zoom

Day ArchivePasojat e uraganit Helene, shkon në 227 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga uragani Helene shkoi në 227 të shtunën, ndërsa vazhdojnë përpjekjet mbi njëjavore për gjetjen e trupave nga stuhia vdekjeprurëse që shkatërroi juglindjen amerikane duke shkaktuar viktima në gjashtë shtete.

Më 26 shtator, uragani goditi brigjet jugore amerikane, një stuhi e kategorisë 4, duke sjellë shkatërrime të rrugëve dhe përmbytje të shtëpive dhe objekteve të tjera në pjesën veriore të Floridës, dhe lënë miliona njerëz pa energji elektrike dhe shërbim të telefonisë celulare. Sipas zyrtarëve ka të ngjarë që numri i të vdekurve të rritet edhe më tej pasi ende nuk dihet për fatin e shumë të tjerëve.

Helene është uragani më vdekjeprurës që ka goditur Shtetet e Bashkuara që nga uragani Katrina në vitin 2005. Rreth gjysma e viktimave u regjistruan në Karolinën e Veriut ndërsa dhjetëra të tjerë humbën jetën në Xhorxhia dhe Karolinën e Jugut.

Qyteza Asheville, që shtrihet në vargmalet perëndimore të Karolinës së Veriut, u godit tejet rëndë. Përmbytjet shkatërruan mijëra biznese dhe shtëpi në pellgun që zgjatohet mes maleve përbri lumit “French Broad”.

MaryAnn Tierney, administratore rajonale me Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA), tha se banorët e prekur nga fatkeqësia në Karolinën e Veriut kanë marrë 27 milionë dollarë nga agjencia federale.

Zyra e guvernatorit, Roy Cooper, tha se më shumë se 83,000 njerëz janë regjistruar për ndihma individuale. Ndihmat e miratuara nga agjencia FEMA për qarkun Buncombe, ku përfshihet qyteza Asheville, ka tejkaluar shumën prej 12 milionë dollarësh për të mbijetuarit, tha zyrtarja Tierney të shtunën.

“Ndihma është për nevojat imediate të të mbijetuarve”, tha ajo gjatë një konference shtypi.

Uragani Helene u formua disa mijëra kilometra larg në Gjirin e Meksikës por shkatërrimet më të mëdha i solli disa qindra kilometra në thellësi të tokës, duke dëmtuar pjesë të Floridës, Xhorxhias, vargmalet e banuara të Karolinës së Veriut dhe Jugut e deri në shtetin Tenesi.

Gati 1.8 milionë shtëpi dhe biznese në shtatë shtete, nga Florida deri në Ohajo mbetën pa energji elektrike natën që goditi uragani Helene. Sipas zyrtarëve të kompanive të sigurimeve dhe ekspertëve, dëmet e shkaktuara nga uragani Helene pritet të arrijnë vlerën e rreth 100 miliardë dollarëve. VOA/

U plagosën në protestë/ Ministri Hoxha dhe drejtori i Policisë vizitojnë policët

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, vizituan mbrëmjen e sotme në spitalin e Trauëms efektivët që mbetën të plagosur gjatë protestës së opozitës mbrëmjen e sotme.

Pasi doli nga spitali ministri Hoxha informoi mediat mbi gjendjen shëndetësore të efektivëve.
“Punonjësit e policisë kanë përjetuar dëmtime të lehta. Disa prej tyre janë rikthyer në shtëpi, ndërsa tre janë ende nën kujdesin e mjekëve. Menaxhimi i protestës ka qenë në përputhje me ligjin,” deklaroi Hoxha.

Sa i përket kundërpërgjigjes së policisë me gaz lotësjellës, ministri Hoxha deklaroi se reagimi i Policisë së Shtetit ishte në përputhje me standardet europiane.

“Policia do të vazhdojë të jetë e angazhuar për të përballuar çdo situatë proteste. Kjo protestë kishte elemente dhune, dhe në situata kur punonjësit e policisë përballen me rrezik, do të ketë një reagim të nevojshëm,” shtoi ai.

Të paktën 128 gazetarë të vrarë në luftën Izrael-Hamas

Viti që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Gaza, më 7 tetor 2023, ka qenë më vdekjeprurësi për punonjësit e medias.

Të hënën, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Reporterët pa Kufij (RSF) thanë se të paktën 128 gazetarë janë vrarë që nga fillimi i luftës, pothuajse të gjithë punonjës të medias palestineze në Gaza të cilët kanë vdekur si pasojë e sulmeve ajrore.

Disa nga gazetarët vdiqën teksa kishin veshje mbrojtëse që i identifikonin ata si anëtarë të shtypit, thekson CNN.

Shumë organizata lajmesh dhe grupe të shtypit të lirë kanë akuzuar ushtrinë izraelite për shënjestrimin e qëllimshëm të gazetarëve.

Ushtria izraelite ka deklaruar vazhdimisht se nuk synon qëllimisht gazetarët, por se nuk mund të garantojë sigurinë e gazetarëve në një “zonë ushtarake aktive”.

Ai gjithashtu ka akuzuar Hamasin për kryerjen e qëllimshme të operacioneve ushtarake “afër gazetarëve dhe civilëve”.

Izraeli ka akuzuar gazetarët palestinezë se janë përfshirë në sulmin e 7 tetorit ose se janë anëtarë të Hamasit. Katër gazetarë izraelitë u vranë gjatë sulmeve të Hamasit.

Tirana e bllokuar nga protesta, një grua lind fëmijën në automjet

Një fëmijë lindi në automjet gjatë rrugës për në maternitet ndërsa qarkullimi në Tiranë u paralizua si pasojë e protestës mbrëmjen e kësaj të hëne.

Gruaja shtatzënë ishte nisur për në maternitet me një automjet privat por nuk arriti në kohë dhe fëmija erdhi në jetë në makinë.

Për shkak të situatës emergjente, e reja dhe foshnja u dërguan fillimisht në spitalin e traumës dhe momente më vonë për në maternitet.

Mbyllet protesta/ Flamur Noka: Do të jemi çdo ditë në aksion

Pas përfundimit të protestës, sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka iu drejtua mediave.

Noka njoftoi se aksioni opozitar do të vazhdojë dhe kjo ishte vetëm dita e parë e i mosbindjes civile.

“Do të jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen derisa synimet tona të arrihen narkosi duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë paqes, sot startuam nga parlamenti në rrugë, për çdo hap tjetër do t’ju njoftojmë, do të jemi në mosbindje civile, ata janë duke u dridhur duke u tërbuar sepse forca e shqiptarëve u ka kallur datën. Hapi i parë i mosbindjes civile do të jemi çdo ditë në aksion.”- tha Noka.

Mosbindja civile/ Grupet hetimore në terren për mbledhjen e pronave

Mënjëherë pas shpërndarjes së protestuesve, në terren dolën ekspertët dhe grupet hetimorepër të mbledhur provat në vendet e shpërthimit të lëndëve plasëse.

Eskperët u panë përpara ambjenteve të kryeministrisë dhe selisë së socialistëve ku protestuesit hodhën molotovë dhe lëndë prioteknike.

SI pasojë mbetën të lënduar 10 efketivë të policisë si dhe u shkaktuan zjarre përpara godinës së qeverisë dhe selisë së partisë socialist.

Protestuesit nuk kursejnë as ambulancën, e rrethojnë dhe hapin derën me forcë

Protestuesit e mosbindjes civile nuk kanë kursyer as ambulancat.

Pas thyerjes së banderolave dhe dëmtimit të bizneseve private ata kanë rrethuar një ambulancë dhe kanë hapur me dhunë derën për të parë nëse brenda saj ndodhej ndonjë pacient.

Gjatë orës së fudnit protestuesit janë shpërndarë në të gjithë rrugët e saj ndërsa drejtuesit, deptuetët e PD- kanë deklaruar se protesta nuk është mbyllur.

Do të shihet se cili do të jetë destinacioni i rradhës.

Shpërndahen protestuesit/ Thyejnë çfarë iu del përpara

Protestuesit janë shpërndarë pas tubimit përprara Bashkisë së Tiranës drejt disa rrugëve të qendrës së kryeqytetit.

Siç shihet nga pamjet ata po ndezin koshat e mbeturinave, dhe po thyjnë banderola e biznese që ndodhen përgjatë rrugëve të qendrës.

 

Mosbindja civile/ Policia: Deri më tani janë dëmtuar 10 efektivë, ndaloni sulmet

Policia e shteti ka reaguar rreth 2 orë pas nisjes së protestë së opozitë ku janë shënuar akte të dhunshme në disa ambjente.

Në njoftim bëhet e ditur se deri më tani janë lënduar 10 efektivë të policisë, ndërsa bëhet thirrje për protestuesit të ndalin sulmet ndaj uniformave blu dhe institucioneve shtetërore.

Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për mbrojtjen e institucioneve shtetërore, pronën publike dhe private, jetën e qytetarëve dhe të vetë punonjësve të Policisë.

Që prej fillimit të tubimit një pjesë e qytetarëve në tubim sulmuan e vijojnë te sulmojnë Policinë dhe godinat e institucioneve shtetërore me molotov e lëndë plasëse.

Deri në këto momente nga sulmet e qytetarëve në tubim, me molotov, lëndë piroteknike e sende të forta ndaj Policisë, janë dëmtuar 10 punonjës Policie.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve pjesëmarrës në tubim, të ndalojnë sulmet me molotov e lëndë piroteknike mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Policia ka marrë të gjitha masat për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e personave të përfshirë në sulme mbi Policinë dhe institucionet shtetërore.

Molotov edhe para Bashkisë/ Plagosen një efektiv dhe një protestues

Pas kryeministrisë dhe selisë së Partisë Spcialiste, protesta është zhvendosur drejt Bashkisë së Tiranës.

Edhe aty protestuesit hodhën molotovë dhe mjete të tjera plasëse nga të cilat kanë mbetur të lënduar një protestues dhe një efektiv nga kordoni i policisë.

Më herët protestiestuesit dogjën edhe baneron kryesorë përpara selisë rozë si dhe disa pemë në qendër të kryeqytetit.