Aplikacion
Aktori Julian Deda ka reaguar pas një intervistë të dhënë nga kolegu i tij Albano Bodgo, në të cilën ky i fundit gjatë bisedës përdorte fjalë banale.
Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, Deda shprehet se ndihet i keqardhur kur shikon që kolegu i tij “ka rënë në këtë derexhe”, duke i thënë se nuk ka nevojë të bjerë në këtë nivel të të folurit sepse ka talent dhe është i formuar, e se publikun e ka fituar me talent dhe mënyrën si ka tejçuar humorin tek ta.
Televizioni ka etikë thotë Juli, aq më tepër orari kur transmetohet.
“Kam parë shumë video virale të bëra kohët e fundit, ku në qendër të videove është kolegu im, që kam bërë humor. Me thënë të vërtetën më ka ardhur keq që e kam parë në atë derexhe fjalori, jo se unë jam ëngjëll në të folur, por ka një gjë, ekrani në përgjithësi ka një lloj etike. E kërkon një lloj etike, për të cilën unë tregoj kujdes.
Nuk jam kundër përmendjes së disa fjalëve tek tuk, aty ku shkon, rri fiks, por nëse bëhet qëllim në vetvete nuk është më art. Prandaj them që duhet të kemi shumë kujdes. Unë personin në fjalë e kam pasur koleg dhe e kam koleg, është shumë i talentuar, por kur e shikoj në këto lloj rrethanash them pse, arsyet pse është në këtë derexhe.
Ti vëlla nuk ke nevojë të shkosh në këtë lloj niveli sepse ti ke talent. E ke fituar publikun me talentin dhe humorin tënd. E kuptoj kur je nëpër lokale, ose ambiente më intime, por në televizion, ka etikë, aq më tepër orari kur transmetohet”, tha ai.
Teoria/ Pas skandalit të Diddyt, rrjeti i bindur: Beyonce ka rrëmbyer Sia-n
Thashetheme po qarkullojnë gjerë e gjatë në media. Shumë persona pretendojnë se Beyonce ka rrëmbyer këngëtaren e mirënjohur Sia dhe këtë të fundit po e mban rob në një strehë të fshehur, ndërsa po i bën presion që të shkruajë këngë.
Për më tepër hashtagu #SaveSia, është trend në X (i njohur më parë si Twitter) dhe shumë përdorues po dëshifrojnë tweet-et e Sia-s për të kërkuar lutjet e fshehura për ndihmë.
Megjithatë është ende e paqartë se si gjërat kanë filluar. Sipas një artikulli të Buzzfeed të korrikut 2016, mund të ketë filluar me intervistën e Sia-s në 2015, me Rolling Stones.
Asokohe Sia iu referua bashkëpunimit të saj me Beyonce si një “kamp shkrimi”.
Duke marrë shkas dhe nga skandali i fundit i Diddy-t ku thuhet se bashkëpunëtor me të janë edhe Beyonce me Jay Z, fansat kanë ngritur dyshimet e tyre nëpër rrjet duke marrë gjithashtu shkas nga postimet e bëra prej Sias nëpër rrjete sociale të tilla si:
“Do qëndrojnë kriminelët më të rrezikshëm”, burgu i Ali Demit do strehojë shqiptarët e dënuar në MBOH MY GOD BEYONCÉ KIDNAPPED SIA #SaveSia pic.twitter.com/OG3erOSPgN
— Julian 🦦 (@jujuondembeatz) August 1, 2016
Britania po ndihmon në hapjen e një burgu të ri në Shqipëri, shkruan The Telegraph.
Në artikull thuhet se oficerët e burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar kanë punuar me homologët e tyre shqiptarë për të zhvilluar burgun e parë të hapur në vend pas një marrëveshjeje prej 4 milionë paund në vit për transferimin e të burgosurve.
Britania po i paguan Shqipërisë paratë për të rikthyer 200 të burgosurit e saj më të rrezikshëm, si dhe financon trajnimin e oficerëve të burgjeve, rinovimin e burgut, sigurinë shtesë dhe pajisjet e rehabilitimit.
Mbretëria e Bashkuar ka paguar gjithashtu 1.5 milion £ për 15 makina elektrike dhe 22 mikrobusë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit të burgjeve në Shqipëri.
Është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të trajtuar krizën e mbipopullimit në burgjet në Angli dhe Uells.
Janë rreth 1,270 shqiptarë të mbajtur në burgje në Angli dhe Uells, numri më i madh nga çdo kombësi.
Sipas “The Telegraph”, bëhet fjalë për burgun e “Ali Demit”, i cili ishte burgu i grave në Tiranë.
Klevis Qose, drejtori i përgjithshëm i shërbimit të burgjeve shqiptare, tha: “Ne jemi gati të popullojmë burgun e hapur të Ali Demit, burgun më të ri në Shqipëri.”
Projekti i financuar nga qeveria shqiptare dhe me mbështetjen e ambasadës britanike në Tiranë për rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore, pritet të përgatisë të dënuarit për t’iu përshtatur sa më natyrshëm jetës civile.
Sipas marrëveshjes dyvjeçare, kriminelët, të gjithë që vuajnë dënime me më shumë se katër vjet, do të përfundojnë burgimin në Shqipëri me një kosto prej 32 £ në ditë, krahasuar me 109 £ në ditë në Britani.
Të 200 të burgosurit përfshijnë vrasës, përdhunues dhe tregtarë droge, të cilët do të transferohen në grupe në Shqipëri, ku do të vuajnë të njëjtën kohë dënimi si në Mbretërinë e Bashkuar.
Do të ketë një grup të përbashkët mbikëqyrës për të parandaluar keqtrajtimin e të burgosurve, ndërsa qeveria shqiptare do të përgatisë një raport vjetor për të burgosurit dhe kushtet e tyre. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të ketë të drejtën për të kryer kontrolle fizike.
Në mesin e 200 të transferuarve janë 17 të burgosur përjetë, përfshirë Koci Selamaj, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, i cili është dënuar me 36 vite burg.
Ai ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet, që do të thotë që Britania e Madhe do t’i paguajë shqiptarët 400,000 £ për ta burgosur për 34 vitet e mbetura të dënimit të tij. Do të kushtonte më shumë se 2 milionë paund nëse ai do të qëndronte në Britaninë e Madhe.
Cubi bën deklaratën e papritur për Kiara Titon: Më mori nga duart…Esmeralda Metka, e njohur si “Cubi” së fundmi ka bërë një deklaratë teksa është shprehur se Kiara “i mori nga duart” moderimin e Portokallisë.
E ftuar në një intervistë aktorja është pyetur nëse do të kishte dëshirë të ishte pjesë e moderimit të emisionit të humorit. Mirëpo me përgjigjen e saj, ajo i ka lënë pa fjalë të gjithë.
“Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit,” u përgjigj Cubi për “Top Albania Radio”.
Edhe pse aktorja u përgjigj duke qeshur, sërish la vend për dyshim se diçka e tillë ka ndodhur më të vertetë.
Megjithatë kjo deklaratë e saj tani mbetet thjeshtë një aludim.
Pjesë nga biseda:
Do doje të ishe prezantuese e Portokallisë?
Cubi: Sigurisht që po! Por ma morën ma morën në moment të fundit.
Kush ta ka marrë Nevina apo Kiara?
Cubi: Kiara, kjo e reja. (qesh).
Po ti e kishe shfaqur më përpara këtë dëshirë apo kurrë?
Cubi: E kisha shfaqur nëpër ëndrrat e mia. Ja thash dikujt por s’ma dëgjoi…
SHBA paralajmëron Iranin në OKB: Mos na sulmo as ne, as IzraelinKëshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara po diskuton për konfliktin që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Iranin nga ky takim që të mos sulmojë Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin.
“Veprimet tona janë mbrojtëse”, deklaroi Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield. “Më lejoni të jem e qartë: regjimi iranian do të mbahet përgjegjës për veprimet e tij. Paralajmërojmë seriozisht Iranin – dhe grupet e afërta me te – që të mos ndërmarrin veprime kundër Shteteve të Bashkuara, apo kundër Izraelit,” tha ajo.
Ajo tha se Këshilli i Sigurimit duhet të dënojë sulmin e Iranit dhe të vendosë “pasoja serioze” ndaj Rojës Revolucionare të Iranit për veprimet e saj. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të përshkallëzimit dhe shkëmbimit të sulmeve, që sipas tij po i çojnë popujt e Lindjes së Mesme “drejt humnerës”.
“Është e një rëndësie thelbësore që të shmangim një luftë të plotë në Liban, që do të kishte pasoja tepër të rënda,” shtoi ai. Ai dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, si dhe sulmet e Hamasit dhe Hezbollahut, ndërkohë që kritikoi Izraelin, për atë që e quajti, “fushatën më të përgjakshme dhe më shkatërrimtare ushtarake gjatë mandatit të tij si sekretar i përgjithshëm” duke iu referuar konfliktit në Gazë pas sulmit të 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit.
“Është koha e fundit për një armëpushim të menjëhershëm në Gazë,” deklaroi ai. “Është koha e fundit për t’u dhënë fund luftimeve në Liban… Është koha e fundit për të ndalur këtë cikël të rëndë përshkallëzimi.”
Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të martën, Irani justifikoi sulmin ndaj Izraelit si akt të vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së, duke cituar “veprimet agresive” të Izraelit, përfshirë shkeljen e sovranitetit të Iranit. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Izraelit njoftoi sot se i ka ndaluar hyrjen zotit Guterres në Izrael, duke e akuzuar se është treguar i njëanshëm ndaj Izraelit.
Ministri izraelit Israel Katz tha se Izraeli e ka shpallur zotin Guterren ‘persona non grata’. Ky vendim thellon çarjet ekzistuese ndërmjet Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara. Izraeli po ashtu njoftoi të mërkurën se shtatë ushtarë të tij janë vrarë gjatë luftimeve në Liban. Vdekjet e tyre u bën të ditura të mërkurën, një ditë pasi Izraeli njoftoi se kishte filluar ofensivën tokësore në Liban.
Luftimet ndërmjet ushtarëve izraelitë dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në pjesën jugore të Libanit, sipas njoftimeve të të dyja palëve. Izraeli njoftoi se do të dërgonte më shumë trupa dhe artileri në zonën kufitare. /VOA
2 muaj protesta, hapet rruga për banorët e Krujës dhe Fushë Krujës në autostradën Thumanë-KasharAksesi i banorëve me rrugë hyrje-dalje në autostradën Thumanë – Kashar është mundësuar tashmë.
Organizatori i protestave të vazhdueshme për aksesin në këtë aks kombëtar, Mariglend Doçi, shprehet se nga sot mijëra bizneset e zonës dhe 85 mijë banorët e kësaj zone kanë akses në rrugën Thumanë-Kashar.
Në postimin e tij në Facebook, Doçi thekson se ‘aksesi u mundësua fal rezistencës epike, të jashtëzakonshme të vëllezërve dhe motrave krutane’.
‘Mundëm të fitojmë atë që na u mohua, e drejta e lëvizjes pa pagesë si dhe për të mos shkuar deri në Kashar dhe ardhur më pas në banesat tona’, shkruan Doçi.
Postimi i plotë:
Te dashur miq. Qe nga dita e sotme eshte bere e mundur hapja e aksesit te plote te nacionales Fushkruje-Milot me pjesen tjeter te bllokuar. Hyrja nga Fushkruje ne drejtim te Milotit behet tek ish-rrethrrotullimi ne Thumane e ndersa dalja kur udheton ne drejtim te Tiranes tek mbikalimi i pare sa kalon ish-rrethrrotullimin Thumane 500 metra me tutje tek mbikalimi i fshatit Gramez.
Shperndajeni sa me shume kete postim ta mesojne te gjithe qe ju vlen si informacion
A ka shpresë për normalitet?Nga Lutfi Dervishi
Pyetja mund të merret si akuzë, si reflektim realiteti, mund të jetë lutje, por mund të jetë edhe retorike?
Djegia e karrikeve nga deputetët e opozitës, para godinës së Kuvendit në shenjë proteste ndaj burgosjes së një kolegu, do të pasohet nga protesta e paralajmëruar e 7 tetorit që me shumë gjasë nuk do t’i ngjajë protestave të tjera. Pas zjarrit vijnë gjithnjë pasoja.
Opozita po rrekej me javë dhe muaj për një “protestë të madhe”. Nuk po ndezte.
Pas verës së nxehtë, vendi dukej se po futej në shinat e normalitet.
Kryeministri që kishte injoruar një sërë interpelancash iu përgjigj kërkesës së deputetëve të opozitës dhe ngjarja më e madhe dukej se do të ishte shpallja e datës së zgjedhjeve të ardhshme.
Dhurata opozitës i erdhi nga vetë pozita. Njëherë duke refuzuar vendimin e Gjykatës Kushtetuse për një deputet të vetin dhe herën e dytë nga gjykata e Apelit që mori një vendim jo vetëm të diskutueshëm, duke dënuar nënkryetarin e grupit parlamentar të PD-së.
Gjykatësit dhe prokurori duke shkruar “kallëzim i rremë publik” bënë vetë një kualifikim vepre penale që nuk e ka as kodi penal, as ai i procedures penale (Parimi themelor që u mesohet studentëve në fakultet juridik dhe në shkollen e magjistratures: sine lege nulla poena (nuk ka denim për diçka që nuk parashikohet ne ligj).
Për me tepër dënimi u dha jo me gjobë, jo me 6 muaj heqie lirie, por 1 vit burg që deputetit jo vetëm t’i hiqej mandati, por të vuajë edhe 5 vjet sipas ligjit të dekriminalizimit.
Qershia mbi tortë në këtë rat është gëzimi i papërmbajtur i Kryeministrit që u shpreh nga Nju Jorku përmes platformës X.
Shprehja “idiote” nuk komentojmë vendimet e gjykatave tani mund të lexohet: nuk komentojmë, por i gëzohemi dhe i përgëzojmë.
Vendimet e gjykatave në një vend normal, zbatohen, por komentohen që ç’ke me të. Debati dhe teprimi në lirinë e shprehjes është çmimi që një shoqëri paguan për të qenë e lirë.
Në një vend normal, ku gjykata nuk është zgjatje e tekave politike, kjo çështje nuk do të ishte çështje. Por ne pëlqejmë tragjikomedinë jo vetëm në politikë, por edhe në Drejtësi.
24 deputetë të opozitës janë dërguar në SPAK për djegien e karrikeve! Në kundërpërgjigje 73 deputetë të shumicës janë paditur nga opozita në SPAK për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuse.
Në një vend normal, SPAK duhet të ishte lënë i lirë sepse vetëm me përgjimet e bisedave në SKY dhe Encrochat ka shumë punë për të bërë, duke nisur nga vettingu i vetes, për të vijuar me shumëkëndëshin Krim-politikë- biznes- media- drejtësi. Duket se i vetmi vetting që nuk mund të ndikohet nga politika dhe krimi mund të jetë zbardhja dhe hetimi i komunikimeve në këto aplikacione, ku përveç të tjerëve edhe prokurorë e gjykatës marrin e japin me botën e nëndheshme.
Në një vend normal, Parlamenti, teorikisht djepi i debatit demokratik, nuk do të ishte teatër ku gjatë gjithë kohës aktorët janë në podium, duke hedhur kush propagandë e kush akuza.
Në një vend normal deputetët angazhohen në një dialog të vërtetë dhe kuptimplotë.
Në një vend normal, etika parlamentare nuk është thjesht një formalitet, por një udhëzues që respektohet nga të gjithë. Opozita dhe qeveria përballen në sallë, por konflikti mbetet brenda sferës së ideve. Këtu, preferohet një lloj tjetër drame, ku paditë fluturojnë si avionë letre, dhe etika ka aq forcë sa urdhëri i oficerit ndaj ushtarit ditën e fundit të ushtrisë.
Media si marionetë për manipulim
Në një vend normal, media raporton mbi çështjet, heton keqbërjet dhe mban pushtetin përgjegjës. Në një vend anormal media shfaqet si krah i qeverisë, ministrat kthehen në reporterë që raportojnë vetveten duke shpërndarë me gaz e hare propagandën e veshur si lajm.
Në një vend anormal në lajme nuk sheh njerëz, por ministra, nuk sheh halle, por vetëm gaz e hare, nuk sheh njerëz që largohen, por vetëm turistë që vijnë, nuk sheh ngjarje, por protokoll, nuk sheh denoncime, por vetëm lavdërime, nuk sheh vepra, por zotime, nuk sheh mosrealizme, por inspektime.
Iluzioni i Transparencës
Ne flasim për transparencën si instrumet magjik që mjafton ta shqiptojmë dhe do të pastrojë sistemin dhe aktorët nga të gjitha mëkatet. E megjithatë, transparenca është më shumë një iluzion, një mirazh që zhduket sapo mendon se ke kapur një pamje të saj. Vendimet merren në dhoma të mbushura me tymin e puros, dhe ligjet gatuhen për t’i shërbyer interesave të një grushti njerëzish. Kemi mbërritur në pikën ku zyrtarët më parë dorëzojnë duart te Prokurori se të japin informacionin dhe dokumentat që e kanë detyrim ligjor për t’i dhënë.
Një vend normal është ai ku institucionet janë më të forta se liderët që i zënë përkohësisht dhe jo ai ku institucionet përkulen sipas vullnetit të liderit.
Korrupsioni nuk është thjesht një fenomen që e has kudo; është një mekanizëm plotësisht funksional që drejton sistemin, i vajisur me sloganin “kemi SPAK-un për këtë punë!”
A thua se ekzistenca e vetëm një institucioni i shfajëson të gjithë të tjerët nga përgjegjësia! Vullneti politik sa vjen dhe i ngjan legjendës që shumë flasin për të, por askush nuk e ka parë.
Në thelbin e anormalitetit është e vërteta e hidhur që ne nuk po flasim për problemet e vërteta. Në një vend normal, diskursi politik do të përqendrohej te politikat e orientuara drejt së ardhmes, në zgjidhjen e problemeve reale si varfëria, papunësia, shëndetësia, pensionet, largimi i njerëzve dhe jo te trushpëlarja e propaganda.
Zgjedhjet si iluzion demokratik
Në një vend normal, zgjedhjet janë të lira, të ndershme dhe një reflektim i vullnetit të votueve. Në një vend anormal, zgjedhjet kthehen në një treg ku paratë, ndikimi dhe fuqia e krimit të organizuar paracaktojnë rezultatin. Nga një garë me rregulla të qarta dhe kushte të barabarta mes partive garuese, zgjedhjet kthehen në një luftë të pushtetit me opozitën.
A mund të jemi vend normal?
Por para përgjigje se kësaj pyetje duhet adresuar pyetja: çfarë nënkuptojmë me vend “normal.”? Nëse normal do të thotë një demokraci funksionale, e lirë nga ndikimet toksike të korrupsionit, manipulimit mediatik dhe hakmarrjeve personale, atëherë kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë.
Por ndoshta duhet të qartesohemi se çfarë vendi duam që të jemi. Për momentin jemi në rrugën e një cikli dystopik dhe nëse nuk dalim prej tij, normaliteti do të jetë fantazi dhe anormaliteti normalitet.
Karim Adeyemi ishte lojtari i ndeshjes në fitoren mbrëmë të Dortmundit përballë Celtik.
7 me 1 fitoi klubi gjerman në Ligën e Kampioneve dhe 3 gola u shënuan pikërisht prej Adeyemit.
Pas fitores fitoi dhe çmimin “Lojtari i Ndeshjes” nga UEFA. Bashkë me të dhe topin e ndeshjes, me të cilin edhe bëri fotografi.
Ajo që bie në sy është shkrimi i lojtarit në foto.
“Flm o bir”, shkruan Adejemi në postimin e tij ku një prej firmave shoqërohet me “Ta ha zemrën”.
Adejemi është i lidhur me këngëtaren shqiptare Loredana dhe shpesh herë ka treguar se ka mësuar disa fjalë shqipe nga ajo.
Shqipëria, 1 euro! Pas ndërtimit në bregdete, qeveria do t’i japë privatit edhe tokat në maleZonat malore janë fokusi i ri i zhvillimit të qeverisë, duke i përfshirë në nismën “Shqipëria, 1 euro”.
Një projektligj i dalë për konsultim tregon se “Paketa e Maleve” synon të japë pronat shtetërore në zonat malore me 1 euro, me qëllim zhvillimin ekonomik të tyre.
“Qëllimi i këtij ligji është nxitja dhe tërheqja e investimeve për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në ato zona rajonale dhe/ose lokale, të cilat për shkak të burimeve natyrore, trashëgimisë së pasur kulturore dhe gamën e gjerë të aktiviteteve në natyrë që ofrojnë konsiderohen si zona të një rëndësie të veçantë me përparësi zhvillimin malor dhe kanë nevojë për mbështetje të posaçme me qëllim rimëkëmbjen ekonomike, nxitjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të jetësës dhe shfrytëzimin me efiçence të burimeve të natyrës, mbrojtjes së ekosistemit dhe vlerave territoriale”, shkruhet në draftin e ministrisë së Ekonomisë.
Një plan i tillë zhvillimi përveç se fuqizon ekonomikisht zonat malore dhe i kthen ato në një atraksion turistik, ndikon edhe në uljen e fenomenit të plakjes dhe largimit të popullsisë.
Ministria përgjegjëse për ekonominë, propozon zonat me përparësi zhvillimin, të cilat kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, me qëllim nxitjen e investimeve në këto zona ku ka nivele të larta papunësie dhe ku zhvillimi ekonomik është në nivele të pakënaqshme, krahasuar me rajone të tjera të vendit që një subjekt të marrë një hapësirë shtetërore duhet të konfirmojë se ajo është pa pronar.
MEKI thotë se më këtë nismë synohet të reduktohen pabarazitë sociale dhe ekonomike midis rajoneve në të gjithë vendin dhe të nxitet zhvillimi ekonomik i zonave malore dhe periferike në veçanti, në mënyrë që të gjitha qarqet të jenë në gjendje të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin sa më të shpejtë të vendit.
Iniciativa për këtë projektligj merret në kuadër të “Programit të integruar për zhvillimin rural – Programi i 100 Fshatrave”, dhe më konkretisht, në kuadër të nismës “Investo në Tokën Tënde – Paketa e Maleve”, e cila synon të ofrojë një qasje alternative për tërheqjen e investimeve direkte dhe orientimin e tyre, për zhvillimin e atyre zonave rajonale/lokale të qeverisjes vendore, të identifikuara si zona me përparësi zhvillimin, që kanë nevojë për përdorimin e mekanizmave të veçantë, për zhvillimin ekonomik.
Shqipëria, 1 euro, nisma e kritikuar e Berishës që u pasua tek Rama
Shqipëria, 1 euro, e iniciuar nga demokratët u përqafua edhe nga qeveria socialiste e vendit. Prezantuar fillimisht nga ish-kryeministri Sali Berisha në 2006-n, “Shqipëria, 1 euro” synonte kalimin e tokës publike tek subjektet private, për të investuar. Ideja u kundërshtua fort nga opozita socialistë atë kohë, që e quajtën “Shqipëria në shitje”.
Por ardhja në pushtet e socialistëve i ndryshoi atyre mendjen dhe kryeministri Edi Rama e la nismën në fuqi. Në vendimin e 2014-s, përcaktohej se investimi nuk mund të ishte më pak se 300 mln lekë dhe se afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet 200 – 500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 është deri në 20 (njëzet) vjet. Projekti i investimit duhet të siguronte krijimin e të paktën 50 vendeve të punës.
Përgjatë viteve vendimi u rishikua disa herë.
Për ekspertët e financave, mungesa e transparencës nga ana e qeverisë për këtë program është shqetësim. Në një monitorim të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitin 2017 rezultoi se për 10 subjekte që kanë përfituar nga kjo nisëm i është shkaktuar shtetit një dëm prej 20 milionë dollarë.
5 shenjat e horoskopit që do të shijojnë paratë gjatë tetoritDemi – Tetori është muaji juaj! Çështjet tuaja financiare do të lulëzojnë dhe investimet që keni bërë në të kaluarën do të fillojnë të japin fryte. Ju gjithashtu mund të merrni një ofertë ose ngritje të papritur. Bëhuni gati për të shijuar paratë që do të jenë në xhepin tuaj!
Luani– Luanë, bëhuni gati për një rilindje financiare! Tetori është koha e përkryer për të përfituar nga idetë tuaja krijuese dhe për t’i kthyer ato në para. Një partneritet i ri mund të hapë dyer që nuk i kishit imagjinuar kurrë. Shkëlqimi juaj do t’ju bëjë të dalloheni!
Peshorja – Situata juaj financiare duket se po përmirësohet dhe kjo mund të vijë nga marrëveshjet apo partneritetet që do të bëni. Mos kini frikë të kërkoni atë që meritoni. Tetori ju përgatit për suksese të mëdha!
Bricjapi – Bricjap, është koha për të realizuar ëndrrat tuaja! Tetori do t’ju sjellë mundësi që do t’ju lejojnë të investoni me zgjuarsi dhe t’i shihni paratë tuaja të shumëfishohen. Mos hezitoni të bëni lëvizje që do t’ju sjellin fitime. Puna dhe durimi do të shpërblehen!
Peshqit – Peshq, ky muaj mund të jetë magjik për ju! Mundësitë financiare mund të lindin nga jeta juaj shoqërore. Mos hezitoni të shprehni idetë tuaja, pasi ato mund t’i lënë përshtypje dikujt që mund t’ju mbështesë financiarisht. Gjithashtu, intuita juaj do t’ju udhëheqë drejt zgjedhjeve të mira.
Pra, është koha për të marrë masa! Nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave, përgatituni për një periudhë që do t’ju sjellë pranë prosperitetit financiar. Sa për ju që nuk i përkisni, mos u dëshpëroni! Çdo muaj ka mundësitë e veta, dhe ju mund të jeni me fat!