Aplikacion
Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, tha Pentagoni, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.
Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t’iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.
Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.
Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.
Kur u pyet për anulimin e vizitës së zotit Gallant, Shtëpia e Bardhë tha se për këtë gazetarët duhet të pyesin qeverinë izraelite. Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij kanë shqyrtuar mundësinë e një telefonate me Kryeministrin Netanyahu që nga fundi i shtatorit. Por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje nëse një telefonatë e tillë tashmë është planifikuar.
Presidenti Biden tha të premten se mendonte se Izraeli nuk kishte arritur ende në përfundimin se si duhej t’i përgjigjej Iranit dhe shtoi se ai do të shqyrtonte mundësinë e goditjes së rafinerive iraniane të naftës nëse do të ishte në vendin e Izraelit.
Irani të martën paralajmëroi Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse.
Ministri i Jashtëm iranian tha se çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të merrte një përgjigje. Ndërkohë një zyrtar i lartë iranian u tha shteteve të Gjirit se do ta konsideronte “të papranueshëm” dhe do të merrte masa ndaj tyre nëse ato lejojnë që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Iranit.
Fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje diplomatike nga frika se konflikti do të mund të zgjerohej në zona të tjera të Lindjes së Mesme, një rajon me burime të mëdha të naftës.
Lajmet në rrjet/ Flet për herë të parë Elvana GjataKëngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas komenteve të shumta në rrjet gjatë muajve të fundit.
Në emisionin “Ndryshe” në Top Chanel, Elvana ka përgënjeshtruar edhe lajmet në rrjetet sociale për të cilat është shprehur se nuk janë të vërteta.
“Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh”- ka thënë këngëtarja.
“Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me serialin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera”, thotë këngëtarja.
Më tej, ajo shtoi: “Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo llogjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia.”
Çdo shenjë e horoskopit, përfaqësuar me një fjali!Astrologu Simone Carponi e ka përshkruar çdo shenjë me një fjali të vetme.
Nga Dashi, te Peshqit, cili është ai pohim që e identifikon më së miri çdo shenjë?
Dashi
Është e qartë se gjithmonë do të preferoj më mirë pasojat sesa pendesën pse s`e provova.
Demi
Jam në paqe sepse e di që me çdo zhgënjim vjen edhe harresa e tij.
Binjakët
Preferoj më mirë të bëj mijëra gabime, sesa të mos jetoj jetën që dua.
Gaforrja
Jam gjithmonë në gjendje në bëj atë që dua. Mund të jem i ndjeshëm, por kurrë frikacak.
Luani
Kam filluar të kem frikë nga krenaria ime. Ajo di të shkatërrojë gjithçka.
Virgjëresha
Nëse nuk drejton asnjë gisht ndaj meje, unë do t`i ngre të pestë për të të përshëndetur.
Peshorja
Nëse vjen dhe do të prishësh qetësinë time, mund të humbasësh tënden.
Akrepi
Kam vendosur që nëse diçka nuk është në lartësinë time, të mos ulem për të më arrirë.
Shigjetari
Më vjen keq, por s`mund të shqetësohem për atë që të tjerët mendojnë për mua.
Bricjapi
Besoj më shumë tek veprimet. Janë pikërisht veprimet ato që ia kanë zënë vendin fjalëve.
Ujori
Asgjë nuk mund ta ndalojë një person që është krenar për veten.
Peshqit
Objektivi i jetës time është të ëndërroj shumë, aq sa të tjerët të mendojnë se jam i çmendur.
Pas një kohë të gjatë pritjeje, më në fund është bërë publike dita kur do të hapë dyert Xhamia e Namazgjasë.
Komuniteti Mysliman Shqiptar ka njoftuar se inagurimi do të bëhet ditën e enjte në prani të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të vendit Edi Rama.
Në një mesash publikuar ë fundmi, KMSH bën të ditur se Myftiu i Tiranës, Gazment Teqja do të jetë kreu i bordit të fondacionit të përbashkët për administrimin e Xhamisë e cila ndodhet në qendër të Tiranës.
Mesazhi i KMSH:
Të dashur motra dhe vëllezër, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka kënaqësinë t’ju njoftojë për evenimentin e madh që do të mbahet ditën e enjte në Tiranë, siç është inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.
Kjo xhami është një ëndërr e kahershme e popullit shqiptar, e cila u bë e mundur falë bujarisë së popullit vëlla turk dhe insistimit të Presidentit të Republikës së Turqisë, SH.T.Z, Recep Tayyip Erdoğan. Po ashtu Xhamia e madhe e Namazgjasë nuk do ishte bërë sot realitet pa mbështetjen e madhe administrative po edhe financiare të Qeverisë Shqiptare, që falë vullnetit të Kryeministrit Edi Rama i hapi rrugë konsolidimit të pronësisë sonë mbi truallin e Namazgjasë.
Presidenti Erdoğan dhe Kryeministri Rama do të jenë të pranishëm personalisht në cenermoninë e inaugurimit, në të cilën Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të përfaqësohet nga Myftiu i Tiranës, z. Gazment Teqja, i cili do të jetë gjithashtu edhe kreu i bordit të fondacionit të përbashkët, mes KMSH dhe palës tjetër, që do të administrojë Xhaminë e Namazgjasë më tej.
Ne falenderojmë popullin turk dhe presidentin Erdoğan, si edhe kryeministrin e Shqipërisë që bënë të mundur realizimin e kësaj ëndrre të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Këtu veçojmë gjithashtu ndërveprimin e shkëlqyer të qeverisë shqiptare dhe asaj turke, ndërveprim i cili ka qenë deçiziv në realizimin e kësaj vepre madhështore për popullin dhe kryeqytetin shqiptar. Një falenderim vëllazëror u shkon të gjithë atyre që e ndërtuan Xhaminë tonë të Madhe me mendjet e duart e tyre të arta.
Xhamia nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks multifunksional që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.
Falenderojmë Zotin që bëri të mundur arritjen e kësaj dite të shënuar!
Inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë do të bëhet ditën e enjte, 10 tetor 2024
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku ndërruan jetë një e re 36-vjeçare dhe foshnja e saj.
Sipas informacioneve, shkaku i vdekjes së gruas ishte hemoliza e gjakut, e njohur ndryshe si çarja e rruazave të kuqe të gjakut, e lidhur me problemet autoimune.
Nëna dhe foshnja e saj ndërruan jetë njëra pas tjetrës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Fillimisht foshnja lindi i vdekur, ndërsa më pas ndërroi jetë edhe nëna 36-vjeçare, e cila ishte e shtruar në reanimacion.
Hemoliza e gjakut e shfaqur gjatë shtatzënisë e komplikoi gjendjen shëndetësore të gruas në momentet e lindjes çka solli dhe lindjen e foshnjës të pajetë.
Makabër në Tetovë/ Gjenden të vdekura një 33-vjeçare dhe vajza e mitur, në gjendje të rëndë djaliNjë ngjarje e rëndë ka tronditur Maqedoninë e Veriut këtë të martë.
Një grua 36-vjeçare është gjetur e vdekur në banesë së bashku më vajzën e saj të mitur, në fshatin Sllatinë në Tetovë. Në gjëndje të rënduar për jetën është gjetur edhe djali i mitur i 33-vjeçares i cili ndodhej me të atin në momentin e mbërritjes së Policisë.
Paraprakisht dyshohet se autor i krimit makabër të jetë bashkëshorti i 36-vjeçares dhe babai i fëmijëve.
Ky i fundit është shoqëruar nga uniformat blu për tu marrë në pyetje.
Zyrtarisht nuk dihet ende se si kanë ndërruar jetë dy viktimat por dyshohet se burri ka mbytur bashkëshorten dhe vajzën.
15 mijë euro rrogë në muaj/ Shkarkohet drejtoresha e prodhimit të pasaportaveDrejtoresha e kompanisë shtetërore të prodhimit të mjeteve të identifikimit Loina Prifti është shkarkuar, një vit e gjysmë pas vendosjes në krye të kësaj detyre.
Prifti, e cila paguhej në muaj jo më pak se 15 mijë euro është shkarkuar nga detyra nga Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, së bashku më disa vartës të saj, të cilët dyshohen për abuzim në menaxhimin e kompanisë shtetërore.
Sipas Lapsi.al pak javë më parë Ministria e Brendshme kishte dërguar një grup auditimi në “IdentiTek” , ku janë konstatuar një sërë shkeljesh në menaxhimin e fondeve dhe praktikave ligjore të ruajtjes së të dhënave sensitive.
Loina Prifti ishte deri para një viti një e re anonime në Gjermani, ku siç u tha punonte në fushën e Inteligjencës Artificiale. Ajo u soll prej andej nga ish-ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe u katapultua pa zhurmë në krye të kompanisë shtetërore që pasoi koncensionin e “Aleat” për prodhimin e pasaportave dhe kartave të identitetit.
Pak muaj pas emërimit, Loina Prifti nisi një spastrim të gjerë në kompaninë që drejtonte, duke larguar shumë profesionistë që punonin aty prej 15 vitesh
Megjithatë raporti i plotë i grupit të auditimit të Ministrisë së Brendshme pritet të hedhë më shumë dritë mbi abuzimet e Loina Priftit dhe vartësve të saj në kompaninë “IdentiTek”.
Rikthehen reshjet/ Emergjencat në gatishmëri, mbrojtja civile thirrje qytetarëveReshjet e shiut do të rikthehen sërish në vendin tonë.
Shira me intensitet mesatar pritet të përfshijnë qarqet Shkodër dhe Lezhë, në bazë parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave.
Agjencia e mbrojtjes civile ka dalë në njoftim për qytetarët të cilëve iu kërkohet të tregojnë kujdes dhe të bashkëpunojnë me autoritetet në raste nevoje.
“Në bazë të parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe Institutit të Gjeoshkencave, IGEO, në orët në vijim pritet të ketë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, po vijon koordinimin me autoritetet vendore për marrjen e masave të nevojshme në rast emergjence. Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për çdo rast nevoje”- thuhet në njoftim.
Korçë/ Një burrë gjendet i vdekur në një kamionNjë 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete në sediljen e parë të një kamioni.
55-vjeçari kishte qenë drejtuesit i automjetit i cili u gjet pranë ambjenteve të një subjekti në fshatin Barçë.
Paraprakisht bëhet e ditur se nga kqyrja e trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune.
Burri dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, në ambientet e një subjekti, në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte është gjetur i pajetë shtetasi Sh. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 55- vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.
Pakti me Italinë për të ngritur kampe në Gjadër e rrezikon Shqipërinë që të kthehet në një vend pritës të emigrantëve jo vetëm të Italisë fqinje, por edhe të vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.
Propozimi vjen nga kryeministri i Hungarisë, Victor Orban, i cili kërkoi që jashtë BE-së të jetë një vend ku qëndrojnë emigrantët, në pritje për t’u miratuar ose jo kërkesa e tyre për azil në shtetet anëtare.
“Fjala magjike, sot e quajnë zgjidhje inovative, është hotspot-i i jashtëm. Nëse nuk mund të biem dakord për faktin që ata që duan të hyjnë duhet të ndalojnë në kufi dhe të aplikojnë për azil atje, ne nuk do të mund ta ndalojmë kurrë emigracionin.
Shtetet e tjera janë dakord. Por nuk duhet të jetë një diskutim i kotë, siç ka ndodhur shumë herë të tjera, kur çështja është trajtuar në nivelet më të larta të BE-së pa asnjë vendim. Kësaj radhe mund të marrim vërtet dritën jeshile nga 27 për organizimin e një sistemi hotspot jashtë BE-së që i detyron emigrantët të aplikojnë për mbrojtje pa shkelur këmbën në tokën evropiane dhe të hyjnë vetëm nëse aplikimi i tyre pranohet, eventualisht. Në mënyrë të detajuar, drafti i Këshillit Evropian nuk flet për pikat e nxehta të jashtme, por kufizohet në tregimin e zgjidhjeve alternative.
Do të ishte një leje që shtetet të vendosnin një sistem të ngjashëm me atë të krijuar me marrëveshjen e Romës dhe Tiranës, të kërkuar nga Meloni. Domethënë, një mekanizëm me anë të të cilit emigrantët e shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane shoqërohen në kampet shqiptare dhe jo në Itali. Aty shqyrtohen kërkesat e tyre për azil”, tha Orban në Strasburg, në seancën plenare të Parlamentit Evropian, ku u prezantuan objektivat për presidencën e BE-së.
Sipas “HuffPost”, “zgjidhja inovative” për të cilën flet Orban, që në thelb është “modeli i Shqipërisë” i inauguruar nga Giorgia Meloni, mund të marrë dritën jeshile nga Këshilli Europian në datat 17 dhe 18 tetor.