zoom

Day ArchivePërshkallëzon situata në Lindjen e Mesme/ Paralajmërimet e fundit nga Izraeli dhe Irani

Pas një sulmi masim në Beirut, Izraeli ka lëshuar disa urdhra të reja për evakuime të menjëhershme në periferi të kryeqytetit të Libanit.

Urdhrat e rinj vijnë pas sulmeve që shënjetruan liderin e grupit militant të Libanit Nasrallah ndërsa fati i këtij të fundit mbetet në pikëpyetje. Burime të ndryshme nga rajoni thonë se lideri i Hezbollah i ka mbijetuar sulmit dhe është i sigirt ndërsa burime të tjera bëjnë me dije se ai ndodhej në një nga bunkierët e bombarduar nga Izraeli dhe nuk ka asnjë shans që të ketë mbijetuar.

Sulmi izraelit ndaj Nasrallah ka rritur shqetësimet për eskalimin e konfliktit në Lindjen e Mesme. Kryeministri izraelit Netanjahu ka ndërprerë vizitën e tij në ShBA për tu kthyer me urgjencë në Tel Aviv.

Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se sulmi i fundit e ndryshon të gjithë “lojën” në Lindjen e Mesme ndërsa e ka quajtur bombardimin sulm terrorist ndaj një shteti.

Disa shtete të tjera kanë ndaluar fluturimet me Beirutin dhe iu kanë bërë thirrje shtetasve të tyre të largon menjëherë nga vendi.

Nga Harry Potter në Downton Abbey/ Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur Maggie Smith

Maggie Smith, aktorja e mirënjohur, fituese e shumë çmimeve, me një karrierë të gjatë e të pasur ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare.

E njohur për rolet e saj nga The Prime of Miss Jean Brodie tek Harry Potter në Downton Abbey, Smith ishte fituese e dy çmimeve Oscar dhe tetë Bafta.

Lajmi u bë i ditur nga djemtë e saj Chris Larkin dhe Toby Stephens, të cilët thanë: “Ajo ndërroi jetë paqësisht në spital herët në mëngjes, të premten 27 shtator. Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për të falënderuar stafin e mrekullueshëm në spitalin Chelsea dhe Westminster për kujdesin dhe dashamirësinë e tyre të pakursyer gjatë ditëve të saj të fundit. Ne ju falënderojmë për të gjitha mesazhet dhe mbështetjen tuaj dhe kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment.”- thuhej në deklaratën e famijëve të aktores.

Personalitete nga arti dhe politika në Britaninë e Madhe por jo vetëm, vlerësuan figurën e aktores dhe thanë se ikja e saj nga jeta është një humbje e madhe për kinematografinë.

Aksident i rëndë në Berat/ Përplaset për vdekje një burrë

Një burrë 50-vjeç ka ndërruar mbrëmjen e kësaj të premte pas një aksidenti automobilistik.

Rreth orës 20:40, në rrugën e Kuçovës, A. M., 49 vjeç,  duke drejtuar automjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lëvizur me biçikletë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Berat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Rama në OKB: Kemi nevojë për tolerancë dhe besim

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshmëe të OKB-së në Nju Jork.

Gjtë fjalës së tij, kryeministri tha se perspektivat për një botë të drejtë dhe të barabartë janë të mjegullta dhe sfiduese, ndaj kërkoi që të gjithë të bëjë rolin e vet.

“Kemi paguar çmimin, ky është një tjetër shans që e marrim në trysni për të bërë ndryshimin, ndërsa kohërat në të cilën jetojmë nuk mund të ishin më të zymta. Ne kishim për qëllim të përfaqësonim atë komunitet vendesh që qëndron së bashku. Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për tolerancë e besim. Toleranca kërkon të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, të tolerojmë me respekt, jo thjesht duke pranuar ndryshimet e tjetrit, por duke u angazhuar”- tha Rama.

Ai theksoi se Shqipëria dhe populli i saj ka treguar tolerancë dhe mikpritje.

“Ju dhamë strehë disa mijëra refugjatëve iranianë. Paguam një çmim të madh për mikpritjen e tyre. Regjimit totalitar i Iranit u angazhua në një sulm kibernetik kundër Shqipërisë, por dështuan. Ne nuk u lëkundëm dhe nuk do të lëkundemi. Mikpritja jonë nuk është e lidhur me ndonjë qëndrim ndaj Iranit, por me bindjen tonë humaniste. Së fundmi i shtrimë dorën fqinjës, Italisë. Në vend që thjesht të flisnim u përpoqëm të vepronim, nuk qëndruam duarlidhur. Bëmë pjesën tonë”- shtoi më tej kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu se Kosova tashmë është një shtet sovran ndërsa iu bëri thirrje, vecanërisht 5 vendeve të BE që nuk e kanë bërë ende një gjë të tillë të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Kryeminsitri Rama tha se Shqipëria mbështet një paqe të drejtë mes Ukrainës dhe Rusisë dhe një zgjidhje gjithpërfshirëse me dy shtete në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit.

Parashikimi i motit/ Çfarë na pret në fundjavë

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike me ndryshime të ndjeshme pasi masat ajrore të ngrohta me origjinë jugore do ti lënë vendin masave ajrore të ftohta me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura “verore” për arsyen sic u theksua dhe më lartë të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore.

Ndryshon situata për ditën e Diel për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.

Iu gjetën 1000 vaj bebesh në shtëpi/ Zbulohet arsyeja pse i mbante reperi Diddy

Sasia e mabdhe e vajit të bebeve, që policia gjeti në banesën e reperit amerikan Diddy ka shokuar rrjetin dhe të gjithë ndjekësit që po ndjekin me kuriozitet skandalin e tij.

Avokati i Diddyt ka folur rreth kësaj çështje.

“Nuk e di nga erdhi ky numër. Nuk mund ta imagjinoj të jetë 1000. Nuk jam i sigurt nëse vaji i bebit ka lidhje me ndonjë gjë,” tha ai për TMZ, për dokumentarin “The Doënfall of Diddy: Aktakuza”.

Avokati nuk dha një përgjigje nëse vaji i bebeve mund të përdorej si lubrifikant, por justifikoi duke thënë se reperi mund të kishte blerë një sasi aq të madhe me çmim shumice.

Në padinë prej 14 faqesh të ngritur në rastin e Diddy, agjentët federalë thonë se gjetën një sasi të madhe vaji për fëmijë dhe lubrifikantë në shtëpinë e reperit. Autoritetet besojnë se sasitë u përdorën në festat e Combs të nxitura nga droga dhe alkooli për seksin.

Dyshime ka se vaji i bebeve mund të derdhej edhe në dysheme, në mënyrë që personat e abuzuar të tërhiqeshin zvarrë dhe të mos kishin mundësi të arratiseshin.

“Diddy” u arrestua pak kohë më parë nga policia e Nju Jorkut, teksa qëndronte në një hotel. Arrestimi i tij vjen pas akuzave të shumta dhe një hetimi të vazhdueshëm për trafikim, përdhunim dhe dhunë.

Bardhi i përgjigjet Ramës/ Halli i tij është Olsi Rama

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama pas deklaratës së tij të fundit ku shprehej se vendimi i gjykatës përcaktoi dy botë, atë të shumicës së Shqipërisë me Mbretërinë e Shpifarakëve.

Bardhi shkruan se halli vërtetë i kryeministrit nuk është drejtësia por vëllai i tij, Olsi Rama.

Sipas Bardhit Rama po bën çtë mundet për të ndikuar në hetimin që po bëhet ndaj të vëllait.

Ndër të tjera, Bardhi ka ngritur dia pyetje që kërkojnë përgjigjen e kreut të qeverisë lidhur me rastin e Xibrakës.

Reagimi i Bardhit:
Olsi Rama është halli i Edi Ramës, jo drejtësia; njëlloj siç Geroni ishte halli i Fatmir Xhafajt, dhe jo drejtësia!
Fushata e egër e Edi Ramës për dënimin politik të Ervin Salianjit nga disa gjyqtarë hallexhinj s’ka të bëjë me drejtësinë. Ai po bën çfarë mundet për të ndikuar në hetimin e vëllait të tij dhe për të penguar të vërtetën e përfshirjes së Olsi Ramës me trafikantët ndërkomëbtarë të kokainës në Xibrakë.
Me të tilla fushata, e mbajmë mend që mohoi kanabizimin e vendit. Ne ishim shpifësit që i nxinim imazhin vendit.
Mbrojti Saimir Tahirin. Edhe atëherë ne dolëm shpifës për trafikun e drogës me makinën e Ministrit të Brendshëm. Madje u dënuan dy zyrtarë të lartë të PD nga Dvorani me shokë, por e vërteta doli shpejt në dritë.
Mbrojti Elvis Roshin, Arben Ndokën, Armando Prengën, Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun, dhe të ngjashmit e tyre. Ne ishim shpifësit për akuzat e përdhunimit, vrasjeve dhe trafikur të drogës edhe për to.
Mbrojti incineratorët. Ne shpifnim për korrupsionin, por një dyzinë zyrtarësh janë në burg për këtë.
Me këto fushata shpifjesh, sulmesh dhe dhune ndaj opozitës, Edi Rama ka mbrojtur çdokënd dhe çdo gjë që i rrezikonte pushtetin e vet.
Ervin Salianji nuk e ka sajuar që vëllai i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës ishte një trafikant i dënuar droge në Itali dhe qendronte i qetë në Shqipëri, pa kryer dënimin, nën mbrojtjen politike të qeverisë së Edi Ramës. Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Ervin Salianji u bë zëri publik i një denoncimi të ardhur në Partinë Demokratike se vëllai trafikant i Ministrit të Brendshëm të Edi Ramës vazhdonte i qetë aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Cili institucion e hetoi që kjo nuk është e vërtetë? Policia e Shtetit vartëse e Ministrit me vëllain trafikant? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Pse nuk iu morën mostrat e zërit vëllait të MInistrit të Brendshëm, por u nis paketë postale për të bërë burgun në Itali? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?
Përpara se të na tregojë përrallat e vjetëruara me drejtësi të pavarur, Edi Rama duhet të na thotë edhe diçka tjetër. Çfarë bënte vëllai i tij me makinën që përdornin trafikantët e drogës së Xibrakës në të njëjtën kohë kur ngrihej laboratori i drogës dhe kishte nisur përpunimi i kokainës në Xibrakë? Ka diçka për të thënë për këtë Edi Rama?

Netanjahu fjalim në OKB/ Izraeli bombardon Beirutin

Izraeli ka kryer një sulm masiv ndaj asaj që tha se është selia qendrore e Hezbollahut, në periferi të Bejrutit, teksa një televizion izraelit tha se lideri i grupit, Hassan Nasrallah, ishte shënjestër e sulmit.

Sulmi ndodhi pak pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi në Kombet e Bashkuara se veprimet ndaj organizatës, të shpallur terroriste, nuk do të ndalen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha më 27 shtator se forcat izraelite shënjestruan selinë kryesore të Hezbollahut, që gjendet në mesin e ndërtesave të banimit, pas raportimeve për shpërthime të mëdha dhe zjarr në atë zonë.

Ende nuk ka informacione për vendndodhjen e Nasrallahut pas sulmit.

Netanyahu ndërpreu vizitën e tij në SHBA dhe do të kthehet menjëherë në Izrael.

Më herët gjatë fjalimit në OKB, Netanjahu tha se vend ii tij nuk do të ndalet deri sat ë sigurojë të gjithë banorët në afërsi të ufirit me Lbanin dhe të kthejë në shtëpi pengjet që mbahen ende nga Hamasi.

Netanjahu u braktis nga gjysma e sallës në asamblenë e përgjithshme në OKB, ndërsa u duartrokit gjatë nga pjesa tjetër.

E fundit/ Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (Pamjet)

Deputeti i Partisë Demokratike sapo ka mbërritur në burgun e Fierit, i shoqëruar nga dy automjete të policisë.

Ai u prit në ambjentet e burgut nga deputeti tjetër i PD-së, Luan Baçi i cili tha më herët se vendimi ndaj Salianjit ishte i padrejtë ndërsa i ofori atij mbështetje të plotë.

Salianji do të vuajë në burgun e Fierit, dënimin me 12 muaj burg i cili u njoftua nga gjykata e Apelit një ditë më parë, nën akuzën e kallzimit të rremë.

Ditën e fundit në liri, Salianji e kaloi në ambjentet e selisë së PD-së, ku u diskutua përshakllëzimi i aksionit opozitar përmes protestave dhe jo vetëm.

Përpara mbërritjes në burgun e Fierit, Salianji qëndroi për rreth një orë e gjysëm në ambjentet e policisë së Tiranës, ku u vetëdorëzua këtë pasdite.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by zoom.al (@zoom.al)

Pamjet/ Burgu i Fierit gati për të pritur Ervin Salianjin

Deputeti demokrat Ervin Salianji pritet të mbërrijë nga momenti në moment në ambjentet e burgut të Fierit, aty ku do të vuaj dënimin me burg për 12 muaj.

Pranë ambjenteve të burgut shihet deputeti tjetër demorkat Luan Baçi dhe disa persona të tjerë.

Në një deklarim për mediat Baçi tha e dënimi i Salianjit është një vendim politik, ndërsa shprehu mbështetjen për kolegun demokrat.

Ervin Salianji u dënua nga gjykata e Apelit për kallzim të rremë në lidje me çështjen “Babale”.