zoom

Day ArchiveRrëfimi i ndjerë i gazetarit/ Kushtet skandaloze të spitalit në ditët e fundit të nënës

Gazetari i kronikës së zezë, Jul Kasapi ka bërë një reagim të gjatë një vit pas ndarjes nga jeta të nënës së tij.

Kasapi ka treguar në detaje, 48 e orët e fundit të jetës së nënës së ndjerë në ambjentet e spitalit “Shefqet ndroqi” ose siç quhet ndryshe Senatoriumi.

Përveç kushteve skandaloze të spitalit të cilat janë “normale” në Shqipëri, gazetari tregon se si i gjithë stafi nga mjekët deri tek shefat e pavioneve kërkojnë një mik të fortë apo një dorë të mirë parash për të bërë punën e tyre sipas protokolleve.

Reagimi i plotë i Jul Kasapit

Dy fjalë për “Senatoriumin”

Nëna ime në ditët e fundit të saj qëndroi 2 ditë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. E diagnostikuar me kancer në mushkëri jeta e saj u “zgjat” falë një operacioni në Itali për 4 vite por momentet e fundit të saj atëherë kur nevojitet përkujdesja e një spitali që i “thënshin spital” atëherë nuk e mori. Telefonata e të afërmve të mi pasi kisha mbërritur në Shqipëri nga Izraeli për të raportuar mbi luftën në Lindjen e Mesme më gjeti krejt të papërgatitur. Që në nisje isha në mëdyshje por gazetaria ndonjëherë të mban peng. Peng i një gazetarie pa vlera në Shqipëri që në fund të ditës dëgjon dhe fjali të tipit “ Hë më sikur ça bëre” Por përtej kësaj fjalie, përtej gazetarisë, telefonata e të afërmëve të mi se nëna kishte pësuar trombozë pulmonare ishte fillimi i një kalvari historish të dëgjuara në spitalet shqiptare por të pa përjetuara. Ditë e dielë si pak ditë më parë teksa në Tiranë manifestohej maratona!! E urrej maratonën për të vetmen arsye sepse koha kaq e shtrenjtë për një jetë njeriu bën që për shkak të “maratonës” të vonohet një ambulancë, një ndihmë apo dhe sekondat të humbasin për shkak të atyre që vrapojnë në një kohë që për ata që duan të mbijetojnë të jenë sekonda,orë e ditë më pak. Në spitalin Shefqet Ndroqi, urgjenca, ndonëse inekzistente bën me aq sa mundet. Mjekët dhe mjekja e turnit stablizuan nënën time por historia nuk mbaron me kaq. Oksigjeni i cili duhet të jetë një shërbim për spitalin e Senatoriumit jo vetëm që nuk është në gjendje por nuk mjafton nga kati përdhe ku ndodhet urgjenca për në katet e mësipërme. Ndonëse e dhimbshme edhe pse sipas çdo protokolli duhej të qëndronte në Reanimacion ajo që ndodhi më pas është histori shqiptarësh të zakonshëm që nuk gjejnë jo vetëm ilaçe por e drejta e tyre në spitalet Shqiptare thjesht nuk ekziston. Biseda ime me drejtoreshën e spitalit ishte e shkurtër teksa ju prezantova dhe i kërkova shqip që ditët e fundit të nënës sime të ishin në një dhomë pa pacientë të tjerë për shkak të gjendjes së saj. Unë, nëna ime dhe vëllai im ishim dëshmitarë se si jo vetëm që një dhomë nuk u gjend por edhe si si në spitalin Shefqet Ndroqi të lenë dhe korridoreve pa përkujdesje!! Teksa dhomë nuk gjendej drejtoresha tha se duhet të qëndrojë në një dhomë me 12 pacientë të tjerë. Veç 12 pacientëve të tjerë në katin e 4 të Senatoriumit duhet të kuptoni që ka dhe 12 të afërm që qëndrojnë mbi kokat e tyre. Diçka normale në kushtet e Shqipërise por ajo që kërkova për nënën time nuk ishte përtej normales teksa ishin orët e fundit të saj. Por sikur mos të mjaftonte kjo në momentin që kërkoja një dhomë teke ose dyshe tek drejtoresha përgjigja të cilën merrja ishte se “ajo nuk mund të ndërhynte tek mjekët e pavioneve”. Në spitalin Shefqet Ndroqi alias Senatoriumi duhet të kuptoni se mjekët kanë pavione të tyret dhe mendja ta do se në bazë të pagesës mund të qëndrosh vetëm ose jo cilado qoftë situata e pacientëve. Në Spitalin Shefqet Ndroqi alias Senatoriumi bën ligjin mjeku apo shefi i pavionit ndonëse protokollet thonë të kundërtën!! Drejtoresha bën sehir në bashkëpunim me mjekët. Drejtoresha “do mik të fortë” që të bëjë diçka. Drejtoreshës nuk i bën përshtypje një jetë njeriu sepse thjesht nuk do t’ia dijë. Drejtoresha dhe bashkëpunëtorët e saj alias mjekët duhet të përgjigjen për bëmat e tyre. I gjithë ky kalvar zgjati për 2 ditë,vetëm 48 orë, pa oksigjen, nëpër korridoret e Senatoriumit, pa një dhomë për të dhënë shpirtin, dhe çfarë është më e keqja pa njerzillëkun e drejtoreshës që donte “mik” që nëna ime të shkonte në Reanimacion. Zemra e saj pushoi së rrahuri më 24 tetor 2023 në senatoriumin Shqiptar!!

Shpallet fituesi/ Rodri merr Topin e Artë

Rodri u shpall fituesi i trofeut më të rëndësishëm futbollistik Topi i Artë 2024.

Trofeu iu dorëzua në Paris nga legjenda Xhorxh Ueah në një ceremoni madhështore e cila u bojkotua nga Reald Madrid me pretendimin se fituesi ishte paracaktuar.

“Natë e pabesueshme. Më duhet të falënderoj shumë njerëz: France Football, UEFA, të gjithë ata që më votuan. Një ditë e veçantë jo vetëm për mua, por edhe për familjen time dhe vendin tim. Një falënderim i veçantë për gruan time, Laura, nuk do të kishte qenë njësoj pa të, nuk i harroj shokët e mi dhe trajnerin, pa ta nuk do të isha këtu.”- tha Rodri i cili u ngjit në skenë me paterica.

Rodri la pas Vinicius Zhunior dhe Xhud Bellingham për t’u shpallur si lojtari më i mirë i këtij viti. Një çmim ky i mbushur me polemika, me rrjetin që ka “shpërthyer” në protesta, pasi si fitues deri disa orë më parë shihej braziliani i Realit, Vinicius.

Para protestës/ Berisha mesazh qytetarëve, paralajmërim Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë mbrëmjen e sotme një mesazh për qytetarët një ditë para protestës kombëtare të opozitës.

Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha u shpreh para demokratëve se beteja që do të nisë nesër duke bllokuar rrugët në të gjithë Shqipërinë është një betejë pa kthim.

“Çdo ditë duhet të jemi në sulme”, tha Berisha, duke theksuar se do të bëjnë gjithçka për t’i marrë frymën regjimit dhe për t’ia shkurtuar ditët.

“Beteja nesër është etapa tjetër drejt fitores. Është përpjekje e madhe e demokratëve për ti përcjellë mesazhin Edi Ramës dhe bandave të tij se nuk ka forcë në botë që të në mposhtë ne në misionin tonë për rikthimin e votës së lirë, me qeveri teknike për zgjedhje të lira, për ndryshimin e pushtetit, për rikthimin në Shqipëri të lirive, të drejtave, dinjitetit të qytetarëve shqiptarë. Për rikthimin në Shqipëri të një drejtësie që qëndron në ligj dhe kushtetutë dhe jo si organizatë kriminale e marrë peng nga Edi Rama. Me betejën tonë ne duam dhe do arrijmë të kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit, shpresës dhe rrugën e zhvillimit. Çdo demokratë duhet të bëjnë gjithçka për ti nxjerrë jetën këtij regjimi të pashpirt, për ti marrë frymën, për ti shkurtuar ditët dhe për të ecur të sigurt drejt fitores”, tha Berisha.

Kreu i PD paralajmëroi kryeministrin Rama që të mos provokojë protestuesit përmes ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

“Nesër paralajmëroj Edi Ramën, mos ndërse bastardin e familjes Hoxha, ish gjobëvënësin e Policisë Rrugore, Ervin Hoxhën. Mos guxo të ndërsesh narkokomisarin, Ilir Prodën kundër protestuesve sepse përgjigjja do të jetë lemeritëse për ju. Bllokimi i rrugëve, protesta, mosbindja civile e opozitës është kushtrimi i cdo qytetari”, u shpreh ish kryeministri.

Tre shenjat e horoskopit që vdesin për thashetheme

Të gjithë shenjat e horoskopit pëlqejnë që të merren me thashetheme apo të flasin për ju, por këto tre shenja janë më të prirura se të tjerat duke mos bërë asnjë përjashtim as për miqtë që i rrethojnë.

Binjakët: I sunduar nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ai nuk ndalet kurrë së bëri thashetheme dhe veçanërisht kënaqet me atë që mëson t’ia përcjellë kujtdo që është në dispozicion. Pra, nëse i thoni diçka interesante kësaj shenje, ata nuk do të përmbahen dhe do ta përhapin lajmin kudo. Kështu që në rast se dëshironi që një informacion të qarkullojë sa hap e mbyll sytë, mos hezitoni ta ndani me një Binjak.

Gaforrja: Shumica e Gaforreve kanë një rreth të vogël miqsh që i mbrojnë me çdo kusht. Nëse i përkisni këtij rrethi asaj është në rregull. Përndryshe, nuk do të kurseheni nga thashethemet e saj. Gaforrja është vazhdimisht në kërkim të ngjarjeve të reja rreth tyre- kush po mashtron kë, kush u pushua nga puna, kush po kërkon një punë të re. Pasi t’i sigurojë ato, është vetëm çështje kohe para se të fillojë që t’i përhap ato. Edhe një lajm që nuk është në interesin e tij të përhapet pasi e ka të vështirë që të mbajë gojën ‘të kyçur’.

Virgjëresha: Ndryshe nga thashethemexhinjtë e tjerë të zodiakut, kjo është një ndër shenjat më të rrezikshme, sepse në vend që të ndajë detaje të vogla me ata që e rrethojnë, preferon të zbulojë sekretet dhe dramat e tyre më të errëta dhe personale. Natyrisht, nuk ngurron që të jetë kritike, pavarësisht nëse flet për një ndryshim karriere apo një ndarje

Lamine Jamal fiton trofeun “Kopa”

Ceremonia e “Topit të Artë” ka nisur me një çmim për lojtarin e ri më të mirë, trofeun “Kopa”.

Ky çmim jepet pas votimit të ish-fituesve të “Topit të Artë” dhe nënkupton se ai që e merr, shihet prej tyre si një fitues i mundshëm i trofeut prestigjioz në të ardhmen.

Për këtë edicion, pakkush kishte dyshime që ky çmim do t’i shkonte Lamin Jamal, i cili shkëlqeu me fanellën e Barcelonës dhe Spanjës, duke u bërë menjëherë një protagonist absolut i futbollit europian.

Ai mposhti në këtë garë Maino, Savinjo, Kubarsi dhe Arda Gyler.

Ra nga pallati apo e hodhi i dashuri? Misteri i vdekjes së 17-vjeçares shqiptare në Itali

Një ngjarje e rëndë tronditi Italinë pak ditë më parë, pasi një 14-vjeçare shqiptare me emrin Aurora e cila ra nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte në Piaçenza dhe humbi jetën, pasi u përplas në taracën e një pallati katër katësh.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e ditës së premte. Mediat italiane raportojnë se ditën e sotme u bë edhe autopsia e trupit të 14-vjeçares, dhe është në pritje të rezultateve pasi dyshohet se ajo dhunohej nga i dashuri i saj 15-vjeç po me origjinë shqiptare.

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, 15-vjeçari ka qenë personi i fundit që Aurora ka takuar para se të binte nga kati i shtatë.

Nga ana tjetër nëna dhe motra e të miturës kanë deklaruar në polici se marrëdhënia e 14-vjeçares dhe e adoleshentit ka qenë e “mjaft e dhunshme, pasi 15-vjeçari shpesh e kërcënonte dhe e poshtëronte.

Gjithashtu familjarët e viktimës, pretendojnë se i dashuri shqiptar e dhunonte aq shumë saqë e mitura ishte detyruar të vizitohej tek një gjinekolog për hemoragji.

Ndërkohë shokët dhe shoqet e klasës së 14-vjeçares kanë vendosur buqeta me lule dhe tullumbace të bardhë ne portën kryesore të shkollës ku studionte Aurora.

Dënim me vdekje për emigrantët/ Çfarë tha Trump në fjalimin përmbyllës të fushatës

Kandidati republikan për president, Donald Trump ka mbyllur fushatën zgjedhore përballë kandidates demokrate, Kamala Harris, në vendlindjen e tij, Nju Jork.

Në fjalimin e fundit, Trump përsërisiti se nëse ai votohet president jeta e amerikanëve do të jetë më e mirë.
“Por që kjo të ndodhë, ne duhet të mposhtim Kamala Harrisin dhe të ndalojmë një axhendë radikale të majtë me një fitore dërrmuese që nuk do të mund të manipulohej”.- tha Trump.

Trump përdori retorikën e tij të zakonshme lidhur me politikën e jashtme dhe imigracionin, duke kërkuar dënimin me vdekje për çdo emigrant që vret një shtetas amerikan.

“Për vite kemi shpenzuar për vende të huaja, i jemi kushtuar mbrojtjes së kufijve të huaj dhe territoreve të huaja, por tani më në fund do të ndërtojmë vendin tonë, do të mbrojmë kufijtë tanë dhe do të mbrojmë qytetarët tanë. Quhet ‘Amerika e Para’ dhe do të ndodhë në nivele të papara”-shtoi ai.

Ish-Presidenti u ndal gjattë edhe tek ekonomia, që ka qenë edhe çështja kryesore e fushatës.

“Nëse Kamala Harris merr edhe katër vite të tjera, ekonomia jonë nuk do të mund të rimëkëmbet kurrë. Nëse fitoj unë, ne do të ndërtojmë me shpejtësi ekonominë më të madhe në historinë e botës.”
Kundërshtarja e Trump, Kamala Harris e mban fjalimin përmbyllës më vonë këtë të martë .

Topi i Artë/ Si renditet futbollisti i parë shqiptar në garë, Granit Xhaka

Futbollisti i parë shqiptar në garë për Topin e Artë, Granit Xhaka është renditur në mes të listës me 30 emrat më të mirë të vitit. Xhaka qëndron në vend të 16-të duke lënë pas emra si Valverde, Martinez apo Saka.

Megjithatë pritet me kureshtje emri i fituesit, ndërsa ceremonia për dorëzimin e trofeut është shoqëruar me aludime të shumta.

Dukej gjithçka e kryer për fitimin e Topit të Artë nga sulmuesi i Real Madrid, Vinisius Xhunior derisa ndodhi befasia që jep sinjale të kundërta. Real Madrid anuloi avionin për në Paris. Ne avion duhet të ishin presidenti Perez, trajneri Anceloti, Vinisues, Belingham, dhe disa lojtarë të tjerë. Shkak është dyshimi i fortë i Realit se Topin e Artë nuk do ta fitojë braziliani por mesfushori Rodri.

Organizatorët kanë filluar që të publikojnë që në orën 17:00 emrat e renditjes së 30 lojtarëve, duke filluar nga ata që kanë marrë më pak pikë, si në vijim:
Renditja
16 – Granit Xhaka
17 – Federiko Valverde
18 – Emiliano Martinez
19 – Martin Odegard
20 – Hakan Çalhanollu
21- Bukajo Saka
22- Antonio Rudiger
23 – Ruben Dias
24 – Uilliam Saliba
25 – Kol Palmer
26 – Deklan Rajs
27 – Vitinja
28 – Alehandro Grimaldo
29 – Artem Dovbik, Mats Humels

Erion Braçe: Philip Morris po shkel ligjin shqiptar me reklamimin e cigares elektronike Iqos

Deputeti socialist Erion Braçe foli i shqetësuar nga Kuvendi për reklamimin e cigareve elektronike.

Braçe përmendi kompaninë prodhuese të duhanit, Philip Morris si shkelëse të ligjit, pasi reklamon kudo në media pajisjen dhe produktin Iqos, një derivat i duhanit, pa djegie por me nxehtësi.

“Philip Morris po shkel ligjin. Reklama e tyre për cigaren elektronike Iqos është dominante në media. Institucionet nuk po veprojnë. As ministria e Shëndetësisë e as AMA. Po kuptojmë se ligji nuk vleka para parave”, tha deputeti socialist.

Ai bashkë me kolegen e tij Etilda Gjonaj kanë depozituar para pak muajsh disa ndryshime në ligjin e duhanit, ku kërkohej kufizim i reklamimit të duhanit dhe ndalim i produkteve të ngjashme.

Manchester City njoftoi Real Madrid se Topi i Artë u fitua nga Rodri, kështu u anulua udhëtimi

Vinicius Jr i Real Madrid ishte favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë. Kështu pëflitej në mbarë botën e futbollit deri këtë pasdite kur gazeta spanjolle Marca njoftoi se Real Madrid e kishte anuluar udhëtimin për të marrë pjesë në ceremoni.

Gjërat kishin ndryshuar.

Por gjërat ndryshuan kur u publikuan lajme se ky trofe do t’i shkonte Rodrigos së Manchester City.

Mediat spanjolle shkruajnë se Real Madridie mësoi mëngjesin e sotëm se Vinicius nuk do ta marrë Topin e Artë Sipas tyre, kanë qenë drejtuesit e Manchester Cityt ata që kanë njoftuar Florentino Perezin se Rodri ishte fituesi.

Njoftimi ishte tronditës aq sa Real Madrit e anuloi pjesëmarrjen në ceremoninë e cmimit të France Futboll.

Braziliani Vinicius Jr. fitoi Champions League këtë vit me Real Madrit, ndërsa Rodri shkëlequ në Europian me Spanjën, që mori titullin në Gjermani. /Zoom.al