmin e 7 tetorit dhe ka zhvilluar marrëdhënie të fortë me homologun e tij amerikan, sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Netanyahu e emëroi ministrin e Jashtëm, Israel Katz, në vend të Gallantit në postin e ministrit të Mbrojtjes.
Gideon Saar u emërua ministër i Jashtëm, njoftoi zyra e Netanyahut në një komunikatë për media.
Netanyahu dhe Gallant kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme gjatë luftës mbi njëvjeçare në Rripin e Gazës. Por, Netanyahu e kishte shmangur shkarkimin e tij.
Një përpjekje e tij për ta shkarkuar Gallantin në mars 2023 nxiti protesta të mëdha kundër Netanyahut. Ai gjithashtu e kishte menduar ta shkarkonte Gallantin gjatë verës, por u përmbajt deri të martën vonë.
Netanyahu ka një histori të gjatë të heqjes qafe të rivalëve të tij. Në komunikatën e tij, ai pretendoi se kishte bërë “shumë përpjekje” për t’i tejkaluar mospajtimet me Gallantin.
“Por, ato vetëm sa thelloheshin”, tha ai.
Nuk mjafton mbështetja popullore/ Si do të zgjidhet presidenti i ri i SHBA?Gara mes kandidatit të republikanëve Donald Trump dhe kundërshtares së tij politike nga radhët e demokratëve Kamala Harris është paraqitur shumë e fortë deri në ditën e fundit të fushatës.
Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet në 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me kandidatin republikan .
Nëse zëvendësuesja e tij Kamala Harris do të zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë ajo do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së .
Nga ana tjetër Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme.
Sakaq pritet që Karolina e Veriut, Pensilvania, Wiskonsi,Xhorxhia, Arizona dhe Nevada , Michigani të jenë shtetet që do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë.
Por në SHBA, shumica e votave nuk mjafton për të fituar automatikisht zgjedhjet. Përkundrazi, kreut të ardhshëm të shtetit i duhet një shumicë në Kolegjin Zgjedhor. Janë 538 zgjedhës, ndërsa 270 nevojiten për një shumicë. Ky është i vetmi numër që ka rëndësi.
Nëse në të vërtetë ndodh që të dy kandidatët presidencialë të jenë të barabartë dhe secili të fitojë 269 vota të Kolegjit Zgjedhor, d.m.th. asnjëri nuk arrin një shumicë prej të paktën 270 votash, do të jetë në dorën e Dhomës së Përfaqësuesve të përcaktojë fituesin.
Sakaq përveç presidentit pritet të emërohen edhe anëtarët e rinj të Kongresit, si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Në një garë kokë më kokë, mund të duhet pak kohë për të shpallur rezultatin përfundimtar. Nëse ka mospërputhje në disa shtete, ato duhet të zgjidhen deri më 11 dhjetor sipas ligjit zgjedhor.
Protestë para Klan Kosovës, hidhen tymuese: Mbyllni emisionin! Futët një dhunues brenda Big BrotherKlan Kosova është mbytur nga tymi gjatë ditës së sotme.
Organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym. “Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim.
Ky veprim vjen menjëherë pas hyrjes së bashkëshortit të Drenusha Latifit në “BBVK”, i cili u bë pjesë e shtëpisë më të njohur në puntatën e djeshme.
“Big Brother VIP Kosova duhet të mbyllet menjëherë!
Ky program promovon shembuj të përsëritur të dhunës, ngacmimeve seksuale e diskutimeve skajshmërisht seksiste dhe homofobike.
Mbrëmë, publiku u trondit kur produksioni futi në shtëpi një person të denoncuar për dhunë ndaj gruas. Klan Kosova në shërbim të spektaklit e klikimeve i vendosi nën një kulm viktimën dhe dhunuesin. Kjo është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet.
Ky vendim jo vetëm që shkel të drejtat e viktimës, por normalizon dhunën ndaj grave.
Ftojmë Komisionin e Pavarur të Mediave të ndërmarrin masa URGJENTE për të ndaluar transmetimin televiziv të këtij programi”, shkruan organizata.