Aplikacion
Zbardhet dëshmia e efektivit në Vlorë që u dhunua barbarisht mbrëmjen e kësaj të mërkure nga persona të paidentifikuar.
Nga spitali ku u shtrua për të mjekuar plagët në kokë dhe hundë, Bruno Jazaj shpjegoi se dyshimet e tij janë se u dhunua për shkak të detyrës.
Sipas tij, ai ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.
“Sapo mbylla punën shkova për të larë makinën mora në telefon të zotin e lavazhos. Sapo shkoj atje sapo zbres nga makina shikoj një djalë më flet nga larg o gangster që vendos gjoba.
I thash çfarë ke, isha me uniformë veshur, i lodhur. Më tha mos i vendos më gjoba njerëzve , më tha lëre punën e shtetit do bësh si të them unë se s’e ke idenë çfarë të bëj. Më shau nga familja, shkoi të merrte një levë, mora sallën operative.
Unë po prisja patrullën dhe kur po prisja vjen një person tjetër, ky ishte babai i tij. Se edhe njihemi i them shihe djalin se nuk është mirë, më tha lëre djalin dhe më qëlloi kishte një palë çelës anglez. Më qëlluan me grushte, unaza çfarë kishin”, tha polici.
Pas mjekimit, polici bashkiak doli nga spitali.
Reshjet përmbytin rrugët në Lezhë, në rrezik disa banesaLezha u përfshi nga reshje të shumta shiu mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Pas disa minutash reshje, rrugët u mbushën nga uji, duke u bërë të pakalueshme.
Ura në afërsi të Kishës së Fishtës u dëmtua, duke penguar lëvizjen e banorëve të zonës. Ata apelojnë për ndihmë, ndërsa në terren janë emergjencat civile për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Intensiteti i lartë i reshjeve ka sjellë rritje të nivelit të ujit në kanalet e larta, duke rrezikuar përmbytje të tokave.
Sinoptikanët kanë parashikuar reshje të fuqishme shiu në tre ditët e ardhshme në qarqet Lezhë dhe Shkodër.
Doaganat në aksion kundër mallrave kontrabandë, zbardhet plani i masaveNë një kohë kur tregjet janë të mbushura me mallra kontrabandë, autoritetet shqiptare kanë hartuar një plan masash për të luftuar fenomenin.
Ministria e Financave, në bashkëpunim me administratën doganore, duke pranuar problemin me mallin kontrabandë, paralajmëron një aksion për të goditur rastet.
“Synimi është që brenda vitit 2027 të jetë rritur bashkëpunimi në luftën kundër informalitetit, kontrabandës, korrupsionit dhe importit të mallrave të falsifikuara. Masat për 2024-2027 përfshijnë bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese për rritjen e kapjeve të mallrave të falsifikuara, shkëmbimi i informacionit me dogana homologe dhe bashkëpunimin me kompanitë importuese”, thuhet në strategjinë e Ministrisë së Financave.
Masat e reja ligjore që pritet të zbatohen nga viti i ardhshëm synojnë të lehtësojë procedurën që duhet të ndjekë një biznes për regjistrimin e emrit si dhe sjell risi sa i takon markave ndërkombëtare duke qenë se tashmë jemi pjesë e një tregu të hapur global.
Shifrat nga Organizata Botërore e Tregtisë tregojnë se në ekonominë tonë 25% të tregtisë e dominojnë mallrat kontrabandë, çka sjell pasoja në arkën e shtetit sepse mbledh më pak të ardhura, duke qenë se këto mallra nuk deklarohen.
Shkup, Gjykata Kushtetuese shfuqizon mekanizmin për përfaqësimin e drejtë në administratëGjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shfuqizoi të mërkurën atë që njihet si “balancues”, një instrument për përfaqësimin e drejtë sipas përkatësisë etnike të kandidatëve për nëpunës në administratën shtetërore.
Gjykata para dy javësh e vuri në shqyrtim çështjen, ndërsa debate të shumta u nxitën në opinionin publik të vendit.
Gjykata konstaton se “deklarimi i përkatësisë etnike në konkurset për vende pune është i jashtëligjshëm dhe diskriminues dhe se mekanizmi i njohur si ‘balancues’ shkelë parimin e ekspertizës dhe aftësisë së kandidatit duke cënuar edhe të drejtën e garantuar kushtetuese për punë dhe zgjedhjen e lirë të punësimit”.
Sipas kreut të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, “motivi për shfuqizimin nuk është fare politik edhe atij as nuk i intereson se çfarë komentojnë partitë politike”.
Në një konferencë shtypi ai u bëri thirrje partive që t’i respektojnë vendimet e gjykatës dhe “të mos i politizojnë apo t’i përdorin për qëllime etnike”, siç u shpreh.
“Eshtë absurde të thuhet se Gjykata Kushtetuese dëshiron destabilizimin e vendit. Kjo është një gjë e padëgjuar dhe manipulim klasik”, tha zoti Kostadinovski në përgjigje të akuzave që i drejtohen atij nga partitë e opozitës.
Shfuqizimi i “balancuesit” ishte paralajmëruar gjatë fushatës zgjedhore nga VMRO-DPMNE-ja, e cila i fitoi zgjedhjet e 8 majit dhe formoi qeverinë.
Nga data 18 shtator Gjykata urdhëroi ndalimin e zbatimit të këtij instrumenti, ndërkohë që vendimi nuk do të ketë pasoja për personat të cilët janë punësuar prej vitesh në administratë në bazë të këtij mekanizmi.
Nisma për “balancuesin” u dorëzua në Gjykatën Kushtetuese nga administrata e kaluar e Komisionit Shtetëror për Luftën Kundër Korrupsionit. Por gjykata e mbaji atë në sirtarë për vite të tëra.
Gjykata kushtetuese ka nëntë anëtarë, prej tyre gjashtë maqedonas, dy shqiptarë dhe një turk. Anëtarët e komuniteve jomaqedonase nuk e kanë miratuar vendimin për shfuqizimin, ndërsa një nga ta nuk ka marrë pjesë në seancë.
Aleanca për Shqiptarët (ASh) e krahut të Ziadin Selës kërkon që gjykata të vendosë me parimin e “Badenterit” apo me “shumicë të dyfishtë”; me shumicë të kualifikuar për ato ligje të cilat Parlamenti i ka miratuar po në këtë mënyrë.
Opozita shqiptare e drejtuar nga Bashkimi Demorkatik për Integrim thotë se vendimet e gjykatës bien ndesh me Marrëveshjen e Ohrit; se këto çështje janë zgjidhur në të kaluarën dhe “çdo përpjekje për kthim prapa në të kaluarën do të ketë pasoja dhe pakënaqësi të qytetarëve”.
BDI thekson se “ky është fillimi i shkatërrimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe i themeleve të Marrëveshjes së Ohrit”.
ASh-ja, ndërkohë vendimin e së mërkurës e shikon si një konfirmim “të politikave anti-shqiptare të qeverisë jolegjitime” dhe pozitës “vasale” të partive të koalicionit VLEN në të. Ndërkohë, partitë shqiptare në pushtet thonë se po bëjnë gati një ligj të ri për përfaqësimin e drejtë dhe se brenda një të ardhmeje të afërt do ta dorëzojnë në parlament.
Përfaqësimi i drejtë i pjesëtarëve të komuniteteve buron nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit mes kryengritësve shqiptarë dhe forcave qeveritare maqedonase në vitin 2001 dhe solli paqen në ish-republikën jugosllave.
Numri i papërfillshëm deri atëherë i shqiptarëve në administratën publike dhe agjencitë shtetërore u shumëfishua në vitet në vijim dhe tani vlerësohet të ketë arritur në rreth njëzet përqind.
Gjykata Kushtetuese, po ashtu pritet brenda pak javësh ta shqyrtojë kushtetutshmrinë e Ligjit për Gjuhët. Ky ligj ka avancuar përdorimin e gjuhës shqipe deri në nivelin e gjuhës së dytë zyrtare në shumë rajone të Maqedonisë së Veriut.
Por, partitë e pushtetit të kaluar të cilat e miratuan atë e dërguan ligjin në Komisionin e Venecies me shpresë se do të merrnin miratim, ndërsa nga atje këshilluan se ligji, ose dygjuhësia është vështirë të zbatohet sidomos në gjykata dhe procedurat gjyqësore.
Procedurat gjyqësore nuk mbahen në gjuhën shqipe, përveç mundësisë që pala e akuzuar të flasë në gjuhën shqipe, nëse kërkon dhe as uniformat e policisë dhe ushtrisë nuk kanë shenja edhe në gjuhën shqipe, siç parashikon ligji./ Zëri i Amerikës
Parlamenti nuk do të mblidhet nesër (e enjte) në seancë plenare.
Edhe pse ishte planifikuar në kalendar, seanca e nesërme parlamentare është anuluar për shkak të vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.
Urdhëri për anulimin e seancës është dhënë nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali.
“Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendi”, thuhet në njoftim.
Ditën e nesërme presidenti turk Erdogan do të vizitojë Tiranën, pasi pritet të inaugurojë xhaminë e Namazgjasë pranë Parlamentit. Ceremonia zyrtare e pritjes së tij do të mbahet në orën 11:00 dhe më pas do të ketë takime me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj.
Ngjarje e rëndë në Vlorë/ Dhunohet barbarisht policiNjë ngjarje e rëndë u regjistrua në qytetin e Vlorës, ku një polic bashkiak është dhunuar barbarisht.
Sipas informacioneve paraprake, polici me iniciale B.J. ka marrë lëndime serioze, ndërsa është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit, në pavionin e kirurgjisë.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar as nga Policia bashkiake e as nga Drejtoria Vendore e Policisë.
Autorët nuk janë identifikuar, ndërsa i pazbardhur mbetet edhe shkaku i konfliktit.
Si do të ndikonte në ekonominë botërore një luftë direkte Izrael-Iran?Rreziku i një lufte të madhe në Lindje të Mesme është rritur pas sulmeve masive të Iranit ndaj Izraelit më 1 tetor.
Izraeli ka kërcënuar me hakmarrje, duke rritur shqetësimet për ndërprerje të furnizimeve me naftë dhe gaz prej rajonit të pasur me këto lëndë.
Çmimet globale të naftës veçse janë rritur për 9 për qind prej sulmit të Iranit, i cili është kryer pak ditë para shënimit të përvjetorit të parë të luftës së Izraelit në Rripin e Gazës, dhe ofensivës izraelite në Liban, të nisur më herët gjatë muajit.
Një konflikt i shkallës së plotë mes Izraelit dhe Iranit mund të ndikojë në furnizimet ndërkombëtare dhe të shkundë ekonominë globale, paralajmërojnë ekspertët.
“Një ndërprerje masive e eksporteve të naftës dhe gazit prej këtij rajoni mund të ketë ndikim në gjithë ekonominë globale”, ka thënë Farzan Sabet, hulumtues i lartë në Institutin e Gjenevës.
“Akt agresioni”
Raportimet e mediave izraelite sugjerojnë se shteti mund të shënjestrojë qendrat bërthamore të Iranit, apo qendrat e naftës dhe gazit.
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka tërhequr vërejtjen Izraelit që të mos godasë qendrat e naftës në Iran, njërin prej prodhuesve më të mëdhenj në gjithë botën.
Irani ka paralajmëruar që secili sulm në infrastrukturën e vet mund të provokojë “përgjigje edhe më të ashpër” nga ana e Teheranit.
Nëse Izraeli kryen një sulm masiv në qendrat iraniane të naftës apo gazit, Teherani mund të “ushtrojë presion në pikat e rëndësishme të transitit, sikurse Ngushtica e Hormuzit”, ka thënë Sabet.
Irani ka vite që kërcënon me bllokim të Ngushticës strategjike të Hormuzit, përmes së cilës qarkullon një e pesta e gjithë naftës së botës.
“Ngushtica e Hormuzit është kyçe për ekonominë globale”, ka thënë Neil Quilliam, ekspert për politika të energjisë dhe gjeopolitikës në Institutin Chatham House, me seli në Londër.
Katari, njëri prej prodhuesve më të mëdhenj të gazit natyror, përdor, po ashtu, Ngushticën e Hormuzit për eksportet e veta.
Ka shqetësime që Teherani mund të shënjestrojë qendrat e naftës në shtetet fqinje, nëse sulmohet prej Izraelit.
Iraku, Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite dhe Irani janë në mesin e prodhuesve kryesorë të naftës në botë.
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, është takuar me zyrtarë të lartë të shteteve të Gjirit Arab, në një vizitë të realizuar në Katar një javë më parë.
Zyrtarët kanë kërkuar të sigurojnë Iranin për neutralitetin e tyre në konfliktin mes Teheranit dhe Izraelit, sipas disa raportimeve në media.
Sabet ka thënë se çdo hakmarrje iraniane kundër ndonjë sulmi të mundshëm izraelit, që ndikon në çmimet globale të energjisë, mund të shihet si “akt agresioni dhe mund të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Iranit”.
Quilliam ka thënë se Izraeli mund t’i godasë qendrat që “dëmtojnë regjimin iranian dhe ndikojnë në ekonominë e shtetit”, dhe jo ato që mund të ndikojnë në tregjet globale të naftës.
“Rritje e çmimeve në pompa”
Në dekadat e fundit janë regjistruar rritje të konsiderueshme të çmimeve të energjisë, pas embargove të vëna në naftën arabe më 1973 dhe Revolucionit Islamik në Iran, më 1979.
Këto zhvillime kanë rezultuar me mungesa të mëdha të naftës në disa shtete dhe radhë të pafundme për shoferët, të cilët kanë pritur gjatë për t’i furnizuar makinat e tyre.
Mirëpo, ekspertët kanë thënë se edhe një ndërprerje e madhe e furnizimeve të naftës dhe gazit prej Lindjes së Mesme, si pasojë e një lufte të madhe Izrael-Iran, nuk do të ndikojë në çrregullim të plotë të ekonomisë globale.
Kjo për faktin e rritjes së Shteteve të Bashkuara si furnizuese të mëdha globale të naftës dhe gazit, por edhe uljes së varësisë globale në lëndë të papërpunuara.
“Konsumatorët perëndimorë do ta vërejnë rritjen e çmimit nëpër pompa”, ka thënë Sabet.
“Mirëpo, kjo rritje do të jetë shumë më e vogël sesa do të kishte qenë në epokat e kaluara”.
Ai e ka përmendur se si paralajmërimet e vazhdueshme për prishje të zinxhirit të furnizimit në Detin e Kuq, nga ana e rebelëve Huthi të Jemenit – të përkrahur nga Irani – nuk kanë rezultuar me rritje të madhe të çmimeve për konsumatorët në Perëndim.
Megjithatë, Sabet ka thënë se një çrregullim në zinxhirin e furnizimit me naftë dhe gaz të Lindjes së Mesme, mund të ketë efekt të konsiderueshëm në ekonominë kineze.
Importet e Pekinit shkojnë në rreth 1.5 milion fuçi naftë në ditë prej Iranit, dhe kështu përbëjnë 15 për qind të importeve të naftës prej rajonit.
Sabet ka thënë se rritja e çmimeve të energjisë për Kinën “do të ndikonte në zinxhirin e shpërndarjes së mallrave, dhe efekti do të vërehej në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe përtej”, dhe që një realitet i tillë mund të ndikojë në “inflacion më të madh për konsumatorët”./ Radio Evropa e Lirë
“Fluturon” motori në Korçë, drejtuesi përplas kokën në trotuarNjë motorist u aksidentua mbrëmjen e kësaj të mërkure në afërsi të bulevardit “Republika” në Korçë.
Ai ishte punonjës i një subjekti privat, kur u rrëzua nga motori dhe u përplas në kalldrëmin e trotuarit.
Përplasja ishte e fortë, duke i shkaktuar drejtuesit goditje në koke dhe frakturë në një prej gjymtyrëve të sipërme.
I aksidentuari ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë shpejtësia e lartë me të cilën motoristi po lëvizte në rrugë dhe një manovër e gabuar që ai ka bërë.
Leskovik/ 40-vjeçari gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisëNjë 40-vjeçar u gjet i vdekur pasditen e kësaj të mërkure në Leskovik.
Sipas policisë, ai dyshohet se ka vrarë veten, duke u varur në pemë.
Trupi i pajetë i 40-vjeçarit u gjet nga familjarët e tij në oborrin e banesës.
Sipas tyre, 40-vjeçari vuante nga depresioni.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Uragani “Milton” mbërrin në Florida/ Dalin pamjet e para nga vendiUragani “Milton” ka mbërritur tashmë në Florida dhe ka përfshirë pjesën jugore të vendit. Banorët kanë publikuart pamjet e para ku duket qielli i nxirë, dhe era e fortë.
Hurricane #Milton begins to cover Florida – video from the Network
People were warned that there is almost no time left for evacuation. The state has declared a state of emergency. pic.twitter.com/nPi9N7rkBQ
— NEXTA (@nexta_tv) October 9, 2024
Pamje të rralla të uraganit janë publikuar edhe nga hapsira.
An astronaut aboard the ISS space station just filmed #HurricaneMilton from space as it hovered over #Florida.#HurricanMilton #Milton #Milton2024 #hurricanemilton2024 pic.twitter.com/LqQbL0sMaa
— Ammar Khan (@AmmarKh12669255) October 9, 2024
Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky uragan do të jetë “vdekjeprurës dhe katastrofik”, ndërsa miliona njerëz janë evakuuar nga Florida përpara mbërritjes së stuhisë.
Milton parashikohet të jetë në fuqinë e kategorisë së tretë kur të arrijë në tokë në mesnatë mbi Sarasotën jugore.
Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi se largimi nga disa zona të rrezikshme ishte një çështje “jete dhe vdekjeje”.