Aplikacion
Peshorja shquhet për natyrën e tyre diplomatike, dashurinë për ekuilibrin dhe drejtësinë.
Si një shenjë e ajrit, ata shpesh përpiqen të arrijnë harmoninë në marrëdhëniet dhe mjedisin e tyre.
Peshorja është një nga shenjat më sociale të zodiakut, por shpesh kanë probleme në marrjen e vendimeve. Ndërsa për disa njerëz pavendosmëria e tyre nuk është problem, të tjerët nuk mund ta durojnë atë.
Më poshtë po ju paraqesim tre shenja të horoskopit që i shkojnë mirë Peshores dhe tre që duhen shmangur.
Binjakët
Binjakët dhe Peshorja ndajnë një lidhje intelektuale dhe një dashuri për komunikimin. Këto dy shenja të ajrit plotësojnë njëra-tjetrën në mënyrë perfekte, sepse janë të shoqërueshëm dhe kureshtarë. Marrëdhënia e tyre shpesh është e mbushur me biseda për një gamë të gjerë temash dhe interesash të përbashkëta. Peshorja vlerëson sharmin dhe përshtatshmërinë e Binjakëve, ndërsa Binjakët gëzojnë aftësinë e Peshores për të krijuar harmoni në situatat e përditshme. Marrëdhënia e tyre është argëtuese dhe vazhdimisht në zhvillim, sepse të dyja shenjat i duan ndryshimet dhe sfidat.
Ujori
Ujori dhe Peshorja kanë një pikëpamje të ngjashme për botën dhe ndajnë një dashuri për drejtësinë dhe ekuilibrin shoqëror. Të dyja shenjat janë të pavarura, por në të njëjtën kohë vlerësojnë bashkësinë, prandaj lidhja e tyre shpesh ka një themel të qëndrueshëm. Ujori vlerëson natyrën e shoqërueshme të Peshores, ndërsa Peshorja adhuron inovacionin e Ujorit. Vizioni i tyre i përbashkët për një botë më të mirë dhe lidhjet e thella intelektuale shpesh i çojnë ata drejt marrëdhënieve të gjata dhe të suksesshme.
Luani
Edhe pse në pamje të parë janë të ndryshëm, Luani dhe Peshorja mund të krijojnë një marrëdhënie shumë të suksesshme falë tërheqjes dhe sharmit të tyre të ndërsjellë. Luanit i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes, dhe Peshorja vlerëson energjinë dhe karizmën e Luanit. Marrëdhënia e tyre shpesh bazohet në admirimin e ndërsjellë dhe dëshirën për t’i bërë përshtypje njëri-tjetrit. Entuziazmi i Luanit dhe shpirti diplomatik i Peshores mundësojnë harmoninë në marrëdhënie, ku Luani ndihet i vlerësuar dhe Peshorja gëzon një marrëdhënie harmonike. Së bashku ata krijojnë një çift dinamik që gëzojnë ngjarje shoqërore dhe qëllime të përbashkëta.
Shefja për teknologji e kompanisë OpenAI, Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kjo kompani pas gjashtë vjet e gjysmë.
Murati kishte shërbyer si shefe ekzekutive e kompanisë vitin e kaluar në kohën kur kishte pasur një puç të dështuar kundër themeluesit të firmës,Sam Altman.
Përmes një njoftimi, që ajo ua ka dërguar punonjësve, të cilën e ka shpërndarë edhe në X, Murati tha se “kam marrë vendimin që të largohem nga OpenAI”.
Largimi i Muratit vjen pasi një sërë zyrtarë të lartë të kompanisë së inteligjencës artificiale, që mbështetet nga Microsoft, janë larguar gjatë këtij viti, përfshirë edhe themeluesit Ilya Sutskever dhe John Schulman.
OpenAI, kompania që ka në pronësi ChatGPT, është një prej kompanive që ka përjetuar më së shumti rritje në botë.
“Asnjëherë nuk është momenti i duhur që të largohesh nga vendi që e vlerëson, por sërish, ndiej se ky është vendimi i duhur”, tha Murati, inxhinierja 35-vjeçare nga Vlora.
“Lansimi i modeleve tona për të folurit të Open AI o1, shënojnë fillimin e një epoke të re të ndërveprimit dhe inteligjencës – arritje të mundësuara nga zgjuarsia dhe mjeshtëria juaj”, tha Murati në njoftimin dërguar punonjësve të OpenAI.
Murati tha se po largohet nga kompania sepse dëshiron të krijojë “kohë dhe hapësirë për të eksploruar”. Ajo shtoi se fokusi i saj kryesor do të jetë që në kompani të ketë një “tranzicion” të lehtë pas vendimit për t’u larguar nga kompania.
Shefi ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, përmes një postimi në X e falënderoi Mira Muratin “për gjithçka”.
Ai tha se Mira Murati ishte një person shumë i rëndësishëm për OpenAI, “për misionin tonë dhe për ne të gjithë personalisht”.
“Jam jashtëzakonisht mirënjohës ndaj saj, për ndihmën që nga ka ofruar që të ndërtojmë dhe arrijmë, por mbi të gjitha ndiej mirënjohje personale ndaj saj për mbështetjen dhe dashurinë në kohë të vështira. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë ajo tani”, tha ai.
FOTOT/ Dea Mishel provokon ndjekësit nga SpanjaIsh-banorja e “BBVA” Dea Mishel, prej disa ditësh po qëndron në Spanjë.
Bukuroshja bjonde ka ndarë ndjekësot në Instagram ku shfaqet plot stil por edhe provokuese.
Dea Mishel po vazhdon të gëzojë famën që mori gjatë qëndrimit në “BBV” ndërsa thuhet se firmosur kontrata me disa kompani reklamash.
Raporti/ Rriten hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë, mbi SPAK-un dhe GJKKO-në
Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes (CSDG) publikoi sot raportin vjetor krahasues 2020 – 23 mbi punën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe Gjykatave të Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Studimi vëren se ka rënë numri i çështjeve të reja hetimore për korrupsion gjatë vitit 2023, por është rritur ndjeshëm numri i të dënuarve, që janë gjykuar për korrupsion.
Statistikat tregojnë rritje të hetimeve nga ana e SPAK-ut në çështjet e krimit të organizuar, si dhe numri i të dyshuarve për këto krime.
Në Gjykatat e Posaçme studimi thekson se janë shtuar hetimet dhe vendimet për çështjet penale, ku akuzohen zyrtarë të nivelit të lartë, është shkurtuar dukshëm koha e shqyrtimit të çështjeve penale, ndërsa për gjyqtarët mbetet e lartë ngarkesa mesatare e punës.
“SPAK-u dhe GJKKO gëzojnë një nivel të lartë besimi nga ana e opinionit publik. Shpesh besimi dhe pritshmëria e lartë për drejtësi mbivendosen dhe qëndrojnë të lidhura me njëra tjetrën, ndaj një ulje e mndshme e performancës së tyre mund të shtojë skeptikët e këtij procesi, i cili është shumë mirë nga ana e statistikave”, tha për Zërin e Amerikës, Arjan Dyrmishi, autor i studimit dhe drejtues i Qendrës CSDG.
Ndjekja e korrupsionit
Ndjekja penale nga SPAK-u për rastet e korrupsionit është rritur vazhdimisht në 4 vite, duke mbërritur në 447 raste të dyshuara për korrupsion në 2023.
Megjithatë vitin e fundit u regjistrua një shkallë e ulët e ndjekjes penale për korrupsionin, sepse vetëm 38 raste ose 8.5% e çështjeve të korrupsionit u dërguan për gjykim në 2023, krahasuar me 43 raste ose 10.2% në 2022 dhe 33 raste ose 21% në 2020.
Rastet e korrupsionit të dërguara në gjyq shënuan rënie vitin e fundit, e bashkë me to ranë ndjeshëm numrat e të pandehurve nga 208 në 142 persona të dyshuar për korrupsion.
Por nga ana tjetër të pandehurit për korrupsion, që përfundojnë me dënim janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar. Dënimet për korrupsion arritën në 174 vetë në 2023, një rritje nga 140 në 2022 dhe vetëm 29 në 2020.
Studimi vëren se numri i çështjeve të reja të korrupsionit ka pësuar ulje të vazhdueshme, nga 46 raste në 2021 në 40 raste në 2023. Por numri i rasteve të korrupsionit të përfunduara në 2023 u rrit në 44, pas një rënieje të dukshme në 2022 me 32 raste.
Çështjet e korrupsionit të mbartura janë dyfishuar gjatë vitit 2023 në 23 raste të mbartura në 2023, kundrejt 12 raste në 2022. Por nga ana tjetër, ka rënë në 30 numri i apelimeve në 2023, kundrejt 43 raste në 2022.
Studimi veçon se gjatë vitit 2023 u dyfishua numri i procedimeve penale të filluara kryesisht në raport me vitin 2022, e po ashtu patën rritje edhe procedimet penale krahasuar me një vit më parë, por ato janë dukshëm më të ulëta se ato të dy viteve më parë.
“Qytetarët pohojnë masivisht në anketa se korrupsioni është tema kryesore dhe shqetësimi kryesor i vendit. Duket si një paradoks, që kemi reformën në drejtësi, kemi institucione më të kontrollueshme dhe më llogaridhënëse, kemi progres, kemi të dhëna, tregues dhe statistika pozitive, kemi vlerësime nga BE-ja dhe SHBA-të. Megjithatë korrupsioni vazhdon të jetë shqetësimi kryesor i vendit, ndaj më shumë punë dhe rezultate”, thotë Afrim Krasniqi, drejtues i Institutit të Studimeve Politike.
Ndjekja e krimit të organizuar
Ndjekja penale nga SPAK-u e krimit të organizuar ka shënuar rritje të vazhdueshme rastesh, po ashtu edhe numrat e të pandehurve për këto krime, ndonëse numri i çështjeve të dërguara në gjykatë mbeti në nivele të njëjta.
Vitin e fundit u dënuan nga gjykata vetëm gjysma e të pandehurve për krim të organizuar, që mbërritën në gjykim. Madje në vitin 2022 u dënuan nga gjykata vetëm një e treta e të pandehurve për krim të organizuar, që kaluan në proces gjyqësor.
Në studim vërehet se shkalla e ndjekjes penale ka një rënie të lehtë 5.5 për qind, ose 11 çështje të dërguara në gjykatë nga 201 të tilla, krahasuar me një vit më parë, kur iu dorëzuan drejtësisë 10 nga 167 çështje.
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u regjistruan vitin e kaluar 16 çështje të reja nga 27 një vit më parë. Nga ana tjetër u mbartën 25 çështje, ose dy më shumë nga një vit më parë, dhe u përfunduan 21 çështje gjyqësore në 2023 nga 25 çështje të mbyllura në 2022.
“Lufta ndaj korrupsionit dhe krimit është në qendër të forcimit të ligjit dhe detyrë themelore në procesin e integrimit europian të vendit. Kjo luftë është më sfiduese dhe më komplekse se kurrë. Ngritja e SPAK-ut dhe institucioneve të reja të drejtësisë gjatë reformës janë gur themeli të këtij procesi, që u krijuan me mirëkuptim të gjerë të politikës dhe të shoqërisë shqiptare. Detyra kryesore që nga ngritja e SPAK-ut është forcimi i integritetit, pavarësisë dhe efektshmërisë së tij në luftën kundër krimit të organizuar korrupsionit të nivelit të lartë. SPAK-u ka dhënë rezultate inkurajuese, ai është sot institucioni më i besueshëm i Shqipërisë dhe të gjithëve u duhet një SPAK i fortë dhe i pavarur, për t’i dhënë fund pandëshkushmërisë në çështjet korruptive të niveleve të larta”, theksoi ambasadori Silvio Gonzato, drejtues i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Zyrtarët e nivelit të lartë
Hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
Hetimet dhe dënimet për zyrtarët e lartë
Në morinë e mbi 1 mijë e 533 procedimeve për korrupsion gjithsej me mbi 1 mijë të pandehur, janë hetuar 43 zyrtarë të lartë për korrupsion, prej tyre janë dërguar për gjykim 32 prej tyre si të dyshuar për korrupsion dhe u dënuan për këtë lloj krimi 20 zyrtarë të lartë.
Mes të dënuarve nga 2020 deri në 2023 janë 3 ish gjyqtarë, 1 ish prokuror, 1 ish anëtar i KPA-së, 3 ish kryetarë bashkie, 1 kryetar bashkie, 1 ish nënkryetar bashkie, 1 ish zv.ministër i brendshëm, 1 ish sekretar i përgjithshëm ministrie, dhe 2 ish deputetë.
Sipas studimit, u shënua një rritje prej 8.5 për qind në vitin 2023 në hetimet mbi zyrtarët e nivelit të lartë, kundrejt 0.5 për qind që ishte në 2021.
Vitin e kaluar GJKKO përfundoi me vendim gjyqësor mbi 75 për qind e çështjeve të dërguara për korrupsion dhe krim të organizuar në atë gjykatë, që u përkisnin të pandehurve të nivelit të lartë, ndërsa vitin 2020 kjo ishte 25 për qind.
Në vitin 2023 u hetuan 2 raste skemash korruptive, ndërsa më parë drejtësia e reformuar kishte hetuar vetëm një rast.
Gjykatat e Posaçme
Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar gjatë 2023 u regjistruan më pak çështje të reja për korrupsion, u rrit numri i çështjeve të mbartura, por u morën më shumë vendime gjyqësore krahasuar me një vit më parë.
Në të njëjtën gjykatë u regjistruan gjatë vitit të kaluar më pak çështje të reja për krim të organizuar, si dhe më pak vendime gjyqësore, ndërsa u rrit numri i çështjeve të mbartura nga një vit më parë.
Në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ranë ndjeshëm çështjet e korrupsionit në raport me një vit më parë, ndërsa u shtuan çështjet e krimit të organizuar.
Të dy gjykatat kanë shkurtuar ndjeshëm kohën e shqyrtimit të çështjes, ndonëse ngarkesa mesatare e punës për gjyqtarët është e lartë, 325 çështje për vitin 2023 në Shkallën e Parë, kundrejt 298 në vitin 2022.
Ndërsa në Apel ngarkesa ka rënë nga 42 çështje në 32 gjatë vitit 2023. Një tjetër problem për t’u veçuar janë vendet vakante përkatësisht dy vende të lira për prokuror në SPAK, 5 vende për gjyqtar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe 2 në Apelin e Posaçëm.VOA/
Miliona euro dëm/ Si i kopsitën Veliaj dhe Xhafaj dokumentet për Lilon e “Arlis Konstruksion”Emisioni investigativ “Plug” ka publikuar dokumente se si Erjon Veliaj i dha Armand Lilos, pronari i kompanisë së ndërtimit Arlis Konstruksion leje për ndërtimin e kompleksit ‘Square 21’ mbi truall dhe godina shtetërore, dhe më pas me një angazhim personal të tij dhe Fatmir Xhafajt, u krye dhe kopsitja e dokumenteve.
Kjo aferë i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona euro, ndërkohë që dosja edhe pse është në SPAK, prokuroria nuk e heton.
Zanafilla e këtij projekti daton më 21 shtator 2017, me miratimin e lejes së ndërtimit nga Erjon Veliaj, duke i hapur rrugën uzurpimit të trojeve shtetërore, godinave, dhe lulishtes publike.
Ndërsa Armand Lilo ndërtonte mbi pronat shtetërore, Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafaj u angazhuan personalisht për të ndryshuar dokumentacionin e nevojshëm, që t’i ligjëronin edhe pronën që do të sillte një dëm miliona euro ndaj buxhetit të shtetit.
Fillimisht nga Ndërmarrja Industriale nr. 1 që kishte administrimin e godinave ekzistuese, u kërkua shembja e tyre, në një kohë që ky akt ishte kryer nga Armand Lilo që prej marrjes së lejes për ndërtim nga Erjon Veliaj. Kjo i hapi rrugë procedurës nga Erjon Veliaj dhe Fatmir Xhafaj, që vunë në lëvizje institucionet respektive për dokumentacionin e nevojshëm.
Nga njëra anë Fatmir Xhafaj, i propozon Këshillit të Ministrave ndryshimin e pronësisë së këtyre trojeve e godinave, që nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik të kaloni për llogari të Bashkisë së Tiranës, dhe kjo aferë u firmos nga kryeministri Edi Rama me VKM të datës 18 Maj 2018.
Tashmë që bashkia ishte bërë pronare e truallit dhe godinave, të shembura ndërkohë nga Lilo, iu hap rrugë Erjon Veliajt që të avaconte me procedurën shkresore. Veliaj angazhoi një grup të posaçëm pune dhe Këshillin Bashkiak që pronën t’ja kalonin Armand Lilos nëpërmjet një marrëveshje që Bashkia e Tiranës do të nënshkruante me kompaninë ‘Arlis’, një marrëveshje që do t’i sillte pasoja të rënda pronës dhe pasurisë shtetërore.
Pas disa vendimeve të njëpasnjëshme, Erjon Veliaj do të lidhte marrëveshje me Armand Lilon, ku do t’i kalonte atij të gjitha pronat dhe godinat shtetërore. Nga kjo marrëveshje Armand Lilos ju ligjërua grabitja e të paktën 6400 m2 truall dhe afro 6 mijë m2 ndërtesa shtetërore, në Rrugën e Kavajës, një prej zonave më të preferuara në kryeqytet. Sipas aktmarrëveshjes, së firmosur mes Erjon Veliajt dhe Ferzilet Hajdërit, përfaqësuese e Armand Lilos, bashkia do t’i jepte të gjithë hapsirën Armand Lilos, për të përfituar vetëm 4400 m2 godinë, sipërfaqe kjo disa herë më e vogël edhe se ajo e godinave që Arlis do të shembte, e për më tepër, duke mos respektuar as ligjin por as rregullat për përfitimet në rastet e marrëveshjeve të tilla. E gjithë procedura shkresore, ndodhte në një kohë, kur Armand Lilo, sipas lejes së miratuar kohë më parë nga Erjon Veliaj, kishte kryer pjesën më të madhe të ndërtimit mbi pronën shtetërore, e madje u favorizua edhe me falje taksash, çështje e cila tashmë ka përfunduar në SPAK. Syri tv/
Aksident në Vlorë/ Përplaset për vdekje 46-vjeçariNjë 46-vjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti automobilistrik, mbrëmjen e kësaj të mërkurë ne Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në Orikum, ndërsa burri i cili lëvizte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.
Si pasojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lexus”, ka aksidentuar shtetasin D. K., 46 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 46-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
E FUNDIT/ Arrestohet djali i pronarit të ujit “Lajthiza”Është arrestuar nga policia Edison Elezaj, djali i pronarit të ujit “Lajthiza”.
Elezaj është vënë në pranga pas ngjarjes në muajin korrik.
Në afërsi të pallatit me shigjeta, ai plagosi me armë tre persona motër dhe dy vëllezërit e saj.
Nga Ministër i Brendshëm, Balla përfundon duke luajtur domino (Video)Ish-Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar një video nga Nju Jorku ku ka mbërritur së bashku me delegacionin nga Shqipëria në kuadër të Asamblesës së Përgjithshme të OKB.
Balla shfaqet duke luajtur domino, në një ambjent në një nga lagjet e Nju Yorkut.
Duket se pas largimit nga posti i Ministrit të Brendshëm, Balla nuk paska detyrë më të rëndësishme për të bërë.
“Mes tironsave dhe bashkëatdhetarëve të tjerë në një nga lagjet e New York🦅🇦🇱”-shkruan Balla.
Pas largimit nga ministria e Punëve të Brendshme, Balla mban detyrën e drejtuesit politik për diasporës.
Nik Grezda është caktuar ambasador i posaçëm i Shtetit të Urdhrit Bektashi.
Kjo sipas një letre që po qarkullon në rrjetet sociale, e cila mban emrin dhe logon e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. Nuk dihet nëse letra është vërtet e dalë nga Kryegjyshata, pasi nuk ka vulë dhe firmë.
Letra u drejtohet ambasadave, duke u bërë të ditur se çdo komunikim për shtetin bektashi duhet ta zhvillojnë me ‘ambasadorin’ përgjegjës.
“Kemi dëshirën t’ju informojmë që nga ky moment e në vazhdim të gjitha komunikimet dhe kërkesat në lidhje me shtetin sovran të Urdhërit Bektashi duhet t’i adresoni personit përgjegjës, specifikisht për ndonjë mision diplomatik përgjigje apo pyetje për të organizuar mbledhje apo organizime në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhërit Bektashi duhet t’i adresoheni personit përgjegjës Nik Grezda. Ambasadori Grezda është caktuar për të shqyrtuar çdo kërkesë dhe për të adresuar çdo çështje që ka lidhje me Urdhrin Sovran të Shtetit Bektashi. Për të siguruar një komunikim sa më efektiv ju lutemi që çdo email dhe kërkesë formale në vazhdim t’i dërgohet ambasadorit Grezda në të dhënat si më sipër. E vlerësojmë shume marrjen në konsideratë të kërkesës sonë dhe bashkëpunimin tuaj. Për çdo pyetje apo sqarim të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni. Ju falënderojmë për mirëkuptimin”, thuhet në letër.
Zelensky ngre alarmin në OKB: Putin do të sulmojë centralet bërthamorePresidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai ka pranuar raporte që thonë se presidenti rus, Vlaidmir Putin, po planifikon që të sulmojë centralet e energjisë bërthamore dhe infrastrukturën në Ukrainë, me qëllim që t’i shkëpusë uzinat nga rrjeti elektrik.
Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Zelensky tha se së fundi ka pranuar “edhe një raport tjetër alarmues të inteligjencës sonë” që thotë se Rusia po përdor satelit për të mbledhur imazhe dhe informacione të detajuara për infrastrukturën bërthamore të Ukrainës.
“Çdo sulm raketor apo me dron, çdo incident kritik në sistemin e energjisë mund të çojë në katastrofë bërthamore”, tha ai.
Moska “duhet ta kuptojë këtë, dhe kjo varet pjesërisht nga vendosmëria juaj për t’i bërë presion agresorit”, tha ai gjatë tubimit vjetor në Nju Jork.
“Larg qoftë, por nëse Rusia shkakton katastrofë bërthamore në një nga centralet tona bërthamore, rrezatimi nuk do të njohë kufij”, tha ai.
Zelensky u bëri thirrje udhëheqësve botërorë që të vazhdojnë të mbajnë në krye të agjendës së tyre luftën e shtetit të tij kundër pushtimit të nisur nga Rusia dhe paralajmëroi se Putini synon të marrë më shumë territor. “Mendoj se çdo lider, çdo shtet që na mbështet… e sheh se si Rusia, një shtet mbi 20 herë më i madh se Ukraina me territor, dëshiron më shumë tokë”, tha ai.
Që kur ka arritur në SHBA për mbledhjet e OKB-së, Zelensky ka zhvilluar një fushatë intensive diplomatike, duke u takuar me ligjvënës amerikanë dhe duke u paraqitur në mediat amerikane me apelin që Uashingtoni të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.
Presidenti ukrainas planifikon t’ia shpalosë një “plan të fitores” presidentit amerikan, Joe Biden, gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë, teksa sulmet ruse po vazhdojnë në Ukrainë.
Ai po ashtu hodhi poshtë përpjekjet e Kinës dhe Brazilit për t’i dhënë fund luftës, duke thënë se këto dy shtete po propozojnë një alternativë për formulën e tij për paqe. Propozimi i “alternativave, planeve gjysmake, të bazuara në të ashtuquajtura parime” do t’i jepnin Putinit hapësirën politike për të vazhduar luftën, tha ai.
Kina ka tentuar që të bindë shtetet që t’i bashkohen planit të paqes prej gjashtë pikash që, së bashku me Brazilin, kanë prezantuar në maj.
Një ditë më herët, presidenti ukrainas i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia vetëm nëse detyrohet mund të arrijë paqe, teksa i cilësoi si “bashkëpunëtorë” në luftë Iranin dhe Korenë e Veriut, shtete që janë akuzuar se i japin Moskës armë të cilat ajo i përdor për të sulmuar Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin e nisur nga Rusia më 2022. REL/