Aplikacion
Nënpresidentja Kamala Harris pritet të paraqesë sot argumentet përmbyllëse të fushatës në kryeqytetin e vendit, në Uashington, nga i njëjti vend ku ish-Presidenti Donald Trump mbajti fjalimin përpara se mbështetësit e tij të sulmonin dhunshëm Kapitolin, më 6 janar të vitit 2021.
Zonja Harris do të zotohet para amerikanëve sot se do të punojë për të përmirësuar jetën e tyre, duke i mëshuar argumentit se rivali i saj, Trump punon vetëm për veten e tij.
Ndërsa mbetet një javë nga dita e zgjedhjeve, fjalimi i zonjës Harris në vendin e njohur si Elipsi, referuar ndonjëherë si Parku Jugor i presidentit, pranë Shtëpisë së Bardhë, është projektuar për të inkurajuar amerikanët të bëjnë dallimin mes një të ardhmeje me të (Harris) në Zyrën Ovale, apo me Donald Trumpin.
Ajo shpreson të vërë theksin në kontrastin mes tyre, duke e mbajtur fjalimin nga i njëjti vend ku gati 4 vjet më parë, zoti Trump pohoi pa fakte se zgjedhjet e vitit 2020 u manipuluan, dhe ku frymëzoi turmën e mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit në një përpjekje që dështoi, për të penguar çertifikimin e rezultatin që shpallte fitues demokratit Joe Biden.
Ndihmësit e fushatës së zonjës Harris thanë se ajo synon të përforcojë argumentet se pse votuesit duhet të refuzojnë zotin Trump dhe të marrin në konsideratë politikat që ajo ofron.
“Ka një ndryshim të madh mes meje dhe atij” u tha zonja Harris gazetarëve të hënën që e pyetën lidhur me përmbatjen e fjalimit.
“Nëse (Trump) zgjidhet, ditën e parë që ai do të ulet në Zyrën Ovale do të punojë në hartimin e listës së armiqve të tij. Ndërsa unë, në ditën e parë, nëse do të zgjidhem, siç dhe pres që të ndodhë, do të punoj në emër të popullit amerikan dhe do të hartuar listën e detyrave që kam”, tha ajo.
Pas fjalimit të saj në kryeqytet, zonja Harris do t’i rikthehet shteteve të fushëbetëjës në kërkim të mbështetjes.
Tubimi vjen disa ditë pasi zonja Harris udhëtoi në Teksas, një shtet i njohur për besnikërinë ndaj republikanëve ku ajo u shfaq krah këngetares së famshme amerikane Beyoncé. Nënpresidetja vuri theksin tek pasojat që ka sjellë për gratë rrëzimi nga Gjykata e Lartë amerikane e vendimit historik ‘Row kundër Wade’, që ofronte mbrotje kushtetuese për abortin.
Fjalimi në këtë shtetet kishte mesazhe që synonin të rezononin me votuesit në shtetet e fushëbetejës.
Për fjalimin në Uashington të nënpresidentes është punuar prej javësh, por ndihmësit e saj shpresojnë se mesazhi që zonja Harris do të përcjellë, do të ketë më shumë ndikim për shkak dhe tubimit të zotit Trump të dielën në arenën “Madison Square Garden” të Nju Jorkut.
Tubimi u përshkrua nga mesazhe fyese e raciste të mbështetësve të zotit Trump që morën fjalën, hedhur në drejtim të grupime të ndryshme në vend.
Zonja Harris tha se ajo që ndodhi në Nju Jork vuri theksin tek ajo “se Trump është i fiksuar në ankesat e tij, tek vetja dhe tek ndarja e vendit”, siç tha ajo.
Zonja Harris pritet ta përdorë fjalimin e saj në Uashington për të parashtruar një plan pragmatist dhe largpamës për vendin, duke u kujtuar votuesve planin e saj mbi ekonominë, si dhe premtimin për të punuar me vendosmëri për qasje tek kujdesi riprodhues, përfshirë abortin.
Gjithashtu qendrore në mesazhin e saj do të jetë dhe pozicionimi i saj si një “gjeneratë e re” udhëheqësish, pas zotit Trump dhe madje edhe shefit aktual të saj, zotit Biden.
Ndihmësit e zonjës Harris, shumë prej të cilëve ishin këshilltarë të fushatës së zotit Biden për t’u rizgjedhur përpara se të largohej nga gara, besojnë se përqendrimi tek ajo se kush është Trump dhe se çfarë mund të bëjë ndryshe zonja Harris, është mesazhi i tyre më i fortë për votuesit.
Guvernatori demokrat i Pensilvanisë Josh Shapiro, tha se ishte e rëndësishme që votuesve në shtetet fushëbetejë t’u bëhej e qartë se cilat do të ishin pasojat e zgjedhjes që ata do të bënin më 5 nëntor.
Ai tha se zonja Harris kishte propozime të forta lidhur me ekonominë, lirinë riprodhuese, duke shtuar se ajo “ka një vizion që do të sjellë më shumë rregull, më shumë shpresë e më shumë gëzim”.
Ndërkohë sot zoti Trump në një takim me gazetarët në klubin e tij në Mar-a-Lago të Floridës do të përpiqet të kundërshtojë paraprakisht tezat e fjalimit të zonjës Harris, sipas një personi në dijeni të kësaj çështjeje. VOA/
Gazetarja: Ahmetaj do kthehet në Shqipëri të dëshmojë! Ish-kryeministri përgjigjet nga arratiaGazetarja Anduena Llabani tha në Euronews Albania se opozitën e vërtetë në Shqipëri do e bëjë ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, i cili është shpallur në kërkim.
Sipas gazetares ai do të vijë në Shqipëri e do dëshmojë në Prokurori duke dhënë prova, dokumente e fakte të pakontestueshme.
“Unë mendoj se opozitën e vërtetë në qeverinë Rama do e bëjë Arben Ahmetaj. Ai ka pranuar të vij në Shqipëri dhe të dëshmojë. Do vijë në Shqipëri dhe do të dëshmojë për prokurorinë shqiptare. Ai ka pranuar ftesën e prokurorisë për të ardhur e për të dëshmuar. Ai do dalë e do flasë për ato që di, ai ka letra, dokumente video, prova të pakontestueshme. Ai do vijë në Shqipëri për të dëshmuar në prokurorinë shqiptare. Ai mund të jetë bërë edhe i penduar i drejtësisë”,-tha Llabani.
Megjithatë vetë Ahmetaj e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Ai ka reaguar gjatë emisionit “Now” për moderatoren Erla Mëhilli ku është shprehur se “nuk ka ndërmend të vijë e të dëshmojë në Shqipëri.
Zbulime të reja nga festat famëkeqe të Diddy-t/ Ish-punonjësja e reperit tregon detajeZbulime të reja dalin në dritë rreth festave famëkeqe të reperit dhe producentit Diddy ‘Freak Off’ .
Një ish-organizatore përshkroi rregullat që vendoseshin për të ftuarit dhe në veçanti, për gratë.
Sipas ish-promotores, e cila ka punuar me reperin në vitet 2004 dhe 2005, çdo i ftuar duhet të plotësonte kritere specifike për t’u pranuar në festa.
Ajo shpjegoi se “nëse duhej, kishte një peshore dhe kufiri i peshës ishte 63 kg”. Një përjashtim u bë vetëm për gratë shumë të gjata.
Organizatorja, e cila mbeti anonim, tha se gratë nuk duhet të kishin vathë, tatuazhe, apo celulit. Kishte edhe një kod të rreptë veshjeje, pasi pantallonat, xhinset dhe këpucët e sheshta ishin të ndaluara, ndërsa preferoheshin fustanet shumë të shkurtër. Po ashtu ishte e nevojshme që gratë të mbanin taka të larta.
Ajo tregoi se nuk kishte kontroll moshë për të ftuarit dhe ajo, duke qenë e re në atë kohë, spekulon se ndoshta ata nuk e kanë pyetur moshën për shkak të ligjeve të alkoolit. “Unë nuk qëndrova për festa dhe nuk e kisha idenë se këto vajza pritej të bënin seks me dikë,” tha ajo.
Nuk ka një numër specifik të partnerëve seksualë që konsiderohet universalisht shumë.
Secili ka mendimin e tij personal se cili është numri ideal i partnerëve seksualë i bazuar në preferencat, vlerat, prioritetet, prejardhjen kulturore dhe përvojat e tyre individuale. Numri i lartë i partnerëve për një person mund të konsiderohet mesatar apo edhe i ulët për një person tjetër.
Një raport i vitit 2004 nga Byroja Kombëtare e Kërkimeve Ekonomike tha se numri ideal i partnerëve seksualë për të maksimizuar lumturinë është një në vit. (Dmth, njerëzit që kishin vetëm një partner seksual në vit prireshin të ishin më të lumtur se njerëzit që kishin më shumë se një në vit.)
Në një anketë të vitit 2018 me mbi 2000 njerëz, shërbimi shëndetësor dixhital evropian Dr. Ed zbuloi se tre partnerë ishin idealët. Burrat në të 20-at panë 7 ose më shumë partnere që ishin “shumë të larta” për një grua. Gratë në të 20-at i dhanë pak më shumë hapësirë për lëvizje, duke etiketuar 10 ose më shumë partnerë si shumë të lartë.
Në sondazhin e Superdrug 2017, meshkujt vendosën kufirin në maksimum 14 partnerë seksualë dhe femrat e vendosën kufirin në 15. Për më tepër, meshkujt panë më pak se 3 partnerë si shumë të ulët. Gratë mendonin se më pak se 2 partnerë seksualë ishin shumë të ulët.
Një studim i vitit 2018 nga Instituti për Studime Familjare zbuloi se çiftet në të cilat të dy bashkëshortët kishin fjetur vetëm me njëri-tjetrin kishin pak më shumë gjasa të ishin të kënaqur me martesat e tyre. Thënë kështu, 52% e çifteve ku bashkëshortët kishin 6 deri në 10 partnerë (me sa duket grupi më pak i lumtur) ende raportuan se ishin “shumë të lumtur” me martesat e tyre.
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar nga qelia e burgut 313 ku ndodhet aktualisht, për protestën kombëtare të opozitës që u mbajt këtë të martë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Meta ka falenderuar qytetarët që u ngritën në atë që ai e quan “përballje pa kthim me Narkoshtetin për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.”
“Nuk ka forcë në botë të ndalë Uraganin e Lirisë!” – shkruan presidenti i Partisë së Lirisë.
Ilir Meta u arrestua pak më shumë se një javë më parë dhe po përballet me tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe korrupsion.
Ish-presidenti i ka mohuar të treja akuzat, ndërsa për dy prej tyre ka deklaruar se është “tradhëtuar” nga ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi.
Kërkohet ndërhyrje e perëndimit/ Çfarë po ndodh me Gjeorgjinë në javën e funditPresidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i ka bërë thirrje Perëndimit që t’i bëjë presion partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për të rishqyrtuar rezultatet e zgjedhjeve “të vjedhura” të fundjavës, sepse në të kundërtën ky komb i Kaukazit – vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, dhe me aspirata për anëtarësim në NATO – rrezikon të humbë “perspektivën evropiane”.
Duke folur për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, më 29 tetor, Zurabishvili ka thënë se partnerët evropianë dhe perëndimorë të Gjeorgjisë duhet të bëjnë “presion ekstrem” te autoritetet, “në mënyrë që të rishikohen rezultatet e zgjedhjeve, dhe të vlerësohet sa janë vjedhur zgjedhjet”.
Zurabishvili dhe partitë opozitare kanë thënë se rreth 300.000 vota janë manipuluar në të mirë të partisë Ëndrra Gjeorgjiane, e cila ka pretenduar fitore me 54 për qind të votave.
Këto pretendime kanë nxitur protesta në të cilat kanë marrë pjesë mijëra gjeorgjianë, të cilët kanë bërë akuza për ndërhyrje ruse në zgjedhje.
Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Suedia, mes tjerash, kanë shprehur zëshëm kritikat e tyre pas zgjedhjeve parlamentare të 26 tetorit, të cilat janë mbajtur pas rritjes së shqetësimeve për gërryerje të demokracisë gjatë udhëheqësisë së Ëndrrës Gjeorgjiane.
Qeveria e ka miratuar së fundmi një ligj kontrovers për “ndikim të jashtëm”, të ngjashëm me ligjin rus për “agjentë të huaj”, si dhe një legjislacion tjetër që kufizon të drejtat e komunitetit LGBT(lesbike, homoseksualë, biseksualë dhe trangjinorë).
Menjëherë pas publikimit të rezultateve, Zurabishvili ka thënë se ajo nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve që kanë rënë viktimë e “operacionit special rus”, përmes metodave të “fushatave kërcënuese dhe propagandës, që ka qenë kopje e propagandës ruse”.
Vëzhguesit ndërkombëtarë prej Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian, dhe NATO-ja, kanë thënë përmes një deklarate se dita e zgjedhjeve është përcjellë me “presion, tension dhe proces të padrejtë”.
Rusia, në anën tjetër, ka hedhur poshtë çdo përfshirje në zgjedhjet e Gjeorgjisë.
Partia Ëndrra Gjeorgjiane është në pushtet prej vitit 2012.
Dikur ka çuar përpara agjendë pro-evropiane, mirëpo në dy vjetët e fundit është kthyer kah Rusia. REL/
Policia nis aksionin pas protestës/ Ndalohen disa persona në Elbasan (Emrat)Menjëherë pas përfundimit të protestës, Policia e Shtetit ka nisur shoqërimin e protestuesve që morën pjesë në aksionin e opozitës.
Të paktën 12 persona janë shoqëruar në Elbasan. Bëhet fjalë për Hamza Lamce, Arben Pjetri, Agron Beqiri, Hamit Tabaku, Altin Bica, Edi Pojani, Albi Bylykbashi, Aurel Bylybashi, Sokol Shkelzeni, Daniela Gjini, Dorian Koldashi dhe Enver Lamçe.
Për tre orë me radhë, protestuesit e opozitës bllokuan rrethrrotullimin e Bradasheshit, duke shkaktuar një trafik të rënduar prej disa kilometrash, në një nga nyjet me më shumë qarkullim në vend. Protestuesit u përplasën më pas me efektivët, kur këta të fundit ndërhynë për të liruar rrugën.
Mbyllet protesta/ Lirohen të gjitha rrugët, opozitarët të kënaqurKa përfunduar pas tre orësh protesta e sotme e opozitës e cila kishte për qëllim paralizimin e qarkullimit rrugor në të gjithë vendin.
Protestues dhe mbështetës të opozitës iu bashkuan mosbindjes civile duke bllokuar pikat kyçe që lidhin akset kryesore nga veriu ne jug e nga lindja në perëndim.
Rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, ish-sheshi Shqiponja në Tiranë, rrethrrotullimi i Milotit, Levani në Fier, Bishti i Zhurit në Rrogozhinë dhe mbikalimi i Kthesës së Kamzës u mbushën me protestues në shenjë proteste ndaj qeverisë për burgosjen e deputetit të PD-së, Ervin Salianji, arrestimin e ish-presidentit të vendit Ilir Meta dhe pakënaqësi të tjera.
Aksioni opozitar i kësaj të marte, ndryshe nga ai i 7 tetorit, u mbyll pa incidente apo problematika të mëdha përveç pak momenteve në Elbasan dhe Tiranë, ku pati përplasje të lehta mes protestuesve dhe policisë dhe djegie gomash.
Në të gjithë pikat e bllokuara deputetët e opozutës të cilët ishin në krye të protestës dhanë mesazhe politike, duke theksuar se nuk do të tërhiqen nga rruga e tyre nëse kryeministri Edi Rama nuk pranon qeverinë teknike.
Në përfundim të protestës deputetët demokrat falenderuan qytetarët për pjesmarrjen dhe thanë se qëllimi i kësaj proteste kombëtare për bllokimin e rrugëve u arrit.
Në të gjitha akset e përfshira nga protestat është rihapur qarkullimi për automjetet dhe situata është kthyer në normalitet.
“O qelbësira”, protestuesit përplasen me policinë edhe në ElbasanMomente tensione ka aktualisht në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ku protestuesit po përplasen me Policinë.
“O qelbësira, nuk keni turp, o legena, ikni, turp”, janë fjalët me të cilat protestuesit demokratë i drejtohen efektivëve, teksa u kërkojnë të largohen. Nga ana tjetër, policët po tentojnë të shpërndajnë turmën pas dy orësh protestë.
Ndërkohë, deputeti Tomor Alizoti këmbëngul se protesta ende nuk është mbyllur dhe bllokimi i rrugës do të vijojë deri të paktën në orën 20:00, sikurse është njoftuar.
Dr*gë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova? Banorja: Ai pi 3 herë në ditë, prandaj e thërrasinNjë nga banoret e Big Brother Vip Kosova, Drenusha Latifi, ka bërë një deklaratë shokuese, duke ngritur dyshime se një prej konkurrentëve në shtëpi është përdorues i substancave narkotike.
Gjatë një bisede me një tjetër konkurrente, Bay T, Drenusha tha se aktorin Besfort Daka konsumon në shtëpinë e BBV tre herë në ditë këto substanca.
“Ka tri herë në ditë e pi’, është shprehur ajo gjatë bisedës me Bay T.
Po ashtu, Drenusha ka treguar se Besfortit e njeh prej 15 vitesh, dhe se është takuar me të edhe para nisjes së BBV, ku siç thotë ajo, e ka parë në gjendje të keqe.
“Se kam parë që 15 vjet. Unë i kam thënë kështu nuk të njoh. Nuk ka lidhje me këtë punë. Para se me hy, e kam parë që është shumë keq”, tha ajo.
Pjesë nga biseda e tyre:
Drenusha Latifi: Ai djali vetëm normal nuk është.
Bay T: Mendoj se është në ndikimin e këtyre gjërave.
Drenusha Latifi: Ka tri herë në ditë e pi.
Bay T: Për atë e thërrasin shpesh.
Drenusha Latifi: Ia kanë lënë dje aty e kanë harruar, najkush që nuk ka qenë shumë. Kur po e shoh unë, tri lloje. Tani po i them shiko se ku paska.
Bay T: E kam ditur.
Drenusha Latifi: Unë e njoh shumë ndryshe. Shumë moti. Se kam parë që 15 vjet. Unë i kam thënë kështu nuk të njoh. Nuk ka lidhje me këtë punë. Para se me hy, e kam parë që është shumë keq.