Aplikacion
Nga Yasmin Tayag* – Po ndodh diçka e çuditshme në Instagramin tim. Përvec VIP-ave me fytyrë perfekte edhe miqtë e mi nisën të dukeshin po aq bukur. Ata janë në mesin e të 30-ave, por fytyra e tyre duket e butë dhe pa rudha, si të jenë një dekadë më të rinj. A është grim? Serume? Suplemente? Gjumi? Kur i pyeta se si ia kanë arritur, m’u përgjigjën: “Baby botox”.
Ashtu si botoxi normal, “baby botox” injektohet në muskujt paralitikë. Ndryshimi është se botoxi bebe është proaktiv dhe nëse injektohet në rini dhe më pas ripërsëritet për disa muaj, mund të parandalojë rrudhat. Quhet “bebe” sepse gjatë procesit përdoren doza më të vogla se botoxi normal, duke ndikuar në një efekt më natyral dhe jo efekt ngrirës si botoxi. Por edhe sepse njerëzit e bëjnë shumë herët, jo bebe, por adoleshentë.
Baby botox nuk është procedurë e re. Si një studente kolegji në 2008-n, kam punuar si asistente e një mjeku që ishte specializuar në injektime kozmetike. Ndonjëherë, pacientë të moshës së mesme sillnin vajzat e tyre, që ishin në moshën time, për baby botox. Thjesht tani është përhapur më shumë. Numri i 20-e ca vjeçarëve që bëjnë botox dhe injektime të ngjashme është rritur me 71% nga 2019-a në 2022-shin. Procedura është e pranuar në rrethin e 20 dhe 30 e ca vjeçarëve që kanë pak para mënjanë.
Tani që jam 37 kam parë disa krisje në fytyrën time, linja të të qeshurës dhe qeska poshtë syve që më bëjnë të dukem dyfish më e lodhur. Ndoshta rutina ime me kremra nuk ka qenë mjaftueshëm.
Qëllimi i baby botox është i njëjtë me atë të çdo produkti tjetër të fytyrës: të ngadalësojë plakjen. Egjiptianët e lashtë përdornin bimët “magjike” si fenugreek dhe ladanum për të trajtuar rrudhat. Në vitin 500 para Krishtit, gratë kineze përdornin vaj çaji dhe pluhur orizi për të fshehur vijat e tyre. Tani të gjitha llojet e pafundme të kremrave, serumeve, maskave etj ekzistojnë për të njëjtin qëllim.
Njerëzit janë të fiksuar me kujdesin e lëkurës dhe po e nisin shumë më herët. Është epoka e “adoleshentëve të Sephora-s”, fëmijë që janë të fiksuar me produktet që përdorin mamatë e tyre. Baby botox është kulmimi i këtyre impulseve.
Çdo fytyrë që lëviz krijon rrudha. Ato që njihen si rrudha dinamike shfaqen vetëm kur fytyra lëviz, por me shumë përsëritje, ato nisin të bëhen statike, të dukshme dhe kur fytyra nuk lëviz. Që kur botoxi u miratua si trajtim në vitin 1989, është përdorur për rrudhat dinamike, bën pak për ato statike.
Në kontrast, baby botox i parandalon rrudha statike nga shfaqja. Edhe pse nuk ka studime për efektin afatgjatë të saj, procedura ka pasur sukses. “Nëse nis të bësh botox herët, ndalon daljen e rrudhave”, thotë Raman Madan, dermatolog në New York. Pas një dekade, fytyra duket e tkurrur dhe e butë si në fillim.
Sigurisht ka një klecckë. Baby botox qëndron vetëm 3 muaj. Nëse nuk bën injektime të reja efekti zbehet dhe muskujt rikthehen në lëvizje duke tentuar të krijojnë rrudha. Për të arrirë qëlllimin që do, duhet përkushtim.
Jo se injektimet me baby botox i lejon dikujt të mos plaket kurrë. Nuk mund të parandalojë dëmtimin e diellit apo të ruajë elasticitetin e lëkurës ose ta rrisë pas rënies së kolagjenit. Edhe pse ka rezultuar të jetë mjaft i sigurt, një rrezik i mundshëm është se, gjatë shumë dekadave të përdorimit, muskujt e fytyrës mund të atrofizohen, gjë që mund të çojë në një pamje më të moshuar, tha Madan. Herë pas here, fytyra, e vendosur për t’u emocionuar, rekruton muskuj të tjerë për të kompensuar ata të imobilizuarit, të cilët mund të çojnë në rrudha në zona të papritura, të tilla si “vijat e lepurit” rreth hundës. Shkathtësia e kujtdo që është duke injektuar botox bën të gjithë ndryshimin; teknikët me përvojë duhet të jenë në gjendje të parashikojnë lëvizjen e ardhshme. Por përsëri, pacientët e ndërpresin trajtimin me rrezikun e tyre: Fytyrat fillojnë të rrudhen sapo efektet zbehen.
Shkëlqimi i baby botox është nxitur nga rrjetet sociale dhe të famshmit, që përveç se reklamojnë botoxin, zvogëlojnë dhe stigmën përreth saj. Shumë gra dhe vajza me të cilat kam komunikuar, më thanë se “Shtëpiaket e dëshëpëruara” i bindën të nisnin botoxin.
Pavarësisht nga të metat e trajtimit, një person që fillon botoxin në moshën 25-vjeçare dhe e mban atë, mund të duket ende në atë moshë një dekadë më vonë. Në 10 vjet të tjera, ata mund të duken dukshëm të rinj për moshën e tyre. Edhe nëse ndalen në atë pikë, ata plaken me një vonesë 20-vjeçare. “A do të dukesh 20 kur të jesh 60? Jo, por patjetër që do të dukeni më të rinj, tha Madan.
Botoxi bebe është kulmi i anti-plakjes. Obsesioni për të qëndruar i ri i konsumon të rriturit dhe të rinjtë njësoj, dhe kurrë më parë mjete të tilla efektive kundër plakjes nuk kanë qenë kaq tërheqëse ose të arritshme. “Zvarritja e kujdesit personal në demografinë më të re nxitet nga kompanitë sipërmarrëse, prindërit e fiksuar pas kujdesit të lëkurës dhe ndikuesit e bukurisë TikTok”, shkroi Elise Hu në The Atlantic. Është e pritshme që baby Botox po bëhet më i popullarizuar në mesin e të rinjve.
Pothuajse të gjithë pacientët me baby botox me të cilët fola thanë se planifikonin të vazhdonin pafundësisht, duke u mrekulluar me aftësinë e tij për t’i bërë ata të duken “tërheqës”. Megjithatë, ata gjithashtu pranuan se ndiheshin të detyruar në pritje të moshës. Për shumë njerëz, veçanërisht gratë, ndërmarrja e hapave kundër plakjes ndihet si një detyrë.
Teksa baby Botox përhapet, po ndryshon atë që do të thotë të plakesh. Të dukesh “mirë për moshën tënde” tashmë ka ndryshuar me përmirësimet në kujdesin e lëkurës dhe stilin e jetesës. Përpara se të mësoja për regjimet e botoksit të miqve të mi, mendova se dukesha mirë deri në fund të të 30-ave. Tani nuk jam aq e sigurt. Dikur mjaftonte të kishe një pamje rinore, por norma po ecën drejt pamjes sikur nuk je plakur fare.
Baby botox mund të zgjasë pamjen e rinisë, por ndoshta të dukesh i ri përgjithmonë nuk do të jetë aq bukur sa duket. Pavarësisht se si ndryshojnë normat, të dukesh i ri mund të të çojë vetëm kaq larg. Kur isha 21 vjeç, një person shumë më i vjetër më tha se mund të kisha një karrierë si spikere lajmesh – por vetëm nëse fytyra ime do të merrte një pamje më serioze. Duke u parë në pasqyrë tani, një pjesë e imja mendon se më në fund po arrij atje.
*The Atlantic
Vrau me thikë 15-vjeçarin, kapet pas disa orësh arrati autoriKa rënë në pranga autori i vrasjes së 15-vjeçari në Shkodër. Mësohet se ai është po 15 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se dhe 15 vjeçari i dyshuar si autor i ngjarjes është dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë) në sup pa probleme për jetën.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, në rrethana ende të paqarta u plagos me armë të ftohtë (thikë) një 15 vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra humb jetën në spital, menjëherë u krijua grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë u shpërndanë në zonë për të grumbulluar informacion me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë Shkodër, identifikuan dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme, një 15 vjeçar që dyshohet si autor i kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Policisë gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë) që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit, ku mbeti i plagosur 15 vjeçari, i cili humbi jetën në Spital.
Grupi hetimor nën drejtimin Prokurorisë po vijon veprimit intensive, në prani të psikologut dhe familjarëve, për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj”, njofton policia.
“Aslla për fitore!”, Inter feston golin e Asllanit me ShqipërinëGoli i Jasir Asllanit në kombëtare përballë Gjeorgjisë ka ngazëllyer dhe italianët.
Ekipi i Inter ku Asllani luan si mesfushor ka festuar golin e shqiptarit me një postim dedikuae atij
“Aslla for the win”, shkruhet në faqen zyrtare të Inter me një foto të shqiptarit.
Nëse ka diçka që neve na pëlqen, është që të gjejmë arsye për të dalë pasditeve me miqtë dhe të bisedojmë me një birrë përpara.
Megjithatë, edhe pse kjo pije i “zbukuron” takimet tona dhe ka edhe përfitime për organizmin, disa ekspertë paralajmërojnë për rrezikun që mund të sjellë konsumi i saj në mënyrë të përsëritur.
Dr. Richard Restak, në veprën e tij “Udhëzues i plotë për kujtesën: Shkenca e forcimit të mendjes suaj”, ofron një paralajmërim të qartë për ndikimin e alkoolit në shëndet, më konkretisht në kujtesën dhe funksionet njohëse. Ai shpjegon gjithashtu se truri ynë ka truke të thjeshta që e bëjnë kujtesën tonë më të fortë për të ardhmen, por që i njëjti tru harron nëse abuzohet me alkoolin.
Sipas Richard Restak, alkooli nuk bën dallime midis funksioneve të ndryshme të trurit dhe me kalimin e kohës mund të çojë në përkeqësim mendor dhe madje, në të ardhmen, në çmenduri. Për mjekun, është thelbësore të ndalojmë konsumimin e alkoolit para moshës 70 vjeç, pasi është në moshën 65 vjeç kur truri humbet neuronet me një ritëm të përshpejtuar. Ai gjithashtu paralajmëron se kjo jo vetëm që mund të ndikojë në trurin tonë, por mund të shkojë shumë më tej.
“Gjykimi dhe aftësia e të mësuarit gjithashtu mund të ndikohen. Ky dëm progresiv mund të jetë i rrezikshëm për të moshuarit,” shton ai.
Është e vërtetë se në një shoqëri ku konsumimi i pijeve si birra apo vera është sinonim i festës, ndalimi i konsumimit të tyre nuk është diçka e thjeshtë. Megjithatë, përpara se të kënaqim grupin shoqëror, duhet të kërkojmë të mirën tonë dhe të dimë se çfarë është e keqe për trupin tonë. Prandaj, që në moshën 65-vjeçare është thelbësore të rishikohet konsumi jo vetëm i birrës, por i pijeve alkoolike në përgjithësi për të shmangur problemet afatgjata shëndetësore.
Sylvinho flet pas ndeshjes: Jam krenar që jam trajner i Kombëtares ShqiptareSylvinho pas fitores ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, duke u shprehur i lumtur me paraqitjen e ekipit.
Sipas tij Shqipëria është rritur si skuadër dhe se është krenar që drejton këtë djem.
“Ishte ndeshje shumë e mirë. Ndryshimi nga ndeshja e kaluar është se sot fituam e në ndeshjen e kaluar jo. Jemi duke u rritur si skuadër. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim mundësi për të ndryshuar rezultatin, por nuk kishim fat”.
“Nuk dua të merrem me lojtar specifik, por i gjithë grupi ka funksionuar mirë. Jemi paraqitur mirë dhe po rritemi si skuadër. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Trishtohem kur humbim ndeshje, por sot kanë luajtur mirë të gjithë”.
“Nuk dua të merrem me lojtar specifik, por i gjithë grupi ka funksionuar mirë. Jemi paraqitur mirë dhe po rritemi si skuadër. Shqipëria është e fortë. Jam krenar që jam trajner i Kombëtares shqiptare. Trishtohem kur humbim ndeshje, por sot kanë luajtur mirë të gjithë”.
“Tuci luajti mirë, Ajeti, Balliu, Bajrami, të gjithë kanë luajtur shumë mirë. Sigurisht që do të festojmë në nëntor, por me këmbë në tokë. Nga nesër fillojmë të punojmë”.
“Grupi është shumë i vështirë. Secili mund të mposht secilin. Është grup i fortë, grup i hapur”, deklaroi Sylvinho.
5 super seriale që mund t’i shihni këtë muajKëtë muaj ju sjellim një listë me sugjerime emocionuese të disa nga serialeve që do t’ju mbajnë para ekranit. Nga drama të thella deri te komeditë e këndshme, këto seriale sjellin histori interesante dhe interpretime të shkëlqyera. Ja 5 serialet që duhet t’i shihni:
“Joan”
Sophie Turner, e njohur për rolin e saj si Sansa Stark në “Game of Thrones,” luan rolin e grabiteses së bizhuterive, Joan Hannington, në një seri të bazuar në librin e saj me kujtime: “I Am What I Am.” Pas një martese që shkoi keq, Hannington i kthehet krimit, duke përdorur një metodë karakteristike: gëlltitjen e diamanteve. Seriali, i cili ka stilin e viteve 1980, tregon përvojat e saj në botën e krimit në Londër.
“La Máquina”
Gael García Bernal dhe Diego Luna, miq që nga fëmijëria dhe kolegë në filmin e tyre të suksesshëm “Y Tu Mamá También”, vendosën të bashkohen sërish në këtë rrëfim për Esteban Osuna (García Bernal), një ish-boksier në vështirësi, i njohur si La Máquina.
Diego Luna luan rolin e Andy Lujan, menaxherit të tij, i cili ka kaluar përmes shumë procedurave kozmetike dhe tashmë përdor proteza për të bërë funksionet e përditshme. Andy është i vendosur ta ndihmojë Esteban të zhvillojë një betejë të fundit, por bota e krimit mund t’u krijojë vështirësi.
“Disclaimer”
Alfonso Cuarón, regjisori i njohur për filmat si “Children of Men” dhe “Roma,” ka sjellë një dramë me 7 episode. Cate Blanchett luan rolin e Catherine Ravenscroft, një gazetare e njohur me një të kaluar sekrete. Kevin Kline (Stephen Brigstocke), fqinji i saj, sapo ka humbur gruan e tij, Nancy (Lesley Manville), e cila ka lënë pas një dorëshkrim të supozuar që portretizon Catherine-n e zhytur në skandale. Seriali shqyrton çështjet e se vërtetës dhe perceptimit, duke ngjallur pyetjen nëse Stephen do ta publikojë librin dhe do te shkatërrojë jetën e Catherine.
“Before”
Tashmë e dimë që Billy Crystal mund të luajë shumë mirë rolin e terapistit në një komedi. Ai ka qenë psikiatri që ndihmoi në shërimin e ankthit të mafiozit të luajtur nga Robert De Niro në filmat “Analyze This” (1999) dhe “Analyze That” (2002). Por këtë herë, roli i tij është më serioz, pasi ky thriller psikologjik do të marrë një kthesë mbinjerëzore. Ai luan rolin e Eli Adler, një psikolog për fëmijë, i cili sapo ka humbur gruan e tij (Judith Light). Një nga pacientët e tij është Noah (Jacob Jupe), një djalë me një lidhje misterioze me të kaluarën e Eli-t, çka i bën ngjarjet goxha interesante.
“Shrinking”
Harrison Ford, edhe pse në një rol dytësor, vazhdon të na sjellë disa nga momentet më komike dhe ironike në televizion në këtë dramë, e cila u cilësua si një nga më të mirat e vitit 2023. Ai luan rolin e Paul, një terapist që punon me Jimmy-n (Jason Segel). Qasja e tij e pazakonshme e ka çuar në një rast ku një paciente (Heidi Gardner) e ka shtyrë burrin e saj nga një shkëmb, prandaj Paul duhet ta vizitojë atë në burg. Ndërsa përballet me sëmundjen Parkinson, ai gjithashtu merret me marrëdhënien me Julie (Wendie Malick) dhe përpiqet ta udhëzojë Jimmy-n që të mos bëjë zgjedhje të këqija.
Zbulohet numri i emigrantëve që janë nisur nga Italia në Shqipëri me anijen e parëMediat italiane kanë zbuluar numrin e emigrantëve që janë nisur sot me anijen e parë drejt Shqipërisë.
“Ansa” raporton se në bordin e anijes “Libra” të Marinës ndodhen 16 emigrantë të nisur drejt Shqipërisë, ku do të transferohen në qendra të hapura nën juridiksionin italian.
10 prej tyre janë nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë.
Anija e parë nga Italia me emigrantë që do të vendosen në kampin e Gjadrit është nisur sot nga Italia.
Refugjatët e hipur në anijen “Libra” të Marinës Italiane, të gjithë meshkuj, janë shpëtuar në det të hapur gjatë javëve të kaluara, njofton gazeta “La Repubblica” më herët, dhe në Shqipëri do të kontrollohet aplikimi i tyre për azil në Itali.
Ndërsa gratë dhe të miturit, apo personat e sëmurë, janë dërguar në Lampedusa.
Sipas gazetës italiane, personave në bord iu është bërë një kontroll paraprak, ndërsa në kampin e Gjadrit do t’i nënshtrohet një kontrolli më të thelluar për të verifikuar nëse do të përfitojnë apo jo azil në Itali.
Aksident i pesëfishtë në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot, një i plagosurNjë aksident i pesëfishtë është shënuar mbrëmjen e së hënës në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot pranë fshatit Gjorem.
Pesë automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë është plagosur njëri nga drejtuesit por nuk ka rrezik për jetën.
Sipas raportimeve, njëri nga drejtuesit është me kombësi maqedonase.
Romë-Nju Jork në 55 minuta falë një avioni hipersonik inovativ, testimet nisin në 2025Nga Roma në Nju Jork për 55 minuta, nga Londra në Pekin në pak më shumë se një orë: jo fantazi por realitet, me kusht që të udhëtosh me 7,400 kilometra në orë.
Është po aq premtuese sa startup-i i Teksasit Venus Aerospace, i cili të dielën më 29 shtator paraqiti në Up.Summit në Bentonville (Arkansas) një motor revolucionar shpërthimi rrotullues të quajtur VDR2, akronim për Detonimin Venus Ramjet 2000 lb Thrust Engine. Përcaktuar nga kompania «një hap i rëndësishëm përpara në fluturimin me shpejtësi të lartë», në fakt është projektuar për t’ju lejuar të prekni Mach 6, rreth gjashtë herë tingullin. Bazuar në revolucionin (e mundshëm), një sistem shtytësish aventureske që, në vend që të shfrytëzojë djegjen e ngadaltë të karburantit, sipas projektuesve, do të jetë në gjendje të gjenerojë valë shpërthimi që do të qarkullojnë në mënyrë ciklike brenda qarkut, duke garantuar kështu performancë rekord.
«Ky motor e bën realitet ekonominë hipersonike,” tha bashkëthemeluesi i Venus Aerospace Andrew Duggleby. Përsëri – siç mësojmë – fluturimi i parë testues i VDR2 do të kryhet në vitin 2025. «Mezi presim të punojmë për të edhe më tej, për të fluturuar kopjen e parë dhe në fund për të përsosur një koncept motorri që deri tani ka ekzistuar kryesisht në tekstet mësimore, por asnjëherë si njësi prodhimi» tha Eric Briggs, oficer kryesor operativ i një kompanie tjetër të përfshirë në projektin me emrin Velontra. Nuk mjaftonte, risia do të lejonte të kalonte në lartësi prej më shumë se 30 kilometrash (rreth tre herë më shumë se fluturime tregtare normale): sa do të mjaftonte për të shijuar privilegjin e admirimit të lakimit të Tokës, reve që lejojnë.
Megjithatë, siç na kujton proverba, midis të thënit dhe të bërit ka një det (qielli, në këtë rast). Prandaj, është e vetëkuptueshme që përpara se të vendoset zyrtarisht në treg një pajisje kaq e sofistikuar, do të duhet të kapërcehen sfidat (ndaluese) që lidhen me çështje të tilla si siguria dhe efikasiteti i energjisë, ndikimi mjedisor dhe lehtësia e prodhimit, deri në të dyja. kostot e blerjes dhe mirëmbajtjes. Kjo do të thotë, shumë nga aspektet që më shumë se tridhjetë vjet më parë çuan Air France dhe British Airways të vendosnin Concorde (i cili arriti 2 Mach) në papafingo. Dhe çfarë nëse VDR2, megjithëse nuk është i përshtatshëm për transportin e pasagjerëve, do të përdorej për përdorime ushtarake? Për momentin, asnjë skenar nuk mund të përjashtohet. Ndërkohë udhëtarët po i mbajnë gishtat të kryqëzuar.
Partiza arkivoleNga Edison Ypi
-Çdo herë që sëmurem, më tha një mik me një thes hedhur mbi sup, blej ilaçet. Çdo herë që shërohem, më teprojnë ilaçet. Këtë thes e kam plot me ilaçe të tepërta. Thesin po ta mbaj, s’më duhet. Thesin po ta hedh, më vjen keq. Mos më këshillo të sëmurem që të mos i hedh por t’i përdor ilaçet. Mos më thuaj të shërohem që ilaçet të mos më duhen. Ato s’i bëj dot. Hallin e kam ça të bëj me këtë thes me ilaçe të tepërta ?
-Hidhe, dhe u kry, i thashë mikut.
Nuk u bind. Iku i kërrusur duke u menduar ta hedhi a mos ta hedhi në plehra thesin me ilaçet e tepërta.
Të panevojshme, me afat skadimi, me çmim të kripur, me paqartësira rreth përdorimit, të dyshimtë sa i përket efektshmërisë, sidomos për faktin se të dyja vijnë nga i njëjti Doktor, ngjajshmëria mes ilaçeve të vjetra dhe partizave të reja, është më se evidente.
Kjo partiza me emër “Djathtas 1912”, për shembull, kjo që u formua njëdizanj dhe pretendon udhëtim të orientuar në mes të Saharës sonë politike ku ka vetëm rërë dhe asnjë orientim hapsinor majtas apo djathtas, para apo prapa, kjo të 10 së qeshuri. Shtoi 1912, grotesku arrin kulmin, dhe Teatri, ai që u shemb, duke u bërë totalisht absurd, lumturon edhe më skeptikët.
Partiza Djathtas i hoqi barrakës PD një dërrasë. E la me 1 dërrasë magut. Për një barrake të shpartalluar që era ja ka marrë tjegullat, shiu ja ka fut ujin në palcë, dhe të shumtat e dërrasave i ka mangut, punemadhe fort se mbeti edhe me një tjetër dërrasë mangut.
Partiza Djathtas është një eksperiment i bërë dhe i dështuar kushedi sa herë, një foshnjë e vdekur në shpërgënj, një qime bythe Doktor Penxhereje, një cifël, apo një ashkël, nga barraka e shembur e Sali Kullës.
Pse u duhet shqiptarëve kjo kalibe qeni bosh në qoshe të oborrit, ky qymez me dy a tre gjela pa asnjë pulë ?
Mendohu dit e nat pa u ndalur. Përplase kokën pas murit. Pyet pleq mjekërbardhë. Ik këshillohu me murgj tibetianë. Mos lër libër dhe enciklopedi pa çfletuar. S’ke për ta gjetur kurrë pse një cifël vlen më tepër se barraka prejnga cifla u shkul.
Shqiptarët nuk duan partiza të reja që vijnë era sume Sali Kulle pa asnjë të ardhme, që duken si kamerdare shpëtimi kur barka merr ujë dhe minjtë nguten të gjejnë brimë.
Burri që në politikë humb, nuk formon partizë. Merr xhaketën nga gozhda ku e ka varur, dhe ikën.
Burri që formon partizë nuk ka qënë kurrë politikan. Burreci që formon partizë është një materialist mbijetues përmes politikës. Politikën nuk e ka në thua. Aq më pak ideal apo ëndërr që dëshiron ta bëjë realitet. E ka lopë që e mjel.
E trishtë, por e vërtetë: Nja dy a tre partiza që kanë formuar çunat e oficerave duken më të hajrit, më me këmbë në tokë, më të freskëta, më energjike se partiza e djathtë cifël e saposhkulur nga dërrasat e kalbura të barrakës së shembur. Nuk do kenë të ardhme. Por janë më kompakte se kjo mavria me këtë palo emër e atë jazëk datë.
Partizat cifla, Edi Rama i rrafshon të gjitha brenda ditës. Jo vetëm Shtatlartësia. Nesër-pasnesër Kryetare e Partisë Socialiste, partizat e djathta dalë nga barraka e Sali Kullës, i zhduk nga faqja e dheut brenda javës Elisa Spiropali, brenda muajit Mimi Kodheli, brenda tre muajve Taulant Balla & Bella Compania.
Partiza e djathtë e sapoformuar të lë shijen e keqe të një dukurie të turpshme. Atë se po të kesh vuajtur disa vite burg shpallesh poet i madh. Po të kesh lindur në internim, je mendimtar gjenial. Nëse komunistat ta kanë vrarë apo varur babain ose gjyshin, e ke të sigurtë një karrike në Parlament. Këto turpe e këto tmerre i shpiku Sali Kulla n’at fillim. Kur e dyndi Partinë Demokratike me spiuna dhe hajduta. Kur ju duk e kollajtë se me të tillë do ta shtynte përgjithmonë, por gjeti belanë.
Partiza e djathtë, dhe asnjë parrizë, nuk mund të mbështetet në determinizëm absurd, irracional. Duan-s’duan të majtët, të djathtët, qëndrorët, margjinalët, Natyra është dialektike, kaotike, e paparashikueshme. Për mendjet e cekëta, parashikueshmëria do ishte mrekulli. Por halli se parashikueshmëria, jo vetëm nuk funksionon, por dhe vret. Kush është persekutuar, me mbarimin e persekutimit, ka mbaruar historinë e vet. Stafetën e merr tjetri, i riu, i shkolluari, i vullnetshmi, idealisti, që di dhe bën modifikimet e duhura që tash e tutje të ketë sa më pak burgje, të burgosur, persekutime.
Skemat komuniste qeverisëse të Doktor Penxheresë me spiuna, hajduta, klientë, mercenarë, dhe një Sali Kullë në krye deri në vdekje biologjike natyrale, nuk mund të funksionojnë më, u ka shterrur vaji i kandilit, s’ka mbetur shqiptar tu besojë.
Pasi humb, miu mbetet, burri ikën.
Idealisti, trimi, vizionari, që ikën bën çmos nga atje ku vete të ndihmojë sa mundet që në vend të barrakës së shpartalluar materialiste klienteliste, të ndërtohet një tempull madhështor graniti që nuk e shembin dot kurrë Rama, Spiropali, Kodheli, Balla & compania Bella.
Ju të partizave që vini me ilaçe të vjetra nga barrakat e shpartalluara, mjaft me shakara makabre. Bëni mirë të ikni pa nisur furtuna. Partizat tuaja nuk janë djepe, janë arkivole.