zoom

Day ArchivePerëndimi ngre alarmin/ Rusia do të vendosë lëndë shpërthyese në avionët e pasagjerëve

Zyrtarët perëndimorë besojnë se Rusia ka plane për të vendosur bomba në aeroplanët e pasagjerëve që fluturojnë për në SHBA dhe Kanada pasi disa paisje elektronike shpërthyen në një magazinë.

Komentet vijnë pasi dy pajisje shpërthyese u dërguan përmes postës DHL më 22 korrik në Birmingham, Angli dhe Leipzig, Gjermani, duke rezultuar në një zjarr.

Katër persona u arrestuan në lidhje me flakët dhe u akuzuan për pjesëmarrje në operacione sabotuese ose terroriste në emër të një agjencie të huaj të inteligjencës.

Nuk u raportua për të lënduar, me incidentin që u trajtua nga stafi dhe brigada lokale e zjarrfikëses, por hetuesit besojnë se mund të kishte pasoja shumë më të rënda nëse pajisjet do të ndizeshin gjatë fluturimit.

Episodi i frikshëm ndodhi në magazinën e DHL në Birmingham.

“Qëllimi i grupit ishte të testonte kanalin e transferimit për materiale të tilla, të cilat përfundimisht do të dërgoheshin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë”, tha zyra e prokurorit të Polonisë pa zbuluar emrat apo kombësinë e të dyshuarve.

Udhëheqësi i agjencisë së inteligjencës së jashtme të Polonisë, Pawel Szota, i tha Journal se spiunët rusë ishin përgjegjës dhe aktualizimi i çdo sulmi të tillë do të shihej si një “përshkallëzim i madh” i fushatës sabotuese të Rusisë kundër fuqive perëndimore.

“Nën hetim nga SPAK”/ Benet Beci bën humor në rrjetet sociale

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar menjëherë pas lajmit të publikuar në media se është marrë zyrtarisht nën hetim nga Spak.

Beci ka bërë një postim plot humor në rrjetet sociale ku shkruan:
Nuk e di ku dreqin e kanë marrë vesh disa portale që kam dhënë dorëheqjen se ishte sekret deri nesër! Po tani që doli po e them edhe arsyen: Nesër zgjidhem unë President i Amerikës me kërkesë të dy kandidatëve të tjerë, meqë e tregova në Shkodër se jam i pëlqyeshëm për të dyja palët.🤣

Megjithatë kryebashkiaku nuk ka pranuar apo mohuar lajmin për hetimin ndaj tij.

Gazetarja Klodiana Lala tha më herët se Beci po hetohet për shkelje të dyshuara të kryera gjatë detyrave që ka mbajtur përpara se të zgjidhej në krye të Bashkisë Shkodër.

E FUNDIT/ Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, merret zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

Kjo sipas gazetates Klodiana Lala, i dyshuar për shkelje të kryera gjatë detyrave të mëparshme, jo si kryebashkiak i Shkodrës.

Vetëm pak ditë më parë kryebashkiaku i Shkodrës u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme.

Priten trazira/ Blindohet Shtëpia e Bardhë përpara zgjedhjeve

Gardhe të mëdhenj po ngrihen në Uashington DC, ku Kamala Harris dhe ekipi i saj do të kalojnë natën e së martës në Universitetin Howard, duke parë rezultatet.

Zyrtarët në Departamentin e Ndërtimeve u kanë thënë të gjitha kantiereve të ndërtimit të mbyllin çdo material që mund të vidhet. Dyqanet po mbyllen dhe po ngrihen gardhe pranë Shtëpisë së Bardhë dhe Observatorit Detar, ku jeton Harris.

Forca e policisë së qytetit thotë se nuk po i përgjigjet kërcënimeve specifike, por po sigurohet se është e përgatitur.

Rreth 3,300 oficerë do të punojnë me turne 12-orëshe dhe shumica e pushimeve janë anuluar të paktën deri në përfundimin e zgjedhjeve.

Shumë amerikanë thonë se kanë frikë nga trazirat civile pas votimit. “Në shumë aspekte, përgatitjet tona për vitin 2024 filluan më 7 janar 2021”, tha Christopher Rodriguez, ndihmës administratori i qytetit të Uashingtonit.

Muaji nëntor do të sjellë sfida për këto shenja horoskopi!

Nëntori erdhi dhe me të vijnë sfidat për disa shenja të zodiakut. Ja tri shenja që mund të përballen me vështirësi këtë muaj:

Dashi
Dashi do të ndjehet i varur në disa aspekte të jetës së tij, sidomos në punë. Nëntori mund të sjellë tronditje profesionale që do të shkaktojë stres. Megjithatë, ky është një moment për t’u rebeluar dhe për të mbrojtur pikëpamjet tuaja. Vendosni qëllime të qarta dhe përpiquni të mbani një qëndrim pozitiv; eklipset që vijnë mund të ofrojnë mundësi për një fillim të ri.

Gaforre
Gaforret do të duhet të ushtrojnë durim këtë muaj. Tensionet në marrëdhëniet familjare dhe personale mund t’i bëjnë të ndihen të paqarta dhe të papërgjegjshme. Dëgjoni intuitën tuaj dhe komunikoni hapur me të dashurit tuaj. Nëse ndjeni nevojën për t’u tërhequr pak, mos u shqetësoni. Kujdesi për veten është thelbësor.

Shigjetari
Shigjetarët mund të ndihen të pasigurt këtë muaj. Situatat e vështira me miqtë ose në marrëdhënie mund të shkaktojnë zhgënjim. Nëntori është gjithashtu një mundësi për të rivlerësuar miqësitë dhe për të hequr dorë nga ato që nuk ju shërbejnë më. Mos hezitoni të bëni ndryshime, pasi perspektivat e reja mund të sjellin përmirësime në jetën tuaj.

Të gjithë këta tregues sugjerojnë se nëntori do të kërkojë përkushtim dhe vetë-reflektim, por gjithashtu mund të jetë një periudhë e rëndësishme për rritje personale.

Raporti mjekësor trondit publikun/ Boksierja alegjeriane ka testikuj dhe mikrope*nis

Imane Khelif, boksierja algjeriane e fitoi një medalje olimike në sportet e femrave është vënë sërish në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të gazetarit francez Djaffar Ait Aoudia, se ka akses në të dhënat e saj private mjekësore.

Revista Reduxx raporton se këto të dhëna sugjerojnë se Khelif ka kromozome XY, testikuj të brendshëm dhe një mikropenis, duke ndezur debate të reja mbi përshtatshmërinë e saj në sportet e grave.

Raporti, i aksesuar nga gazetari francez Djaffar Ait Aoudia, u hartua në qershor 2023 nga ekspertë në Spitalin Kremlin-Bicêtre të Parisit dhe Spitalin Mohamed Lamine Debaghine të Algjerit. Gjetjet tregojnë se Khelif ka mungesë të 5-alfa reduktazës, një gjendje që ndikon në zhvillimin seksual që gjendet tek meshkujt biologjikë. Sipas raportit, Khelif nuk ka mitër dhe ka testikuj të brendshëm, me një MRI që identifikon më tej një “mikro*nis”. siç raportohet nga reduxx.

Khelif, e cila kohët e fundit ka zbukuruar kopertinën e Vogue si pioniere në boks, ka folur për bullizmin e rëndë kibernetik me të cilin është përballur.

Si përgjigje, ajo ka ngritur një padi të rëndësishme për bullizëm kibernetik duke përmendur figura të shquara, duke përfshirë Elon Musk, Donald Trump dhe JK Roëling, duke i akuzuar ata se kanë kontribuar në një mjedis armiqësor dhe duke inkurajuar ngacmimet në internet.

Alketa Vejsiu dedikim të ndjerë pas ndarjes nga jeta të babait

Moderatorja Alekta Vejsiu ka përkujtuar babain e ndjerë, një vit pas ndarjes së tij nga jeta.

Vejsiu ka bërë një postim të gjatë dhe emocionues për çdo gjë që ka mësuar nga i ati në jetën e saj
Ndër mësimet që ka marrë, moderatorja shkruan se babai i saj nuk e mësoi sesi të jetonte pa të, pa shpatullën ku mund të mbështetej gjithmonë.

“Ne rrugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmonë”, shkruan ajo ndër të tjera.
1 vit pa Babin dhe 10 mesime te thjeshta jete;

1.E di qe askush nuk do me doje dot si Ty.Aq bukur, aq fort. Une e pata te jashtezakonshme qe ne femijeri dashurine e babait.Qe tek karrotat qe shtrydheshin me napë, portokallet qe vinin nga jugu me veshtiresi,qe tek rruga Tirane Durres me biciklete,deri tek ditet e lumtura ne Paris kur kendonim ne Sene e me the; “Shyqyr qe u bere ti mor bir qe te shihja dhe une ca dite te lumtura”.

2.Me mesove te mos genjej; ndaj une i urrej genjeshtaret. Ndaj dhe te vertetat e mia sado te hidhura edhe kur lendojne dike, i them. Dua te iki pa pesha nga kjo jete; si ti.

3.Me mesove te besoj tek Dashuria, sa e rendesishme eshte te kesh ne shtratin e spitalit deri ne fund nje njeri qe e do fort.Me grate s’te eci shume,e nuk ishe partneri me ideal. Por e kerkove dashurine gjithe jeten, e gjete dhe jetove ne moshen 55 vjec.Me thoje qe sduhet ta duash kurre dike se ke nevoje per te; ta duash kur ske nevoje dhe thjesht ta duash, kjo ishte dashuria per ty!

4.Me mesove te ndjek pasionin per punen, se Puna ste tradheton kurre por pa e shitur shpirtin per suksesin.

5.Me thoje qe ska asgje me te mire qe mund te besh sesa te rrisesh dy femije me dashuri e ti shkollosh;shperblimi me i madh.Me thoje gjithmone qe une ste solla asnje merzitje ne jete

6.Me mesove qe paraja ka vlere vetem nese perdoret ne funksion te emocionit; sepse ty tu desh gjithmone shume pak per te gezuar.

7.Me thoje qe fytyren e kisha si 10-leksh por zemren sa nje oqean; qe edhe nese mund te ndeshja njerez te ligj gjate rruges, sduhej per asnje arsye te ndryshoja.

8.Me mesove mirnjohjen; mbi kete parim ndertova jeten. Me mesove mos jetoja nen efektin e duartrokitjeve e mos dehesha nga admirimi atyre qe nuk njihja, por te vleresoja ata qe me donin prej verteti larg dritave te skenes.E kam nderuar dhe ndjere si asgje tjeter duartrokitjen tende o Fansi me I mire qe mund te kisha.

9.Me mesove te fal, edhe kur njerezit te zhgenjejne.

10.Me mesove te jem e forte; vetem se jam lodhur duke qene e forte.

Sme mesove si jetohet pa Babain, shokun,frymezimin, shpatullen ku mund te mbeshtetesh gjithmone.
Ne rrugen e dhimbjes jemi vetem, por ti si yll do me ndricosh gjithmone

Harris dhe Trump përgatiten për beteja ligjore nëse nuk do të ketë fitues të qartë

Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë në katër vitet e ardhshme.

Gara mes Nënresidentes Kamala Harris dhe ish-Presidentit Donald Trump është megjithatë aq e ngushtë, saqë ekipet e tyre janë në gatishmëri për betejat ligjore që mund të pasojnë.

Në fillim të këtij viti kandidati republikan për president, Donald Trump, tha se nëse rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit do të jenë “të ndershme, të drejta e të lira”, ai do t’i pranonte ato.

Zyrtarët zgjedhorë janë të bindur se procesi do të jetë i drejtë, i sigurt dhe transparent, por ish-presidenti ka shprehur gjithnjë e më shumë shqetësimin se kundërshtarët e tij mund të bëjnë manipulime. “Ata janë një mori mashtruesish. Nëse do të arrijmë ta kontrollojmë (manipulimin), do të kemi një fitore të jashtëzakonshme”, tha zoti Trump.

Gjatë një interviste që u transmetua muajin e kaluar në rrjetin televiziv NBC Nënpresidentja Kamala Harris i tha gazetares Hallie Jackson, se ekipi i saj ishte i përgatitur nëse zoti Trump do të humbiste zgjedhjet dhe do të tentonte të përmbysë rezultatin e tyre.

“Ne do të merremi me natën e zgjedhjeve dhe ditët pasardhëse, me çfarë do që do të ndodhë. Ne kemi burimet, ekspertizën dhe vëmendjen e duhur gjithashtu”, tha zonja Harris.

Kuvendi Kombëtar Republikan ka krijuar të ashtuquajturin “Programi mbi Integritetin e Zgjedhjeve” në shtetet e fushëbetejës. Përfaqësuesit ligjorë të tyre kanë ngritur më shumë se njëqind padi mbi dyshime për parregullsi lidhur me rregullat e votimit, por shumë prej tyre janë hedhur poshtë nga gjykatat.

Demokratët kanë nisur përpjekjet e tyre ligjore, përfshirë padinë për të parandaluar vonesat e mundshme në çertifikimin e rezultatit në shtetin e Xhorxhias.

Në garat e forta presidenciale si ajo e këtij viti, betejat ligjore janë të pritshme. Shumica e tyre do të ndodhë në shtetet e pavendosura, parashikojnë analistët.

“Në qendrat e votimit, ne shpesh shohim debate nëse fletët e votimit po trajtohen ashtu siç duhen. Në ditën pas zgjedhjeve ka mosmarrëveshje nëse votues të veçantë, që nuk e kanë emrin në lista, kanë apo jo të drejtë të votojnë, dhe nëse vota e tyre duhet numëruar”, thotë Michael Thorning, i Qendrës së Politikave Dypalëshe.

Ndërkohë ekspertët ligjore thonë se kushdo që ka pretendime për manipulime duhet të paraqesë prova.

“Ekspertët ligjorë (të partive politike) duhet të bëjnë kujdes me pretendimet që kanë. Ata duhet të sigurohen se mund t’i provojnë ato, përndryshe mund t’i nënshtrohen masave disiplinore, siç e kemi parë edhe në vitin 2020″, thotë Robert Graci, i organizatës së pavarur “Keep Our Republic”, (Një Republikë).

Ish-avokatit të zotit Trump, Rudy Giuliani për shembull, iu hoq liçensa për përhapjen e pretendimeve të pabaza se zgjedhjet e vitit 2020 ishin vjedhur.

Betejat ligjore mund të vonojnë shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Por nëse të martën në mbrëmje rezultatet janë qartësisht në favor të një kandidati, me një diferencë të dukshme, analistët thonë se do të jetë shumë më e vështirë për partinë kundërshtare që t’i kundërshtojë rezultatet.VOA/

Ura e Kukësit, 300 metra për gati 6 vjet dhe ura e Kroacisë, 2.4 kilometra për 4 vjet

Ura e Kukësit u hap më në fund. Kryeministri Edi Rama po e shijon aq shumë hapjen e saj, aq sa mezi ka pritur të bjerë nata e t’i bëjë video me drita ndezur, për të treguar bukurinë e saj. (VIDEO)

Foto e shkëputur nga video e postuar nga kryeministri Edi Rama

Ura me harkun metalik 57 metra të lartë, asfaltin e ri në 310 metrat e saj, ashtu siç e ka projektuar arkitekti italian Giorgio Rizzo, është diçka e re për Shqipërinë. Por vetëm kaq, sepse ajo mbetet një urë lokale, për të cilën nuk ka askush përse të mburret edhe pse kryeministri Rama e postoi 2 herë brenda 5 orësh, për ta treguar atë si një kryevepër.

Por për kryeveprat flasin faktet.

Ura e re e Kukësit nisi të ndërtohej në mars të vitit 2019. Që atëherë kanë kaluar 5 vjet e 8 muaj. Ajo duhet të kishte përfunduar në vitin 2021, por dështim pas dështimi në ndërtim, afatet u zgjatën me gati 2 herë.

Ura  ka një gjatësi totale prej 310 metra, ndërsa harku metalik ka një bazë prej 270 metrash, një lartësi prej 56 metrash dhe peshon rreth 5000 ton. Ura ka 4 korsi, në dy kahet e lëvizjes me ndarës trafiku të ndërmjetëm dhe me kavo çeliku që fiksohen nga bazamenti në harkun e urës.

Ka kushtuar plot 40 milionë euro.

Por le të shohim një tjetë urë në rajon, një prej veprave më komplekse të infrastrukturës rrugore në Europë e jo vetëm, për të cilën, kryeministri i vendit që i përket nuk ka bërë ndonjë postim mburrjeje në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për urën e Peljeshacit (Pelješac) në Kroaci, e cila lidh Dubrovnikun me pjesën tjetër të vendit, duke shmangur kalimin e automjeteve përmes Bosnje – Hercegovinës.

Kjo urë nisi të ndërtohej më 30 korrik 2018 dhe u hap më 26 korrik 2022 (KLIKO KËTU PËR TË DHËNAT). 

Ajo është një urë me kabllo.

Gjatësia totale 2,404 metra
Gjerësia 23,6 metra
Lartësia 98 metra
Hapësira më e gjatë 5 x 285 metra
Pastrimi nën 55 metra

Ura u ndërtua  nga China Road and Bridge Corporation. Kostoja e ndërtimit është 420.3 milionë euro dhe kalimi mbi të është pa asnjë pagesë.

Ura përshkon kanalin e detit midis Komarnës dhe gadishullit të Peljesaçit, duke kaluar në këtë mënyrë tërësisht përmes territorit kroat dhe duke shmangur çdo kalim kufitar me Bosnjën dhe Hercegovinën në Neum.

Për këdo që krahasimin nuk e përcepton dot përmes të dhënave, Zoom.al po sjell disa foto të dy urave. Mbase kështu do të ishte më e kuptueshme se përse hapja e urës së Kukësit duket të ishte diçka pa zhurmë e pa tupanet që pritën kryeministrin e Shqipërisë bashkë me zëvendësen e saj. /Zoom.al

URA E KUKËSIT

URA E KROACISË

 

Fifi rrëfen periudhën e vështirë dhe depresionin pas lindjes: Isha…

Fifi është kantautorja shumë e dashur, e cila mbajti premtimin publik thënë në Mars të këtij viti, për t’u rikthyer në “Kënga Magjike”.

Ndër vite artistja ka sjellë rryma të ndryshme muzikore, po duke shkëlqyer në pikën e saj të fortë, baladat.

Edhe kësaj here nuk ka se si të mungojë magjia e një balade. Fifi u prezantua me këngën “Jeta jem”, e cila premton të jetë një nga baladat më të famshme të artistes.

Në intervistat e rralla, apo në postime të ndryshme në “Instagram” ajo nuk ngurron asnjëherë së foluri për jetën e saj private, ku përpiqet përherë të ketë nga një kujtim për partnerin dhe djalin e saj.

Fifi, për hir të dashurisë dhe fazës së re në jetën e saj, dedikoi dhe një album me 9 këngë të dashura për secilin nga fansat e artistes.

Në intervistë Fifi na rrëfeu ndjesitë që fshihen pas krijimit “Jeta jem”.

Specifikisht ajo u shpreh: Jeta jem është një këngë që e kam shkruar në një periudhë, ku më është dukur se isha e vetme edhe pse jam me partner, e jam bërë nënë.

Me duket se “postpartum” me kapi pak më vone nga se u bëra nënë.

Fifi në këtë këngë i kërkon partnerit të saj që të jetë bashkëpunues dhe t’i kërkojë dashuri dhe respekt.

E kjo vjen si një thirrje e Fifit për të gjithë çiftet e dashuruar, të cilët në momente të ndryshme mund të kenë edhe kriza dashurie.