zoom

Day ArchiveParashikimi/ Çfarë ka rezervuar moti për ditën e premte

Ditën e premte vendi ynë do të ketë kushte të qëndrueshme atmosferike me mot të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në formën e reve të larta transparente.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare 2-5 m/s shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në bregdet: 11/28 °C
në vendet e ulëta: 5/29 °C
në vendet malore: 4/20 °C

Kërcet shishja në studio/ Përplasen keq Lela dhe Zekthi: Maskara…

Një debat i ashpër ka shpërthyer në studion e emisionit “Open” mes Drejtorit të Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, dhe analistit Fitim Zekthi.

Debati filloi me Zekthin që e akuzoi Lelën se po mbronte një politikë të papranueshme, duke thënë: “E kuptoj pozitën tënde, duhet të mbrosh marrëzira.”

“Çfarë halli kam unë?” pyeti Lela, ndërsa Zekthi vazhdoi me akuzat, duke pretenduar se Lela po mbante anën e politikanëve që kanë vjedhur vendin. “Mbron diçka jo parimore. Kjo është të mbrosh politikanë që kanë vjedhur këtë vend,” tha Zekthi.

Pjesa më e tensionuar e debatit erdhi kur Zekthi e akuzoi Lelën se kishte mbrojtur politikanë si Edi Rama dhe Ilir Meta, ndërsa Lela kundërshtoi këto akuza, duke theksuar se kishte lënë mediat e mëdha për të mos mbrojtur Ramën.

Në mesin e këtij debati Lela i hodhi shishen e ujit që kishte përpara (shihni videon më poshtë) dhe i kujtoi Zekthit me tone të larta se ai kishte qenë kandidat për deputet i PD-së që tani e quante parti hajdutësh, anëtar i këshillit kombëtar dhe i kryesisë. /Zoom.al

World Justice Project 2024: Vietnami komunist ia kalon përsëri Shqipërisë europiane!

Kufizimi i pushtetit të qeverisë: Shqipëria renditet në vendin e 106 (nga 142 vende të botës), ndërsa Vietnami është në vendin e 95!! Kosova renditet e 59, në rang botëror!!

Mungesa e korrupsionit: Kolumbia ka më pak korrupsion se Shqipëria. Shqipëria renditet e 107, Kolumbia renditet në vendin e 100. Kosova renditet në vendin e 65!!!

Liria e shprehjes: Shqipëria renditet në vendin e 92-të, ndërsa Kosova renditet e 60-ta në botë!

E drejta për të protestuar dhe aktivizmi politik: Shqipëria renditet në vendin e 102, Serbia në vendin e 93, Kosova në vendin e 60, nga 142 vende të botës!

Zbatimi i Ligjit: Shqipëria renditet në vendin e 114, Bjellorusia në vendin e 108! Kosova renditet e 82-ta në rang botëror!

Procesi i rregullt administrativ: Shqipëria në vendin e 128! Kosova në vendin e 95!

Të drejtat civile: Shqipëria renditet në vendin e 101, ndërsa Vietnami në vendin e 96! Kosova renditet e 89-ta në rang botëror.

Mosndërhyrja e qeverisë në vendimet gjyqësore civile: Shqipëria renditet në vendin e 110! Bangladeshi në vendin e 97! Kosova në vendin e 66!

Drejtësia penale: Shqipëria renditet në vendin e 92, Bjellorusia në vendin e 88! Kosova renditet e 62-ta në rang botëror.

Ndërhyrja e qeverisë në drejtësinë penale: Shqipëria renditet në vendin e 106! Vietnami në vendin e 98, ndërsa Kosova në vendin e 65!

U plagos nga gurët në mal, humb jetën 36-vjeçari në Malësinë e Madhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të enjte në Malësinë e Madhe, në Shkodër.

Një 36 vjeçar, teksa ishte duke prerë dru në pyll, është goditur nga një gur, ku si pasojë ka humbur jetën.

“Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M.M, 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali. Për pasojë 36- vjeçari ka humbur jetën”, njoftoi policia.

E rëndë në Shkodër/ Një turiste gjendet e pajetë në hotel

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Shkodër.

Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në tualetin e hotelit në qendër të qytetit.

“Rreth orës 20:00, në tualetin e një hoteli në qendër të qytetit, është gjetur e pajetë shtetasja M. A. 58 vjeçe, banuese në Malajzi, e cila dyshohet se ka pësuar arrest kardiak”, njofton policia e Shkodrës.

Detajet/ Takim “kokë më kokë” mes drejtuesve të Mossad dhe CIA në Doha

Një takim pritet këtë fundjavë në Katar për të rifilluar bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme për pengjet dhe armëpushimi në Gaza!

Sipas CNN, kryeministri i Katarit Mohammed bin Abdulrahman Al Thani pritet të presë në takim të dielën drejtorin e CIA-s, Bill Burns dhe drejtorin e Mossad-it, David Barnea.

Zyrtarët pritet të diskutojnë perspektivat e një propozimi të ri, ndërsa është ende e paqartë se kush do të flasë në emër të Hamasit, por pika kryesore e kontaktit të grupit militant jashtë Gazës për negociatat është Khalil Al-Hayya.

Që nga vrasja e liderit të Hamasit, Yahya Sinëar, duket se krahu politik i organizatës ka më shumë ndikim.

Shtetet e Bashkuara besojnë se tani ka një mundësi për një armëpushim dhe marrëveshje pengjesh, “mënyra më e shpejtë” për t’i kthyer pengjet në shtëpi dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, sepse pengesa më e madhe për përfundimin e asaj marrëveshje ishte Sinëar”, tha Blinken më herët.

Pamjet/ Çfarë u gjet brenda magazinës me drogë në Korçë

Një magazinë me kanabis është zbuluar ditën e sotme në Voskop të Korçës.

Sipas burimeve paraprake, janë sekuestruar rreth 60 kg lëndë narkotike canabis sativa dhe 100 rrënjë ishin gati për shitje.

Momentalisht i shpallur në kërkim është një shtetas, ndërsa 3 gratë që u proceduan në gjendje të lirë, ishin nga Cërriku dhe vinin në Korçë për të maganizuar sasitë e drogës.

Policia dhe prokuria kishte në përgjim disa javor dy prej pjesëtarëve të grupit.

Ndërkohë është duke u hetuar edhe mundësia e bashkëpunimit me grupe të tjera, pasi droga mendohet se sillej nga një qark tjetër dhe me pas përpunohej në magazinën e fshatit Voskop.

Berisha thirrje SHBA-së: Hetoni amerikanët që bënë sistemin e drejtësisë në Shqipëri

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë një kërkesë të pazakontë Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

Në deklaratën e fundit për media, Berisha kërkon nga autoritetet më të larta amerikane që të hetojnë zyrtarët amerikanë që u përfshinë në sistemin e reformës në drejtësi, që i solli Shqipërisë organe të reja si BKH dhe SPAK, të cilët e kanë të pandehur atë për korrupsion dhe pastrim parash.

Thirrja e pazakontë vjen në një kohë kur prej disa vitesh tashmë, Berisha është “non-grata” në SHBA për korrupsion masiv dhe pengim të drejtësisë.

Berisha dhe mbështetësit e tij shpresojnë se ardhja e Donald Trump në pushtet në SHBA mund të sjellë ndryshime edhe në politikat amerikane në Shqipëri.

“Atëherë, unë u bëj thirrje, i bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë të SHBA të nisë hetim për dhjetëra milionë dollarë të shpenzuara nga korruptokratët amerikanë. Për të krijuar në Shqipëri sistemin monstër të drejtësisë. I bëj thirrje Departamentit të Drejtësisë, të mos mbështesë një organizatë kriminale që quhet Skapi i partisë. I bëj thirrje Komisionit Europian të kërkojë me urgjencë Komisionin e Venecias, të mos mbështesë një instrument të diktaturës. Të diktaturës së bandave.”-tha Berisha.

Von der Leyen i bën thirrje Shkupit të miratojë ndryshimet kushtetuese

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i ka bërë thirrje të enjten Maqedonisë së Veriut t’i kalojë ndryshimet kushtetuese për ta përmbushur njërin prej detyrimeve vendimtare në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Von der Leyen u takua me kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski, gjatë një vizitë në Shkup të enjten, si pjesë e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor, ku e përsëriti se zgjerimi i BE-së mbetet një nga prioritetet kryesore të saj.
“Pothuajse jemi aty. Shpresoj se me dialog të përbashkët, të gjitha forcat politike në vend do të bashkohen dhe do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm vendimtarë për përparim. Jam e bindur se mund t’i kapërcejmë barrierat të cilat ekzistojnë”, tha Von der Leyen të enjten në një konferencë shtypi së bashku me Mickoskin.

Maqedonia e Veriut ka ngelur mbrapa në procesin e integrimit dhe mori një goditje këtë muaj kur BE-ja e hapi kapitullin e parë në negociatat për anëtarësim me Shqipërinë, duke e shkëputur Shkupin nga paketa e përbashkët me Tiranën.

Arsyeja është se Maqedonia e Veriut nuk e ka përmbushur kushtin e vendosur nga Bullgaria, që ta përfshijë në preambulën e Kushtetutës së vendit edhe minoritetin bullgar.

Ky kusht ishte futur në kornizën negociuese që Parlamenti maqedonas votoi në korrik të vitit 2022, propozim që njihet edhe si “propozimi francez”. Opozita, që atëbotë udhëhiqej nga VMRO-DPME, ishte kundër ndryshimeve kushtetuese.
Në zgjedhjet e majit të këtij viti, VMRO-ja doli e para dhe mori udhëheqjen e Qeverisë dhe kryeministri Mickoski e ka bërë të qartë se ai dëshiron ta rinegociojë “propozimin francez”.

Por, gjatë konferencës me shefen e KE-së të enjten, Mickoski deklaroi se Qeveria e tij mbetet e përkushtuar në rrugën drejtë BE-së dhe se me ndihmën e bllokut “mund të tejkalohet çdo sfidë”.

“Qëllimi ynë është i qartë, ne duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke ndarë të njëjtat vlera të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut. Jemi të vetëdijshëm se para nesh qëndrojnë sfida të rëndësishme si në fushën e drejtësisë, luftës kundër korrupsionit, zhvillimit ekonomik dhe forcimit të institucioneve që mbeten vendimtare për të ardhmen tonë”, tha Mickoski.

Mickoski, duke anashkaluar kërkesën e KE-së për ndryshimet kushtetuese dhe përfshirjen e minoritetit bullgar në të, tha se Qeveria e tij mirëpret ndihmën e Bashkimit Evropian për të vazhduar procesin e integrimit evropian.
Von der Leyen vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në agjendën e reformave dhe njoftoi se Shkupi do të përfitojë më shumë se 750 milionë euro nga Plani i Rritjes, duke përfshirë këstin e parë prej 52 milionë eurosh, deri në fund të vitit.

“Jini të sigurt që zgjerimi do të mbetet prioritet kryesor për Komisionin Evropian në pesë vitet e ardhshme. Tani i kemi të gjitha mjetet dhe instrumentet e nevojshme për ta mundësuar këtë”, tha kreu i KE-së. Veç takimit me kryeministrin Mickoski, ajo do të takohet edhe me presidenten e vendit, Gordana Silanovksa – Davkova. Von der Leyen mbërriti në kryeqytetin maqedonas nga Tirana, ku e kishte nisur turneun e saj në gjashtë vendet e rajonit.

Liqene në mes të Saharasë/ Imazhet e pabesueshme nga NASA

Një fenomen i rrallë është vënë re në shkretëtirën e Saharasë.

NASA ka kapur me anë të satelitëve pamje nga hapësira të Saharasë, ku duken liqene të formuara në shkretëtirë.

Sipas ekspertëve, kjo ka ndodhur për shkak të përmbytjeve të fundit që kanë ndodhur në Sahara.

Në foton e parë, këneta e kripës shihet më 12 gusht, para shiut. Fotografitë e fundit të 29 shtatorit tregojnë një liqen të madh, pasi uji mbushi liqenin e shkretëtirës.

“Liqeni ndodhet përgjatë vargmalit malor Ugarta dhe derdhet në Luginën Saura, një lumë që kalon (ndonjëherë i quajtur Wadi) nga juglindja”, tha NASA.

Ndërsa temperaturat globale vazhdojnë të rriten, NASA thotë se mund të shohim përmbytje më të rregullta në pjesë të shkretëtirës së Saharasë.