Aplikacion
Paris Saint Germain është i detyruar të dëmshpërblejë Kylian Mbappé për një total prej 55 milionë eurosh, shumë që përfaqëson bonuset dhe pagat që nuk janë paguar nga klubi francez dhe që janë përfshirë rregullisht në kontratën e fundit midis palëve përpara transferimit të tij te Real Madrid.
Kjo është vendimi i parë në lidhje me mosmarrëveshjen ligjore midis sulmuesit dhe klubit parisian, që u hap këtë verë. Megjithatë, PSG nuk e ka zbatuar vendimin brenda afatit të kërkuar (7 ditë) dhe tashmë ka paraqitur apel, me synimin për të mos u ndalur: nëse është e nevojshme, çështja do të shkojë përtej juridiksionit sportiv, deri në Gjykatën e Punës.
Mbappé fiton betejën e parë ligjore: duhet të marrë 55 milionë euro
Kylian Mbappé ka fituar një tjetër betejë ligjore në konfliktin gjithnjë e më personal kundër ish-ekipit të tij, PSG. Në mosmarrëveshjen për pagesën e 55 milionë eurove, të kërkuara nga ylli i kombëtares franceze, Komisioni i Burimeve të LFP-së – Liga e Kampionatit Francez – ka konfirmuar vendimin e Komisionit Ligjor, duke urdhëruar klubin parisian të paguajë sulmuesin e Real Madrid për bonuset dhe pagat e papaguara. Vendimi do të bëhet zyrtar në ditët e ardhshme, por në këtë moment PSG është i detyruar ose të paguajë borxhin, duke gjetur kohën dhe mënyrat për këtë, ose të apelojë.
Vendimi i PSG-së: asnjë pagesë, apel i përgatitur
Nga PSG, qëndrimi mbetet i pandryshuar ndaj ish-lojtarit, duke mbështetur argumentin mbrojtës që është i njëjtë që nga fillimi – se ata janë viktima të zgjedhjes së Mbappé për të nënshkruar me Real Madrid shumë kohë përpara përfundimit të kontratës. “Tani që komisioni i apelit ka konfirmuar mendimin e shprehur nga komisioni ligjor,” njoftoi klubi, “PSG ka vendosur ta dërgojë çështjen përpara gjykatave kompetente, duke vazhduar njëkohësisht përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me lojtarin”. Përballë vendimit të Komisionit Ligjor të Ligue 1, PSG është gati të paraqesë një apel të ri përpara Komisionit të Apelit të Federatës Franceze të Futbollit (FFF).
Ky është hapi i fundit që klubi mund të ndërmarrë brenda drejtësisë sportive; nëse vendimi dhe pagesa për Mbappé konfirmohen, klubi ka dy mundësi të tjera. Së pari, të ankohet në Komitetin Olimpik Francez – që me gjasa do të konfirmojë vendimet e mëparshme – dhe, më pas, të drejtohet në Gjykatën e Punës. Nëse vendimi mbetet kundër PSG-së, klubi do të përballet me pasoja të rënda.
Pse Mbappé kërkoi 55 milionë euro nga PSG?
Çështja lidhet me qëndrime të ndërsjella dhe me klauzola të përfshira nga ekipet ligjore në kontratën e fundit përpara transferimit në Spanjë. PSG nuk ka paguar pagat dhe bonuset e fundit, të përfshira në marrëveshje me një vlerë totale prej 55 milionë eurosh, duke u mbështetur në faktin që lojtari kishte vendosur të largohej nga klubi për Real Madrid përpara përfundimit të kontratës. Kjo bëri që klubi të mos mund të përfitonte nga shërbimet e lojtarit deri në fund, duke qenë se ai ishte përdorur gjithnjë e më pak nga trajneri Luis Enrique. Nga ana e tij, Mbappé ka mbrojtur qëndrimin se klubi e kishte përndjekur psikologjikisht si një formë presioni, megjithëse ai kishte përmbushur detyrimet e tij deri në fund.
Wall Street Journal: Elon Musk ka qenë “vazhdimisht në kontakt” me Putinin nga viti 2022Miliarderi Elon Musk, pronar i Tesla, SpaceX dhe platformës “X”, ka qenë në “kontakt të vazhdueshëm” me presidentin rus Vladimir Putin që nga fundi i vitit 2022.
Kështu shkruan gazeta merikane “Wall Street Journal”, duke cituar “disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë amerikanë, europianë dhe rusë”, sipas të cilëve bisedat mes sipërmarrësit dhe presidentit rus kishin të bënin me “çështje personale, biznes dhe tensione gjeopolitike”.
Në një rast – thonë burimet e përmendura nga gazeta – Putin i kërkoi miliarderit të mos aktivizonte shërbimin satelitor të Internetit Starlink në Tajvan, duke e paraqitur kërkesën si një favor ndaj presidentit kinez, Xi Jinping.
Musk është akuzuar më parë si një “apolog” për Putinin – një akuzë që miliarderi e quajti “absurde”, duke pretenduar se ai kishte bërë “më shumë gjëra për të minuar interesat e Rusisë se çdo gjë tjetër”.
Lajmi për bisedat mes Musk dhe Putin, “ngre shqetësime në fushën e sigurisë kombëtare”, thotë gazeta, duke kujtuar se sipërmarrësi u vendos këtë vit si një mbështetës i bindur i kandidaturës së ish-presidentit Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë.
Musk gjithashtu ka lidhje të thella biznesi me ushtrinë amerikane dhe shërbimet e inteligjencës, të cilat i kanë dhënë atij një vështrim të brendshëm në disa nga programet më të ndjeshme të hapësirës ajrore amerikane.
SpaceX fitoi një kontratë të klasifikuar 1.8 miliardë dollarë në vitin 2021, si ofruesi kryesor i shërbimeve të lëshimit në hapësirë për Pentagonin dhe NASA-n dhe Musk ka leje sigurie që i japin atij akses në disa informacione të klasifikuara.
Javën e kaluar, gjatë një aktiviteti të fushatës në mbështetje të Trumpit në Pensilvani, Musk përmendi shkurtimisht kredencialet e tij për aksesin në informacionin e klasifikuar të qeverisë: “Kam leje top sekret, por duhet të them se si shumica e gjërave që di (…) arsyeja ata i mbajnë të fshehta, është se janë jashtëzakonisht të mërzitshme”.
Heidi Baci largohet nga “Goca dhe Gra”/ Zbulohet arsyejaHeidi Baci, pas rrugëtimit të saj në “BBVA3”, u bë pjesë në moderimin e spektaklit “Goca dhe Gra” krahas tre moderatoreve të tjera të programit.
Edhe pse nuk kaloi shumë kohë nga nisja e spektaklit dhe teksa dukej se gjërat po shkonin mirë, Heidi ka vendosur të largohet.
Lajmi është bërë me dije nga gazetari Andi Vrapi nëpërmjet një postimi të bërë prej tij në llogarinë personale të Instagram-it. Thuhet se Hedi po largohet pasi nuk mund të jetojë e vetme në Tiranë dhe se vendin e saj do e zërë Einxhel Shkira.
Megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar. Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë gjërat.
Dosja Meta/ Bushati përplaset me Klodiana Lalën: Papagall! Gënjen për llogari të banditëve të SPAK!
Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka patur një debat të ashpër mes analistit Andi Bushatit dhe gazetares Klodiana Lalës, lidhur me hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.
Debati lidhet me një ligj që SPAK pretendon se është kaluar për të favorizuar biznesmenin Samir Mane në këmbim të një vile për Metën dhe Kryemadhin.
Debati:
Andi Bushati: Kjo quhet të bësh papagallin e SPAK, kjo që bën ti!
Klodiana Lala: Ti bën papagallin e Ilir Metës!
Andi Bushati: Të bësh papagallin e SPAK, të gënjesh se kjo nuk është në dosje. Po gënjen për vilën! Nëse gënjen për llogari të SPAK, bravo. Gënje për llogari të atyre banditëve.
Klodiana Lala: Po kush e tha që ka marrë vilë?
Kejdi Mehmetaj: Na ofenduat, na thatë nuk jeni përgatitur.
Andi Bushati: Nuk është burgosur Klodi Lala, por Ilir Meta.
Klodiana Lala: Papagallin ta mbajë për vete.
Andi Bushati: Gënjeve për llogari të SPAK. Më trego në dosje. Gënjeve për llogari të SPAK, bravo të qoftë. Turp të bësh papagallin e atyre banditëve!
Klodiana Lala: Ka një argument të SPAK që në këmbim të ligjit është premtuar një vilë që nuk është marrë nga zonja Kryemadhi dhe Meta. Bushatit i duke papagall i SPAK. Mua më duket Bushati papagall i Berishës dhe Metës. Kryemadhi ka thënë kam patur interes të porosis të një ndërtim të Ambasador 3. Kam rënë dakord të porosis vilë te Rolling Hills. Kur ambasadori grek takoi Metën dhe i tha do të jemi komshinj, Meta kërkoi të heq dorë. SPAK pretendon që jo, argumenti i zonjës kryemadhi nuk qëndron sepse vila ishte dhënë në premtim të ligjit. Pra nëse ju duket se të japësh argumentat e të dyja palëve papagall.
Andi Bushati: Ta sqaroj pse Klodi e meritonte termin papagall. Do pushojë kjo apo të iki fare?
Ylli Rakipi: Klodi lëre ta dëgjojmë dhe pastaj përgjigju.
Andi Bushati: Zonja Lala tha që në këmbim të ndryshimit të ligjit Zamir Mane do jepte një vilë. Zonjusha përballë tha kjo nuk është në dosje. Pra nuk ka lidhje direkte midis kalimit të ligjit dhe dhurimit të vilës. Klodi tha nuk ke lexuar dosjen, se kjo është. Këtu gënjeu dhe për këtë i thashë papagall. Këtë që thua që lidhja vërtetohet, ma cito në cilin paragraf? Klodi pretendon se është e vërtetuar, unë them jo. Kjo është të gënjesh për llogari të bandave që po shkatërrojnë opozitën.
Klodiana Lala: Është krejt jo etike dhe profesionale. Ky lloj qëndrimi është i qëllimtë për të shfokusuar çështjen nga thelbi. Të etiketosh një grua që raporton gjithë ditën për të majtë dhe të djathtë, papagall i SPAK, qoftë bushat dhe gjykoftë publiku. Kemi në fokus Metën nuk do merrem me ty.
Andi Bushati: Ilir Metën dhe dy standardet e SPAK.
Klodiana Lala: Ajo që raportova ishte korrekte.
Andi Bushati: Gënjeve publikisht.
Në vend të urimit për ditëlindjen e Altin Dumanit…Nga Flamur Vezaj
Gjykata dha pafajësi për 8 persona. Kush mban përgjegjësi për tre vitet e humbura? A dështoi prokurori Dumani me këtë dosje?
Në vend të urimit për ditëlindjen e Dumanit, po rendisë këto rreshta, për t’ju kujtuar se edhe kryeprokurori SPAK-ut apo idhulli I shumë personave, bënë gabime dhe është i gabueshëm!
Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme urdhëroi lirimin e menjëhershëm nga burgu të 8 personave të pafajshëm, të cilët prej 22 muajsh qëndruan në qeli me urdhër të prokurorit Altin Dumani. Sipas gjykatës, 8 nga 11 të pandehurit ishin të pafajshëm për akuzat e ngritura nga prokurori Dumani, dhe urdhëroi lirimin e tyre. Ndërsa 3 personave të tjerë iu ndryshua akuza, duke i dënuar vetëm për një akuzë më të lehtë, ndryshe nga ajo për të cilën i kishte akuzuar kreu i SPAK-ut.
Për një ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogaritet si një ditë e gjysmë burg. Thënë ndryshe, nga 22 muaj ose rreth 430 ditë qëndrimi në paraburgim, të dyshuarve u llogariten rreth 650 ditë burg. Sipas rasteve të mëparshme, gjykatat kanë dhënë dëmshpërblim prej 5,000 lekësh të reja për një ditë burg, vetëm si dëmshpërblim financiar, pa llogaritur humbjet nga puna, dëmet morale, dëmi financiar, etj. Pra, vetëm për dëmshpërblim për ditët e qëndrimit në burg, shteti duhet të paguajë rreth 3.5 milionë lekë të reja për çdo person, pa llogaritur dëmshpërblimet e tjera, të cilat janë të shumta.
Në total, shteti do të paguajë minimalisht rreth 26 milionë lekë të reja për 8 të dyshuarit që, me urdhër të Dumanit, kanë qëndruar në burg. Por, për këtë dëm financiar që u është shkaktuar taksapaguesve shqiptarë nga veprimet jo profesionale dhe në mungesë të provave nga prokurori Dumani, kush do të mbajë përgjegjësi?
Pse i mbajti në burg 11 personat edhe pse nuk kishte prova të mjaftueshme? Kujt i interesonte që këta 11 të dyshuar për trafik droge, edhe pse nuk kishte prova, të izoloheshin dhe të largoheshin nga “tregu”?
E di që për disa njerëz, unë nuk duhet të shkruaj për gabimet e Dumanit, por vetëm për sukseset e tij, siç bëjnë disa kolegë të mi, fatkeqësisht, duke i bërë fresk. Por mos harroni, unë jam i mendimit: më mirë 100 të fajshëm në rrugë se një i pafajshëm në burg.
Uroj që ky vendim i gjykatës për pafajësi t’i japë mësim Dumanit dhe ndjekësve të tij që të mos nxitohen, të mos bëjnë gabime që shkatërrojnë jetën e atij që është i pafajshëm vetëm për statistika, por të thellohen në hetime e të jenë gjithëpërfshirës!
P.S. Mos u eksitoni që kishte ditëlindjen Dumani o njerëz!
Rritje e vogël e turistëve gjatë shtatoritShifrat e muajit shtator mbi turizmin kanë hedhur poshtë të gjitha pritshmëritë për një sezon të suksesshëm turistik.
INSTAT tregon se hyrjet e turistëve gjatë shtatorit u rritën me vetëm 8.7% nga një rritje 36.6% një vit më parë.
Nga 1.79 mln turistë që vizituan vendin në shtator, 1.15 mln ishin të huaj me rritje 3.8% nga shtatori i shkuar, ndërkohë që një vit më parë rritja ishte 45%. 648 mijë ishin shqiptarë, me rritje 12.6% nga 22% që ishte vitin e shkuar.
98% e rasteve të hyrjes në Shqipëri janë për qëllime personale apo pushime, por ky tregues është rritur me vetëm 0.9% nga shtatori i shkuar, kur rritja ishte 46%.
Rritje të ndjeshme në muajin Shtator kanë patur hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 60.9 %.
Gjatë shtatorit, nga Shqipëria kanë dalë 1.9 mln shtetas, nga të cilët 1.2 mln ishin të huaj dhe rreth 700 mijë shqiptarë.
95% e të huajve që erdhën në shtator ishin nga Europa, kryesisht ajo jugore me 69% dhe ajo perëndimore me 12%.
Në total, në 9 muaj në Shqipëri erdhën rreth 15.6 mln turistë dhe dolën 15.5 mln.
Afera 180 mln €/ Bardhi denoncon: Balluku shmangu Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompaniKryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar dokumentin që vërteton akuzat e tij ndaj ministres Belinda Balluku, se ka shmangur Bursën e Energjisë për të favorizuar disa kompani private, me një dëm kolosal prej 180 milionë euro për shtetin.
‘Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023’, shkruan Bardhi në Facebook.
Deklarata e plotë:
Dokumentet zyrtare tregojnë se me firmë dhe me vule Belinda Balluku ka vendosur që volumet e blera në tregun vendas të energjisë do të prokurohen EKSKLUZIVISHT nëpermjet tregut (ALPEX) në përputhje me përcaktimet e ligjit nr. 43/2015 të sektorit të energjisë elektrike, pavarësisht origjinës së energjisë në fjalë, duke filluar nga viti 2023.
Mirëpo, për llogari të një grushti klientësh privatë, në shkelje flagrante të ligjit, ka lejuar shitjen më lirë dhe blerjen më shtrenjtë të energjisë jashtë Bursës, duke i krijuar favorizim kompanive private dhe duke i sjell një dëm prej rreth 180 milion euro Buxhetit të Shtetit.
Ky është një krim shtetëror! Kjo është një aferë monstruoze që i bëhet një populli të varfër, që e paguan shtrenjtë energjinë elektrike, vetëm se Belinda Balluku dhe një grusht kompanish të përzgjedhur prej saj, kanë vendosur të pasurohen në kundërshtim me ligjin.
Berisha mesazh Lefter Kokës: Të keqpërdorën! Bëhu i penduar i drejtësisëKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë një mesazh të koduar ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, nga ballkoni i banesës së tij.
“Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë”, tha Berisha.
Berisha i thotë se ‘koha i ka dhënë të drejtë’, ndërsa i kërkon që të të bëjë publikë emrat që sipas tij e keqpërdorën.
“Për mercenarët e Skapit çdo gjë që t’u thoshe, do varrosje më thellë akuzat tua. Kurse tani të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas”, i drejtohet Berisha.
Tërmet me magnitudë 4 në Fier, lëkundjet ndihen edhe në VlorëLëkundje tërmeti janë ndjerë në qytetin e Fierit, Lushnjes e Vlorës dhe zonat përreth mbrëmjen e së premtes.
Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë tërmeti ka qenë me magnitudë 4 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit është regjistruar 11 kilometra në lindje të qytetit të Fierit.
Nuk raportohet për dëme materiale e as për të lënduar.
Një çamçakëz që u shkakton përgjumje nxënësve ngre alarm në shkolla. Policia: Po bëjmë kontrolle
Një çamçakëz ‘misterioz’ që u shkakton përgjumje nxënësve ngriti alarmin në shkolla ditën e sotme.
Raportohet se ishte mësuesja e një shkolle 9-vjeçare në Tiranë ajo e cila fillimisht ka lajmëruar prindërit e nxënësve të një klase, pas identifikimit të substancës që ka formën e një çamçakëzi dhe që përdorej nga disa fëmijë.
Mësuesja ka konstatuar se nga përdorimi i këtij “çamçakëzi” fëmijët pësojnë një gjendje përgjumjeje.
Nuk dihet ende nëse kjo është një substancë narkotike por mësuesja shkruan në mesazhin e saj se ajo u jep gjendje gjumi ndërkohë që fëmijët janë me sy hapur.
Pas alarmit të ngritur, policia ka nisur kontrollet për verifikimin e rastit.
Në një reagim zyrtar ajo njoftoi se ka kontaktuar me drejtuesit dhe stafet pedagogjike të gjitha shkollave të Tiranës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të njoftojnë menjëherë Policinë në rast konstatimi të këtyre substancave.