zoom

Day ArchiveBanorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje

Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që dhjetëra banorë dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën në qytet.

“Tani të gjithë rrugëkalimet e bllokuara nga uji në qytet janë të kalueshme”, thotë për Zërin e Amerikës përgjegjësi i emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj.

“Janë bërë të kalueshme të gjitha akset rrugore brenda qytetit që ishin të bllokuara, kryesisht kryqëzimet. Katër kryqëzimet, ai tek Uninversiteti ,tek rruga “Albano dhe Romina”, tek Dyqanet e Reja dhe tek Kisha Katolike. Që nga ky moment janë liruar nga sasitë e ujit edhe blloqet e banimit. Forcat operacionale janë në terren për të normalizuar situatën, kryesisht gjithë forcat operacionale të Bashkisë Vlorë, të mbështetura dhe nga Forcat e Armatosura dhe nga ndihmat që kanë ardhur nga Agjencia Kombëtare e Ujitjes dhe Kullimit dhe të Ujësjellës Kanalizimeve që kanë sjellë në ndihmë forca dhe mjete në mbështetje të bashkisë Vlorë”, tregon ai.

Zoti Skëndaj thotë se tani po punohet për të tërhequr ujin në shumë zona dhe sidomos nga garazhet ku gjenden dhjetëra makina të bllokuara nga uji.

“Duke u mbështetur nga forcat e armatosura po bëhet heqja e ujit nga vend-parkimet e pallateve të cilat janë të mbushura me ujë dhe brenda tyre ka mjete të parkuara. Janë rreth 50 vendparkime ku po ndërhyhet”, thotë zoti Skëndaj.

Në krah të rrugës transballkanike shumë familje janë përmbytur dhe punojnë për të hequr baltën që vërshimet e ujit kanë lënë pas.

Familaj Çobo jeton prej 25 vitesh në këtë zonë. Këtë situatë nuk e kemi ndeshur më parë, thotë Flamur Çobo.

“Si kësaj here nuk na kishte ndodhur kurrë. Më përpara kanalet ishin funksionale ndërsa tani janë të papastruara. Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar”, tregon ai.

Ndërsa Valbona Çobo thotë se situata ishte shumë e rrezikshme për gjithë familjet në këtë zonë.

Familja me pesë pjesëtarë jeton vetem me një rrogë dhe deri tani thotë se nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga bashkia ndërkohë që e kanë kaluar natën në makinë.

Banorët e lagjes bëjnë përgjegjës autoritetet vendore pasi kanali që duhet të tërhiqte ujrat është i papastruar dhe u bllokua.

Autoritetet vendore në Vlorë kanë vlerësuar se reshjet e mëdha në një kohë të shkurtër sollën përmbytjet ndërkohë që faktorë të tjerë si kanali i ujrave të larta të qytetit dhe ndërtimet informale duket se kanë rënduar situatën.

Pergjegjësi i emergjencave Robert Skëndaj thotë se situata e përmbytjeve erdhi si pasojë e reshjeve të mëdha të pandeshura më parë për Vlorën, në një kohë shumë të shkurtër dhe nga dalja e kanalit të ujrave të larta të qytetit.

“Masat nga ana e Bashkisë dhe Komisioni i Mbrojtjes Civile në qark ishin marrë për të përballuar një situatë emergjente vjeshtë -dimër. Por duke u nisur nga një intesitet shumë i lartë i reshjeve që ranë të premten, nga ora 14.20 deri në 16.45 ka rënë 180 mm shi për një interval gati dy orë. Në bazë të statistikave që kemi ne kjo është sasia e reshjeve që bie gjatë një muaji në periudhën e dimrit në Vlorë. Intesitei i lartë i reshjeve, prurjet e mëdha, dalja dhe nga niveli e kanalit të ujrave të larta bëri një situatë të papërballueshme”.

Ndërsa drejtuesit e bashkisë së Vlorës kanë deklaruar se kanali për tërheqjen e ujrave ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë sipas tyre nga individë por dhe përgjegjësia e institucioneve për ndërtimet e lejuara.

Vlora si shumë qytete në Shqipëri vuan problemet e mëdha të informalitetit të ndërtimeve që në shumë raste kanë bllokuar rrjetet e tërheqjes së ujrave.

Ndërkaq Partia Demokratike e opozitës në Vlorë ka drejtuar kritika të forta ndaj qeverisë vendore dhe asaj qëndrore.

Në një deklaratë për mediat kryetari i degës vendore të demokratëve, Atird Hoxha kërkoi që prokuroria të hetonte mbi faktorët që sollën përmbytjen dhe dëmet në shtëpi dhe biznese.

“Në këto kushte Partia Demokartike, dega Vlorë i bën thrirje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për situatën e krijuar në qytet, pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe eftkive nuk është përmbushur duke e lënë qytetin të pambrojtur dhe në mëshirë të fatit”, dekalroi ai.

Në zemër të qytetit afër Sheshit të Flamurit punonjësit e ujësjellësit po tërheqin ujin nga xhamia historike e cila u përmbyt ndërkohë që mjetet janë afruar nga Durrësi si solidarizim me këtë situatë të vështirë.

Banorët e dëmtuar në Vlorë thonë se presin mbështetje nga bashkia, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se sapo të kalojë situata e emergjencës do të dalin në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë prekur nga përmbytja.

Bashkia e Vlorës thotë se ka nisur shpërndarjen e 300 pakove me ushqime për familjet e prekura nga përmbytjet por shumë familej të varfra pohojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë emergjente.

Përmbytjet e pasdites të së premtes në Vlorë dëmtuan qindra shtëpi dhe biznese ndërsa qarkullim i mjeteve u paralizua nga uji. 33 familje u evakuuan ndërkohë që qyteti njohu probleme të furnizimit me energji elektrike./VOA

Dembele kthehet në PSG pas sherrit me Luis Enrique

Ousmane Dembele është rikthyer te Paris Saint-Germain pasi u la jashtë skuadrës që humbi 2-0 ndaj Arsenalit në mesjavën e Ligës së Kampionëve.

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique u kritikua pas humbjes për mospërzgjedhjen e Demble, një prej lojtarëve më kreativë të skuadrës pas largimit të Kylian Mbapp te Real Madrid.

Demble u zgjodh në një grup prej 21 lojtarësh nga Enrique dhe udhëtoi për në Nice të dielën mbrëma. PSG mund të kthehet në krye të renditjes së ligës franceze me një fitore.

Enrique kishte fajësuar Demble për mungesën e perceptuar të angazhimit nga sulmuesi francez, por nuk dha më shumë detaje. Ai mohoi se kishte një debat personal me të pasi L’Equipe raportoi se dyshja u përplasën verbalisht pas fitores 3-1 të PSG kundër Rennes në ligën franceze fundjavën e kaluar. Demble pati një asistim në ndeshje.

Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se Dembélé ka pranuar gabimet e tij, ka kërkuar falje dhe konflikti tani është zgjidhur.

Luis Enrique komentoi situatën gjatë një konference për shtyp para ndeshjes kundër Nice: “Siç e kam thënë edhe më parë, kur një lojtar nuk i përmbush përgjegjësitë e tij, ai nuk është gati. Kjo vlen për të gjithë futbollistët. Unë mund të jem i ashpër kur duhet, dhe i butë kur është e nevojshme. Të gjithë kanë përgjegjësitë e tyre dhe nëse dikush bën një serioz gabim, unë marr vendimet e duhura, edhe nëse janë të vështira, askush nuk do ta marrë këtë vendim për mua, por kështu është”, tha Enrique.

Pas një bisede konstruktive, lojtari dhe trajneri kanë arritur një mirëkuptim dhe Dembélé do të rikthehet në fushë për PSG-në në ndeshjen kundër Nice-s, që zhvillohet sot, më 6 tetor.

Çfarë do të thotë për SHBA-në mbështetja e Izraelit?

SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Presidenti i SHBA, Joe Biden e konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e SHBA për Izraelin të mërkurën, kur shkroi në platformën e mediave sociale X: “Kam riafirmuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara për sigurinë e Izraelit” në një takim me krerët e shteteve të G7. SHBA mbetet e palëkundur në anën e Izraelit. Ajo madje mund të mbështesë aleatin e saj në një luftë kundër Iranit.

Shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme

Konfirmimi i mbështetjes amerikane nga Biden vjen në një kohë kur Lindja e Mesme është në shkallëzim të vazhdueshëm, që filloi kur grupi militant islamist i Hamasit, i kategorizuar si organizatë terroriste nga SHBA, BE dhe vende të tjera, sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Hamasi vrau rreth 1200 njerëz dhe mori pothuajse 250 pengje, disa prej të cilëve ende mbahen në Gaza.

Si kundërpërgjigje Izraeli nisi një operacion ushtarak në shkallë të gjerë në territorin palestinez, qëllimi i deklaruar i të cilit ishte zhdukja e Hamasit dhe lirimi i pengjeve të marra nga organizata terroriste. Që nga fillimi i operacionit ushtarak izraelit, më shumë se 40,000 njerëz në Gaza, shumë prej tyre civilë, janë vrarë. Aktualisht ka goditje me raketa e luftime në rritje mes trupave izraelite dhe Hezbollahut, një aleat i Hamasit që e ka bazën në Liban,  i cili ka gjuajtur raketa drejt Izraelit përtej kufirit verior të vendit me Libanin. Të hënën, Izraeli nisi një ofensivë tokësore kundër Libanit, pasi vrau udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë fundjavës.

Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se duan të shmangin një luftë të plotë në rajon dhe të arrijnë një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve. Por të martën, Irani lëshoi ​​një breshëri raketash mbi Izraelin, duke e bërë përshkallëzimin e mëtejshëm të duket më i mundshëm sesa një ndërprerje e luftimeve.

Biden dhe Netanjau – një marrëdhënie e vështirë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu është përballur me kritika të ashpra brenda vendit të tij në lidhje me zhvillimin e luftës kundër Hamasit. Kritikët janë të shqetësuar se veprimet e vijës së ashpër të Netanyahut po e bëjnë më të pamundur që Hamasi të lirojë pengjet e mbetura. SHBA-ja ka përdorur statusin e saj si aleati më i madh i Izraelit për të tentuar të ndikojë në të për të lejuar më shumë ndihmë në Gaza. Biden tha të mërkurën, mbështetja e Uashingtonit për Izraelin mbetet e palëkundur, por kjo nuk do të thotë se liderët e vendeve shkojnë gjithmonë mirë.

“Është e rëndësishme të dallojmë marrëdhëniet e presidentit Biden me shtetin e Izraelit nga ajo me kryeministrin Netanyahu”, u shpreh për DW Jonathan Panikoff, drejtor i Iniciativës Scowcroft për Sigurinë e Lindjes së Mesme në Qendrën e Këshillit Atlantik. “Me vite ai ka pasur për një marrëdhënie me shumë luhatje me Netanyahun. Por angazhimi (i Bidenit) ndaj Izraelit dhe sigurisë së Izraelit ka qenë i palëkundur.” Ky angazhim, thotë Panikoff, u pa plotësisht, kur SHBA ndihmuan në mbrojtjen e Izraelit kundër raketave të lëshuara nga Irani të martën. Në të njëjtën kohë, administrata Biden është “e frustruar nga vendimmarrja e kryeministrit Netanyahu”, thotë Panikoff, një ish-zyrtar i inteligjencës amerikane.

Besimi i SHBA “ra ndjeshëm”

Një shembull i kësaj vendimmarrjeje ishte vrasja e Nasrallahut nga Izraeli. “Nuk ka mbetur shumë besim persona mes tyrel” (Biden dhe Netanyahu),” theksoi William Wechsler, ekspert në Këshillin Atlantik dhe drejtor i lartë i Qendrës Rafik Hariri dhe Programeve të Lindjes së Mesme me qendër në Uashington.

“Një javë më parë, (SHBA) po përqendronin të gjitha përpjekjet e tyre në negociimin e një armëpushimi 21-ditor në veri” në kufirin izraelito-libanez, u shpreh Wechsler. “Ata ishin në bisedime të përditshme me izraelitët rreth kësaj ideje – por ndërkohë që ata po bënin këto biseda, izraelitët po planifikonin operacionin për të vrarë Nasrallah. Dhe ata nuk i thoshin administratës së Bidenit se po e bënin këtë. Çdo shkallë besimi ra ndjeshëm pas kësaj përvoje të fundit.”

Përfshirja amerikane në një luftë potenciale

Pas sulmit raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën, Netanyahu tha se “Irani bëri një gabim të madh sot – dhe do të paguajë për këtë”. Vëzhguesit politikë janë të shqetësuar se Izraeli mund të hakmerret duke gjuajtur raketa në objektiva në tokën iraniane. Kjo dhe përshkallëzimi i mëtejshëm i luftimeve me Libanin mund të shndërrohet në një luftë në shkallë të gjerë me pasoja potencialisht katastrofike për rajonin dhe më gjerë. Wechsler është i mendimit, se një luftë e tillë do të bënte që Hezbollahu të godiste me qindra mijëra raketa drejt Izraelit, sasi të mjaftueshme për të thyer sistemin e famshëm të mbrojtjes Iron Dome të vendit. Gjithashtu, sipas tij, kjo do të bënte që edhe Irani të lëshonte po kaq shumë raketa drejt Izraelit, që mund të mposhtnin mbrojtjen ajrore të SHBA-së, të stacionuar në Izrael.

Lufta në shkallë të gjerë mund të nënkuptonte gjithashtu që “Izraeli të përpiqet të parandalojë të dyja këto sulme, duke u përpjekur të nxjerrë jashtë veprimi një numër të madh armësh të tilla duke vënë në rrezik një numër të madh të të pafajshmëve, mes të cilëve Hezbollahu i vendos qëllimisht armët”, theksoi Wechsler. Nëse ndodh kështu, ka shumë gjasa që Shtetet e Bashkuara të përfshihen, sipas Wechsler. “Nëse jo për ndonjë arsye tjetër, po sepse shumë amerikanë do të viheshin në rrezik: amerikanët që jetojnë në Izrael, amerikanët (trupat) në bazat tona në të gjithë rajonin, partnerët amerikanë në pjesë të tjera të Gjirit”.

Përfshirja amerikane mund të dëmtojë Harris në zgjedhje

Sigurisht që çështjet e brendshme luajnë një rol më të madh për shumicën e votuesve, por edhe mbështetja e SHBA-së për Izraelin mund të jetë një faktor ndikues në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Disa amerikanë e ndjekin me emocionalitet rolin e SHBA-së në konfliktin e Lindjes së Mesme, siç edhe u pa tek protestat pro-palestineze që u përhapën nëpër kampuset e kolegjeve në të gjithë SHBA-në pranverën e kaluar.

Po të kujtojmë Michiganin, një shtet me një popullsi të konsiderueshme arabo-amerikane, aty më shumë se 100,000 votues demokratë zgjodhën opsionin “jo detyrues” në vend që të votonin për Joe Biden (atëherë si kandidat) në zgjedhjet paraprake të Partisë Demokratike për kandidat presidencial. Shtytja për t’i bërë njerëzit të votojnë kështu erdhi nga kundërshtarët e mbështetjes së administratës Biden-Harris për luftën e Izraelit në Gaza. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Biden fitoi vetëm me 154,000 vota më tepër në Michigan.

Eksperti Panikoff sheh mundësinë që votues të mjaftueshëm të mund t’u drejtohen kandidatëve të palëve të treta lidhur me mbështetjen eKamala Harris për Izraelin, gjë që mund të sjellë një ndryshim tek disa shtete të pavendosura – dhe në tërësi të kenë efekt tek rezultati i zgjedhjeve në tërësi. “A është e mundur që votuesit në Michigan, të cilët janë kaq të zemëruar për konfliktin në Gaza… të mbështesin Jill Stein ose Cornel West në një masë të tillë mjaftueshme që kjo të favorizojë zgjedhjen e Donald Trump në Michigan? Po, është i mendimit Panikoff. “Mendoj se është e mundur të shihni të njëjtin rezultat edhe në Pensilvani. Dhe nëse e ke këtë gjë në të dyja shtetet federale, atëherë e bën shumë, shumë të vështirë të shohësh një rrugë se si zëvendëspresidentja Harris të fitojë zgjedhjet.”

Zakoni i mëngjesit që ju ndihmon të reduktoni dhjamin rreth barkut

Në pamje të parë, mund të mendoni se dhjami i tepërt rreth barkut nuk është ndonjë gjë e madhe por kjo mund të shkaktojë disa probleme mjaft të rënda shëndetësore.

Dhjami rreth barkut, shpesh quhet yndyrë e “dëmshme” sepse qëndron rreth organeve tuaja të brendshme.

Ai mund të shkaktojë probleme serioze si diabeti i tipit 2 e madje edhe sëmundje të zemrës.

Fatmirësisht, me disa ndryshime në stilin e jetesës dhe zakonet tuaja të të ngrënit, do të jeni në gjendje të ulni yndyrën e tepërt.

Sipas ekspertëve, zakoni më i mirë i mëngjesit për tkurrjen e yndyrës së padëshiruar të barkut është ngrënia e proteinave.

Çfarëdo që të hani për mëngjes, sigurohuni që të përfshini edhe proteina në vaktin tuaj.

Proteina është një lëndë ushqyese që mund të rrisë ndjesinë e ngopjes, duke ju ndihmuar të hani më pak dhe të luftoni dhjamin e tepërt.

Si një mëngjes i pasur me proteina mund t’ju ndihmojë të reduktoni yndyrën e barkut?

Hulumtimet kanë zbuluar se regjimet ushqimore të larta në proteina mund të ndihmojnë në humbjen e peshës.

Për shembull, një studim zbuloi se pjesëmarrësit që ishin klasifikuar si obezë ose mbipeshë ishin në gjendje të humbisnin peshë dhe të ulnin nivelet e kolesterolit me një dietë të përkohshme me shumë proteina.

Pjesëmarrësit që kishin një rrezik më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare patën humbje më të madhe në peshës pas konsumimit të dietës të pasur me proteina.

Gjithashtu studiuesit zbuluan se ekziston një lidhje e fortë midis cilësisë dhe sasisë së proteinave dhe reduktimit të yndyrës së barkut.

Ata theksojnë rëndësinë e këtyre zbulimeve, duke thënë se dhjami rreth barkut është një shënues i fortë për disa sëmundje dhe vdekshmërinë prej tyre.

Pra, nëse doni të përgatisni një mëngjes me proteina të larta, provoni të konsumoni vezë, mish pa dhjamë dhe një lëng me pluhur proteinash./AgroWeb.org

 

Rritja e çuditshme e kancerit tek të rinjtë! Çfarë po ndodh?

Ka raste në rritje të kancerit të gjirit, kolorektalit dhe kancereve të tjera te njerëzit në të 20-at, 30-at dhe 40-at e tyre. Çfarë po ndodh?

Gjatë 10 viteve të fundit, normat e kancerit kolorektal në mesin e personave të moshës 25 deri në 49 vjeç janë rritur në 24 vende të ndryshme, duke përfshirë MB, SHBA, Francë, Australi, Kanada, Norvegji dhe Argjentinë.

Gjetjet e hershme të hetimit, të paraqitura nga një ekip ndërkombëtar në kongresin e Unionit për Kontrollin Ndërkombëtar të Kancerit (UICC) në Gjenevë në shtator 2024, ishin po aq tërheqëse sa edhe shqetësuese.

Studiuesit, nga Shoqëria Amerikane e Kancerit (ACS) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Kërkimin mbi Kancerin, anketuan të dhëna nga 50 vende për të kuptuar trendin.

Në 14 prej këtyre vendeve, tendenca në rritje u pa vetëm tek të rriturit më të rinj, me normat e të moshuarve që mbeten të qëndrueshme.
Rezultatet janë më të fundit në një mori studimesh që detajojnë një rritje të ngjashme të një sërë kanceresh të ndryshëm tek të rinjtë.

Kanceri i gjirit është një formë e kancerit ku tendenca është e dukshme. Një raport i ri nga ACS zbuloi se ndërsa vdekjet nga kanceri i gjirit tek gratë kanë rënë me rreth 10% në dekadën e fundit, normat e incidencës po rriten me 1% në vit në përgjithësi – dhe 1.4% në vit për gratë nën moshën 50 vjeç.

Bazuar në hetimet epidemiologjike, duket se kjo prirje ka filluar fillimisht në vitet 1990. Një studim zbuloi se incidenca globale e kancerit të hershëm ishte rritur me 79% midis 1990 dhe 2019, me numrin e vdekjeve të lidhura me kancerin tek të rinjtë në rritje me 29%. Një raport tjetër në The Lancet Public Health përshkruan se si normat e incidencës së kancerit në SHBA janë rritur në mënyrë të qëndrueshme midis brezave në 17 lloje të ndryshme të kancerit, veçanërisht në Generation Xers dhe Millennials.

Specialistët e kancerit thonë se pacientët që paraqesin sëmundje si kanceri i pankreasit, një sëmundje ku shumica e njerëzve diagnostikohen në fillim të të 70-tave, ndonjëherë janë disa dekada më të rinj sesa pritej zakonisht.

“Nuk është e pazakontë që unë të shoh dikë nën moshën 40 vjeç me kancer pankreatik,” thotë Eileen O’Reilly, një onkologe mjekësore gastrointestinale në Qendrën e Kancerit Memorial Sloan Kettering në Nju Jork. “Është pothuajse çdo javë, gjë që është një mendim i frikshëm. Këta janë njerëz në kulmin e jetës, të cilët po krijojnë familje dhe kanë gjithçka për të jetuar. Implikimet për shoqërinë janë të thella.”

Ndërsa onkologët zakonisht kanë menduar që kanceret tek të rinjtë janë kryesisht pasojë e faktorëve të rrezikut të trashëgueshëm, siç janë mutacionet e gjeneve BRCA1 dhe BRCA2 në rastin e kancerit të gjirit, gjithnjë e më shumë pacientë nuk kanë predispozicion të dukshëm gjenetik. O’Reilly thotë se në shumicën e rasteve të të rinjve që sheh, nuk ka asnjë shpjegim të qartë gjenetik dhe kur studiohen në laborator, tumoret e bartura nga pacientët në të 20-at, 30-at ose 40-at duket se janë më agresivë në krahasim me një pacient tipik me kancer pankreatik në të 70-at e tyre.
Ajo thotë se kjo shpesh e bën prognozën e tyre shumë të keqe, edhe pse vetë pacienti shpeshherë është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sulmet izraelite në xhaminë dhe shkollën në Gaza, vriten 26 persona

Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 26 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në një xhami dhe shkollë ku strehohen palestinezët e zhvendosur.

Dhjetëra njerëz u plagosën gjithashtu në sulmet që goditën shkollën Ibn Rushd dhe xhaminë e Martirëve Al-Aksa në Deir al-Balah, tha ministria.

Ushtria izraelite tha se kishte vënë në shënjestër militantët e Hamasit që vepronin brenda qendrave të “komandimit dhe kontrollit”.

Në veri të Gazës, forcat izraelite rrethuan zonën Jabalia në përgjigje tëpërpjekjeve të Hamasit për të rindërtuar.

Ushtria lëshoi ​​gjithashtu zona të reja të mundshme evakuimi në veri dhe rihapi rrugët për në një zonë humanitare.

Hetuesja e skenës së krimit të Tupac: Diddy ka lidhje me vrasjen e reperit

Hetuesja e skenës së krimit të Tupac Shakur, Sheryl McCollum beson se Sean “Diddy” Combs ka lidhje me vrasjen e reperit në vitin 1996 dhe plagosjen e tij në 1994.

“E gjithë kjo gjë për mua filloi në vitin 1994 – hera e parë që u qëllua Tupac”, tha McCollum, i cili hetoi vdekjen e Shakurit në vitin 1996.

Ylli i hitit “All Eyez On Me” u qëllua gjatë një grabitjeje në Quad Studios të Nju Jorkut në Times Square, në të njëjtën kohë, Sean “Diddy” Combs ishte në studio me një rrethim prej rreth 40 personash në 1994.

“Nuk duhet të qëlloni dikë pesë herë për t’i marrë bizhuteritë dhe paratë e tyre,” shpjegoi McCollum.

“Sean ‘Puffy’ Combs mbeti i padëmtuar, i pa kërcënuar. Si ka kuptim për këdo që një person do të grabitet dhe jo tjetri? Kush do të kishte pasur më shumë para dhe bizhuteri?”

Pas të shtënave, Shakur akuzoi hapur Biggie Smalls (i njohur edhe si Notorious B.I.G.), labelin e tij Bad Boy Records dhe themeluesin e labelit, Combs, se kishin një rol në incident për shkak të reagimit të tyre të pashqetësuar.

“Askush nuk më është afruar. Vura re se askush nuk do të më shikonte,” tha Tupac për revistën Vibe në vitin 1995.

“Edhe Puffy po qëndronte prapa. E njihja Puffy-n”, tha ai.

Shakur u vra dy vjet më vonë teksa po largohej nga një ndeshje boksi në MGM Grand në Las Vegas.

“Ai është bllokuar në një ashensor dhe më pas është bllokuar në një makinë. Me pak fjalë skishte ku të shkonte”, tha hetuesja.

“Kjo, për mua, zvogëlon mjaft mirë grupin tuaj të dyshimtë. Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve do ta dinin se ku ishte ai në ato ditë.”

Natyrisht, Combs, 54 vjeç dhe Biggie mohuan me forcë çdo lidhje me vdekjen e Shakurit. Për ironi, Biggie u vra në vitin 1997 dhe çështja nuk është zbardhur.

McCollum shprehu teorinë e saj pasi Page Six raportoi ekskluzivisht në korrik se familja e Shakur po konsideron të ngrejë një padi kundër Combs.

 

Pas vdekjes së njerkës, Madonna humb edhe vëllain! Christopher vdes nga kanceri

Vëllai i Madonës, Christopher Ciccone ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Ciccone vdiq pas një beteje me kancerin të premten, tha përfaqësuesi i tij për TMZ të dielën.

Pak ditë më parë, Madonna humbi edhe njerkën, Joan Ciccone,  pas humbi betejën me kancerin më 24 shtator.

Janë ndarë? Princ Harry dhe Meghan Markle drejt divorcit

Duka dhe Dukesha e Sussex-it u martuan në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë së bashku.

Por, sipas një burimi të brendshëm mbretëror Princi Harry dhe Meghan Markle janë drejt ndarjes.

Markle u martua me djalin e mbretit Charles III pas rreth 9 vitesh lidhje dhe që atëherë, është dukur se ata kanë pasur vetëm njëri-tjetrin si mbështetje që kur u larguan nga detyrat mbretërore në 2020.

Princi Harry ka humbur kontaktet me familjen e tij që kur u transferua me të në Kaliforni, ndërsa ata gjithashtu kanë humbur miq të përbashkët si Beckhams për shkak të sipërmarrjeve të biznesit si dhe incidenteve të diskutueshme si intervista e tyre me Oprah Winfrey në 2021.

Tani 40-vjeçarit raportohet se i mungon familja e tij dhe nuk është shumë i interesuar për stilin e jetës së të famshmëve në Los Angeles, pasi raportet qarkullojnë se dyshja mund të jetë në një rrugë përplasjeje për t’u divorcuar.

“Ata janë duke u larguar për një kohë,” tha një i brendshëm për RadarOnline.com. “Me dëshirën e Harry-t për t’u kthyer në MB, ku janë miqtë e tij të vjetër që pinë alkool dhe shpresa e tij për t’u rikthyer në shoqërinë shumë të rehatshme të familjes mbretërore, duke vënë një tendosje të vërtetë në martesën e tyre.

Atij i pëlqente të luante sport me miqtë e tij, dhe jeta që Meghan dëshiron të bëjë në LA nuk mund të ishte më larg nga kjo.

Dhe [kjo] do të dukej e huaj për çdo anglez gjakblu. Planet e tij për të ndjekur aktivitetet e tij dhe turnetë larg Meghan janë shenja e parë që ata janë në një ‘ndarje provë’.”

Fqinji i saj vdiq pas tritolit që iu vendos në banesë, Xhovana: As unë s’do isha gjallë

Giovanna Nikolli ka reaguar sërish pas vdekjes së fiqnjit të saj, Enea Thomaraj, pas një atentati që asaj iu bë në banesën ku jetonte me qira në Elbasan.

Ajo i shprehu ngushëllimet familjes së 29-vjeçarit, por njerëzit në rrjetet sociale e fajësuan për vdekjen e tij.

Giovanna shkruan se mund të ishte vetë viktimë sot, ndërsa i quajti komentuesit mbeturina.

Ajo shkruan se është fjali i shtetit që lë kriminelë të bëjnë ligjin nga burgu, referuar Nuredin Dumanit që e akuzon si prositës të ngjarjes.

Sa më shume të më mallkoni aq më shumë më shtohet jeta. Ju jeni veç mbeturina. Se veç unë e di dhe familja ime ça po kalojmë ,edhe ne ishim viktima në atë mes nuk mora jetën e askujt nuk jam fajtore për asgjë as un as motra ime mund të ishte dhe nëna jonë duke qarë për ne sot.

Po të kisha qenë në kuzhinë atë moment që ka plasur tritoli nuk do isha gjallë sot. Faji është i shtetit qe i le kriminelët të bëjnë ligjin nga burgu. Por ju kemi lan Zotin”, shkroi Giovanna.