Aplikacion
Ka nisur sot Big Brother Vip Kosova. Banorja e parë që ka “inauguruar: shtëpinë është këngëtarja Rovena Stefa, e cila zgjodhi të hyjë duke kënduar këngën e saj “Dasma”.
Ajo ka deklaruar se hyn në Big Brother si beqare, duke e rritur akoma më shumë interesin për aventurat e saj brenda shtëpisë.
Bashkë me Rovenën është futur edhe këngëtari shqiptaro latini, Cavini Edmond.
Konkurrentët janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Kthimi i emigrantëve fut në sherr politikën italiane, Meloni: S’i cakton Gjykata vendet e sigurtaVendimi i Gjykatës së Romës për rikthimin në Itali të 12 emigrantëve nga Bangladeshi dhe Egjipti që ishin vendosur në kampin e Gjadrit, pasi mbërritën dy ditë më parë në portin e Shëngjinit me anijen “Libra”, ka ndezur përplasjet në politikën italiane.
Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi e para, pasi mori lajmin gjatë vizitës së saj në Liban, duke akuzuar opozitën për veprime te turpshme në dëm të vendit, e po ashtu duke shënjestruar sistemin e drejtësisë.
“Është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshtime nga disa prej institucioneve që duhet të ndihmojnë në dhënien e përgjigjeve”, deklaroi ajo.
“Unë nuk mendoj se është përgjegjësi e gjyqësorit të përcaktojë se cilat vende janë të sigurta dhe cilat jo. Është përgjegjësi e qeverisë, kështu që mendoj se qeveria duhet të sqarojë më mirë se çfarë do të thotë një vend i sigurt”, shtoi ajo.
Ndërkohë, reagimi nga ana e ministrit të Brendshëm italian, Matteo Piantedosi ishte më i qetë dhe hodhi dritë mbi hapat që qeveria në Romë do të ndjekë në vijim
“Kam respekt për gjyqtarët. Ne do të luftojmë brenda mekanizmave gjyqësorë. Betejë në kuptimin e afirmimit në aspektin ndërkombëtar, evropian dhe kombëtar. Do apelojmë dhe shkojmë në Gjykatën e Lartë”, tha ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.
Sipas Piantedosit, qendrat pritëse të emigrantëve në Shqipëri, do të jenë në të ardhmen e afërt një model që do të ndiqet nga gjithë vendet e Bashkimit Europian.
“Jo vetëm që do të ecim përpara me apelimet gjyqësore por do të ecim përpara edhe me këto nisma sepse nga viti 2026 ato që Italia po zbaton në Shqipëri dhe jo vetëm atje, do të bëhen ligj europian”, theksoi ai.
Për sa i përket reagimeve nga partitë politike në Itali, “Lega Nord” ishte e ashpër duke goditur sistemin e drejtësisë.
“Gjyqtarët pro emigrantëve duhet të kandidojnë në zgjedhje, por dijeni se nuk do të frikësohemi”, thuhet në një shënim zyrtar nga partia e Salvinit.
Ndërkohë nga partia e Melonit, “Vëllezërit e Italisë”, vendimin e pritën duke thënë: “E majta gjyqësore ndihmon të majtën parlamentare”.
Sakaq nga opozita janë më optimistë, me sekretaren e Partisë Demokratike, Elly Schlein që tha se “kemi paraqitur një pyetje për kostot e marrëveshjes me Shqipërinë”.
“Tani ndalo. E thamë, jo se jemi vizionarë, por sepse lexojmë rregullat. I drejtohem Giorgia Melonit: ndalo dhe kthehu pasi je e detyruar të kthesh në personat që ke dëbuar”, tha zëvendëssekretarja, Elly Schlein, gjatë kryesisë së Partisë Demokratike duke komentuar lajmin.
“Turp! Më shumë se një model, marrëveshja e bërë me Shqipërinë është një marrëveshje e paligjshme, një marrëveshje që shkel të drejtën ndërkombëtare. Falënderoj deputetët që shkuan dhe panë qendrën në Gjadër. I gjithë mekanizmi nuk qëndron në këmbë. Janë 800 milionë euro të humbura që mund të përdoreshin për shëndetësi”, shtoi liderja e së majtës italiane.
Ish-lojtari i Real Madrid bën tatuazh emrin e të bijës dhe më pas zbulon se nuk ishte e tijIsh-lojtari i Real Madrid, Vinicius Tobias është bërë shumë i përfolur në rrjetet sociale së fundmi.
Futbollisti brazilian, nuk ka bërë ndonjë arritje të madhe në fushë, por jashtë saj, po përmendet së tepërmi.
Pak kohë më parë, Tobias, zbuloi se priste të bëhej baba dhe vendosi të bënte emrin e vajzës tatuazh. “Maite, të dua”, shkruhej në tatuazhin e mbrojtësit, por ajo që zbuloi më vonë, ishte tronditëse për të.
Partnerja e tij, Ingrid Lima, tregoi se vajza e lindur më 8 tetor, nuk ishte e Vinicius Tobias, por e një burri tjetër, me të cilin ajo kishte pasur marrëdhënie.
Ish-lojtari i Real Madrid bën tatuazh emrin e vajzës, por më
Ajo tha se i kishte kërkuar lojtarit që të mos bënte asgjë publike deri sa të dilte përgjigjja e ADN-së, por ai nuk e dëgjoi.
Tobias pati një periudhë të shkurtër huazimi me Real Madridin në fillim të këtij viti dhe bëri vetëm një paraqitje përpara se të kthehej te Shakhtar Donetsk.
Agonia e arsimit/ Për 4 vite, universitetet s’do të nxjerrin asnjë mësues të fillores apo LetërsisëUniversitetet e rretheve janë në agoni. Në këtë përfundim arrin Qëndresa Qytetare pas raport monitorimin e fundit që ka bërë për universitetet e rretheve, ku sipas analizës, ka një rënie prej 24 për qind të numrit të regjistrimeve ose 1.240 studentë më pak të regjistruar, krahasuar me vitin akademik 2023- 2024.
Në raport shkruhet se pavarësisht se 41,6% e programeve të studimit në 13 universitetet e vendit bëjnë pjesë në 6 universitetet publike të rretheve, këto universitete po shkojnë drejt boshatisjes masive nga studentët, ku 49. 22% e programeve të studimit në gjashtë universitetet publike të rretheve rrezikojnë të mbyllen.
“Në krahasim me vitin e kaluar kemi një rritje prej 14. 79% të programeve të studimit të cilat rrezikojnë të mbyllen, gjë që tregon se nëse trendi mbetet i njëjtë në vitin 2028 Universitetet e rretheve do të jenë të mbyllura”.
Universiteti i Gjirokastrës mban vendin e parë me 80.95% të programeve të cilat kanë më pak se 10 studentë të regjistruar. Ky universitet ka gjithashtu një numër prej 4 programesh studimi të cilat kanë mbi 10 studentë, por kanë në total 50. 5% të kuotave të lira.
“Pra mund të konsiderohen programe studimi që rrezikohen të mbyllen në vitet në vijim nëse trendi i regjistrimeve vijon të mbetet i njëjtë”, thuhet në raport.
Ndërkohë, bursa sa paga minimale vijon të mos ketë efekt tek studentët në rrethe, duke bërë që ata të mos zgjedhin të studiojnë në programet prioritare në universitetet përkatëse, ku 87. 5% e programeve prioritare rrezikojnë të mbyllen, rreth gati 63% më shumë krahasuar me regjistrimet e vitit akademik 2023- 2024.
Referuar analizës, në përfundim të katër vjeçarit të ardhshëm “nuk do të kemi më mësues të arsimit fillor dhe të gjuhës dhe letërsisë shqipe dale nga 6 Universitetet e rretheve”.
Sipas analizës, rezulton se maturantët e rretheve aplikojnë në universitetet e qyteteve të tyre, ose për të plotësuar 10 preferencat në portalin U- Albania, ose për t’i shfrytëzuar këto universitete si një opsion në rast të mos shpalljes si fitues në një nga universitetet e kryeqytetit.
Media franceze: Rama “autoritar” dhe “i korruptuar” me lidhje me rrjetet narkotrafikanteNjë lider që karakterizohet si “autoritar dhe i korruptuar,” me lidhje të dukshme me “rrjetet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut,” po tenton të paraqitet si një faktor stabiliteti në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kështu e përshkruan Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, media e njohur franceze “Courrier des Balkans,” e cila komenton hapjen e kapitullit të parë të negociatave me Brukselin.
Gazetari Jean Arnault Derens, në një analizë të mëparshme, ka theksuar se Rama është angazhuar në një strategji për të blerë mbështetje ndërkombëtare, duke e rrezikuar në këtë mënyrë interesin e vendit të tij, dhe e ka krahasuar këtë praktikë me atë të presidentit serb Aleksandar Vučić.
Sipas “Courrier des Balkans,” si Serbia ashtu edhe Shqipëria, të drejtuara nga liderë autoritarë si Vučić dhe Rama, janë angazhuar në marrëveshje që përforcojnë interesat e fuqive evropiane, përkatësisht Italisë dhe Gjermanisë, duke injoruar shpesh mirëqenien e popujve të tyre.
Analiza nënvizon se “Edi Rama, i cili ka lidhje të dukshme me krimin e organizuar, gjithmonë ka nevojë të jetë ‘i dobishëm’ për Italinë, e cila e mbështet atë si një shërbëtor,” duke e pozicionuar Tiranën si një pikë mbështetjeje për politikën italiane.
Duke u thelluar në natyrën e marrëdhënieve politike, ky raport sugjeron se anëtarësimi në BE për Shqipërinë është një iluzion.
Në këtë kontekst, theksohet se askush nuk mund t’i trajtojë si të barabartë ata që shërbejnë si roje të një zone të përjashtuar, duke u shndërruar në vegla të interesave të huaja. Rama dhe Vučić, me premtimet e tyre për integrim, shfaqen si aktorë në një lojë të madhe politike, ku interesat strategjike të Bashkimit Evropian janë prioritare mbi aspiratat kombëtare të vendeve ballkanike.
Në këtë skenar, shfrytëzimi i burimeve natyrore, si litiumi në Serbi dhe pranimet e refugjatëve në Shqipëri, ka krijuar një marrëdhënie të favorshme për fuqitë evropiane.
Këto të fundit, të interesuara për të shfrytëzuar burimet e rajonit, shpesh e injorojnë situatën e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mjedisit. Kështu, Shqipëria dhe Serbia duket se janë në rrugën e shndërrimit në kolonira të reja për interesat evropiane, duke humbur çdo shpresë për një integrim të sinqertë dhe të barabartë në Bashkimin Evropian.
Kjo situatë krijon një pasqyrë të errët për të ardhmen e këtyre vendeve dhe për aspiratat e tyre për një zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratik.
Gjithashtu në një raport të “Der Spiegel,” Shqipëria portretizohet si një vend që po ndjek një strategji të rrezikshme në përpjekjet e saj për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar.
Ndërsa Rama përpiqet të paraqesë Shqipërinë si një model stabiliteti dhe progresi, shqetësimet për korruptimin e sistemit politik dhe ndikimin e krimit të organizuar mbeten evidente. “Der Spiegel” thekson se Rama është në kërkim të investitorëve të huaj dhe qëllimeve të zhvillimit, por shpesh me kosto të larta për transparencën dhe drejtësinë sociale.
Duke u thelluar në natyrën e marrëdhënieve politike, ky raport sugjeron se anëtarësimi në BE për Shqipërinë është një iluzion. Në këtë kontekst, theksohet se askush nuk mund t’i trajtojë si të barabartë ata që shërbejnë si roje të një zone të përjashtuar, duke u shndërruar në vegla të interesave të huaja.
Rama dhe Vučić, me premtimet e tyre për integrim, shfaqen si aktorë në një lojë të madhe politike, ku interesat strategjike të Bashkimit Evropian janë prioritare mbi aspiratat kombëtare të vendeve ballkanike.
Në këtë skenar, shfrytëzimi i burimeve natyrore, si litiumi në Serbi dhe pranimet e refugjatëve në Shqipëri, ka krijuar një marrëdhënie të favorshme për fuqitë evropiane.
Këto të fundit, të interesuara për të shfrytëzuar burimet e rajonit, shpesh e injorojnë situatën e shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe mjedisit. Kështu, Shqipëria dhe Serbia duket se janë në rrugën e shndërrimit në kolonira të reja për interesat evropiane, duke humbur çdo shpresë për një integrim të sinqertë dhe të barabartë në Bashkimin Evropian.
Shisnin produktet në “Tiktok” dhe “Instagram”, policia “zbarkon” në dyqanet në Tiranë dhe DurrësBlutë e Shtetit kanë “zbarkuar” në bizneset në Tiranë dhe Durrës. Prej ditësh Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë dhe Drejtorinë e Tatimeve, kanë nisur një aksion ndaj bizneseve të cilat shesin artikuj kontrabandë ose fshehin të ardhurat.
Policia e kryeqytetit dhe ajo e qytetit bregdetar, Durrësit ka kryer kontrolle në disa biznese ku dhe ka nisur hetimet për disa persona, si dhe ka ndaluar dhe shpallur në kërkim disa të tjerë.
Referuar po të njëjtave burime mësohet se uniformat blu kanë bërë të mundur ndalimin e katër shtetasve, konkretisht; Fabio Demerxhiu, Kristian Kurti, Ylli Imeraj, Marsel Velaj. Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit: Engli Demerxhiu, Ermonela Myslymi, Leonard Filja, Fationa Qypi, Artur Imeraj.
Në kuadër të aksionit policor të emëruar “Hidden Money”, janë kryer kontrolle në disa biznese në dy prej qyteteve më të mëdha në Shqipëri, të cilët reklamonin dhe tregtonin përmes rrjeteve sociale “Instagram” dhe “TikTok”, veshje, parfume, bizhuteri, të cilat i kishin produkte kontrabandë ose nuk kishin deklaruar fitimin.
Në dosjen e Prokurorisë janë evidentuar këto biznese:
– Kontroll në subjektin “Ermonela Myslymi”, me emër tregtar “Silver Shop”, me dy adresa, në rrugën “Myslym Shyri” dhe 2 “Muhamet Gjollesha”, në Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë pozitive prej 5443 gram (pesë mijë e katërqind e dyzetë e tre), e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
– Kontroll në subjektin “Engli Demirxhiu”, me emër “Silver Shop”, me dy adresa të ushtrimit të aktivitetit 1. Rruga “Abdyl Frashëri” dhe 2. Qendra Tregtare “QTU”, Tiranë. Gjatë kontrollit është kryer inventari fizik i produkteve dhe është krahasuar me inventarin kontabël nga ku ka rezultuar një diferencë negative prej 5499 gram (pesë mijë e katërqind e nëntëdhjetë e nëntë) duke hedhur dyshime se janë kryer fshehje e te ardhurave.
– Është shkuar në adresën e subjektit “Fabio Demerxhiu”, rruga “Balli Efendiu”, Krujë dhe nga shërbimet e policisë nuk është bërë e mundur gjetja e objektit apo vendndodhjes konkrete të këtij subjekti. Ai ka deklaruar se nuk ka dyqan fizik. Bizhuteritë e importuara ai i ka shitur me faturë tatimore dhe pjesën e mbetur prej 2300 gram (dy mijë e treqind) thotë se ja ka dhënë vëllait të tij, por nuk ka marrë akoma paratë duke e shitur këtë sasi pa kupon tatimor.
– Kontroll në një subjektin “Kristian Kurti”, me vend të ushtrimit të aktivitetit rruga “Lluke Kacaj”, në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore. Këta artikuj u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për arsye të mungesës së kapaciteteve infrastrukturore të magazinimit.
– Kontroll në subjektin “First Store”, me vend të ushtrimit të aktivitetit në Qendrën Tregtare Casa Italia, Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur artikuj të ndryshëm të dyshuar kontrabandë dhe pa faturat përkatëse, të cilët u listuan dhe inventarizuan nga specialistët e administratës tatimore.
-Kontroll në subjektin “Marsel Velaj” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Pavarësia”, Lagjja nr. 13, Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar produkte të ndryshme si portofola, mbajtëse çelësash, çanta dore, kapele, ora me mbishkrime të ndryshme, dylbi plastike, parfume dhe bizhuteri argjendi, për të cilat nevojitet të kryhen verifikime të tjera pasi dyshohet se një pjesë e tyre janë futur kontrabandë.
-Është shkuar në adresën e subjektit “BUM.AL” me adresë të deklaruar të ushtrimit të aktivitetit rruga “Frederik Shiroka”.
-Kontroll në subjektin “Fationa Qypi”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Aleksandër Goga”, Lagjja nr. 6, Durrës. Gjatë inventarit fizik ka rezultuar se gjendja fizike e mallit nuk rakordon me inventarin kontabël pasi del një diferencë negative në vlerën e 1 153 963 Lekë (një milion e njëqind e pesëdhjetë e tre mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tre).
-Kontroll në subjektin “Leonard Filja”, me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “Selaudin Zorba”, Njësia Bashkiake nr. 4, Tiranë.
-Kontroll në subjektin “Lux Moda Market” me adresë të ushtrimit të aktivitetit në rruga “Dibrës”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Kavajes”, rruga “Nikolla Tupe” dhe rruga “Aleksandri i Madh” me emërtimet “Lux Moda Market” dhe “Lux Moda Intimo”.
-Kontroll në subjektin “D.A.M shpk” me adresë të ushtrimit të aktivitetit rruga “5 Maji”, Ka filluar kontrolli në subjektin “I Shpejti” me numër NIPT “L71910012F”
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon 5 anëtarët, sa vite burg do të vuajë Ramazan RrajaGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar 5 anëtarët e grupit që akuzohen për atentatin ndaj ish-Prokurorit Arjan Ndoja Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.
Kështu Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie. Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.
Ndërkohë SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.
Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019. Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.
DENIMET
Ramazan Rraja 6 vjet burgim;
Genti Nderjaku 5 vjet e 4 muaj;
Bashkim Haxhija 4 vjet e 8 muaj
Endrit Sinani 4 vjet e 8 muaj;
Julian Pjetri 4 vjet e 4 muaj
Grupi parlamentar i PD padit sërish në SPAK, Belinda Ballukun.
Kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi tha se ajo ka grabitur vetëm për 1 vit rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë.
Bardhi tha se Balluku shmang shit-nlerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj.
“Shitja e energjisë jashtë tregut të bursës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë,” tha Bardhi.
“Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm,” theksoi kreu i grupit parlamentar të PD.
DEKLARATA E PLOTË
Jam sot këtu para jush për të denoncuar publikisht dhe, më pas, për t’i kërkuar SPAK-ut hetimin e një prej skemave më korruptive të kësaj qeverie, shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike me një abuzim që vetëm për 1 vit, llogaritet në mbi 180 milionë euro. Përgjegjësja kryesore për zbatimin e kësaj skeme korruptive që vjedh buxhetin e shtetit dhe kalon miliona euro në llogaritë e 4-5 kompanive private është Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.
Në informacionin që grupi parlamentar i Partisë Denokratike i ka vënë në dispozicion Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, shpjegohen me detaje dhe paraqite me dokumente të gjitha veprimet dhe mosveprimet e Belinda Ballukut, e cila ka lejuar që energjia elektrike të shitet me humbje jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë.
Me vendosjen në funksion të Bursës shqiptare të Energjisë vitin e kaluar, Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare kishte detyrimin ligjor të tregtonte në bursë energjinë e pakontraktuar, por kjo nuk ka ndodhur. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kontraktuar në Bursë, por e ka blerë shtrenjtë dhe e ka shitur lirë tek kompani private seksese të shitblerjes së energjisë elektrike.
Për të folur më konkretisht me disa shifra, por pa hyrë në detaje shumë teknike, në mënyrë që skema korruptive të kuptohet sa më qartë.
Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë. Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm, që ble jashtë bursës energji më të shtrenjtë tek klientët e vjetër dhe të rinj të KESH-it.
Ka edhe një operacion tjetër nga KESH-i që ka çuar më tej skemën skandaloze të abuzimit me paratë publike. KESH-i jo vetëm ka blerë shtrenjtë jashtë bursës, por edhe ka shitur lirë po jashtë bursës, megjithëse ligji ia ndalon tregtimin jashtë bursës shqiptare të energjisë. Vetëm për vitin 2023, KESH ka shitur jashtë bursës rreth 640 mijë megavat orë energji. Duke qenë se ka shitur më lirë se çmimi mesatar në bursë, dëmi llogaritet në rreth 10 milionë euro.
Cili është roli i Belinda Ballukut në këtë aferë abuzimi prej miliona eurosh?
Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë. Pa miratimin e Belinda Ballukut, skema okulte e shitblerjes së energjisë jashtë bursës dhe abuzimi me miliona euro do të ishte ndalur. Ministrja e Energjisë, si kryetare e Asamblesë së Përgjithshme të KESH-it nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar praktikën e paligjshme të shitblerjes së energjisë jashtë bursës, me një dëm të frikshëm prej gati 16 milionë euro vetëm për periudhën e analizuar nga ana jonë.
Por skema korruptive me shitblerjen e paligjshme të energjisë elektrike jashtë bursës në përfitim të pak kompanive private nuk përfundon këtu. Kjo është vetëm maja e ajsbergut.
Nga verifikimet e bëra prej ekspertëve tanë, KESH ka falsifikuar të dhënat e dorëzuar tek Enti i Energjisë, për të fshehur tregtinë e paligjshme që ka bërë me energjinë, e cila shitet me çmime të ndryshme për fasha të ndryshme orari. Këto fasha orari energjie të tregtuara jashtë bursës, KESH nuk i ka raportuar, sepse, kur të dhënat kryqëzohen, rezulton se kompania shtetërore e energjisë nuk ka mbrojtur interesin publik për të rritur fitimet apo minimizuar humbjet, por ka vepruar në interes të kompanive private për rritjen e fitimit të tyre.
Belinda Balluku, e cila kontrollon çdo strukturë që ka lidhje me shitblerjen, transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë, që nga KESH, OST, OSHEE nuk mund të bëjë të paditurën! Ministrja e Energjisë ka firmosur për bilancet e rreme dhe të falsifikuara të KESH-it.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i kërkon SPAK-ut që të kontraktojë ekspertë të pavarur të energjisë për të shqyrtuar provat e plota të vëna në dispozicion prej nesh dhe ku rezulton që vetëm për një procedurë për blerjen e energjisë në datat 24-30 qershor abuzimi shkon në rreth 1 milion euro për 1 javë.
Nën drejtimin e Belinda Ballukut, energjia elektrike është trajtuar si një mall për të pasuruar një grusht kompanish private dhe për të varfëruar njerëzit e zakonshëm. Në informacionin që kemi përgatitur për SPAK-un, kemi vendosur në dispozicion dokumente që faktojnë se KESH ka blerë energji elektrike edhe atëherë, kur Shqipëria kishte tepricë prodhimi disa muaj më parë. Nga këto transaksione abuzive ekspertët tanë kanë llogaritur një dëm tjetër rreth 22 milionë euro. Këto para mund t’i ishin kursyer Buxhetit të Shtetit, nëse Ministrja e Energjisë do të zbatonte ligjin dhe nuk do të lejonte skemën tjetër korruptive të blerjes shtrenjtë të së energjisë edhe në kohë mbiprodhimi.
Ky është një nga skandalet më të mëdha të tregut të energjisë në Shqipërisë, që shtrihet edhe në manipulimin për humbjet në rrjetin e energjisë. Nga përllogaritjet e ekspertëve rezulton se humbjet faktike janë në nivelin 27.2% për tensionin e ulët dhe 1.3% për tensionin e lartë, duke sjellë, vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh. Një dëm i jashtëzakonshëm ky, të cilin e paguajnë çdo ditë qytetarët përmes çmimit të lartë të energjisë elektrike.
Me raportimin e të dhënave të pasakta për të fshehur abuzimin dhe keqmenaxhimin e rrjetit të energjisë, me tregtimin e paligjshëm jashtë bursës të energjisë elektrike, me mosmarrjen e masave për të parandaluar shkeljen e ligjit dhe këtë skemë gjigante korruptive, Belinda Balluku dhe të gjithë drejtorët e saj kryesorë në fushën e energjisë kanë sjellë një dëm vetëm për vitin 2023 prej mbi 180 milionë euro.
Ne kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve. Vendosja para drejtësisë e përgjegjësve kryesorë, duke nisur me Ministren e Enërgjisë, njëkohësisht zëvendëskryeministre do të konsiderohej edhe si një provë nga SPAK që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm.
Ndëshkimi i autorëve të skemës që u vjedh shqiptarëve vetëm në një vit, vetëm nga disa transaksione të shitblerjes së energjisë 180 milionë euro, nuk është një çështje politike! Kjo i përket çdo shqiptari që paguan energjinë elektrike më shtrenjtë, sepse kjo qeveri dhe Belinda Balluku i vjedh!
“Kush do na mbledhë ullinjtë?” – Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri s’mund të përsëritet“Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, nuk mund të përsëritet për të gjithë bllokun”, ka qenë kjo deklarata e kryemininstrit grek Kyriakos Mitsotakis. Ky i fundit ka shprehur skepticizmin e tij ndaj thirrjeve për përhapjen e modelit Itali-Shqipëri në të gjithë bllokun.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, në një letër dërguar liderëve të BE-së përpara mbledhjes së Këshillit Evropian më 17-18 tetor, kërkoi krijimin e qendrave të ngjashme të emigrantëve, si ato të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Mitsotakis ka paralajmëruar kundër propozimeve për të transferuar politikën e BE-së për azilin tek vendet jashtë bllokut në fillim të një samiti të liderëve në Bruksel, ku emigracioni do të dominojë diskutimet.
“Më lejoni të jem i kujdesshëm këtu. Ky është një marrëveshje dypalëshe. Nuk e di nëse mund të përsëritet në nivel evropian. Ne gjithashtu duhet të shohim nëse funksionon vërtet.
Këta persona procedohen sipas legjislacionit italian të azilit dhe çfarëdo që të ndodhë me ta, në një mënyrë apo tjetër do të kthehen në Itali. Nëse do ta bënim këtë në nivel evropian. . . ku do të shkonin?”, deklaroi kryeministri grek për Financial Times.
Mitsotakis bëri thirrje që BE të rrisë migracionin legal paralelisht me përpjekjet për të frenuar hyrjet e parregullta, pasi kishte një nevojë kritike për punëtorë (të kualifikuar dhe të pakualifikuar) në ekonominë e Evropës.
“Nëse doni të ndërtoni një gardh të madh, ju duhet gjithashtu një derë e madhe. Kush do të na mbledhë ullinjtë? Ne jemi një kontinent që po zvogëlohet dhe të gjithë e kuptojmë se për të ruajtur produktivitetin tonë, do të kemi nevojë për punë, të pakualifikuar ose të kualifikuar”, tha kryeministri.
Si porta juglindore për në BE, Greqia ka qenë historikisht në vijën e parë të emigracionit dhe është kritikuar nga grupet e të drejtave të njeriut për keqtrajtimin e njerëzve në det që kërkojnë azil.
Mitsotakis tha se Greqia kishte shpëtuar “mijëra njerëz në det” por theksoi se “ne do ta bëjmë të vështirë hyrjen e njerëzve”.
Udhëheqësi grek, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2019 dhe është një aleat politik i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i bëri thirrje Brukselit të dyfishojë përpjekjet për të rritur numrin e emigrantëve të dështuar që deportohen, i cili aktualisht është 20 për qind.
“Ka njerëz që u refuzohen kërkesat për azil. . . dhe çfarë të bëjmë me ato nuk ka qenë kurrë një temë diskutimi. Disa nga idetë që janë sugjeruar më duken interesante. Por unë mendoj se jemi ende në fazat e hershme për të dalë me një propozim konkret”, tha Mitsotakis.
Bëni kujdes kur të lëvizni të dielën! Ja rrugët që do të bllokohenDisa rrugë në Tiranë do të jenë të bllokuara të dielën.
Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, kanë marrë masa për organizimin e maratonës, për të tetin vit radhazi.
Për këtë arsye kërkohet mirëkuptim nga përdoruesit e rrugës për ditën e diel kur do të mbahet aktiviteti.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit “Maratona e Tiranës 2024”.
Më datën 20 Tetor 2024, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe mjeteve të Policisë së Shtetit, do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të tjera, në akset rrugore:
– sheshi “Nënë Tereza” duke vazhduar në të gjithë bulevardin “Deshmorët e Kombit”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, bulevardi “Bajram Curri”, kryqëzimi me Rrugën e Elbasanit, rruga “George W. Bush”, rruga “Abdi Toptani”, bulevardi “Zogu i Parë”, Bulevardi i Ri, rruga “Ded Gjo Luli”, Rruga e Durrësit, Rruga e Kavajës, rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Zhan D’Ark” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me urën e gjykatës deri te ura e Taiwanit, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Lek Dukagjini”.
Në zbatim të planit të masave, nga Bashkia e Tiranës, në të gjithë perimetrin e garës është vendosur sinjalistikë e përkohshme rrugore, ndalim qëndrimi dhe pushimi për mjetet (me oraret përkatëse të kufizimit), duke shfuqizuar dhe mbuluar të gjithë sinjalistikën e mëparshme rrugore.
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit ndalohet:
– hyrja me automjete brenda perimetrit të garës;
– parkimi i automjeteve brenda perimetrit të garës, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore të vendosur;
– lëvizja me biçikleta, monopatina, apo motomjete, gjatë zvillimit të garës, në rrugët brenda perimetrit.
Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për respektimin dhe zbatimin e orareve të lëvizjeve, për masat e përcaktuara.