Aplikacion
Një studim i fundit nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Hong Kong-ut ka zbuluar se zgjedhjet tona romantike ndikohen nga ndjenja e pasurisë, përveç emocioneve.
Ky hulumtim sugjeron se paraja luan një rol të rëndësishëm në dinamikat e marrëdhënieve.
Nëpërmjet dy eksperimenteve me studentë të universitetit në marrëdhënie heteroseksuale afatgjata, studiuesit zbuluan se meshkujt që e perceptonin veten si të pasur ishin më pak të kënaqur me paraqitjen fizike të partnereve dhe ishin më të prirur për marrëdhënie afatshkurtëra. Në kontrast, ata që mendonin se ishin më të varfër shfaqnin një kënaqësi më të madhe ndaj partnerëve të tyre.
Të gjithë pjesëmarrësit që u ndjenë të pasur e patën më të lehtë të bashkëvepronin me seksin e kundërt, krahasuar me ata nga një klasë financiare më e ulët. Për më tepër, më shumë meshkuj se femra, pavarësisht statusit financiar, zgjodhën të uleshin afër njerëzve tërheqës.
Këto rezultate mbështesin hipotezën e psikologjisë evolucionare, që sugjeron se strategjitë e zgjedhjes së partnerit përshtaten sipas kushteve mjedisore dhe nivelit të pasurisë, duke nënkuptuar se perceptimi i pasurisë ndikon në mënyrën se si individët formojnë marrëdhënie.
Presidenti i Ukrainës Zelensky publikon “Planin e Fitores”Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky prezantoi “planin e tij të fitores” sot në parlamentin e vendit.
Planin prej pesë pikash parashikon ndër të tjera anëtarësimin e Ukrainës në NATO para përfundimit të luftës, që nuk është mbështetur nga aleatët e Kievit. Presidenti Zelensky, megjithatë, u zotua se nëse plani i tij pranohet, lufta do të përfundonte së shpejti.
“Nëse fillojmë të zbatojmë këtë plan të fitores tani, ne mund ta përfundojmë luftën jo më vonë se vitin e ardhshëm”, tha Presidenti i Ukrainës Volodmy Zelensky para parlamentit të vendit duke prezantuar idenë e tij se si mund t’i jepet fund luftës me Rusinë.
Fjalimi i tij në Parlament u ndoq edhe nga drejtuesit e lartë ushtarak, të kundër-zbulimit dhe drejtues të tjerë politik. Ndërsa trupat ruse përparojnë në lindje dhe me paralajmërimet se vendi do të përballet me një dimër të rëndë për shkak të shkatërrimit të sistemit të energjisë elektrike, zoti Zelensky u tha ligjvënësve se plani i tij përmbante pesë pika kryesore.
Plani përfshin elementë ushtarakë, politikë, diplomatikë dhe ekonomikë. Ai vlerësohet nga shumë njerëz si përpjekja e fundit e Ukrainës për të forcuar pozitat e saj në negociatat që mund të mbahen në të ardhmen me Rusinë, për arritjen e një armëpushimi. Megjithatë, deri më tani, asnjë vend nuk e ka përkrahur publikisht planin.
“Pika e parë është ftesa për t’u anëtarësuar në NATO tani. Pika e dytë është mbrojtja. Është realiste të mbrojmë pozicionet tona në fushën e betejës dhe në të njëjtën kohë është detyra jonë ta çojmë luftën në territorin e Rusisë”, tha Presidenti ukrainas.
Kërkesa e Kievit për të përdorur armatimet e siguruara nga shtetet kryesore evropiane dhe Uashingtoni, për të sulmuar objektivat thellë brenda Rusisë, nuk është pranuar deri më tani. Perëndimi gjithashtu nuk i ka ofruar Kievit ftesën të fillojë procesin e anëtarësimit në NATO, para përfundimit të luftës.
Pika e tretë e planit thekson nevojën që Ukraina të siguronte një kapacitet parandalues jo-bërthamor, që sipas zotit Zelensky do të ishte i mjaftueshëm për të shkatërruar fuqinë ushtarake ruse. Ai nuk dha detaje të mëtejshme për këtë. Plani, tha zoti Zelensky, parashikonte gjithashtu një rol perëndimor në mbrojtjen e burimeve natyrore minerale të Ukrainës nga sulmet ruse si dhe zotimet për rindërtimin e Ukrainës pas luftës.
Kremlini tha se është ende herët të komentojë pëpr planin e Presidentit Zelensky, por shtoi se Kievi duhet “të zgjohet” dhe të kuptojë kotësinë e politikave të tilla. Presidenti Zelensky u takua me Presidentin Joe Biden, aleatin e tij kryesor, në Uashington në fund të shtatorit, për të paraqitur planin e tij. Më pas ai udhëtoi në Evropë ku u takua me drejtuesit e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.
Presidenti Zelensky tha se do të shkojë nesër në Bruksel për të prezantuar planin në takimin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian. Presidenti i Ukrainës ka dëshirë të sigurojë mbështetje për “planin e fitores” përpara se të betohet presidenti i ri amerikan vitin e ardhshëm. Megjithatë, zyrtarët ukrainas e pranojnë se asnjë nga kandidatët për president nuk do ta përmirësojë domosdoshmërisht pozicionin e Kievit në luftë.
Prezantimi i zotit Zelensky në parlament vjen gjatë një momenti të zymtë në Ukrainë. Ushtria e vendit po pëson humbje përgjatë frontit lindor, ndërsa forcat ruse po afrohen drejt një fitoreje të rëndësishme strategjike pranë qendrës kryesore logjistike të Pokrovskut.
/VOA
“E ke nga Rama direkt”/ Përgjimet, çfarë flisnin Ervis Martinaj dhe Behar Bajri për kryeministrinEmri i kryeministrit të vendit, Edi Rama është përmendur në përgjimet e SKY ECC.
Gazetari Elton Qyno ka publikuar pjesl nga përgjimet ku emri i kreut të qeverisë përmendet nga Ervis Martinaj, bosi i zhdukur i lojërave të fatit dhe nga Behar Bajri, një prej njerëzve më të rrezikshëm të Shkodrës, i përfshirë në vrasje, gjobëvënie, shfrytëzim prostiticioni etj.
Nga bisedat që ka nxjerrë gazetari kuptohet se Behar Bajri e paralajmëroi Ervis Martinajn se ishte bërë shënjestër e politikës, por Martinaj nuk ia vuri veshin. Të paktën këtë shprehu në mesazhet që janë zbardhur deri tani, në të cilat Behar Bajri thotë se grupin e tij duan ta godasin me SPAK, ndërsa i thotë Martinajt se edhe ai do të goditet shumë shpejt dhe se goditjen “e ke nga Rama direkt”.
Tre ditë më pas, Martinaj tenton të kuptojë më shumë. Behar Bajri e paralajmëron se fatura e Martinajt do të jetë vrasja e Santos, duke iu referuar vrasjes së bankierit Artan Santo, një çështje për të cilën Martinaj është përfolur disa herë në media.
Martinaj distancohet menjëherë duke thënë: “S’kam unë lidhje me Santon…” ndërsa më tej vazhdon të pyesë i shqetësuar se kush është rivali i tij që e ka përfshirë Edi Ramën në përplasje me të, që në publikimin e mesazheve është shënuar me simbolin A. Biseda e parë më poshtë:
Martinaj: “…Po mua, kush don me ma fut…?”
Bajri: ”…e ke politike vëlla, troç nuk dojn me të pas në përkam…”.
Martinaj “…Po çfarë politikë…!, unë veç pi** po q*…”
Bajri “…don Rama dhe 4 me e majt…”
Bajri ”…si të shkunë punët, a të shkun mirë të paktën atë që u nise…”.
Martinaj”…ça po bahet të shohim, A… ka njofje vet me Ramën personalisht…”
Bajri: “Po…por nuk ashtë se e di të saktë…”
Biseda vazhdon më tej për çështje të parave të basteve, ndërsa Martinaj i rikthehet sërish i shqetësuar për paralajmërimin që iu bë. Biseda e dytë më poshtë:
Martinaj: “…kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…. Pa merak se i mar diku tjetër…, kush të tha që dun me ma futuru mu Santon, kur dihet që e ka bërë Ver Stafuka…”.
Bajri: ”:…më trego se kur po mi bjen ato o Kapedan, se du me kry punët e mija, më duhen. O vëlla intersoju mirë, se dojn me të ra politikisht, se ja kanë çuar emrin…”.
Martinaj: “…Oooo, ça pune kam unë me politikë? Kush ma ka çuar emrin? Ti jap para Vitit të Ri, sa më para ti bi…”
Bajri: “…po s’kam ça met ba jo…mirë o kapedan…”.
Martinaj:”…Kapedan je ti, që të don Edi Rama…”
Bajri:…po çfarë kapedani jam unë, por më thuaj nji datë kur mi bie…”.
Zhdukja e Ervis Martinajt është një nga ngjarjet më misterioze të viteve të fundit. Ish-bosi i lojërave të fatit u përmend në disa ngjarje kriminale pas ardhjes së socialistëve në pushtet, si për vrasjen e Elvis Doçit, për vrasjen e Enton Nikajt, për vrasjet dhe plagosjet në zonën e ish-bllokut, për përpalsje të shumta me grupe të tjera si me atë të Indrit Dokles, me Durim Bamin, me vëllezërit Duka etj.
Megjithatë, emri i kryeministrit Edi Rama del vazhdimisht kur flitet për bosin e zhdukur të lojërave të fatit.
Për arsye që nuk dihen ende, Martinaj kishte zgjedhur të merrte me qira një shtëpi në Surrel fare pranë shtëpisë së familjes Rama.
Pas zhdukjes së tij në gusht të vitit 2022, nisi të qarkullojë një video kur Edi Rama e paralajmëronte gjatë një takimi elektoral në Lezhë se ia dinte targën e makinës duke e lënë të kuptohet se e kishte nën vëzhgim.
“Ne e dimë që ju jeni në ato makina. I them edhe atij drejtorit të basteve të kohës, bashkë me vullnetarët që kanë humbur licencat e basteve. Ne iua dimë targat e makinave. Dhe kur them ne, jo regjimi por patronazhimi”, dëgjohet të thotë Rama në prill të vitit 2021.
Edhe familjarët e Martinajt akuzojnë direkt kryeministrin Rama për zhdukjen e tij.
Xhaxhai i Ervis Martinajt e ka quajtur Ramën ideatorin e vrasjes së nipit të tij, që nuk ishte një punë e kryer nga krimi, por një ekzekutim i organizuar nga nivelet e larta të politikës dhe të biznesit, në shërbim të të cilëve u vunë 6 banda.
“Unë e di zhdukjen e nipit tim, është kryeministri, organizatori është kryeministri Edi Rama me bandat e tij edhe me gjithë oligarkët që i kanë interesat nga bregdeti i jugut. Kryesori, kryekrimineli i zhdukjes së nipit tim. Se hasmi të vret, nuk të zhduk kufomën” ka thënë xhaxhai i Martinajt në një intervistë pak muaj pasi nipi i tij nuk po gjendej.
Vetë kryeministri nuk ka qëndruar indiferent për zhdukjen e bosit të lojërave të fatit. Në fillim ai kërkoi nga policia gjetjen e të vërtetës, gjatë prezantimit të Muhamet Rrumbullakut si drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.
“Nëse i kërkuari është vrarë t’i thuhet publikut që ky është vrarë. Nëse nuk është vrarë të gjendet, të kapet dhe t’i jepet drejtësisë”, vërejti kai
Ndërkohë më vonë, kur policia dhe prokuroria nuk patën rezultate, kryeministri i justifikoi. “Jam i sigurt që do ta kemi sa më shpejt, pasi përgjigjja e Policisë së Shtetit duhet të mbështetet në prova dhe nuk mund të thuhet zyrtarisht pa prova”.
E frikshme për 2025/ Baba Vanga dhe Nostradamusi e parashikuan njësojNëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten për surpriza, që sipas këndvështrimit mund të konsiderohen si të mira dhe të këqija.
Janë në fakt një numër vizionarësh të së shkuarës që mbahen mend për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarje të së ardhmes.
Mes tyre është bullgarja e verbër Baba Vanga, e cila megjithëse vdiq në 1996, besohet se ka parashikuar disa ngjarje botërore si sulmet e 11 Shtatorit, vdekja e princeshës Diana, apo zgjedhja e Barack Obama si president i SHBA.
Ndërsa astrologu francez Nostradamus, i cili jetoi në shekullin e 16-besohet se ka parashikuar ngritjen e Adolf Hitler në pushtet, zjarrin e madh të Londrës dhe shpërthimet shfarosëse në Hiroshima e Nagasaki shkruan rrjeti britanik Unilad.
Ata raportohet se kanë dhënë parashikime dhe për vitin 2025, për të cilin Nostradamus ka pasur vizione të “një perandorie nënujore që i bashkohet civilizimit dhe të një kulti të errët që merr pushtetin botëror”.
Ndërsa Baba Vanga besohet se ka thënë se “telepatia do të bëhet diçka reale”, duke nisur nga muajt në vijim.
Një parashikim të përbashkët për këtë periudhë nga të dyja personazhet është një luftë që “do të shpërthejë në Evropë”.
Nostradamus ka thënë se ‘ata nga tokat e Evropes’ do të përfshihen në luftëra mizore,’ duke shtuar në mënyrë misterioze se: “Sëmundjet e lashta do të jenë armiku më i keq”.
Baba Vanga ka bërë një parashikim të zymtë për 2025, duke thënë se konflikti në Evropë do të vrasë shumë njerëz.
Por gjithsesi dy parashikuesit preferonin të jepnin vetëm ogure tragjedie prandaj jo çdo gjë e raportuar duhet të merret për bazë.
Nuk dihet si i vinin vizionet parashikuesve të vjetër por Baba Vanga ka folur shpesh për shfaqje të alienëve në evente të ndjekura sportive.
Ndersa Nostradamus ka thënë më parë se qytete të rëndësishme do të fundosen nga uji, dhe një lider i ri qe do të shfaqet, do të shpallë “Rendin e Ri Botëror”, çka në fakt ngjason shumë me ide të teorive të konspiracionit që konsdierohen si të pavërteta nga pushteti.
Një tjetër parashikim i Baba Vanga është se piloti i Forula 1, Lewis Hamilton do të fitojë titullin e tetë, edhe pse kur Baba Vanga vdiq, Hamilton ishte vetëm 11 vjeç.
Kush është makina më e shtrenjtë e vitit 2024 dhe sa kushton?Në vitin 2024, makina më e shtrenjtë në botë vazhdon të mbetet Bugatti La Voiture Noire, një simbol i luksit dhe inxhinierisë së avancuar me një çmim që arrin deri në 18 milion dollarë. Ky model i veçantë ka tërhequr vëmendjen e entuziastëve të automobilizmit dhe koleksionistëve nga e gjithë bota.
La Voiture Noire, që do të thotë “Makina e Zezë” në frëngjisht, u prezantua për herë të parë në vitin 2019 si një nderim për modelin legjendar Bugatti Type 57 SC Atlantic. Me vetëm një njësi të prodhuar, kjo makinë është jashtëzakonisht e rrallë dhe e dëshirueshme.
Dizajni i La Voiture Noire është një kombinim i elegancës dhe fuqisë, me forma aerodinamike dhe linja të gjata që i japin asaj një pamje mbresëlënëse. Ngjyra e zezë thekson karakterin misterioz të makinës, ndërsa ndriçimi i brendshëm përdor materiale premium si lëkura e butë dhe fibra karboni, duke e bërë atë një shembull të rafinimit.
Në zemër të Bugatti La Voiture Noire ndodhet një motor W16 me 8.0 litra, që prodhon rreth 1,500 kuajfuqi, duke i lejuar asaj të arrijë shpejtësi deri në 261 mph (420 km/h). Mekanizmat e avancuar të menaxhimit dhe amortizimit e bëjnë këtë makinë të kombinojë shpejtësinë me komoditetin.
La Voiture Noire është e pajisur me teknologjinë më të fundit në industrinë automobilistike, duke përfshirë sisteme të avancuara të ndihmës për shoferin dhe navigacionit. Pajisjet e brendshme ofrojnë një përvojë luksoze dhe funksionale.
Çmimi i lartë i Bugatti La Voiture Noire justifikohet nga faktorë si rregullat e prodhimit, materialet e përdorura dhe rrallësia e saj. Me vetëm një njësi të prodhuar, ajo është bërë një objekt koleksionimi i dëshiruar për ata me pasuri të konsiderueshme.
Bugatti La Voiture Noire mbetet makina më e shtrenjtë në botë për vitin 2024, një shembull i përsosur i përkryerjes inxhinierike dhe luksit. Me një dizajn mahnitës, performancë të jashtëzakonshme dhe teknologji të avancuar, ajo është një ëndërr për çdo entuziast të makinave dhe një simbol statusi për ata që e zotërojnë.
Emrat/ Deputetët demokratë zhvendosin aksionin opozitar në StrasburgAshtu siç kishin paralajmëruar, deputetët e Partisë Demokratike do të dërgojnë aksionin aopozitar kundër qeverisë në Tiranë edhe në Parlamentin Europian në Strasburg.
Demokratët janë gati të udhëtojnë drejt Stasburgut për të bindur Parlamentit Europian se në Shqipëri po shkelen te drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.
Krahas simbolikës jashtë dyerve të këtij institucioni ligjvënësit e djathtë do te lobojnë tek zyrtarë të lartë europian për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri.
Këta janë emrat e deputetëve që kanë konfirmuar tashmë se do ta bëjnë çështjen ndërkomnëtare dhe do të shkojnë në PE.
1. Edmond Spaho 2. Gazment Bardhi 3. Lefter Gështenja 4. Helidon Bushati 5. Ramadan Likaj 6. Flamur Hoxha 7. Flamur Noka 8. Edi Paloka 9. Agron Gjekmarkaj 10. Jorida Tabaku 11. Albana Vokshi 12. Oerd Bylykbashi 13. Asllan Dogjani 14. Isuf Çela 15. Dhurata Çupi 16. Elda Hoti 17. Qani Xhafa 18. Lindita Metaliaj 19. Xhelal Mziu 20. Kasem Mahmutaj 21. Kastriot Piroli 22. Ilda Dhori 23. Bledion Nallbati 24. Saimir Korreshi 25. Petrit Doda 26. Zheni Gjergji
Shefi i NATO-s flet për situatën e sigurisë në KosovëShefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e brishtë, duke përmendur në veçanti atë në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.
“Situata në Ballkanin Perëndimor mbetet shqetësuese me kërcënimet për ndarje në Bosnje e Hercegovinë, situatën e brishtë të sigurisë në Kosovë dhe përparimin e vogël në dialogun e lehtësuar nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës“, tha Rutte për gazetarë në prag të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.
Gjendja e sigurisë në Kosovë mbetet e tensionuar prej vitit të kaluar, veçanërisht pas një sulmi nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, si pasojë e të cilit u vra një polic dhe tre sulmues.
Së voni, NATO-ja ka zhvendosur trupa në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se ata dërgojnë “mesazh të qartë” të vendosmërisë të fortë të NATO-s dhe përkushtimit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, por edhe aftësitë e aleancës dhe gatishmërinë për t’u përgjigjur.
Rutte u zotua se NATO-ja do të mbetet fuqishëm e përkushtuar për misionin e vet në Kosovë, KFOR, i cili ka mbi 4.400 trupa ushtarake në vend.
“Për më shumë se dy dekada KFOR-i ka ruajtur një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes. Përkushtimi i NATO-s për KFOR-in mbetet i fuqishëm edhe sot“, theksoi Rutte.
NATO-ja e ka shtuar praninë e saj në Kosovë gjatë vitit 2023, pas rritjes së tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe.
KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë në Kosovë, pas Policisë së Kosovës që është e para dhe pas misionit të BE-së për sundim të ligjit, EULEX.
Misioni i NATO-s në Kosovë po ashtu është përgjegjës për sigurinë e kufijve të Kosovës me Serbinë. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.
Rutte, ish-kryeministër i Holandës, para dy javësh e mori përsipër rolin e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s duke e pasuar në këtë post ish-shefin e aleancës, Jens Stoltenberg.
Ai foli edhe për përpjekjet e Rusisë për të krijuar ndasi të rajon përmes fushatave dezinformuese.
“Rusia, po ashtu, po bën përpjekje për të penguar demokracinë në rajon me kërcënime hibride dhe kibernetike, përfshirë edhe dezinformimin. Ajo po përdor ndjesitë e brendshme për të krijuar ndasi“, nënvizoi ai.
Ky do të jetë takimi i parë i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel të ministrave të Mbrojtjes nën udhëheqjen e Ruttes. /REL
Sherr me thika në Vlorë, plagoset një i riNjë plagosje me thikë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes të rinjve pranë Kishës Ortodokse.
Nuk dihen ende shkaqet e krimit, teksa policia ndodhet në vendngjarje.
E FUNDIT/ Dorëzohen në polici motrat Berisha që masakruan në fytyrë Klea PrengënMotrat Antonela dhe Mariela Berisha janë vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës.
Ato i kanë dhënë fund arratisë pas thuajse dy muajsh, pas dhunimit të Klea Prengës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në gusht në një nga restorantet e kryeqytetit, ku motrat Berisha shkuan dhe goditën me shishe qelqi Klea Prengën.
Shkak për konfliktin dyshohet se u bë një lidhje dashurie që Klea Prenga kishte me bashkëshortin e Mariela Berishës.
Pas ngjarjes, motrat Berisha u arratisën, ndërsa qarkulluan lajme edhe se ato ishin larguar drejt Dubait.
Nëse kërkoni të humbisni peshë, këto fruta nuk duhet t’i konsumoniFrutat konsiderohen shpesh si zgjedhje të shëndetshme, por disa prej tyre mund të jenë më të larta në sheqer dhe kalori nga sa mendojmë.
Disa nga frutat që këshillohet të hiqni nga dieta nëse po përpiqeni të humbisni kile janë:
Bananet
Bananet përveçëse të pasura me lëndë ushqyese dhe fibra, gjithashtu kanë nivele të larta të sheqernave natyrale. Një banane mesatare përmban rreth 105 kalori dhe 14 gram sheqer. Megjithëse bananet mund të japin energji, nëse po përpiqeni të kontrolloni kaloritë tuaja, mund të jetë më mirë t’i kufizoni ato.
Rrushi
Rrushi është një frut tepër i mirë, por konsumimi i tepërt mund të rrisë ndjeshëm marrjen e përditshme të sheqerit. Një filxhan rrush mund të ketë rreth 23 gram sheqer. Është e lehtë të hani më shumë se sa mendoni, pasi nuk ndiheni të ngopur si me frutat e tjera. Rekomandohet t’i konsumoni me moderim.
Qershitë
Qershitë janë të shijshme dhe ushqyese, por gjithashtu përbajnë edhe sheqer. Një filxhan me qershi përmban rreth 18 gram sheqer. Shija e tyre e ëmbël mund t’ju bëjë të dëshironi të hani më shumë, gjë që mund të mos ndihmojë qëllimin tuaj për të humbur peshë. Për rezultate më të mira, mund të preferoni fruta me përmbajtje më të ulët sheqeri.
Dardha
Dardhat janë të pasura me fibra dhe ofrojnë përfitime të ndryshme shëndetësore, por janë edhe mjaft të ëmbla. Një dardhë mesatare mund të përmbajë rreth 28 gram sheqer. Edhe pse ato ofrojnë lëndë ushqyese, është mirë të kufizoni konsumin e tyre nëse jeni duke parë kaloritë tuaja./ Living